Mendime
Erida Çela Perlala: Të ashtuquajturit “realistë”
E marte, 18.03.2014, 08:04 PM
Të ashtuquajturit “realistë” apo “ objektive”
Nga Erida Çela Perlala
Shpesh ndeshemi me figura historike që ne i kemi njohur heronj dhe dikush i kthen ne armiq pa pergjegjesine me të vogël …..Shkrime të njerezve që kërkojnë të jene “objektive” .. që duan të na bëjmë të ndjehemi jo vetëm të varfër ekonomikisht, por edhe të pazotë per të dale nga kjo gjendje, që duan të na thonë mos frymëzoni kot figurat e juaja historike, se nuk ka kush ju beson!!!!!!!!
Them se kemi hyrë në një ere të re antagonizmi ne lidhje me identitëtin tone!
Me vjen ne mend filmi, “La vita e’ bella”, që mori tre çmime Nobël, ne vitin 1997, të drejtuar dhe intërpretuar nga Roberto Beninji … Nuk ju lindi pyetja o të ashtuquajtur “objektive” dhe “Realistë” o heqës se shpresave per një jetë të bukur, se pse fitoi ky film??? Sa do të vuantë fëmija Giosuè, po të kuptontë se ishtë ne një kamp përqëndrimi??? A do t’i hiqëj çdo shprese për të pare gjerat e bukura, që do e prisnin jashtë skëtërrës ne të cilën ndodhej???
A nuk jemi edhe ne, ne një kamp të tille prej shume kohe dhe duam force dhe shpresa për të dale nga kjo gjendje ?? Cfare efekti sjell ky realitët i hidhur, që po na përsëritët edhe ne të paktë filma për Shqipërinë, që janë realizuar këto vitë tranzicioni??? A nuk çon ne një rezultat akoma edhe me të keq, drejt shkarjes ne një dëshpërim shpirtëror dhe shoqëror?? Pse luftohen me çdo kusht shpresat dhe shpirti i bukur i këtij populli??
Një mikja ime ne një mesazh një ditë, midis të tjerash me kishtë shkruar, ne mënyre krejt spontane: “Shtëtët fqinje, tashme e kane kryer ketë mision ne shërbim të kombit të tyre (e ne demin tone padyshim) që një shekull me pare, duke botuar jo vetëm dorëshkrime, libra e dokumentare, duke rikonstruktuar e ndërtuar jo vetëm rrënojat arkeologjike (të qenë dhe të paqena), mozaikët, afresket etj me radhe.. duke ndërtuar nga mitët e përrallat me mbret..jo vetëm piktura, skulptura e statuja të tëra të gjithfarëllojshme, por madje edhe duke realizuar e prezantuar ne botën e gjere, filma historik të kalibrit të lartë, botëror, të cilat se bashku me ato, që përmenda me lart, kane qëne e janë përfaqësimi me i mire i historisë, kulturës, gjuhës e vlerave të një populli. Por, a do të jemi ne gjendje NE..me përkushtim total të investojmë ne të gjitha format e mundshme, per ta rilindur Kombin, ADN-ne e të cilit mbartim akoma edhe sot ? Unë them se po ! ..Dhe këtu me vijnë ndërmend vargjet e të madhit Arben Duka, tëk na kujton se:"Neve që jemi përkundur - me shqiponjat nëpër male, ca betëja kemi humbur - Por ASPAK Luftën Finale!"...”
Prej kohesh, sidomos ne këto vitët e fundit, shkruajtës shqiptare e të huaj, fetare etj, po kërkojnë të hedhin poshtë figura të shquara me një vlere të madhe per kombin shqiptar si Skënderbeun, Nene Tërezën, Pjetë Bogdanin..
Këto ditë
lexova dike tjetër, që merr guximin të
hedhe poshtë intërvistën e Historianit Zviceran Aleksandër Lambert, e cila është lexuar nga një pjesë e mirë e lexuesve shqiptar, të cilëve u ka lëne një mbrese pozitive plot
shpresa kjo intervistë! Vetëm pse një pjese e mire e popullit e ka besuar, tani
Po pse more “shqiptare të mire “ dhe “objektive”, që keni me shume se VI shekuj, që nga koha e Skënderbeut, që ngelet duke pritur mbështetjen e Evropës, akoma se keni kuptuar që ne jemi ne bisht të problemeve të saj?? E vetmja gjë që u intereson është të na mbajnë të shtypur e të çoroditur, që të mos zbulojmë deri ne fund të vërtetën tone historike, të mjegulluar dhe me pas një kohe ne harrese e gjejmë të shtrembëruar… Se keni pare kur na kushtojnë vëmendje?? Nuk e kuptuat ju se gjithë ai 100 vjetor i shtetit Shqiptar. që populli ynë e priti me një shprese të re ribashkimi, nuk tërhoqi aspak vëmendjen e medieve evropiane, por vetëm një gjë i ra ne sy dhe u bë objekt bisede, “torta e turpit”, që provokoi një mase njerëzish të varfërish të cilët ranë ne kurthin e “zemërgjerësisë “ se ish kryeministrit Sali Berisha!!!!!!!! Do ja vëmë fajin popullit të varfër apo atij që nënqeshtë kur e inauguroi “tortën e turpit”.. Tortën provokuese të shtrirë përtokë para një mase njerëzish të varfër!!!! Është faji i popullit tonë ne ketë mes, që është lëne ne ketë gjendje???
Sigurisht që jo! Fajet për edukimin të keq ne një familje ne radhe të pare duhet ta mbajnë prindërit .. Ata që janë prindër të ndërgjegjshëm, janë të paret që vuajnë çdo sjellje jo të mire të fëmijëve të tyre, sepse ato u kane lëne terren dhe kane krijuar kushtet për të tilla sjellje!
Po pse
kemi kohe ne Shqiptaret të ëndërrojmë se “la vita e’ bella” kur një rresht filmash artistike e dokumentare, morën shpejt masat të na nxjerrin “lakuriq” varfërinë ekonomike dhe të na prekin
thellësisht ne shpirt duke na bere të ndjehemi vërtet keq .... Ta marrtë dreqi,
thashë .. Sa donim të harronim...
Kujtoni filmin “l’Amerika të Xhani Amelio ne 1994-ën … të autorit të huaj italian, që flet për eksodi e Shqiptareve ne verën e 1991-it
Sa kollaj është të flitet për ketë varfëri ekonomike, që ne na ka vrare ne shpirt.. Nuk mjaftojnë gazetat e huaja, barrën e të cilëve e kemi ndjere mbi kurriz për një kohe të gjatë, ku krimi nuk ka pasur emër të përvesem, por emrin e përgjithshëm shqiptar, por Shqiptare që nga një ane e duan vendin e tyre dhe nga ana tjetër pa e kuptuar na prekin edhe here të tjera ne shpirt duke përjetësuar varfërinë tone me filmat “Anija e Ëmbël” e Daniele Vicarit dhe Robert Budines, apo “Anija” e Roland Sejkos, të vitit 2012. Nuk them se është bërë gabim, që të realizoheshin këto filma, por do të ishte me mire që të bëheshin me pare filma të tjerë që lehtësojnë sadopak dhimbjen e plagëve shpirtërore të këtij populli... Çfarë pamë ne këto filma ?? -Vuajtjet që jemi munduar ti harrojmë ...
Mund të themi se frymëzimi per të bere të tilla filma është një influence e keqe e një këndvështrimi të huaj ndaj njerëzve tanë, ndaj popullit tonë!
Ku është qëllimi i këtyre filmave? ??
Është mëshira, që duan ti tregojnë këtij populli, apo duan të thonë me fjale të tjera, -“ s’keni çfarë të bëni se keni shkuar ne një varfëri ekstreme nga e cila nuk dilni dot, pa ndihmën e Evropës..”
O shqiptar, o regjisor, o artistë, , o shkrimtar, o gazetare. o diplomatë, o opinionistë!
- Mjaftë
me me mëshire, nuk mjafton varfëria??? Dijeni se dëshpërimi rritet kur ju na servirni mëshire një populli, që nuk pushtoi
asnjë vend, që nuk dogji, vrau e preu, por luftoi vetëm për të mbrojtur trojet e
tij.. Mjaft me mëshire.. Na mjafton varfëria, për të cilën nuk kemi turp, sepse turpi është për ata që grabisin popuj, që vjedhin njerëzit e tyre, që shajnë popullin e tyre.. Mos harxhoni me
energji dhe para per filma, që ne nuk i
shohim dot, se na vrasin shpirtërisht..
S’ka nevoje të jeni ju “objektivë” duke
qëndruar nga ana e me të fuqishmëve..Shikoni të dokumentoni me mire vrasjet e
panumërta popullsisë shqiptare ne baze të dokumenteve të panumërta që
qarkullojnë sot ne rrjetin social… meqë doni ti kushtoheni dhimbjeve! Kërkoni të mbroni ketë popull që
ka rene në një humnere të thellë dhe dritën s’po e sheh dot…
Qëndroni nga ana e një populli, që ka nevoje për shprese, që është vrarë dhe prerë padrejtësisht.. Bëni
filma që frymëzojnë atë, që ja mbajnë
shpirtin gjalle, që e bëjnë pozitiv, që nxisin ndërgjegjen shoqërore ne të mire të
brezave të ardhshëm.. Mos shpenzoni për filma që s’kemi dëshire t’i shohim, por për vepra që venë në dukje një histori të
mjegulluar trimash, heronjsh e legjendash shqiptare.. Rastet dhe emrat, burimet
janë të panumërta..