Mendime
Lush Palokaj: Vehabistët, kryengritje në Serbi
E diele, 16.03.2014, 06:47 PM
VEHABIHET KERCNOJNE ME KRYENGRITJE
NE SERBI
(Pse Naim Ternava
vizitoi
Nga Lush Palokaj
I pari problem serioz me vehabihet ne Novi Pazar ka filluar ne vitin 2005 kur ne Arab Xhamine me besimtaret tjere jane rrahur e grushtuar duke tentuar qe me dhune ti detyrojne faljen ne menyren e tyre e cila thelbesisht dallohet nga hanefijski tradicional i te mesuarit te perkuljes ne islam. Metutje nga nje xhami e kane bartur nje pjese te inventarit dhe e kane hedhur ne lumin Rashka qe me vone ne vitin 2006 me dhune e nderpresin koncertin e grupit Ballkanika ne qendren tregtare ne Novi Pazar duke thene se nuk u pelqente ai zhaner muzikor. Eshte me randesi te permendet se ai grup muzikor posa ishte kethyer nga nje turne neper shtetet islamike. Ne Kairo kane marre pjese 20.000 egjiptian kurse ne Pakistan 30.000 shikues. Ketu fjala eshte per nje rryme fetare me ekstreme se edhe ne vete shtetin ku e ka fillin ky sekt fetar. E njejta gje ka ndodhur edhe neper shumicen e xhamive ne trojet shqiptare.
Vehabihet ne Sabxhak e posaqerisht ne Novi Pazar kane qene shume te zeshem ne vitin 2007 kur shume shpesh ua nderpritnin rrugen vajzave te rejaj dhe i kercnonin per veshjet e tyre moderne deri sa ne bjeshken Ninaj u zbulua kampi i tyre terrorist. Po ne ate kohe ne akcion me policine u vra Ismail Prentiqi kurse Sead Ramoviqi tani ne burg rende u plagos. Ne te njejten kohe u shkatrruan edhe dy grupe vehabihesh te cilat pergatiteshin per akcione terroriste ne Novi Pazar me synim vrasjen e myftiut Zukorliq. Nga ajo kohe numri i vehabive eshte pergjysemuar. Shumica i kane shkurtuar mjekrrat dhe i jane kethyer jetes se perditeshme kurse ata te cilet i kane mbetur besnik islamit rigjid te Muhamed bin Abdulvehabit te shek. 18 jane terhjekur ne nje lloj ilegaliteti, rralle shkojne neper xhami dhe falen ne mesxhide neper shtepi dhe merren me aktivitete tjera pa u ra as ndermend qe dhunen ta perdorin ne te ardhmen - kjo eshte Serbia vete i inspiron e vet i vret.
Pas disa vitesh qetesie, para nje jave prap i rregullojne radhet dhe lajmrohen disa vehabih ilegal ne Novi Pazar dhe Sanxhak dhe ngrejne koken dhe e kercnojne shtetin, politikanet dhe policine dhe ata te cilet nuk mendojne si ata, citon Gazeta "Vesti" ne New York.
Arsya e kercnimit ne kohet e fundit nga sanxhaklinjet sipas portalin te internetit jane burgosja e Sead Plojoviqit (31) dhe Izudin Crnovrshaninin (26) te cilet kishin formuar mesxhid Furkan ne Novi Pazar te cilet njesia speciale kunder terroristeve te MUP-it te Serbise i ka zene derisa ishin duke u bere gati te nisen per Siri dhe atje ne lufte t'i dergojne edhe disa regrut te rinjesh nga Sanxhaku. Sipas iformimit policor Plojoviqi dhe Crnovrshanini deri tash ne luften e tmershme te Sirise kane derguar gjashte sanxhakli nga gjithsejt tridhijet te cilet luftojne atje. Disa per fat te keq fare nuk jane kthyer, pese e kan humbur jeten e ne mes tyre edhe dy 20 vjeqare, Eldar Kundakoviq dhe Mirza Ganiq. Kundakoviqin e kane vra ushtaret e Bashar el Asadit kurse Ganiqin pjesmarresit e opozites siriane. Qe te dyte kane qene anetare te Furkan-nit.(vend per lutje). Eshte interesant se i burgosuri Sead Plojoviqi eshte mjeshter dhe isruktor i karates dhe nje kohe ka jetuar ne Viene e pastaj ne Zagreb dhe me urdherese te qendres ilamike ne Austri e ka formuar punktin vehabist dhe e ka nenshtesin kroate. Shume ngusht eshte i lidhur me kolonine vehabiste ne Maocin e Eperm te Bosnjes dhe per emir e njeh Nusret Imamoviqin dhe eshte kryesori vehabi ne Bosnje.
Te gjithe sanxhaklinjet e sigurishte edhe shqiptaret qe luftojne ne shtetet islame dhe njesitet ushtarake te shtetit te Irakut dhe Shamit i financon Al Kaida, dhe sic lajmrojne mediat siriane bejne krim te tmerrshem. Per ate arsye opozita siriane te cilen e perbejne: Fronti Islamik dhe Ushtria Clirimtare e Sirise kane vendosur qe ashper ta luftojne Al Kaiden dhe vullnetaret nga Ballkani qe te mos ua komprometojne revolucionin e tyre. Me grupin e ri Crnovrshanini ka qene dashte te niset me te ashtuquajturen lidhjen kosovare, permes Prishtines e Istambollit dhe eshte burgosur pak para nisjes per ne Siri e sigurishten Ternava ende eshte i lidhur me ta i cili para disa ditesh i vizitoj ato vise kurse nje imam nga Presheva ashper e kundershtoj shkuarjen e tij atje duke i thene se qendra e tij e islamit duhet te jete Shqiperia. Kjo me shtyri qe te merrem me kete shkrim. Edhe Plojoviqi pergaditej per udhtim ne Alep kur me pare e kishte percjelle kusheririn e tij Novopazarcin i cili ka shkuar ne lufte me bashkshorten dhe me tre femijet te moshes jo madhore. Te dy kata vehabiste te burgosur dikur kane qene shume te afert me Mevlud Jashareviqin nga Novi Pazari i cili e mori "famen" per te shtenat ne ambasaden amerikane ne Sarajeve, kurse per emrat e dy te pereve me shume eshte degjuar ne popull para dy vitesh kur ne Novi Pazar, para selise se Furkanit fizikishte sulmojne ekipin e Televizionit Federal nga Bosnja dhe gazetarit Avdo Avdiqit ja shkatrrojne nje pjese te paisjes gazetareske. Dhe derisa policia dhe akuzuesi special nga Beogradi paralajmrojne aktpadine penale kunder Plojoviqit e Crnovshaninit per vepren penale, bashkim forcash terroriste. Koleget e tyre dhe te tjeret me te njejtin mentalitet ne deklaraten per shtyp thone se armiqet e fese se Allahut kane burgosur dy vellazer te tyre duke i paditur per terrorizem duke e fshehur te verteten e terorit, sic thone ata se, ajo vjen nga ana e disa politikaneve kunder vet popullit te tyre. Per burgosjen e dy vehabive ata akuzojne disa politikan nga Sanxhaku per te cilet deklarojne se jane sherbetore te regjimit serboqetnik ne Beograd dhe me kriminalitet i mbushin xhepat e tyre dhe hedhin ne burg muslimanet e pafajshem - besimtare. Ne nje mori portalesh ne internet bejne thirrje qe ti rrokin armet jo vetem sanxhklinjet dhe lideret fetar te afert me ta por e ftojne Bosnjen dhe tere Europen te ngriten ne kembe dhe me rezistence me arme ne dore... Posaqerisht ne shenjester eshte ministri Rasim Lajiqi i cile synon aprovimin e ligjit per te ndaluar jo vetem vehabihet por kushdoqofte shtetas serb ne lufte jashte Serbie. Per te njejten gje sulmohen edhe ministri i puneve te jshtme te Bosnjes e Hercegovines Fahrudin Radonqiq dhe Aida Coroviq kryetare per urbanizem ne Novi Pazar.
"Kercnohen njerezit te cilet djelmoshat e dikuj tjeter i dergojne ne luftra te huaja, sigurisht per shkak te perfitimeve te medha. Ata fare s'kane te bejne me relegjionin islam, vetem fshehen pas tij. Fjala eshte per kriminelet me primitiv dhe "letrat per lufte" te cilat shemtojne trurin rinor te nxenesve te shkollave dhe te atyre jo ne moshe madhore dhe i shfrytezojne "mish per top" ne Siri." Per fat te keq tere Ballkanit do ta kete kete problem" - thot Aida Coroviq.
Ne gjykimin e vehabive ne gjuqin special ne Beograd si deshmitare para disa viteve ka qene myftiu Muamer Zukorliqi i cile ka deshmuar se vehabihet kane dashte ta vrasin. Me deshmite e tij ka pase mjafte sukses qe disa nga vehabihet si Senad Ramoviqin dhe ekipin e tij te denohet me shume vite burg kurse tani portalet e afert me Zukorliqin ashper e sulmojne shtetin per burgosjen e Plojoviqit dhe Crnovrshaninit. E njejta gje i ka ndodhe edhe Ternaves. Ne fillim i ka mbrojtur keta helaq dhe kur e pa se po e humb detyren para disa ditesh e kam lexuar kur thote se asgje nuk ka ne dore.
Ketu vlen te permendet se pjesmarresit ne ate lufte, islamistet nga viset e ish Jugosllavise dhe te shtetit ame qendrojne ne anen e rrymave me famkeqe, aty ku funkcionon dhuna, tmerri dhe primitivizmi. Deshmi tjeter eshte se vetem keta perkrahin edhe kryeministrin e Turqise, Erdoganin i cili kerkon kthimin e rregullave te Al Kaides perkunder deshires se popullit turk te cilet kerkojne shkarkimin e tij - nje dekadece kulture ne trojet shqiptare. Madje shofim se Serbia me qellim as nuk e ka propozuar ligjin per ti ndale qe te luftojne ne shtetet tjera. Vet Shteti Serb i inspiron per nje fe me primitive dhe vet i vret per tu arsyetue para botes se i mbron vlerat dhe kulturen perendimore dhe per t'ja plotesuar deshiren e saj ka mjaft dallkauk dhe tradhtare ne trojet shqiptare e ne mesin e tyre edhe UDB-sh. Kete fort mire e ka vrejte edhe kryetari Komunes se Dibres Ruzhdi Lata. Por ne disa deklarata te tij une nuk pajttohem dhe do ti citoj:
"Keto sherbime sekrete i nxisin shqiptaret vullnetare te luftojne ne Siri ne radhen e opozites se atjeshme qe lufton kunder forcave qeveritare", citon "Lajmi" deklaraten e Lates per gazeten"Dnevnik" te Shkupit dhe pajtohem me te.
"Lata haptazi ka cfaqur dilemen se motivi kryesor per shkuarjen ne Siri, nuk eshte lufta per fene islame, por futja e hutise dhe perqarjes. Ai thot se me kete pune merren te gjitha sherbimet ne rajon, por me se tepermi sherbimet sekrete serb" - transmeton gazeta "Lajmi". Ky zotri ka harruar se dy imamet i kane dale bashkpuntor te UDB-es dhe sigurish fotografine e ndonjeri prej tyre e ka ne dhomen ku punon, sic e kan zokon ajo ane, mbajne fotografite e hoxhallareve aty ku punojne - te mykur ne nje relegjion primitiv i cili na ka privue, pos gjuhes, nga te gjitha vlerat tjera kombetare.
"Pas kesaj nuk qendrojne predikimet radikale islame dhe ne Maqedoni nuk ekzistojne islamiket radikal. Shqiptaret nuk kane as ideologji e as mundesi materiale per islam te tille" - shton ai. Ky zotri qenka i pa iformuar se per kend luftojne shqiptaret. Te gjithe ata qe kane shkuar te luftojne atje nga Ballkani jane rreshtuar ne anen e rrymes islame me famkeqe, Al Kaides dhe ajo ua ka mbushen gushen me dollar apo euro vetem per ta arritur qellimin e saj. Asnje shqiptar i fese islame te tradites se me parshme shqiptare nuk ka shkuar as nuk i ka nxite besimtaret qe te shkojne ne lufte atje. Te gjithe ata qe kane shkuar nga Shqiperia Kosova, Maqedonia apo Presheva i tokojne asaj rryme me te poshter qe ka islami. Sidomos Maqedonia dhe Presheva e Bujanovci vetem ghuhen e kane te perbashket me ata te cilet veten e quajne shqiptare ne kuptimin e plote te fjales.
Ne Bosnje e Hercegovine, Novi Pazar e Sangxhak nuk lexova per ndonje itelektual te radhitet ne sektin e ketij religjioni por te gjithe te nje mendimi kunder ketyre mjeranave. Fatkeqsisht ne truallin kosovar e kunderta, bujku, tregtari, arsimtari, profesori, mjeku, akademiku, deputeti, kryetari i komunes, parlamenti, qeveria plot e perplot e mbushur me ta dhe askush per ti thene stop kesaj errsire. Nena e tyre Arabia miliardat i dha per Serbine, Kosoven e mbushi me xhami e asgje tjeter. Kete informate e lexova ne gazetat serbe jo me larg se dje dhe kurre ndryshe mos i pafsha keta mjerana.