E diele, 28.04.2024, 06:38 PM (GMT+1)

Mendime

Dibran Demaku: Pu(shteti) dhe drejtësia

E shtune, 22.03.2014, 05:37 PM


PU (SHTETI)  DHE  DREJTËSIA

Nga Dibran Demaku

Në fund të viteve të shtatëdhjeta në gazetën e atëherëshme „Rilindja“ u botua një intervistë me shkrimtarin e njohur argjentinas( me prejardhje shqiptare) Ernesto Sabaton.Në atë intervistë, në mes të tjerash, shkrimtari i njohur ishte pyetur edhe për atë si vili ishte shteti më demokratik i kohës.Dhe shkrimtari i njohur pa ekuivoke ishte përgjigjur:-Për mua shteti më demokratik i kohës së sotme janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës!Dhe kur intervistuesi e kishte pyetur se përse mendonte ashtu ai ishte përgjigjur:-Sepse në Shetet e Bashkuara të Amerikës në gjykatës dhe një avokat mund ta largojnë nga pushteti edhe vetë kryetarin e shtetit!

Për ne studentët e atëhershëm që jetonim në „sistemin e përparuar socialist“në përgjigje e tillë na dukej diçka krejt apusrde!Nga propaganda e sistemit në të cilin jetonim Shtetet e Bashkuara të Amerikës paraqiteshin si e keqja më me madhe e kohës për njerëzimin.E kur kësaj t`i shtohej edhe propaganda që vinte nga shteti ynë amë Shqipëria në raport me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, atëherë ne nuk na mbetej tjetër vetëm të konkludonim se shkrimtari i njohur kishte gabuar në mendimet e tij?! Pastaj ne ishim mësuar se në sistemin socialist njëpartiak, Partia udhëheqëse ishte vetë shteti dhe udhëheqjen e shtetit nuk kishte sistem gjyqësor që ta largonte nga Pu(shteti)?!

Ditë më parë Uli Hoenes, ish futbollist i njohur i kombëtares gjermane dhe menagjer e drejtor shumëvjeçar i skuadres futbollistike“Bajern“ nga Mynihu,u përball me drejtësinë dhe gjyqësinë e shtetit gjerman,për shkaqe financiare.Gjykata e shkallës së parë e dënoi me tri vjhet heqje lirie,por me të drejten e apelit ndaj vendimit të asaj gjykate.Ish futbollisti i njohur, sipas lajmeve që vijnë nga mediat e ndryshme, e pranoi vendimin e gjykatës dhe nuk bëri apel, por dha dorëheqje nga të gjitha funksionet udhëheqëse që kishte tek skuadra futbollistike me nam „Bajern“ dhe u vu në disponim të drejtësisë dhe vendimit të gjykatës.Me një fjalë ai e pranoi fajin që kishte bërë dhe pa ekuivoke vendosi që ta vuaj dënimin.

Në Kosovën tonë të sotme,të deklaruar „demokratike“, shumë udhëheqës të lartë të shtetit ose ndodhen nën hetime dhe të arrestuar,ose kanë marrë dënime nga gjyqësia?! Veçse asnjëri nga ata nuk i respektojnë vendimet e gjykatave?!Shumë nga pushtetarët e sotëm në Kosovë, të akuzuar apo edhe të dënuar nga gjykatat veprojnë si në kohën e sistemit socialisto-komunist njëpartiak,atëherë kur Partia ishte vetë shteti?!Pu(shtetarët) e sotëm të Kosovës, mund të jenë edhe nën hetime, mund të jenë edhe të arrestuar, mund të jenë edhe të dënuar nga organet e gjyqësisë dhe kurrgjë kurkujt?!.Ata edhepse të akuzuar,ata edhepse të arrestuar, ata edhepse të dënuar vazhdojnë të marrin pagat e tyre pa punuar fare thuase me ta nuk ka ndodhur asgjë?!

Kur dalin para gjykatave të gjithë deklarojnë se janë të pafajshëm dhe fajin për akuzën, arrestimin apo dënimin ua hudhin organeve të drejtësisë, dhe sipas tyre ato organe kanë gabuar kur janë marrë me ta?!Sepse sipas tyre ata janë të pagabueshëm, ata me një fjalë janë gjithçka, me një fjalë ata janë alfa dhe omega e shoqërisë dhe shtetit të Kosovës?!

Kur të merren të gjitha këto të bëma të tyre parasyshë atëherë lind pyetja e domosdoshme se çfarë shteti po ndërtohet në Kosovë?!Po ndërtohet një shtet demokratik,ashtu siç po proklamohet me pompë nga pushtetarët e sotëm,apo po ndërtohet një shtet diktatorial i tipit të sistemit socialisto-komunist,ku Pu(shtetarët) janë mbi gjithçka, ndërkaq organet e drejtësisë dhe të gjyqësisë janë vetëm sa për dekor?!

Pu(shtetarët) e sotëm në Kosovë flasin pa ndalë se janë duke ndërtuar një Kosovë demokratike të tipit të vendeve të përparuara euro-perendimore!Flasin e daklarojnë se me punën e tyre të deritashme i kanë plotësuar të gjitha kërkesat europiane për liberalizimin e vizave për Kosovën, se i kanë plotësuar të gjitha kërkesat eoropiane për integrimin e Kosovës nnë Europë ?!Ndërkaq kur kur nga qendrat e ndryshme europiane u vijnë pyetjet se çfarë përparimesh kanë bërë në sistemin e drejtësisë dhe të gjyqësisë ata i rrudhin krahët thuase ata nuk kanë të bëjnë me ato organe?! Bile nganjëherë deklarojnë se organet e gjyqësisë dhe të drejtësisë në Kosovë janë  krejt të pavarura nga pu(shteti)?!Dhe mendojnë se me deklarata të tilla kanë përfunduar punën dhe vazhdojnë sërish me avazin e vjetër?!Për mediat e brendshme deklarojnë se të gjithë të akuzuarit pu(shtetar), të gjithë të arrestuarit pu(shtetar), të gjithë të dënuarit pu(shtetar) janë të pafajshëm?!Me deklarata të tilla pu(shtetarët) e Kosovës dalin mbi organet e gjyqësisë dhe të drejtësisë!Dhe për opinionine jashtëm japin deklarata se në Kosovë organet e drejtësisë janë krejt të pavarura nga pu(shteti)?!

Meqë pu(shtetarët) i mbrojnë të akuzuarit,i mbrojnë të arrestuarit, i mbrojnë të dënuarit, sot në Kosovën „demokratike“ askush nuk i respekton vendimet e organeve të drejtësisë! Sot në Kosovën „demokratike“,askush nuk jep dorëheqje nga vendi i tij i punës edhe nëse ka ra ndesh me drejtësinë?!

Mbase ,shqiptarët kështu po inaugurojnë një system të ri të drejtësisë, në raport me ato që u thanë më lartë?! Mbase për këtë zbulim të tyre një ditë, pse jo, do të hyjnë edhe në librin e Ginisit, për zbulimin e tyre?!...



(Vota: 6 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora