E shtune, 27.04.2024, 11:59 PM (GMT+1)

Mendime

Nebi Dragoti: Mbi politikën e shtetit s'ka tjetër

E enjte, 20.03.2014, 08:59 PM


MBI POLITIKËN E SHTETIT NUK KA POLITIKË TJETËR

NGA NEBI DRAGOTI

Segmente politikash fetare (feja është lloj politike) nuk duhet të dalin mbi politikën e shtetit, në çdo kohë qoftë, jo vetëm në Shqipëri, por edhe kudo. Kjo që ndodhi me “xhihadistët shqiptarë”është shkelje ligjore dhe veprim amoral, që është bërë ilegalisht në sytë e shtetit politik. Po të behej edhe nga individë të shteteve të tjera, merre me mend se çfarë do të bëhej. Pra, janë shkelur rregullat dhe janë ndërmarrë veprime që bien, kryekëput,  ndesh me Kushtetutën. Dhe, në kuptimin qesharak, kështu siç vepruan këta individë të kultit fetar mysliman, na dalka se kemi shtet brenda shtetit, që veprojnë me kokën e vet, pa e pyetur shtetin shqiptar. Më 2014-ën, në mars,  u dha informacion mediatik, se në luftën e Sirisë janë pjesëmarrës 80 shqiptarë vullnetarë larguar nga Shqipëria ilegalisht dhe është 6 numri i të vrarëve atje (? !). Kjo ndodh, kur ne themi, se kemi shtet dhe se shteti ka strukturat e veta për të kontrolluar çdo veprimtari të jashtëligjshme, që mos të ketë rrjedhje të tilla për përshkallëzime terrorizmi fondamendalist, të cilat acarojnë në maksimum marrëdhëniet ndërfetare. Shihet qartë, se politika fetare, gjoja, në emër të të qënit human, intistivikisht , kanë degjeneruar dhe po turbullojnë botën. Një gjë e tillë është parë edhe në Ballkan, ku feja nxit politikën për agresion. Në këtë sens, po ta analizosh thellë dhe ta gjykosh drejtë, shkelet e drejta e lirisë e besimit të njeriut dhe del një konkurencë e çmendur e një besimi fetar për të qënë inferior ndaj një besimi tjetër. Shfaqje të tilla janë parë ndër shekuj, ku gjithmonë janë kurorëzuar me luftra të ashpra shkatërrimtare dhe humbje jetë njerëzish. Për të mos patur atmosferë të tillë të zezë, vlen të përmendet përpjekja e Nolit të madh për ta shkëputur kishën tonë nga ajo greke në Autoqefali shqiptare. Këto dihen, por se ku jemi dhe ku kemi arritur në këtë pikësynim, ka vetëm heshtje, ndërsa dëgjojmë që rasot e zeza të priftërinjëve grekë flasin për Verio-Epir…Po çështja e shkrimit nuk ka këtë objektiv. Atëherë shtetit tonë i takon ligjërisht, të dënojë këta 80 shqiptarë? Në kontekstin ligjor, kjo është e saktë dhe as topi nuk e luan, por ku qe shteti, kur u bënë këto shkelje të shumta në numër? Mos priten rastet që të mbushen burgjet me të dënuar(në rastin tonë)politikë? Edhe kjo nuk është aspak politika e shtetit. Kjo duhet kuptuar mirë. Kush nuk është i zoti të bëjë punën , duhet të largohet vetë. SHISH ka përgjegjësinë më të madhe dhe në emër të tij, të mosfunksionimit të kësaj hallke,  është bërë krim, sepse nuk ka punuar, nuk ka bërë detyrën. Të 80-ët nuk u bënë zogj dhe kaluan kufirin. Të 80-ët kanë emra, familje, vendbanime. Nëqoftëse nuk ka pasë denoncime, atëherë llafe, lajme ka pasë nga qytetarët. U vranë 6 shqiptarë në Siri. Po kjo nuk u muar vesh? SHISH nuk është në pozita pune gjithëpërfshirëse përsa i takon barrës që ka. Vetëm për këtë vepër në fjalë me të cilin u mbush edhe shtypi i huaj, duhet shkrirë dhe duhet formuar tjetër SHISH për të justifikuar edhe rrogën që merr me punën që bën , nëse duam të jemi shtet demokratik. . . Kjo, madje, duhet kuptuar më tej:kemi të bëjmë me “armën”, që siguron shtetin, që shteti të funksionojë normalisht, që shteti, pastaj, të parandalojë çdo vepër kriminale, pa u konsumuar ajo si vepër. Është turp, kur lakohet edhe nga drejtësia, se nuk ka ligje të tilla, që t’i dënojmë këta “rrebelë”. Pse kjo pritet, që të dënojmë sa më shumë? Jo, kjo nuk është forca e shtetit demokratik!Është turp, kur akoma, sot e kësaj dite, nuk kuptohet, se Shqipëria është shtet laik dhe si e tillë funksioni i saj përcaktohet me Kushtetutë. Dhe, kjo devizë gjen jetë dhe zbatim në çdo institucion të saj. Politika shtetërore është primare dhe qëndron lart, mbi politikat fetare. Politikave fetare u është dhënë e drejta të praktikojnë në liri të plotë besimin që ka çdo individ, por kjo liri duhet të jetë e matur, e kontrolluar për të mos kaluar në ekstremitete terrorizmi, duke shkelur, pastaj, 101 të drejta të tjera politike dhe juridike edhe të legjislacionit botëror apo të OKB-ës. Në këtë aspekt shteti ka detyrën e vet, atë të kontrollit, f. v. , ç’leksione fetare bëhen nëpër faltore besimtarësh, ç’karakter kanë ato për shoqërinë, a janë apo nuk janë njerëzore, a janë për harmonin ndërfetare, a e cënojnë shtetin? Cila ministri nga ministritë e shtetit e ka për detyrë dhe e kryen këtë detyrë me korrektësinë më të madhe? Këto detyra duhet të përcaktohen mirë nga qeveria pushtetmbajtëse. Po, kështu duhet të jetë;se, pastaj,  nuk do të kemi probleme të tilla, që na ulin reputacionin edhe si komb. Edhe Ministria e Arsimit duhet të jetë më tepër aktive dhe në korent të problemit, që arsimi i Republikës së Shqipërisë të jetë tejet laik dhe tepër i distancuar nga feja. E them këtë, se ka edhe ndonjë mësimdhënës që është skallav i ndonjë besimi fetar dhe, dashur padashur, shkel në dërrasë të kalbur. Këtu, në këtë prizëm, nuk duhet të bëjmë mishmash duke praktikuar qëndrim tejet liberal duke përzier shkencën me idetë fetare. Ky kufi duhet ruajtur. Shkolla është zhvillimi më potencial për një shoqëri të emancipuar dhe të ekuilibruar në jetë. Shkolla shqipe ka në themel thënien e urtë dhe largpamëse të rilindësve tanë:”Feja e shqiptarit është shqiptaria!”Më bukur se kaq nuk ka ku të shkojë. Kjo e bukur filozofike veç duhet respektuar dhe zbatuar në jetë të jetëve. Vërejtja tjetër kuptimplote duhet të jetë në qendër të vëmendjes:Shteti është rregullator i të gjitha veprimtarive që kryhen, sidomos, brenda territorit dhe jo të flenë mbi dafina pushtetmbajtësit. Shprehja e vargut naimian, në çdo kohë , duhet marrë në kuptimin më të plotë:”Punë, punë natë e ditë…”.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora