E enjte, 17.07.2025, 02:37 PM (GMT+1)

Mendime

Nebi Dragoti: Kundër stresit si problem social

E premte, 28.03.2014, 07:55 PM


KUNDËR STRESIT SI PROBLEM SOCIAL

NGA NEBI DRAGOTI

Sigurisht, parashtroj mendimin duke e quajtur si vlerë në shërbim të çdo kohe, që ky aspekt psikollogjik i një rëndësie të veçantë, që të shëndoshet morali i shoqërisë tonë, duhet të marrë motivimin e edukimit që në bangat e shkollës fillore si lëndë mësimore, pse jo, edhe më vete kjo për t’u zhvilluar e programuar në orë mësimi. Ka në shkolla një lëndë mësimore “Edukatë Shoqërore”, por ajo nuk përmbush në mënyrë funksionale , kështu siç është, që të përçojë tek nxënësit, duke e brumosur atë me moral dhe karakter parimor, që të reflektojë dhe të ketë marrëdhënie harmonie në tërë shtresat e shoqërisë tonë. Drejt kësaj duhet të synojë shkolla. Nëqoftëse e bëjmë këtë, dijeni se e bëjmë edhe për gjeneratat tona të ardhshme. Duke gjykuar mbi atmosferën e sotme sociale, tepër problematike, ku stresi si problem i shoqërisë e ka rritur dukshëm nivelin e padëshirueshëm duke dhënë vepra të shëmtuara antinjerëzore,  duhet punuar shumë kundër këtij fenomeni problematik social. Stresi e ka futur individin në një labirint të errët dhe të pashpresë duke arritur në stadin më kritik,  në atë të vetëflijimit të jetës së vet ose të marrjes së jetës së tjetrit. Botëkuptimi i të stresuarve është tepër i ngushtë dhe i errët i mbytur në deziluzion për jetën, ka humbje besimi dhe force për të dalur nga ky batak dhe për të ecur fuqishëm në jetë, siç ecin edhe të tjerët. Ka shumë fusha të gjëra nga të cilat stresi impulsohet dhe shtrin metastazat e veta në trurin e njeriut të dobët në karakter. Pikësëpari, influencon për keq gjendja ekonomike e dobët, papunësia, ku një pjesë e shoqërisë stresohet edhe për kafshatën e bukës, që nuk e siguron dot. Ka që, kujtojnë, se stresi “mbytet”në një gotë raki, por ka edhe më keq, kur njeriu ’‘mbyt” veten duke përdorur drogë e lëndë të tjera që i shktërrojnë shëndetin dhe jetën. Kur stresi nuk frenohet, e degradon fikurën e njeriut, e bën atë që të tjerët ta shikojnë me antipati duke u larguar dhe duke mos u marrë me këtë tip,  që ka humbur vlerat e të qënit njeri. Shoqëria jonë vjen nga sistemi totalitar, ku prej këtij sistemi me epërsi diktatoriale të jipej puna dhe ishe i detyruar të punoje në atë front pune, ku të caktonin, ku prona ishte e tëra shtetërore. Ndërsa sot është krejt ndryshe, ku nuk janë të gjithë pronarë, sidomos në qytet, përveç atyre të lidhur me tokën në fshat, që sakrifikojnë të prodhojnë të mira materiale bujqësore a blektorale për të jetuar. Kjo prodhimtari është e minimumit jetik të vet çdo fshatari për të siguruar familjen e vet, sepse mungon mekanika bujqësore bashkëkohore për të arritur prodhimtari të kënaqshme në këtë fushë. Një ekonomi e shëndosh, përgjithësisht, e bënë shoqërinë më optimiste, më fisnike dhe humane në komunitet duke e larguar nga problematikat e shumta, nga vest e këqija, që shfaqen si ngërçe jete pa rrugëdalje. Nga kjo gjëndje amullie dhe skeptiçizmi, ku ka rënë individi, (njeriu)duhet të dalë dhe të vejë fizikun e tij në aktivitet për përmirësim të jetës. Angazhimi me punë është ilaçi më i mirë kundra stresit. Duhet gjetur rrugëdalje, mjafton vullneti i mirë, sepse edhe sistemi në të cilin jemi jep mundësi dhe liri të shumta. Pra, kurrë nuk duhet jetuar me stresin duke i drejtuar vetes shpeshherë pyetjen, se”s’kam çfarë të bëj dhe nuk kam me çfarë të merrem dhe ku të mbytem?”Kështu, momentalisht, personi praktikon ndjenjën e dembelizmit, të mosbesimit , të frikës për të jetuar me djersën e tij. Në gjendjen patollogjike të tij kurrë njeriu nuk duhet të inkurajojë sëmundje të humbjes së forcës, të dobësimit të karakterit dhe shpresës. Kurimi më i mirë duhet bërë pa medikamente farmaceutike, të cilat mund të japin edhe efekte anësore në dëmtim të organizmit. Kur ngacmon stresi trurin, mundohu ta largosh duke kënduar një këngë a duke fërshëllyer një melodi, ose duke shëtitur në ajër të pastër, ose duke u marrur me një aktivitet sportiv, ose duke u aktivizuar me punë për të siguruar atë që të mungon. Tek e fundit jeta nuk duhet konsideruar si pasivitet. Stresi që të kap ditën është më i lehtë se sa ai që të kap natën. Drita e ditës siç largon hijet në natyrë, ashtu largon edhe gjëndjen shpirtërore të mbërthyer prej stresit. Nata e zezë bëhet shtrat i stresit dhe e trondit psikollogjikisht njeriun. Individi, kur e sheh veten në këtë stresim, duhet të shkundet nga vendi dhe të dalë të bëjë një vrap në natyrë ose në ambjentin e shtëpisë duke ndezur dritat me qëllim që organizmi të ngarkohet me ndjenja pozitive dhe të triumfojë mbi mendimet e zymta që e kanë mbërthyer. Stresi gjen shumë rrugë për t’u futur në botën e njeriut:stres edhe për një metër katror tokë, për një vijë ujë, për një komunikim konfliktual me dike, stres me konceptin” pse mos të dalë unë i fituar”, kur tjetri ka përfituar atë apo këtë gjë, që nuk e meriton, stres në problemet e ndryshme brenda  familjes, stres në parlament “pse ky  më shau e unë mos ta shaj?”Vajmedet sikur parlamentarët të kenë armë në brez(?!). Fjala është për parlamentarët e pakulturuar, ata që e kanë bërë natyrë zënkën , sherrin, sepse aq është aftësia e tyre…Ja, për të gjitha këto edhe gjumi nuk të zë, të prishet qetësia saqë, momentalisht, grindesh dhe me ata që nuk ta kanë borxh. Ja, pra, kjo është bota që na rrethon sot, ku njeriu duhet të jetë tepër i kujdesshëm me qëllimin e mirë që kurrë mos të dëmtojë veten në aspektin psikollogjik dhe moral. Për t’u larguar nga stresi rrugët janë të shumta dhe në kërkim të këtij prizmi është zotësi vetëm e njeriut si qënie më e zhvilluar nga të gjitha qëniet e gjalla që ka kjo botë. E, pra,  njeriu duhet të fisnikërojë veten përsa është gjallë.

_________

PASTËRTIA E GJUHËS SHQIPE TË MBROHET ME LIGJ

NGA NEBI DRAGOTI

Ashtu siç e bën Franca dhe shtete të tjera, pastërtia e gjuhës së një kombi duhet të mbrohet me ligj. Gjuha si kulturë e gjithanshme e një populli kërkon përkujdesjen më të madhe në çdo kohë, tamam si puna e atij fëmijës që është në rritje. Shtysë më japin lakimet e ndryshme , që shfaqen në shtypin periodik, që edhe unë të jap mendimin tim në aspektin drejtshkrimor të gjuhës. Eptimi i jashtëm për përcaktim të numrit dhe të gjinisë tek disa emra me përdorim disi të ngushtë, ka ngjallur diskutime ndër gjuhtarë për të ndryshuar, pastaj, rregullat drejtshkrimore të shqipes, kur këto fjalë janë me prejardhje nga jashtë. Kjo është tepër e vështirë. Dikur në shkollë ka qënë mësuar edhe një grup emrash të gjinisë asnjajëse, por,  me kalimin e kohës , është lënë në harresë duke mos e përdorur më si teori si p. sh. emrat djath, vaj etj. Më vonë ky grup i tillë mori natyrshëm gjini sipas eptimit të jashtëm të dy gjinive kryesore të asaj mashkullore dhe femërore dhe kështu sipas mbaresave e trajtave gramatikore u përcaktua gjinia mashkullore e emrit djath-i, uj-i etj. Është mirë,  që problemi që diskutohet të lihet në heshtje,  pasi gjuha vetë do të dijë të vendosi(në evoluim e sipër)për kategorinë e fjalëve të huaja që janë futur në shqip siç janë: kuadro, studio etj. E shpreh këtë mendim, se fjalët e këtij grupimi nuk krijojnë harmoni shqiptimi veç absurditetit të pahijshëm dhe sforcimit që japin gjatë lakimit. Më mirë të mbeten si emra me gjini e numër të papërcaktuar dhe nuk kemi përse ngulmojmë aspak në këtë drejtim, sepse tek e fundit, kur përdorim emrin kuadro(në kontekst të pamjes fizike)e përdorim për kudro femër dhe kuadro mashkull. Ai është kuadro, ajo është kuadro. etj. etj. Edhe pse në numër shumës bëhet kuadrot, nuk kemi sesi të përcaktojmë njëjësin e shquar, se prish natyrën e gjinisë së emrit në gjuhën tonë. (Mirë nga zori mund të thomi për gjininë femërore kuadroja, por si do të thomi për mashkullin kuadroji(?!) etj. Mbasandaj , është harruar të merren në studim disa emra njerëzish të huaj me të cilët janë pagëzuar fëmijët shqiptar, në kohën kur jemi hapur me botën si Andrea, Adriano etj. etj. Gjinia e këtyre emrave nuk përkon e njëjtë me rregullat gramatikore të shqipes. Gjuha shqipe ka probleme  të vogla gjithandej për përmirësim, por dalngadalë, me radhë, duhet të vijë natyrshëm dhe bindshëm, pa prishur strukturën e shqipes dhe pa cënuar aspak standartin e sotëm. Për këtë nuk duhet të shqetësohemi aspak. Ashtu siç u harrua gjinia asnjajëse do të harrohet edhe ky shqetsim, që për mendimin tim është futur kot në debat. Madje, sado i vogël të ndërmirret një ndryshim në vendosje rregullash të reja drejtshkrimore, duhet të kihet parasysh që të gjejë lehtësi përdorimi tek folësi dhe shkruesi i gjuhës tonë. Kjo duhet të jetë kryesorja mbi kryesoret. Në përfundim, desha ta përsëris me qindra herë:që këtu e tutje, mos të lejohen të futen fjalë të huaja për të cilat shqipja nuk ka nevojë. Nëqoftëse ndodh kjo, të quhet shkelje për të cilën duhet të ketë edhe ligje ndëshkuese me gjobë monetare për këdo. Jam partizan që edhe fëmijëve t’u vihen emra shqip. A nuk është për t’u patur zili, kur kosovarët u venë bijave e bijëve emra si Vjosa, Valbona, Saranda, Korabi etj. etj. Ministria e Arsimit duhet të jetë në korent të kësaj mbrojtje, se boll është livadhisur. Këtij problem i duhet vënë kufiri. Ndryshe nuk do të kemi zhvillim në shkencën e gjuhës që është si gur themeltar identiteti.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx