Mendime
Ramiz Dërmaku: Korrupsioni në Kosovë
E enjte, 27.03.2014, 08:05 PM
Sipas “ Organizata Transparency International“
Në mesin e 177-ve shteteve të korruptuara, Kosova zë vendin e 111-të
KUR INTERESAT
PERSONALE VEHEN
Nga: Ramiz DËRMAKU
Faik Konica thonte;“ Shumë sisteme politike janë zhdukur ose themi janë shkatrruar e harruar,sepse në vend të njeriut të vërtetë për bashkëpunëtorë kanë zgjedhur njeriun makinë“.
Po flitet e po shkruhet në mediat e shkruara dhe ato elektronike, se në Kosovë po lulëzon Korrupcioni. Raporti vjetor i Axhensisë Kundër Korrupsionit i cili pritet të publikohet shumë shpejt do të tregojë sërish se gati të gjitha institucionet,duke filluar nga ato të nivelit lokal e deri tek ato të nivelit qendror janë (pak a shumë ) të zhytura në korrupsion. Drejtori Ekzekutiv i Axhensisë, Hasan Preteni, tha se raporti vjetor që publikohet çdo vitë në fundin e muajit ka të dhëna se pjesa e hetimeve dhe e gjykimeve të rasteve nuk po ndodhin për shkakë të lëdëve të shumta që ndodhën në gjykata. Duke filluar nga pushteti lokal përfshirë edhe ate qendrorë, ndërmarrjet publike , institucionet e pa varura, etj, ka tema që akoma nuk i kemi arritur ti trajtojmë, sepse mungojn informacionet :
“ Organizata Transporeny International“ e cila bënte matjen e indeksit të përceptimit të Korupsionit, në mesin e 177- shteteve Kosova ndodhet në vendin e 111 –tue, sa i përket shkallës së lartë të korrupsionit. Se vërtetë Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës po i injoron komunat ku ka fituar LDK-es, kjo nuk do koment“ Deri sa në Gjilan pushtetin e kishte PDK.ja, Kryeministri i Kosovës zoti Hashim Thaqi, e vizitonte shumë shpeshë Gjilanin, ndersa sot kur qeverisjen e ka marrë LDK-ja, jo që nuk e viziton Gjilanin por i vie vështirë të kaloj me veturën shtetit nepër Gjilan, Por shkonë në rrugën Prishtinë-Llabjan - Busavatë e Dardanë, sepse në Dardanë tani udhëheq PDK-ja. Sot shtrohet pyetja? A është Kryeministri i Kosovës, vetëm i Partisë Demokratike të Kosovës, apo i të gjitha partive dhe i popullit.., pa hamendje themi se z. Hashim Thaqi , me ligje ndërkombëtare ai është kryeministër i tue gjithë banoreve. Mirëpo , z.Hashim Thaqi, Kryeministër i nuk është i të gjitha partive dhe i tërë popullit. .., të Kosovës .., por i PDK-së. Sjelljet e tij deri tani flasin se zoti Kryeministër po sillet ndaj PDK.së( si nënë ) e ndaj partive tjera si njerkë. Por një gjë sot ai e ka të sigurtë se kurrë në jetën e tij nuk do mund të bëhet Kryeministër.., por as kryetarë partije sepse gjatë kësaj kohe të qeverisjes së tij ai me veprat e tij tregoi se nuk është i vendosur, nuk është guximtarë, nuk i realizon premtimet, nuk e lufton korrupcionin, nuk i përkrahë dhe nuk i njehë shokët…, me tue cilët“ po thonë“ se luftuan, është vetiak, etj. Kryeministri i Kosovës z. Hashim Thaqi, interesat personale i ka vu para atyre kombëtare. Ky e ka filluar shumë herët fushatën e tij por kot e ka se edhe zogjtë e malit e kanë kuptuar se kush ishte, e kushë është z. Hashim Thaqi.
Punuar me 25.o3.2014 Weingarten- Gjermani