E premte, 25.07.2025, 09:05 AM (GMT+1)

Mendime

Kimete Berisha: Martohet me vajzën e axhës

E premte, 28.03.2014, 08:41 PM


Nga Kimete Berisha

Pas Kryeministrit të Turqisë, Erdogan, i cili përveç twitter-in, sot popullit të tij turk ua ka bllokuar edhe You Tube-n, pritet që edhe imami Shefqet Krasniqi, si një mbrojtës dhe 'avokat' i madh i Erdoganit, ta sabotojë You Tube-n dhe t'i fshijë nga You Tube videot e tij, prej 'Muzika është haram' deri te video që zbulon se 'M'u la në deti është haram'.

Besohet se me Erdoganin do të solidarizohet edhe hoxha Omer Bajrami, i cili në shenjë proteste dhe përkrahje për gjestin e Kryeministrit turk do ta fshijë nga You Tube videon e tij me të cilën këshillon djemtë e burrat e martuar se 'Nuk është haram m'u martu me vajzën e axhës, të hallës dhe të dajës'.

Si pasojë e ligjeratës së Hoxhë Omerit, mësohet se një djalë i ri në rrethin e Podujevës, ka vendosur të martohet me vajzën e tij të axhës.

I ngazëllyer për të drejtën që ia garanton hoxhë Omer Bajrami, për ta marrë për grua vajzën e axhës, i riu i merr myzhde babës së tij, i tregon babës se si ka vendosur t'i jap fund beqarisë e të martohet me vajzën e axhës.

Babai i lemeritur, pasi që dështon ta bind me fjalë të birin e tij, se vajzën e axhës e ka si motër dhe s'bën të martohet me të, siç e praktikojnë shumica e turqve e arabëve, e merr një të shkurtume, dhe e bind 'me dru' të birin që ta gjej një vajzë tjetër për ta bërë nuse!

Ku me ditë a do t'i ndihmojë Kryeministrit turk Erdogan bllokimi i rrjeteve sociale dhe You Tube-s, në këto kohëra të vështira korruptive që po kalon ai.

Por dihet se imamit Shefqet Krasniqi nuk i ndihmon fshirja e videove të tij të çuditshme nga You Tube që të bëhet President i Kosovës ( ka thënë vet se nëse e shtyen zori mund të bëhet edhe President i Kosovës), për shkak se popullariteti i tij ka rënë vetvetiu, në mënyrë natyrore, dhe si pasojë, më nuk është interesant!

______

Llilli Doll po tutët prej Serbisë

Tradicionalisht, edhe sivjet, Shqipëria vazhdon të tutët prej Serbisë, prandaj secila qeveri shqiptare, në të gjitha rastet, me vigjilencë e me syçeltësi, gatitur dhe verbërisht e ka respektuar kërkesën apo urdhërin shekullor të Beogradit zyrtar për ta mbajtur distancën e duhur politike, ekonomike e shpirtërore nga shqiptarët e Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi, Preshevës, Medvexhes e Bujanocit.
Për të mos u përzier në punët e Serbisë, gjithmonë, Shqipëria ka mbajtur të njejtin qëndrim ndaj Kosovës, të largët e indiferent, si Afganistani!
Herë pas here, Shqipëria zyrtare del me deklarata qetësuese për Serbinë, dhe e siguron Serbinë se Shqipërisë, as që i shkon mendja, bile as që dëshiron që Kosova t'i kthehet mbrapa.
Tash Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë e ka studiuar situatën në Ukrainë. Në studim e sipër e ka hetuar implikimin e rrezikut edhe në Ballkan.
Qendra Kombëtare e Sigurisë, në kuadër të Ministrisë së Mbrojtjes, në studimin me titull " Skenari Ukrainas – Tre këndëvështrime” ka paralajmëruar rrezikun e madh për mundësinë e një agresioni ushtarak të Serbisë ndaj Kosovës.
Sipas shqiptarëve, serbët do të frymëzohen nga ekspansioni rus në Krime.
Shqiptarët nuk e dinë, e Mimi Kodheli nuk u tregon se ku e bazojnë ata frikën e tyre të madhe nga Serbia!
A janë të informuara shërbimet inteligjente shqiptare lidhur me një agresion të mundshëm ushtarak të Serbisë ndaj Kosovës. Apo, e kanë marrë me mend se çfarë mund të ndodh me ne!
Mimi Kodheli e paralajmëron Edi Ramën për mundësinë e ekzistimit të këtij skenari tragjik.
Në vend që Serbia të tutët që Shqipëria (pas rastit të Krimesë), do ta frymëzojë Kosovën që nëpërmjet një Referendumi t'i bashkohet Shqipërisë, të cilës i ka takuar, Shqipëria tutët që Serbia do të mund ta ripushtojë Kosovën, të cilën ia ka marrë Shqipërisë më 1912.
Vladimir Putini, i cili në raportin e frikshëm të Ministrisë së Mbrojjtes portretizohet si paranojak e perandorak, kur e ka krahasur Krimenë me Kosovën, na ka rikujtuar dhe na ka sjellur ndërmend mundësinë e ribashkimit me Shqipërinë, sepse Kosova nuk ka qenë e Serbisë që t'i kthehet Serbisë.
Kështu që, Lilli Doll, le ta fsheh trishtimin e mos ta publikon frikën e saj nga Serbia në mënyrë publike e patetike si nëpër filma indian, se pastaj Serbia e zbulon se më lehtë u pushtoka Shqipëria me ushtri të reduktuar dhe me një ministre fragjile, amatore, dhe me një ministre të frikësuar të mbrojtjes, sesa Kosova e cila përsëri, e vetmuar, dhe si gjithmonë pa ndihmën e Shqipërisë zyrtare, do të luftonte për liri.



(Vota: 9 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx