Mendime
Agim Gashi: Thumbat e vdekjes
E premte, 28.03.2014, 08:44 PM
THUMBAT E VDEKJES
NGA AGIM GASHI
Vdekja nuk është aspak temë e këndshme për të cilën flasin njerzia.Por, heret a vonë secili njeri ka me u përball me vdekjen e dhimbshme. Dhe thumbimi i vdekjes nuk dihet se kur vjen dhe ku thumbon, por e ka dhimbjen më të madhe që mund të jetë në jetë. Vdekja jo që thimbon por edhe shuan jetë.
Asnjëherë njeriu nuk mundet të jetë i pregatitur sa duhet me vdekjen e prindit, fëmiut, bashkëshortes, motres, vllaut, mikut...!
Për një moment të rrokë një smundje apo një tregjedi e cila godet krejt papritur, ose edhe mund të zgjasi për shumë kohë me dhimbje e mundime. Sido që të jetë, dhimbjen që e sjell vdekja është e pa shmangshme dhe sjell rrënime e ndryshon jetëra.
Vdekja e babait tim i cili vdiq para disa vitesh, më goditi rëndë sepse ne kurbetqarët disi e pëjetojmë vdekjen më rëndë se sa ata që gjenden pran? tyre. Madje as në varrim smunda ti shkoj.Shkova një ditë pasiqë ishte varrosë. Ata të atdheut nuk na i njofin hallet tona dhe se kur ju vdes dikush, mundohen sa ma para ta heqin nga shtëpia pa mnduar se vajza, djali apo motra e vllau duan ta përcjellin në rrugëtimin e fundit dhe të pakthyeshëm.
Kur shkova atje në atdheun tim, mu dukte se babai nuk ka vdekë. Mu dukte se ai gjendet diku aty dhe se do të më dali para që ta shijoj përqafimin e tij dhe të nënës sime. Por jo, Ai më nuk ishte. Mu dukte se dikush ia kishte vënë çelsin shtëpisë dhe se çelsat i kishte hudhë diku larg. Mu dukte se më sdo të mundem të kthehem në shtëpi, sikur edhe për një moment.S´të mbetet më asgjë përveçse kujtimeve. Ishte formue një realitet i ri.Sado që mundohesh ta mohosh e të mos e pranosh, ngaqë të duket shumë e padrejtë, nuk mund të bësh asgjë. Me vdekjen smund të luaj askush.
Njëmilion herë kam menduar me veten time, si shumë njerz që mendojnë, se si ti gjenden përgjigjet e shumë pyetjeve që na e kaplojnë mendjen tonë se çka pas vdekjes?
Unë për
veten time deri vonë kam menduar se me vdekjen nuk është fundi i gjithçkaje.Por
dikur zura ti parashtroj pyetje vetes:-Çfarë ndodh me ne kur vdesim? A ka me të
vërtetë ndonjë botë tjeter? Kam dëgjuar mijëra përgjigje e fjalime të
priftërinjëve, hoxhollarëve e krerikëve tjerë por nuk ma
Unë kam ardhë deri te përgjigjeja të cilen ia kam servue vetes:-Se, askush nuk mund ta dij me saktësi se çda ndodhe me ne pas vdekjes. Nuk na mbetet asgjë tjeter pos të presim e të shofim!
Dhe prap pyetjet: Të presim e të shohim? A ka ndonjë mënyrë si ta dimë me siguri nëse vdekja është fundi i gjithçkaje?
NJERIU LUFTON PËR PAVDEKËSI
E frikshme është vdekja, e frikshme shumë.E lufojmë ate me gjithë forcen që kemi. Mbase nuk duam as ta pranojmë kur na e rrëmben njeriun e dashur.
Në vrullin e rinisë, njeriu mendon se vdekja nuk do ti trokas kurrë në derë, dhe me këtë shpresë boshe jeton aq sa mundet,.
Të paktë
njerz janë që e
Edhe perandorët kinez ndiqnin një ëndëtrr të ngjashme për pavdeksinë, ndonëse në një drejtim tjetër-me anë të eliksirit mitik të jetës. Perandori Çin Shi Huang u kërkoi alkimistëve të tij të gjenin një përzierje magjike që do ta mbante larg e më larg vdekjen.Por, shumë nga këto përzierje mbanin merkur toksik dhe se ka mundësi që njëra nga këto ia mori jetën. Duke u munduar ta gjej pavdeksinë, ai e gjeti vdekjen.
Në shekullin e 16-të thuhet se eksploruesi spanjoll Huan Ponse de Leon lundroi nëpër Karaibe në kërkim të ndonjë kroni të rinimit të njeriut.Gjatë rrugës ai zbuloi Floridën në SHBA, por ja që nuk i gjet burimet për rini, por u vra me një përleshje me indianët e atjeshëm.Asnjë burim i rinisë nuk u zbulua ndonjëherë.
Faraonët, perandorët dhe eksploruesit e ndryshëm bënë orvatje të vazhdueshme ta mposhtin vdekjen. Kjo është diçka që edhe sot e duam të gjithë jashtë mase, edhe nëse nuk biem dakord me metodat e tyre.Thellë-thellë, në shpirt e zemër, thuajse asnjëri prej nesh nuk e dëshiron vdekjen.
Shpjegimet e Biblës dhe Kuraanit nuk nuk dua ti komentoj sepse nuk jamë përgjegjës për këto gjëra edhe pse disa shpjegime janë aq idiotike saqë ta gërditin leximin dhe besimin që ke ndaj dikujt. Psh. sipas disa hoxhollarve, në boten tjeter ke me pas shumë gra, hyrija si i thonë ata, dhe se në atë dynja ke me ba sex pa ndal e ske me u lodh fare. Unë nuk mendoj se bota tjeter, nëse egziston, mund ti ngjaj ndonjë pufi siq e përshkruajnë, andaj qëndroj në maksimën time se askush nuk e di dhe se na mbetet të presim. Ka edhe disa mendime nga Kuraani dhe Bibla që mund edhe të ju besohet kur thuhet se vetë Zoti ka vu “përjetësinë” në zemrat tona.
Perëndia premton se fitorja mbi vdekjen do të arrihet dhe se armiku i fundit i njeriut që do të asgjasohet është vdekja.Mbesim me shpresë.Edhe vdekja me shpresa është më e lehtë!
Në trojet tona, në kohën e sotme, politikanët tanë nuk mendojnë që do të vdesin. Ka shumë të tillë që asnjëherë nuk e mendojnë se ka lloj-lloj vdekje, nuk e mebdojnë se ka vdekje më të rëndë se vdekja.
Të vdiset si dëshmor, hero, martir…pastaj i ndershë, bujr, me dashuri njerzore e bamirësi, nuk mund të thuhet se këto janë vdekje të rënda.Këta njerz nuk i harron populli, do ju dergon lule të freskëta, do ju këndoj e shkruaj poezi dhe se këta njerz edhe pse vdiqen, u vranë e u bënë therror, prap jetojnë në zemrate popullit. Ata ranë në gjumin e vdekjes për tu zgjuar një ditë.
Edhe Jezusi kur u tregon dishepujve për vdekjen e Lazarit, u thotë dishepujve se “Lazarin e zuri gjumi dhe se nuk e kishte ndërmend ta zgjonte tani”. Më vonë Ai shkoi që ta zgjonte. Pritet zgjuarja atyre që besuan dhe e atyre që nuk u ndynë me krim e hajni.
Populli shqiptar i ngjan Jezusit sepse njerzit e mirë të kombit ka me i zgjuar një ditë përsëri, ndërsa vrasësit, hajnat, tradhëtarët, gënjeshtarët, spiujt e ndytsira tjera që po luajnë me atdheun, ky popull qëllimisht ka me harrue për me i zgjue ndonjëherë. Këta të fundit do të jenë të denuar nga Zoti, nga ligji e nga populli.
Të mjert ata që i zë mallkimi i popullit dhe i atdheut. Të mallkuarit vdesin përgjithmonë!
Düren, 27.03.2014