E diele, 28.04.2024, 10:58 AM (GMT+1)

Mendime

Rexhaj: Hashim Thaçi apo i ''pazëvëndësueshmi''!

E merkure, 19.03.2014, 08:55 PM


HASHIM THAQI, APO  i „ PAZËVENDËSUESHMI“ I NJË SHOQËRIE TË TRULLOSUR SHQIPTARE

Nga Xhevat Rexhaj

“Une ua ngriti dhe ua uli kur të dua, une  kur të dua luaj me buxhetin tim, ngase une jam ai që quhet buxhet. Une isha dhe jam shpëtuesi I Kosovës, me mu tek edhe FAK a ndërtoi, besa edhe fikun e bëj të kultivohet në Kosovë, shkurt une që më thonë Hashim, ua luaj si dhe kur të dua, ngase populli im që më do shumë është bashkë me mua, gjithnji më përkrah, si kur ua çoj ashtu edhe kur ua zbriti rrogat e të tjerat të mira që nuk mundë të numrohën që I am bërë dhe I bëj për popullin tim të urtë që as çerpikun nuk e lëvizë kur më shofin në rrugë, në TV, në takime me mikun tim Daqiqin,e lërë më me stermikun tim Pacollin e Azerbejxhanit….”

Kështu duket Kosova e sovranit, në shtete demokratike SOVRAN i thuhet popullit apo votuesit të atij shteti, ndërsa në Kosovë është e kundërta, ngase populli ka hjek dorë nga të qenurit Sovran, duke ja kaluar sovranitetin tani më SOVRANIT të ri H. Thaqit. Kuptohet se sovrani I kohës , kryeministri I tu Kosovës edhe ndihet shumë I nderuar nga ky titull, dhe këtë e tregon kudo, në ndeja te Zanzibari, në biseda te Ashton-Daqiqi, te Ridvani në TV, te Jakupi në Parlament, para Zavendës-sovranëve të tij S. Pavlloviqit, Behxhet Pacollit, Hajredin Kuqit, Bujar Bukoshit dhe “trunit” të të trullosurve qeveritar Edita Tahirit , e sidomos ndihet I forte para shefit të shefave të banditëve dhe hajnave të sovranit Prontos A. Grabovcit!

Të duken si metafora, apo të kuptohet si sarkazmë e gjitha e shkruar më lartë ka edhe kuptim, por ndoshta e gjitha kjo është vet përditshmëria e Kosovës, e shoqërisë kosovare dhe e vet popullit të Kosovës. Një popull që megjithatë ka shumë vlera, duket se në këto vitët e pasluftës ka rënë për toke, pas rënjës që kishte ndodhur nën pushtuesin serb që edhe kuptohet, por nuk ka se si të kuptohet dhe sqarohet ky gjumë aq I mbrapshtë që ka mbërthye qytetarët e Kosovës duke duruar lojërat më të pista që pushteti I viteve të fundit të pas luftës që udhehiqet nga vet ne shqiptarët , I bënë me ta apo si ata.

Një popull që pajtohet dhe jeton me krimin, me hajnin, me korrupcionin, me zhvatjen e buxhetit të shtetit, me shitjën e aseteve shtetërore firmave enigmaitike turke, me spitale me kushte afrikane, me shkolla e univerzitete ku diplomat shitën si në treg si mollët dhe lopët, me politikaj të akuzuar, të dënuar të burgosur e të cilët përseri votohen , atëher atij populli nuk mundë të i ipen tjera epitete, pos një popull i pa vetëdije, apo edhe më keq një popull që e lakmon edhe vet krimin dhe hajnin. Që pas luftë  në Kosovën e shkatërruar maksimalishtë nga barbarit serbe, lindën politikaj të pa egzistuar më parë, lindën komanadatë të pa qenë në fronte, ngase ata që ishin fatkeqesisht ishin vra dhe mbetën Heronjë, lindën biznismen nga zeroja, lindën edhe patriotë të rinjë bashkuesish kombi, kur vet Kosova as miell nuk ka për popullin po e blen nga Serbia, e pra pas lufta ndau popullin e Kosovës në dy klasa: ajo milionshe e luksit me kryekëput polituikaj të pa shkollë, dhe klasën e shumicës së varfër. Të gjitha qeveritë e pas luftës, ndoshta për hir të realitetit duhet cekur se deri sa ishim të administzruar nga UNMIK u nuk kishin ato qeveri kompetenca, por tani më pas rishpalljës së pavarësisë pushteti dhe kjo qeveri që përbehet nga pakica shqiptare dhe shumica minoritare në krye me serbët  e ka fut Kosovën në mjegullën e mjeruar, shkurt e ka shëndrrue Kosovën në shtet dhe popull hajn. Kur një parti që udhëheq pushtetin, pra qeverinë i ka shumicën e kinse politikajvë kryesor të saj në banka akuzuese nga prokuroritë, kur po ata janë të dënuar, e disa edhe të ikur nga vuajtja e dënimit, kur votohen kryetar komunash të cilët janë në burgje, etëher nuk ka se si tëthuhet ndryshe pos që ende votuesit shqiptarë votojnë krimin. Kjo klasë qeverisëse e ka fut Kosovën edhe në një qorrsokaka tjetër duke importuar krimbin apo virusin e mjekrrave arabo-talebaneze në trollin e dardanëve, kur sot të rinjët shqiptarë bëhen kurbanë për shtete e popuj arab, për ata që asnjëhere nuk na ndihmuna ne shqiptarëve përkundrazi edhe dje edhe sot ishin dhe m,besin miqë të sllavo-serbëve, pra kjo qeveri me Pacollat e ka fut fitilin e ndarjeve në baza fetare të ne shqiptarët. Sot një kryeminstër luan cicmic me shtetasit e Kosovës, i rren sa here i çohet për shumë çka; thotë se me serbin ka biseda teknike, ndërsa në praktikë Kosovës ja rras bisedat politike.  Një qeveri e tillë nga ai që veten e quan sovran,e jo popullin sot ka krijue një “ zajednicë” të serbëve në Kosovë, pra një autonomi për serbët që dikur do ja shof sherrin Kosova sikur sot qështja e Krimesë. Kjo qeveri sot thotë se nuk do lejon zgjedhjet parlamentare serbe në territorin e shtetit të SOVRANIT-KRYEMINISTRIT, në realitet i ndihmon ato votime në terë teritorin e Kosovës. Ky pushtet i shefave të shefit, luan k..me punëtroet e shtetit, ua ngrit kinse rrogat, disa javë para zgjedhjeve, ky farë shefi i shefave luan me luftëtarët e vërtet të luftës duke futur në lista të gjithë LPK istët enverista të azilantave të perëndimit të cilët kurre një ditë nuk ishin në fronte lufte. Ky shefi i shefave, apo SOVRANI që vran dhe ktjhellë mbi Kosovën luan koqe me Ushtrinë e shtetit, dhe si Enver Hoxha dikur që mundohej ta niste historinë e Shqipnisë me stalina e Mao Ce Duna, ashtu ky i sotmi që nuzk ja var veshin askujt krijon FAK a ( anglishtë FACK e dini se çfarë do të thotë) në vend se të emërohen Forcat e Arm,atosura të Republikës së Kosovës- FARK. Ky sovrani që mjel dhe vjedh shtetin me shefat e vet, vërtet do mbetët i pazëvnedësushëm, ngase e thonë shumë që askush asnjihere më në të ardhmën e Kosovës nuk do mundë të e zëvendësoi një SOVRAN që do ketë afinitete të hajnit, zhvatësit, të korruptuarit dhe të vet proklamuarit si SHPËTUES i KOSOVËS, Zoti mos na dhuroftë më kurrë një kësi shpëtuesi dhe “ SOVRANI” se Kosovës edhe për 100 vjet do ti shilohet n....Ruana o Zot nga marksistë-lenistët enverist, sa ma shpejt shkofshin kah shaurja se vetëm dëme i kanë sjell dhe i sjellin shqiptarisë. Kosovës nuk i duhet kurrë “ sovrani” kryeminister, Kosovës i duhet Kryemistri që i jap llogari sovranit-popullit sovran....Mjerishtë po duket sheshazi se shtetasit e Kosovës janë pajtuar me sindromin HAJN, apo si tha një ditë një gazetar zvicerran, mik i imi: " Populli shqiptarë si në Shqipni si në Kosovë nuk e don shtetin, por e don pushtetin e keq ngase së bashku të gjithë nga pak e vjedhin shtetin...."



(Vota: 4 . Mesatare: 2/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora