E hene, 07.10.2024, 11:38 AM (GMT+1)

Mendime

Hilmi Saraçi: Thaçi shfrytëzon armën e mashtrimit

E marte, 01.04.2014, 08:04 PM


A po e shfrytëzon  Hashim Thaçi  armën e mashtrimit para zgjedhjeve parlamentare (?)

Nga Hilmi Saraçi

“Që pesëmbëdhjetë vjet dikush rreh gjokës se është baba i UÇK-së, por shumë djem të saj i la në mjerim, dhe i bie ndërmend për ata një herë në çdo katër vjet kur u duhet vota e tyre, dhe pa fije turpi përpiqet marrëzisht fajin t’ia lë Kuvendit të Kosovës. Në të njëjtën kohë, Komisioni Qeveritarë i ngarkuar për përcaktimin e numërit të veteranëve, deri më sot nuk ka bërë madje as gjysmën e punës. Ligji, deri më tani nuk e pengon asnjë individ që t’i ndihmoj njerëzit në nevojë për të cilët ky pushtet nuk ka asnjë evidencë, pasi deri  me tani nuk i janë dashur votat e tyre. Tani kur e sheh humbjen e pa shmangshme, po e shfrytëzon armën e mashtrimit, kuptohet nëse i shitet,” - thotë Krasniqi. Ky vlerësim i Krasniqit është i arsyeshëm, por këto që po deklaron tani pa theksuar edhe shumë të tjera, sikur janë pak të vonuara, sepse Qeveria Thaçi gjatë këtyre mandatëve ka pasur mjaft lëshime dhe gabime, duke mos anashkaluar edhe të arriturat e tij (Hashim Thaqit).Gjatë kësaj qeverisje direkt, pa ndonjë hezitim ishte i kyqur edhe Jakup Krasniqi dhe Fatmir Limaj,dy krijuesit e PDK-së ,bashk me Hashim Thaqin, tani të ndarë  në parti të re “NISMA” ,prandaj deshëm ose nuk deshem  janë në një farë forme “ortak” të këtyre zhvillimeve. Jakup Krasniqi por edhe Fatmir Limaj me të tjerët kanë pasur mjaft privilegje dhe  përfitime në qeverisjen Thaci.Ndoshta është  i vonuar Thaci për këto angazhime dhe premtime (vendime)  në kohet e fundit, para zgjedhjeve parlamentare, por fitohet përshtypja se këto angazhime dhe premtime (vendime) kanë inkurajuar qytetarët për të ardhmen më të mirë  dhe për përkrahjen e partisë se tij (PDK).Megjithatë mendoj se PDK-ja (Hashim Thaqi) vështir e kanë të dalin fitues në këto zgjedhjë parlamentare që do të mbahen në  muajt e ardhshëm (2014).

Injorimin e legjislativit e bart edhe Kuvendi i Kosovës

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ia ka kthyer shpinën Kosovës pavarësisht se në fillim të këtij viti Qeveria e Kosovës dhe FMN-ja paralajmëruan nisjen e bisedimeve për një program të ri mbështetës për Kosovën. Por, nuk shkoi shumë kohë kur qasja e FMN-në karshi Kosovës ka ndryshuar, thuajse krejtësisht. Rritja e pagave prej 25 për qind nga ana e kryeministrit Thaçi pa miratimin e FMN-së ka nervozuar tej mase këta të fundit, ku dhe është arsyeja kryesore për mos fillim të bisedimeve për program të ri mbështetës”...

Legjislativi kosovar sikur është dal jashtë “loje” karshi vendimeve që po merr Qeveria e Kosovës. Prandaj një pjesë të fajit për  injorim të legjislativit sikur e bart vetë Kuvendi i Kosovës,në krye me Jakup Krasniqin i cili është treguar i paaftë për ta detyruar qeverinë që t’i kalojë vendimet e saja të rëndësishme, përmes Kuvendit të Kosovës. Mendoj se Qeveria e kryeministrit Hashim Thaçi, nuk e ka përfill Kuvendin në disa raste, por rasti i fundit është vendimi për krijimin e Fondit për Punësim. Nuk është hera e parë që kryeministri Thaçi shkel rendin institucional duke anashkaluar Kuvendin e Kosovës.  kjo është e njëjta procedurë se “si po vepron Qeveria si në rastin e ngritjes së pagave, ku anashkalohet tërësisht Kuvendi i Kosovës”.

Marrëveshja do të finalizohet në bisedimet e ardhme(?)

Për të përshkruar se çfarë është arritur në raundin e fundit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë këto ditë në Bruksel lirisht mund të shfrytëzohen edhe deklaratat e pjesëmarrësve nga takimi i mëhershëm para më shumë se një muaji. Hashim Thaci sikur ishte i detyruar të degjojë sygjerimet dhe propozimet e Bashkësisë Evropiane (Catherine Ashton) dhe të Beogradit,  prandaj përkundër disa mospajtimeve, ato  prap kanë shkuar në dëm të Kosovës dhe nuk janë marrë në konsideratë të duhur. ..

Sikur atëherë, edhe kësaj radhe palët nuk kanë arritur formalizmin e marrëveshjes për funksionimin e sistemit të drejtësisë në rajonin e Mitrovicës, megjithëse kanë thënë se “është arritur përparim substancial dhe kanë mbetur vetëm disa çështje teknike për t’u sqaruar”.

Palët kanë thënë se “pothuajse është kompletuar marrëveshja” dhe kanë paralajmëruar se ajo do të finalizohet në takimin e ardhshëm. Zyrtarët e Serbisë thanë se kjo do të ndodhë pas formimit të qeverisë së re në Serbi, pas datës 27 prill, ku timonin e kryeministrit dhe të kryenegociatorit do ta merrAleksandwr Vuqiq i zgjedhur kohë më parë.

Edhe nga komunikata e lëshuar nga përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton, e cila në emër të BE-së ndërmjetëson në këtë dialog, është lënë përshtypja se palët “pothuajse e kanë arritur marrëveshjen”.

Gjyqet  në veri të Kosovës  do të punojnë sipas ligjeve të Kosovës (?)

Prandaj sipas analistit politik Dushan Janjiq  gjykatësit serbë do të mund të zgjedhen në Kosovë, e problemi që Serbia duhet të zgjedhë është financimi i atyre gjykatësve që nuk mund të punësohen . Ai  ka vlerësuar se në Bruksel është arritur një marrëveshje e dobishme ndërmjet Beogradit e Prishtinës kur bëhet fjalë për sistemin e drejtësisë me ç’rast të dy palët kanë qenë të detyruara të lëshojnë pe. "Mendoj se  kjo është gjë e mirë, pasi një çështje që ishte hapur tre vjet u zhbllokua dhe u vu në fazën e konfirmimit dhe të përmbarimit”- ka thënë Janjiq.

Gjyqet në veri të Kosovës do të punojnë sipas ligjeve të Kosovës e Gjyqi i Apelit gjendet në Prishtinë. Qytetarët që ankohen në aktgjykim nuk mund të shtrojnë ankesë në Beograd por vetëm te Gjyqi për të Drejta të Njeriut në Strasburg.  Prandaj sipas kësaj marrëveshje  " gjykatësit do t’i paguajë Kosova, e Serbi ja do t’i paguajë ata gjykatës që mund të mbeten pa pune. Por ata, sikur dhe prokurorët, mund të punojnë në Serbi”.Gjykatësit serbë do të kenë statut sikur të gjithë gjykatësit tjerë dhe ata sipas Marrëveshjes së Brukselit e Kushtetutës së Kosovës do të punojnë atje ku ka serbë dhe në gjuhën e vet. prandaj është eliminuar dilema kur bëhet fjalë për formimin e Asociacionit të komunave serbe e ajo ka qenë se Asociacioni do të formohet nga dy pjesë, që ishte edhe ide e komunave veriore. Është sugjeruar që ligjet të harmonizohen me ligjet e Kosovës, gjë që nuk është e mundur pasi që më 25 maj, siç thotë Janjiq, mbahen zgjedhjet në Kosovë",pranda harmonizimi në rend dite mund të vijë në shtator ose në tetor… Formacioni i ashtuquajtur “Mbrojtja civile” i cili funksionon ilegalisht në veri të Kosovës mund të nisë transformimin pas funksionalizimit të punës së komunave veriore. Kjo strukturë paralele, ishte paraparë që të shpërbëhet përmes dialogut të Brukselit,mirëpo  Beogradi, ndonëse në parim ishte pajtuar për këtë qëllim, në fund ka insistuar zbatimi i transformimit të kësaj strukture të bëhet nga niveli lokal i pushtetit, ngaqë, sipas palës serb, ajo ishte krijuar nga komunat veriore si nevojë e intervenimeve emergjente.me emrin “Rojat e urës”. Transformimi i këtij formacioni, sipas burimeve  do të bëhet në disa faza: Një pjesë e tyre do të punësohen nga autoritetet komunale si roje, kopshtar, roje pyjesh apo edhe në kuadër të njësive të zjarrfikësve. Kurse pjesa më vitale e këtij formacioni do t’i nënshtrohet transformimit dhe inkorporimit në Forcat e Armatosura të Kosovës në veri (FAK) dhe do të vihen nën mbikëqyrjen e KFOR-it...

Priten kompromise dhe  korrigjime nga  propozimi aktual i Qeverisë që numri i deputetëve serbë të zvogëlohet në 10 deputetë.Prandaj ligji për zgjedhjet duhet të përjashtojë ulëset e rezervuara për komunitetet pakic, anise pakica serbe ka deklaruar se nese nuk parashihet edhe për dy mandate ulëset e rezervuara për pakicat , do ta lëshojnë sallen e kuvendit…



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora