E hene, 14.10.2024, 12:33 PM (GMT+1)

Mendime

Pirro Prifti: Fatos Klosi mbi rrezikun e politikës Greke

E merkure, 02.04.2014, 06:45 PM


Përse lajthitet Fatos Klosi mbi të ashtuquajturin rrezikun e politikës Greke.

Nga Pirro Prifti

Edhe një herë e më shumë më përforcohet idea se SHISH (ish SHIK-u) në vënd që të merrej me luftën kundër ekstremizmit fetar që në kohën pas viteve 1992 e këtej, është marrë më tepër me politikë dhe me përgjimin e politikanëve se sa me mbrojtjen e vëndit nga rreziqe të rënda që egzistojnë edhe sot e kësaj dite si vehabizmi.

Drejtimi jo professional duke futur në poste të rëndësishme në mënyrë klienteliste si z. Klosi, duket e ka lënë Shqipërinë në duart e fatit përsa i përket futjes së ekstremizmit islamik në Shqipëri dhe trevave shqiptare.

Të vendosësh në kandar dy  probleme aspak të ngjashme qoftë për nga rrezikshmëria, qoftë për nga impakti dhe shqetësimi I BE dhe SHBA për ekstremizmin, tregon një papërgjegjshëmri totale nga një ish drejtues i SHISH-it si z. Klosi, i cili përveç logoresë së pakuptimtë të ngjarjeve që  nuk I mbaon dot deri në fund gjatë intervistës, ai nuk  meritonte që të vendosej atëhere drejtues I SHISH-it, në një kohë kur nuk kupton se cfarë ka rrezikshmëri sociale dhe shtetërore, cfarë është problem politik që duhet zgjidhur nga politikanët, dhe se kush janë institucionet religjioze të pranuara nga shteti të cilat kryejne rolin e tyre në pajtim me Kushtetutën e vendit. Kjo është e papranueshme që z. Klosi të shohë Greqinë dhe KOASH si një rrezik më të madh për Shqipërinë në një kohë kur Greqia është anëtare e NATO-s dhe e BE që po na ndihmon për tu integruar në BE, në një kohë kur Greqia ka dhënë dhe jep edhe në këto kohë të vështira ndihmën ndaj emigrantëve shqiptarë në Greqi, në një kohë kur KOASH nën drejtimin e Profesorit Kryepeshkop Anastas ka ringritur një komunitet religjioz të shkatërruar nga ateizmi komunist,- të vendosë shënja krahasimi me vehabizmin një sekt fetar të dënuar edhe nga Komuniteti Mysliman shqiptar si një sekt ekstremist. Atëhere z.Klosi pa tjetër ka një arësye djallëzore kur përmend këtë ose e ka bërë thjesht për tu dukur si një pseudo-patriot që në ditët e sotme kanë dalë shumë në tregun mediatik.

Ish kreu i SHISH z. Fatos Klosi,  në intervistën e dhënë me dt. 01.04.2014, tek gazeta Tema (http://ëëë.gazetatema.net/ëeb/2014/04/01/klosi-kisha-greke-me-e-rrezikshme-se-islamiket-majko-nuk-e-kuptonte-uck-ne-e-quante-terroriste/)  me titull  ``klosi:kisha greke me e rrezikshme se islamiket majko nuk e kuptonte``, tregoi edhe njëherë se si politika shqiptare ka vendosur në pozicione drejtuesi njerëz amatorë dhe të padenjë për ato poste, se si politika shqiptare kavendosur në mënyra të herëpashershme në poste drejtuese dhe në mënyrë klienteliste njerëz jo profesionistë por edhe të lajthitur përsa  përket analizave të zhvillimit të ngjarjeve që kanë ndodhur në Shqipëri para periudhes së vendosjes së F. Klosit por edhe pas vendsjes së tij.

Thëniet e tij janë aspak profesionale:.. pavarësisht se problemi i ekstremizmit islamik është i madh, ndërhyrjet e Kishës Greke janë problem edhe më i rëndë. “Është problem tjetër fare! Mbase është më i rëndë se ky i pari problemi i ndërhyrjes së Kishës Greke në problemet e Kishës Autoqefale Shqiptare, por kësaj nuk i është kushtuar vëmendja e duhur. Jo nga Shërbimi, sepse Shërbimi e ka pasur këtë problem, e ndiqte domethënë. Por, për mua problemi është akoma më i rëndë. Kisha Ortodokse në përgjithësi ka pasur mbështetje shumë të fortë nga shteti grek, gjë që nuk e ka Komuniteti Mysliman, që të mbështetet nga ndonjë shtet. Kështu që, duke patur parasysh që mbrapa Kishës është Greqia, duke patur parasysh problemin tonë për të mos e prishur me grekët, sepse janë ata që kanë edhe të drejtën e vetos qoftë në NATO, qoftë në Bashkimin Europian, Greqia gjithmonë është konsideruar, madje ka guxuar dhe ka thënë që rruga jonë për në Bashkimin Europian kalon nga Athina, që na kujtoi atë historinë e Beogradit të dikurshëm. Shteti shqiptar për mua nuk e ka marrë shumë seriozisht këtë problem dhe i ka bërë shumë lëshime Kishës Greke. Shumë lëshime! Që me pranimin e Janullatosit (Fortlumturia e Tij, Anastas Janullatos, Kryepeshkop i Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë. v.j.), që normalisht kishte të drejtën e plotë të mos e pranonte.

Duken si thënie pensionishtësh të mërzitur nga qeverisja dhe ja shkrepin kundër të tjerëve.  Thëinet e z. Klosi  se ``…Kurse, Kisha Ortodokse ka parà pa fund! Ka paratë e Greqisë, të cilat janë paratë e Europës siç e dimë nga gjërat që duam e pamë vitet e fundit. Kështu që, për mua shteti shqiptar duhet të jetë më i kujdesshëm me Kishën Greke se sa me këta islamikët….”.  janë thënie aspak prej profesionisti dhe i shërbejnë më tepër nxitjes së konflikteve midis shteteve fqinje  sikundër është Greqia e cila mban mbi 500.000 shqiptarë edhe sot e kësaj dite kur Greqia është në krizë.

Aluzionet e z. Klosi për KOASH-in dhe lidhjet e saj me Grqinë si dhe rreziku imagjinar më i madh i Kishës se sa i ekstremizmit islamik e praktikisht vehabizmit, janë të rrezikëshme dhe fatale, sepse në ëtë mënyrë rrezikohen disa elementë bazë  të politikës shqiptare. Sikur të dëgjonin z. Klosi Shqipëria sot do të ishte së pari: në gjëndje luftë me fqinjët dhe së dyti në gjëndje lufte fetare brënda vëndit sepse:

-           Greqia është një nga shtetet e cila ze vëndin e dytë në marëdhëniet ekonomike,

-           KOASH është një institucion autonom që gëzon respektin ebesimtarëve të saj dhe jashtë shtetit shihet si një institucion që ndihmon shumë integrimin e Shqipërisë në BE,

-           Komuniteti mysliman nuk ka lidhje me ekstremizmin vehabist, dhe gëzon një respekt dhe marëdhënie shumë të mirë me simotrën e saj KOASH,

-           Religjionet në Shqipëri gëzojnë autonomi të plotë përsa i përket funksionizmit të tyre dhe shteti laik shqiptar dhe SHISH-i (në veçanti), nuk ka përse të nxisë ndarjet fetare npërmjet akuzave pa baza dhe krejtësisht opinioneske si kjo e fundit e z. Klosi.

Dihet që para vendosjes së Fatos Klosit postin e SHIK-ut e kishte i ndjeri Gazidede i cili ishte dhe përfaqësues i lartë edhe i një shoqate myslimane, dhe për mendimin tim, kjo veçori, pati një impact shumë negativ; sidoqoftë futja dhe liria e disa sekteve ekstremiste në Shqipëri i dedikohet tolerancës së Gazidedes.

Përsa i përket z. Fatos, është për të ardhur keq që me ardhjen e tij në krye të  SHISH –It (1997-2002), puna e tij jo profesionnale ka lënë gjrumë të rënda edhe sot e kësaj dite sepse ekstremizmi islamik përbën një rrezik real për trevat shqiptare  dhe faktet po e tregojnë kur asnjë informacion ose shumë pak informacion ka për ekstremistët të cilët nuk u krijuan dje por këto çerdhe kanë qënë krijuar që pas futjes së Shqipërisë në Konferencën islamike, dhe u përforcua shumë pikërisht gjatë viteve pas 1997 dhe më vonë. Dihet kujdesi i NATO-s, SHBA, dhe BE ndaj Shqipërisë për të mos u destabilizuar më pas ngjarjeve të `97  e këtej dhe shpresojmë që lajthitjet e një ish-shikasi të mos sjellin pasoja në prishjen e fqinjësisë së mirë me fqinjët si dhe të mos na krijojnë përshtypjen se vetë z.Klosi ka të bëjë me ekstremizmin vehabist, ose në të kundërt , do të mendojmë se z.Klosi nuk është mirë nga shëndeti mendor.



(Vota: 2 . Mesatare: 2/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora