Mendime
Kastriot Myftaraj: Kosova në koshin e plehrave
E marte, 18.03.2014, 07:59 PM
Prej ditës së sotme, Kosova në
koshin e plehrave (bërllogut) të Historisë
Nga Kastriot Myftaraj
Dita e sotme, 18 marsi 2014 është data me rëndësi më të madhe historike e shekullit XXI (deri tani). Kjo për arsye se, me nënshkrimin nga Presidenti Putin të bashkimit të Krimesë me Rusinë, për herë të parë ndodhi në Europën e periudhës së Aktit Final të Helsinkit, që një shtet, të aneksonte një pjesë të territorit të një shteti tjetër, që ishte shkëputur më parë me forcë nga ky shtet. Akti Final i Helsinkit, i vitit 1975 përcaktonte parimin e detyrueshëm të pandryshueshmërisë së kufijve me forcë (inviolability of frontiers). Shtetet që u angazhuan për të respektuar këtë parim dhe të tjera parime, u bashkuan në Konferencën për Sigurim dhe Bashkëpunim në Europë, që më pas u shndërrua në Organizata e Sigurimit dhe Bashkëpunimit Europian (OSCE). Në të vërtetë këto i kërkoi Moska, e cila ndjente shqetësim të madh për sigurinë e perandorisë së saj në Europën Lindore, si dhe të vetë Bashkimit Sovjetik. Si këmbim, Perëndimi kërkoi që Moska të pranonte përkushtimin në letër ndaj lirive dhe të drejtave të njeriut, gjë që rusët u detyruan që ta bëjnë për të arritur marrëveshjen e mësipërme.
Shpërbërjet e mëpasme të Jugosllavisë, Bashkimit Sovjetik dhe Çekosllovakisë ndodhën si procese të kanalizuara sipas Aktit Final të Helsinkit, duke iu njohur vetëm njësive federale, pra republikave, e drejta për t’ u shkëputur dhe për t’ u shndërruar në shtete të pavarura. Deri këtu pati pajtim mes Perëndimit dhe Moskës. Konsensusi u prish në rastin e Kosovës, të cilën Perëndimi ngulmonte për ta quajtur një rast të veçantë, ndërsa Moska e quante si një dhunim të Aktit Final të Helsinkit, posaçërisht të parimit të mosndryshimit të kufijve me forcë. Perëndimi, për të krijuar përshtypjen e pajtimit të veprimeve të tij në Kosovë, me Aktin final të Helsinkit, potenconte faktin që Kosova kishte pasur status të dyfishtë në Jugosllavinë federale, duke qenë edhe krahinë e Serbisë, por edhe njësi federale. Për Moskën Kosova përbënte rastin klasik të atij dhunimi për shmangien e të cilit ishte arritur Akti Final i Helsinkit, domethënë shkëputja me dhunë e territorit të një shteti, në këtë rast të Serbisë.
Kjo është
arsyeja që Presidenti rus Putin iu referua sot Kosovës në fjalimin që mbajti
para parlamentit rus, me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes për bashkimin e
Krimesë me Rusinë, kur tha se Krimea është një rast i ngjashëm me Kosovën.
Putini ka të drejtë kur thotë se Krimea është rast i ngjashëm me Kosovën sa i
përket mënyrës se si Krimea u shkëput nga Ukraina, gjë që ndodhi me forcë,
ashtu siç u bë shkëputja e Kosovës nga
Dhe me të vërtetë, situata e krijuar me bashkimin e Krimesë me Rusinë, është rasti më i mirë që të pritet nyja gordiane, e cila është krijuar nga mosnjohja ndërkombëtare e të ashtuquajturit shtet të Kosovës. Komedia e njohjes ndërkombëtare të Kosovës, e cila deri tani ka arritur në serinë e nëntëdhjetë e gjashtë (nëntëdhjetë e gjashtë vende e kanë njohur shtetin e Kosovës), do të ketë një fund tragjik nëse arrin në serinë e njëqindenjëzetenëntë, pra kur Kosovën ta njohin dy të tretat e vendeve anëtare të OKB, nëse kjo gjë do të ndodhë dikur, çka nuk ka gjasa. Se në këtë rast Kosova nuk fiton automatikisht të drejtën e anëtarësimit në OKB, siç i rrejnë çdo ditë shqiptarët e Kosovës politikanët e Prishtinës dhe gazetarët në shërbim të tyre. Ajo që ndodh në këtë rast, sipas Kartës së OKB, është se Kosova mund t’ i drejtohet Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, me një kërkesë për anëtarësim. Sekretari i Pergjithshem, nga ana e tij ia referon çështjen Këshillit të Sigurimit të OKB-së, i cili mund t’ i bëjë ose jo një rekomandim Asamblesë së Përgjithshme të OKB, me pjesëmarrjen e të gjithë vendeve anëtare, që të votojë mbi pranimin ose jo të Kosovës. Që rekomandimi të jetë i vlefshëm duhet që të mos ketë votuar kundër asnjë nga pesë vendet anëtare të Këshillit të Përhershëm të Sigurimit të cilët kanë të drejtën e vetos (anëtarë të përhershëm të Këshillit të Sigurimit). Kjo procedurë nuk është shpikja ime. Kushdo mund ta verifikojë në faqen zyrtare të OKB ku përshkruhet me hollësi procedura sesi një vend mund të bëhet anëtar i OKB-së. Është e sigurt se dy vende anëtare të Këshillit të Sigurimit që kanë të drejtën e vetos do të votojnë kundër: Rusia dhe Kina. Pasiqë Rusia të shikojë se SHBA nuk e përdorën precedentin e bashkimit të rrufeshëm të Krimesë me Rusinë, për t’ ia bashkuar rrufeshën Kosovën Shqipërisë, me të drejtë Moska do ta marrë këtë si një shenjë tjetër dobësie të Perëndimit, dhe në radhë të parë të SHBA, dhe nuk do ta lëshojë nga dora Kosovën, të cilën në çdo rast e mban peng me anë të vetos ruse në Këshillin e Sigurimit në OKB. Kështu që seria e njëqindetridhjetë e komedisë së njohjes ndërkombëtare të Kosovës, do të jetë një tragjedi.
Iluzioni i Kosovës së pavarur që dikur do të bëhet shtet anëtar me të drejta të plota i bashkësisë ndërkombëtare, anëtar i Bashkimit Europian, OSBE, NATO-s etj., mori fund sot në 18 mars 2014. Tashmë ka vetëm një shpresë për Kosovën. Që parlamenti dhe qeveria e Kosovës të bëjnë një agjendë të rrufeshme për të arritur te bashkimi shtetëror i Kosovës me Shqipërinë, sipas modelit të Krimesë, duke përdorur agjendën e Krimesë si blueprint. Më së pari duhet që Kuvendi i Kosovës të votojë për të shpallur null and void dispozitën e Kushtetutës së Kosovës, të imponuar nga Plani “Ahtisaari”, sipas së cilës Kosova nuk mund të bashkohet me asnjë shtet tjetër. Pas kësaj, në Kosovë duhet të mbahet, e shumta brenda dy javësh një referendum ku qytetarët e Kosovës të pyeten nëse duan që Kosova t’ i bashkohet Shqipërisë. Në Shqipëri nuk ka përse të mbahet një referendum, se në Rusi nuk u mbajt një referendum për t’ i pyetur qytetarët e Rusisë nëse donin ose jo që Krimea t’ i bashkohej Rusisë. Pasi të mbahet referendumi qeveria e Kosovës duhet t’ i drejtohet qeverisë së Shqipërisë me një kërkesë për të nënshkruar Traktatin e Bashkimit. Republika e Shqipërisë ka detyrim që të respektojë vullnetin e shprehur nga shumica e popullit të Kosovës, se aspirata për bashkimin kombëtar shqiptar është një parim kushtetues i fiksuar që në preambulën e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. Presidenti Nishani, i cili është dhëndërr Kosove (gruaja e tij është një qytetare e Shqipërisë me origjinë nga Gjakova), si kryetar i shtetit shqiptar, do të bëhet kështu nënshkruesi i Traktatit të Bashkimit të vendlindjes së të parëve të gruas me Shqipërinë.
Natyrisht se kjo gjë do të bëhet nëse do SHBA. Por edhe nëse SHBA nuk do, dhe qartësisht nuk e do këtë gjë, shqiptarët e Kosovës duhet të tregojnë se e duan këtë gjë, duke dalë në demonstrata masive para selive të qeverisë dhe parlamentit në Prishtinë, duke bërtitur: Mjaft me rrenën e madhe të njohjes ndërkombëtare, të bëjmë edhe ne si Krimea! Kështu mund të themi: Bac u kry!
Nëse
është e nevojshme këto demonstrata të shkallëzohen deri në akte dhunë në atë
masë që ndodhi në
Tashmë
Kosova është në kohën e count down gjeopolitik, të numërimit zbritës drejt
zeros. Atëherë do të vijë aneksimi i Kosovës nga
Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë, sipas shembullit të Krimesë, ose do të bëhet brenda dy muajve të ardhshëm, ose nuk ka për t’ u bërë kurrë. Është e vërtetë se bashkimi i Kosovës me Shqipërinë do të krijojë një process zinxhir në Ballkan, duke u shpërbërë Bosnjë-Herzegovina së pari, por kjo gjithsesi do të ndodhë në të ardhmen, se rifuqizimi i Rusisë do të bëjë që Serbia të guxojë gjithëherë e më tepër. Madje, fakt që SHBA nuk duan që ta zbatojnë për Kosovën modelin e Krimesë, do të bëhet një inkurajim shtesë për Serbinë, që të veprojë si Rusia në Ballkan. Kështu që shqiptarët e Kosovës do të gjenden në të ardhmen në rrethana kur do të provojnë të ndjekim shembullin e Krimesë, në një mjedis gjeopolitik shumë më të ndërlikuar dhe më të vështirë se ky i sotmi.