Mendime
Florim Zeqa: Qeveria nën pranga!
E marte, 25.03.2014, 08:12 PM
Qeveria nën pranga !
Nga Florim Zeqa
Ditë më parë, më të kthyer nga Kosova, më pyeti një mik i imi; "si t'u duk gjendja në Kosovë, a po shifej akoma një dritë e vogël në fund të tunelit" ?
Përgjigja ime drejtuar mikut ishte kjo; "drita tashmë ekziston, por tuneli duket të jetë akoma i gjatë"!
Varësisht nga këndveshtrimi, pozicioni dhe levizja (ecja jonë përpara) ndryshon edhe madhësia e dritës në fund të tunelit, zgjatet apo shkurtohet rruga e ecjës nëpër tunelin e pritjes!
Nëse e marrim afatin kohor të skadimit të kësaj qeverie, atëhere drita në fundin e tunelit është shumë afër.
Mirëpo nëse i marrim dhe analizojmë zhvillimet aktuale politike në vend, atëhere drita në fund të tunelit duket të jetë shumë largë.
E kam cekur edhe më parë në një shkrim, po e perserisë prap, kjo qeveri është dashur të shkarkohet në 100 ditëshin e parë të saj, më çka do të evitoheshin shumë zhvillime negative për të ardhmën e vendit.
Nuk dëshiroj të ndalem në shkaqet dhe individët që ndihmuan jetëgjatësinë e këaj qeverie, ngase na janë të njohura të gjithëve.
Por dëshiroj të mirrem më opcionet, rrugët dhe veprimet e ecjës përpara drejtë ndryshimeve substanciale pozitive në vendin tonë.
Fillimisht të ndërpriten të gjitha kontaktet më qeveritarët, një herë e përgjithmonë të ndërpriten praktikat e marrveshjeve të fshehta të partive opozitare më partinë më të madhe në pushtet.
Të bashkërendohet veprimet e opozitës në vend, duke përfshirë OJQ-të, shoqëria civile dhe më të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë, për krijimin e një koalicioni të fuqishëm parazgjedhor për ndryshim.
Pa dyshim se në këtë aspekt, rolin prijës duhet ta ketë partia më e madhe opozitare (LDK).
Çdo marrveshje e cilit do grup opozitar më partinë në pushtet (PDK) në fund të mandatit qeverisës të saj, jo vetëm që do ta shfajsonte qeverinë për të bëmat e saj, do ta dëmtonte skajshmërisht procesin e ndryshimeve pozitive në vend.
Qeveria aktuale, me më tepër së gjysmën e ministrave nën hetime, me kryetar komunash të denuar, disa nën procesin e gjykimeve, sa të tjerë nën akuza të rënda, me ambasador dhe militant të saj prapa grilave është shëndrruar në "Qeveri nën pranga".
Mbase e arritura më e madhe për vendin do të ishte sikur të gjitha të këqijat të përfundonin bashkë më këtë qeveri. Mirëpo nuk pritet të ndodhë ashtu!
Sepse efektet kontaminuese të kësaj qeverie janë shumëdimensionale, kanë goditur të gjitha segmentet e jetës institucionale në Kosovë.
Por pa dyshim, më së rëndi është goditur sistemi i drejtësisë në vend. Si rezultat i mosfunksionimit të sistemit të drejtësisë, kemi instalim të diktaturës dhe politizim të të gjitha segmenteve kyqe të jetës në Kosovë si; arsim, shendetësi, kulturë,...më emërtime të drejtorëve të dhunshëm nga partia në pushtet, pa përfillur rregulla (konkurse) apo kritere profesionale!
Siq po shifet shërimi nga virusi korruptiv do të jetë i gjatë dhe i mundimshëm.
Mirëpo, më rimëkëmbjen e sistemit të drejtësisë, do të fillojë një etapë e re e qeverisjës me vendin. Ku sëcili do të ndjejë peshën e përgjegjegjësisë për punën që bënë, transparenca dhe llogaridhënja do të jenë kritere bazë në punën e zyrtarëve shtetëror.
Vetëm atëhere kur nuk do të ketë të privilegjuar dhe as të diskriminuar nga sistemi i drejtësisë, mund të thuhet se vendi është duke shkuar kah e mbara.
Në popull është krijuar bindja se çdo gjë që shifet me sy dhe preket me dorë është bërë politike, duke mos kursyer as artikujt e konsumit të gjerë si; buka, uji, nafta,...në një komunë të vendit është politizuar buka (shitetet më çmimin më të lirë), ndërsa në tjetrën nafta (për mbylljen e shkollave për të protestuar), e në disa të tjera edhe uji i pijes (ndarja e ujit sipas zonave elektorale).
Andaj mos u befasoni, një ditë mund të ndodhë qe pushtetaret, në mos ta monopolizojnë, ta kontaminojnë edhe ajrin që thithin qytetaret e këtij vendi!