E shtune, 27.04.2024, 03:08 PM (GMT+1)

Mendime

Ramiz Dërmaku: Kjo nuk është Demokraci!

E enjte, 20.03.2014, 08:38 PM


Kryeministër,  kjo  nuk  është  Demokraci!

KRYEMINISTRI  HASHIM  THAQI,  KURRË  NUK  E CEKU  EMRIN   E  GURËVËNËSIT    PARË    THEMELEVE    SHTETIT     KOSOVËS, Dr. IBRAHIM  RUGOVA

Nga RAMIZ DERMAKU

Kryeministri i cili kurrë nuk e përmendi emrin e gurëvënësit  të parë të demokracisë dhe shtetit të Kosovës. Ditë më parë RTK-së,në emisionin DEBAT, të udhëhequr nga gazetari Ridvan Berisha, kishte i ftuar Kryeministrin e Republikës së Kosovës z, Hashim Thaqi. Është për tu habitur se si Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaqi, akoma edhe pasë vdekjes edhe pasë çlirimit të Kosovës edhe pasë shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, akoma është  armik i përbetuar i liderit të demokracisë, njeriut i cili çështjen e Kosovës e ngriti në piedestalin më të lartë në arenën ndërkombëtare . Edhe përkundër pyetjeve që ia bënte gazetari Ridvan Berisha, Kryeministrit të Kosovës z. Hashim Thaqi, lidhur me kontributin që dhanë shumë atdhetarë e në mesin e tyre ishte dhe do te mbetet në Historinë tonë kombëtare, pishtari, humanisti, demokrati, intelektuali, vizionari, kritiku i ynë letrar z.Dr. Ibrahim RUGOVA, i cili me aftësitë  dhe përkushtimin e tij e shpëtoi popullin e Kosovës  nga barbarizmi,kanibalizmi, çetnikizmi dhe falë përkrahjes së madhe që ai gjeti nga SHBA-së, Gjermania, Anglia, Italia, Franca, etj , arriti që ta shpëtojë popullin shqipëtarë nga shfarosja. Në kohën kur shkau ,i helmoi dhe i nxorri nga shkolla nxënësit shqipëtarë, ne kohën kur regjimi barbarë serbo çetnikë, i shkatrroi të gjitha Institucionet e

Kosovës, në kohën kur shkau, vrante  edhe ushtarët shqipëtarë që i shërbeinin ushtrisë së vetë, në kohën kur populli i Kosovës ishte mbetur pa liderë…, gjeniu i kombit i ftoi kokat e afta  intelektuale dhe u tha: të gjithë ata që duan ta ndihmojnë Kosovën.., dyertë janë të hapura për të gjithë. Akademik Rxhep Qosja, jo që nuk i bashkohet ajkës së Kombit.., por e pengonte dhe e përqante popullin. Ai në disa intervista dhënë mediave të huaja, derdhte lot Krokodilli, por në anën tjetrër përqante dhe pengonte demokracionë dhe sistemin pluaralë. Ju z.Kryeminister ku ishit ? ! Në kohën kur gjeniu i kombit  Dr.Ibrahim RUGOVA, shkoi në SHBA_së, për të lobuar.., në kohën kur dr. Rugova për ta kryer“Lutjen e Mëngjesit“,  në një katedrale në SHBA-së, ai shfrytëzoi mundësin dhe u takua me  disa senatorë  e kongresmen amerikanë. Ndersa, ju talleshit në biseda, shtypë, media se, Dr. Ibrahim RUGOVA .., e ka ndërruar fenë. Po z. Kryeministër ju s’bashku me“ lepujtë“ e egër majtistë, socialistë, enveristë, titistë, marksistë, leninistë, etj.., talleshit në Kosovë e diasporë. Kur Dr. Rugovën, e arrestoi policia dhe ushtria serbo-çetnike, e dërgoi në Itali-Vatikanë tek Papa.., etj, ju dhe lakejt e tu, bredhnit rrugëve të mërgatës dhe flisnit keqë e më keqë. Por ja sot ju z. Kryeminstër po shkoni në Beograd ( jo me ushtri  e as me polici) por i lirë…, dhe me gëzim që po e takoni Daciqin.., Para se të takoheni me te; ka qenë dashtë që ai;  ti kërkoj falje popullit shqiptarë për të gjithë të rënit në luftë. Po mirë z.Kryeministër,  po ju  edhe e puth.., dhe u përqafuat gjatë me të.  Pra si ti besohet një Kryeministri të tillë i cili nga mendjemadhësia  e tij, duket se po fluturon ..,Kur njeriu normal e dëgjion me vëmendje këtë intervistë në televizion.., kur një kryeministër shteti, gjatë një interviste kurrë nuk e përmend emrin e gurëvënsit  të parë të demokracisë dhe shtetit të Kosovës, deshi apo s‘deshi ai duhet pytur vehten.., se si është e mundur që mos ti përmendet emri i Dr. Ibrahim Rugovës. Ju z. Kryeministër  jeni duke gabuar rëndë sepse po ta urresh njeriun i cili i vuri themelet e shtetit të Kosovës, njeriun i cili e me aftësitë e tij intelektuale, demokratike, kombëtare , diplomatike e mahniti tërë rruzullin tokësor, ky është më shumë se një krim.

Punuar me 12.03.2014

Weiongarten Gjermani



(Vota: 5 . Mesatare: 2/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora