E diele, 28.04.2024, 07:31 AM (GMT+1)

Mendime

Dedë Preqi: Nokë Sinishtaj, poeti i dhimbjes

E merkure, 19.03.2014, 09:02 PM


NOKË SINISHTAJ, POET I DHIMBJES MALËSORE

Nga Dedë Preqi

Luftat e paepura shekullore për lirinë e këtij populli kundër pushtimit osman në Ballkan dhe më gjerë, nga i cili, viset malësore shqiptare nuk mundën të prekën aq lehtë, përkundrazi malazezët dhe serbët, u orvatën gjithherë që të dominojnë në këto vise, dhe malësorët shqiptarë i quanin si njerëz të maleve, grabitësa dhe vrasës për Evropën, vetëm e vetëm për të justifikuar dhe për ti dëbuar dhe shtënë në dorë teritoret e tyre. Por, ata që ia deshtën të mirën këtij populli, e kuptuan më afër dhe më mirë malësorin e vërtetë dhe e vlerësuan atë për burrërinë e tij karakteristike, trimërinë dhe krenarinë e tij, kultin e lartë dhe të palëkundshëm të nderit dhe të mikëpritjes.

Në qoftëse dëshiron ta njohësh mirë Malësinë e Madhe dhe malësorët, atëherë duhet pa tjetër ti lexoshë edhe vargjet e poetit Nokë Sinishtaj, një malësor i regjur dhe i kalitur nga Ksheva e Grudës, të Malit Zi. Siq e quajnë Malësia e Madhe, duke filluar nga njerëzit e heroizmit dhe sakrificave kombëtare, i mbeti ky emër pothuaj vetëm një simbolikë, sepse sot është vështirë ta quajsh në këtë mënyrë, kur dihet se ky vend i malësorëve bujar dhe simbol i shumë nacionalistëve kombëtarë, për fat të keq ka mbetur vetëm hapësira e bjeshkëve dhe trojeve shqiptare, ndoshta si askund tjetër, kur, që nga gjysma e shekullit XX-të, dhe më herët, Evropa Perëndimore, sidomos Amerika dhe deri nga Australia, u mbushën me malësorë, përshkak të kushteve ekonomike dhe politike, të shpërngulur nga gjitha trevat e Malësisë së Madhe.

Ajo zhbërje që ka e pëjetuar Malësia e Madhe, duke u zbrazur nga malësoret e atyre viseve legjendare, që dikur ishin të njohura, sikur edhe Ksheva e poetit Nokë Sinishtaj, ia ftohin zemren dhe shpirtin sëcilit njeri, që ka gjak dhe mish, i cili nuk mund të qetësohet kudo që shkon vendëve të perëdimit, sa do që ata i kanë të gjitha të mirat e jetës, sepse thellësia e mallit dhe dhimbjes së atyre viseve mbetët gjithmonë si tingëllimë e brendshme, që prek dhe gërryen nastalgjinë shpirtërore e njerëzore.

Por, nuk do të thotë se Malësia e Madhe është vërtetë e zbrazur, edhe pse poetët e saj i bëjnë ndonjë rekuiem të dhimbshëm vendlindjes, sikur edhe poeti Sinishtaj, që vendlindjen e tij e sheh si ndonjë turist i panjohur, aty ku lindi dhe e rriti shtatin, ku në vargjet e tij  thotë, „Këtu s‘ka kalimtar as mik… këtu s’dëgjohet gota e rakisë, të lehunit e qenit as tymi i shtëpisë“. Në këtë rast  poeti na jep  një skenë shumë prekëse dhe të gëdhendur në mendje, që edhe pas shumë vjetësh, përjetimet e vendlindjes dhe mallit janë të rënda, jo vetëm për poetin, por për gjithë malësorët që e braktisën Malësinë.  Por, ato përjetime janë më të bukurat e jetës, të cilat kanë mbetur në kujtesën e tij dhe e zgjojnë në çdo çast mallin dhe momentet e  jetës së atij vendi, të cilat edhe pse kanë ndryshuar, ato nuk mund të zhdukën asnjëherë në kujtesën e malësorëve.

Poeti ka përmallim për Kshevën dhe vendlindjen e tij, edhe pas shumë vitesh i larguar nga kjo trevë e Malësisë, kanë mbetur shumë gjëra të pa shlyera në kujtesë, të cilat nuk e lënë të qetë, dhe pse trualli i malësorëve shqiptarë si rrjedhojë rrethanash do të jetë i pa prekur, dhe duke shpresuar se rrënjët e tij historike nuk do të shuhen kurrë, të cilat e mbajnë gjallë këtë vend me doket dhe traditat malësore të këtyre viseve,  festat, ritet dhe sofrat malësore  e bujare, të cilat janë aq të këndshme dhe mikëpritëse, sikur që kanë prodhuar gjithmonë  traditë e krenari , mikëpritje dhe bujari.

Poetin Sinishtaj nuk mund ta quajmë poet të dhimbjes malësore, edhe pse në të shumtën e vargjeve të tij e qanë mjerimin malësor,  i cili nuk kursenë në vargjet e shumëta, duke shprehur dhimbshëm Malësinë e Madhe pa malësorë, prapë se prapë poeti Sinishtaj,  përmes vargjeve rikrijon atdheun e tyre dhe bukuritë e vendit, të cilat nuk kanë krahasim me asnjë bukuri të botës.

Poeti Nokë Sinishtaj, përmes shkrimëve të tij në shumë vëllime të krijuara, mundohet të nxjerrë gjithçka që është e mirë dhe e bukur nga kjo trevë, dhe duke ruajtur emrin e Malësisë së Madhe në ballinë  me sofrën e shtruar bujare, si kundër edhe e merr malli sëcilin për gjitha  ato të mira rreth saj dhe miqtë e mrekullueshëm të  tij, që mbi të gjitha na del parasysh fisnikëria dhe begatia e malësorëve, të cilët e japin pjesën e zemrës së tyre për mikun dhe shtegëtarin.

Poetin e dëshpëron gjendja e Malësisë dhe zbrazja e saj nga malësorët e vendit, të cilët e rrokën mërgimin nëpër botë si shpëtim të tyre, por kurrë nuk u kënaqën më atë që e deshtën, që sot ua gërryen shpirtin dhe mallin më së shumti, me vendlindjen dhe bukuritë  e saj, të cilat e kanë përbërjen dhe gjënezën e vet „malsorqe“. Midis tjerash, Sinishtaj nuk e ka brengë vetëm shpërnguljen e malësorëve të Malësisë së Madhe, por edhe të tjerëve nga viset e ndryshme shqiptare, i cili momentalisht jeton dhe krijon në Luzern të Zvicrrës dhe kur e shkruan përgjegjën e një letre një shoku të vet i thotë, jam mirë, punoj në kopsht, dhe përkthej, kur ka te shqiptarët „faqe të zeza“.

Vështrimet dhe konkluzionet e sjella në shumë poezi të poetit Sinishtaj, janë jo vetëm përputhje me diçka që e tërheq lëxuesin për të lexuar sajime, por sëcili i mërguar për shkak të „përkeqësimit të motit“, apo epidemive politike dhe ekonomike, janë detyruar të largohen nga vendlindja, prandaj, në vargjet e poetit mund ta gjejë vetëvetën sëcili mërgimtarë dhe mundësia për të mbajtur madhështinë, kinse duke kthyer jetën në një fitore të jashtme, por në anën tjetër,  duke marrë edhe  një humbje të madhe të brendshme shpirtërore.

Me një fjalë tjetër, sot njeriu i mërgimit, sa do që është ngulitur në gjëra luksoze dhe në standarte të larta të jetës në perëndim, prapë se prapë, atë e tërheqë diçka, që nuk mund të ndahet lehtë nga burimi dhe jeta shpirtërore me vlerat e jetës së thjeshtë, të cilat janë virtyte të mishëruara thellë dhe përherë me vendlindjen dhe njerëzit e vet.

Poeti  Nokë Sinishtaj, në rrëfimet e veta malsorqe dhe poetike, shpesh herë godet rrufeshëm dhe përqon emocione të thella, duke hyrë në kureshtjen e çdo mërgimtari dhe i cili ligjëron pa „hile“ figurat e familjes dhe të dashurve të vet, apo duke i quajtur figura të shenjta dhe engjullore. Dhe fjalët më të dhimbshme që shprehët autori, janë fjalët që burojnë nga goja e nënës, siq thotë: „Po s’pate dikë me e nda kafshatën e bukës, po s’ke ndonjë dhe djersët e ballit me i përzie, po s’asht dikush me i përzie gaz e lotë, jeta është vetëm jetë qeni, jeremi!.



(Vota: 8 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora