E enjte, 25.04.2024, 02:57 AM (GMT+1)

Mendime

Xhevat Rexhaj: Urime Dardanisë

E marte, 18.02.2014, 08:55 PM


REPUBLIKA E SHPALLUR NGA ELITA DHE POPULLI  ME  1990-91

apo SHTETI  I NJOHUR FORMALISHT NGA ALEATËT TANË ME 2008

Fatkeqësisht i fusnotuar në vitin 2010 e i kantonizuar në vitin 2013

Urime Dardanisë e mallkime  atyre që po e lëndojnë ende këtë Dardani me krime e korrupcion

Shkruan: Xhevat Rexhaj

Të shkruhet për shtetin, pra rrjedhave të formimit të shtetit, vërtet është punë që edhe vet hsitorianët e kanë të vështirë ta qëndisin si duhet me faktet, shënimet, dokumnetimet dhe ecjet kohore. Pa mëtuar të merrem me një brum të tillë, për të cilin as kam dije e as kaçik, dua të ndalem për dhe rreth atyrë gjërave  konkrete që une konsideroi se i lejon mendësia ime.

Shqiptarët si popull kishin fituar shtetin kryekëput me sakrifica të mëdha, por përfundimisht me ndihmën e disa popujve dhe shteteve mike të iu themi ashtu në krye me SHBA në e Presidentit W. Wilson, dhe pra datimi i shtetit të njohur ndërkombëtarisht shqiptar fillon në vitn 1912, për tu fuqizuar dhe formësuar aty kah vitet 1920. Fatmirësisht ishin ato vite kur pushtuesit e kalbur osmanlinjë u desh të ikin nga trojet tona, pushtuesit sllav morën shumë territore shqiptare, dhe  atë gjithnji të ndihmuar dhe përkrahur nga pushtuesi barbar  5 shekullor Turk-somanlinjë e cila me shekuj përkdheli sllavët, ndërsa copëtoi shqiptarët edhe si pazare që bënte turku-osmanlij me ruso sllavët. Po megjithatë Shqipëria u bë shtet e cila edhe  pse me pushtet të vet shqiptarëve kaloi katrahura dhe tragjedi kohore, ngase asesi nuk formësohej vetëdija se si të mbahet shteti. Ishin vitet e A. Zogut me shumë tronditje, po kishte edhe të mira, për të pasuar etapa gjysëm shekullore e territ komunist-stalinisto- enverist që tundosi për toke ardhmerin shqiptare. Në ato rrethana shteti shqiptarë si me Zogun ashtu edhe me Enverin nuk e bënë as hapin e miut që të ishin përkrah gjysmës së kombit shqiptarë të copëtuar në  4 shtete sllave. Duhet thënë hapur dhe me plotë gojë se populli i ndarë shqiptarë nga trungu i Shqipërisë që prej vitit 1912 e gjerë më sot nuk e pati as edhe një ndihmë simbolike nga politikajt apo pushtete që ishin në Shqipëri, e kjo përjashton popullin si terësi ngase populli si popull ishte vëlla si në shtetin amë ashtu edhe në trojet e copëtuara. Se populli shqiptarë vërtet ishte i pandarë këtë e tregoi qështja me luftën në Kosovë, ku vet populli shqiptarë i Shqipërisë, ata në Maqedoni e ata në Mal të Zi ishin ata që mbajtën vëllëzërit e tyre nga Kosova në shtëpitë   dhe në bukën e tyre, dhe ketë e bënë pa ndihmen e pushteteve të asaj kohe, pra qeverisë dhe politikajve shqiptarë sidomos atyre në Shqipëri. I përmbledha këto me të vetmin qëllim që të bëja një dallim në mes popullit si grup, dhe politikajve si individë apo pushtetarë të cilët mjerishtë vetëm me parulla të pisia kinse përkrahnin shqiptarët e Kosovës. Po tani të kthehemi në dekadat kur populli i Kosovës,  dhe elita e saj politike me procese demokratike  edhe pse nën okupim, kishin vurë konturat dhe caqet se si të pavarësohet, pra çlirohët Kosova. Pa mëtuar të humbet kontributi i miliona shqiptarëve deri në vitet e 80 të shekullit të kaluar, duhet thënë haptazi dhe pa asnjë ekuivok, se nisja e realizimit të projektit të qartë dhe të menduar mirë për tu çliruar Kosova,  dhe që të bëhet shtet i pavarur erdhën tek në fundin e viteve të 80, sidomos pas demonstratave të studentëve që treguan se shqiptarët do e bëjnë realitet shtetin e dytë shqiptarë. Me Paraqitjën në skenë të intelektualëve të shquar shqiptarë të Kosovës, e edhe atyre të trojeve nga Maqedonia, Mali i Zi dhe Lugina e Preshëvës të cilët u koordinuan si asnjëhere më parë që pas Lidhjës shqiptare të Lezhës më në krye me të madhin e kombit Gjergj Kastriotin, filloi platëforma demokratike dhe me veti të forta nacionaliste që të punohet seriozishtë në shtetformim. Me ato nisma bashkoheshin të gjitha etapat dhe veprimtaritë e shqiptarëve për pavarësi që me shekuj ishin prezente në mendjet e tyre, e sidomos edhe të atyre që sakrifikuan aq shumë që nga LDB ja pas vitit 1945. Me formimin e partisë së parë demokratike shqiptare në trojet shqiptare, pra të LDK-së e cila hapi shtegun që të formoheshin edhe parti të tjera, në praktik filloi etapa madhore dhe e pandalshme që Kosova patjetër se do të arrinte cakun final, atë të pavarësisë. Këtij projekti ju rrekën dhe ju kyqën truri i shqiptarisë në të gjitha trojet etnike, por duhet thënë disi pa një përkrahje të kapshme nga shhteti amë Shqipëria ngase atje kishin filluar tundosjet rreth rrëzimit të enverizmit, dhe kështu ata as që kishin mendjen se çfarë do të ndodh me Kosovën!  Elita e Kosovës e udhëhequr nga mendjet e ndritura më në krye me Ibrahim Rugovën, F. Aganin, A. Cetën dhe mijëra intelektual të tjerë e të përkrahur unanimisht dhe me plebishitë nga populli e ku në këtë rrafshë përkrahja dhe uniteti vinte edhe nga njerëz të trojeve etnike me të gjithë popullin e atyre trojeve e ku përfaqësoheshin nga Nevzat Halili në Iliridë e Riza Halimi në Luginë kishte marrë një detyrë sa të shenjët po aq edhe me rreziqe që të bashkonin mendjet shqiptare rreth kauzës për çlirim, ku diheshin pasojat por edhe ishin vu kufinjët që pos pavarësisë më nuk do ketë zgjidhje tjetër. Në vitet e 90 populli përmes votës vendosi themelt e shtetit, Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut, 7 Shtatori i Kushtetutës në Kaqanik dhe plebishit i popullit me Referendum 1991 e tha fjalën e vet për Kosvën e pavarur, dhe kjo do pasoi me mbajtjen e zgjedhjeve të parat ë Kosovës edhe spe nën tutelen pushtuese serbe ku populli zgjodhi Kuvendin dhe poshtu futi në histori emrin e njeriut që do e ruaj Kosova për mote Presidentin Ibrahim Rugova. Të gjitha këto ngjarje dinamike dhe me vlerë historike anatemosheshin nga pushtuesi serb, por në heshtje përkraheshin nga aletatët tanë që filluan të bisedojnë me përfaqësuesin shqiptar Presidentin Rugova, duke e trajtuar si burrë shteti edhe pse të një shteti që ende ishte nën pushtim klasik. RRjedhat e ngjarjeve të tjera e kanë historinë e vet, filluan të formohen dikasterët e caktuara për të gjitha sferat e jetës, prej arësimit e gjerë te organizimi ushtarak. Kuptohet se të gjitha këto kishin edhe problemet përcjellëse, por historia do e shënoi dhe ruaj se ishin këto fillet e një sistemi demokratik dhe juridik për dhe  rrethë të ardhmës së Kosovës. Pas shumë ecjeve të vështira që pësuan Kosova dhe populli me të së bashku , dalëngadal krijoheshin kushtet që pas një rruge aktive paqësore, si detyrim dhe këshillë që kishim, sidomos nga miku shqiptar SHBA ja, të pasonte edhe hapi tjetër për një luftë të armatosur,  por gjithnji të pëkrahur nga aleatët tanë, dhe kjo do të ndodhi edhe pse me shumë përqarje dhe mosmarrëveshje megjithatë lufta ishte e pashmangshme dhe ajo edhe do të ndodhi në fundin e viteve të 90 ta. Në atë luftë të pabarabartë për nga arësenali ushtarak me armikun serb nga njëra anë, problem do të paraqitej edhe turr e vrapi bajraktaresk shqiptarë se cili do jetë i pari ku  pasoja të mëdha më vonë do të sillte se njëri krah ai i LPK se i cili  më shumë e kishte problem të anatemonte dhe të shantazhonte vijën institucionale  ushtarake sesa nganjihere armikun serb....Për dhe rreth këtyre do të shkruhet në histroi nga historianët e kohës, por fatbardhësishtë Ibrahim Rugova me kohë kishte përgatitur kancelaritë e demokarcive botërore që kur të vie koha të sulmohet Serbija, e kjo do të ndodh pas masakrave të shumta serbe ku me datën 24 mars Nato do ja nis bombardimeve kundër caqeve serbe e kështu bashkë me luftëtarët e UCK së Kosova do të çlirohet në qershor të vitit 1999. Lufta kundër pushuesit ishte madhështore sidomos nga luftëtarët e vërtet, nga luftëtarët që në mendje kishin atëdheun, që nuk kishin interesa personale të abuzonin me gjakun shqiptare, që ishin të frymëzuar  nga veprimtaria e President Rugovës dhe ushtarit të Presidentit njiherit Komandant Adem Jasharit. Luftëtarët ishin vlera e jonë e kombit dhe të tillë do të mbesin për mote, luftëtarë që na bëjnë të krenoemi me ta , e jo me disa që kishin hyrë në luftë për përqarje ndërshqiptare, të cilët nga hotele dhe mërgata turreshin dhe rrahnin gjoksin  duke gënjyer se gjendeshin në fronte. Mjerisht një dëshmi e tillë do të jetë edhe një intervistë e fundit e një njeriu që mëton të përvetësoi  pavarësin e Kosovës si qështje përsonale, por ai tani më i ndodhur nën trysni për korrupcion dhe probleme të tjera që lidhen me të, dhe disa adash të tij deklaroi hapur se ai asnjihere nuk ishte në vija të frontit të luftës, gjë të cilën e kemi ditur shumica shqiptare.

Pas përfundimit të luftës në Kosovë filluan shërime të shumë plagëve për popullin e vujatur, shkatërrimet, djegjet, vrasjet, të pagjeturit dhe mijëra probleme e dhimbje të tjera ishin prezente në zemrat e shqiptarëve, por megjithatë me një vullnet të pashoq filloi rindërtimi i shkatërrimeve, prej atyre shpirtërore e gjerë te ato materiale, duke u munduar që të kapeshin me jetën dhe ardhmërin, me buzëqeshje nga brendia se tani më të çliruar do e mundin vuajtjen. Në gjithë këto gjendje shpirtërore të popullit një qështje do kalonte pa u vërejtur, ngritja marramendëse e politikajve kudo, nga jerëz të padije, në njerëz kinse të shkolluar, nga shumë fukarenjë të para luftës në milionerë të përditshmërisë, ndoshta të gjitha këto populli apo shoqëria e jonë as që donte të i mendonte e besonte me bindjën se nuk ka shqiptarë që do e shfrytëzoi gjakun e humbur për pasurime individuale e familjare, por fatkeqësishtë kjo ndodhte ditë për ditë, dhe nuk do vononte e në Kosovë do krijoheshin dy shtresa të shoqërisë, ajo pasanike qiellore dhe ajo varfanjake popullore. Që mos të mbetej vetëm në këto pisllëqe klane dhe grupe të caktuara të lidhura me politikën dhe para politikën , do kujdeseshin që pas luftës të vriteshin figura të shquara shqiptare, të vriteshin edhe ish luftëtar e komandanta të njohur për hrerozimat e tyre, dhe me këto krime populli filloi të frikësohej, të shukatej dhe të pajtohej me të keqën  e re, atë të pushtetit me emra shqiptarësh, gjë të cilën as pesimistët më të mëdhenjë nuk e ekishin menduar ndonjëhere. Edhe me këto probleme megjithatë qështja e statutit përfundimtar të Kosovës ishte në fokus të aleatëve tanë, dhe kështu me fillimin e bisedimeve në Vjen do afrohej dita e njohjës formale të pavarësisë, dhe kjo do të ndodh me 2008. Që këtë datë mos ta përjetonte  për së gjalli, ai që ishte  në fakt themelues i këtij shteti  Presidenti Ibrahim Rugova u kujdes Zoti i Madh, i cili e mori për në amshim  Burrin e kombit që pas emrit të Gjergj Kastriotit do të mbetet i shënuar në histori shqiptare. Po pra,  me 17 shkurt 2008 Kosova do të merrte lejën nga SHBA ja dhe  aleatët e saj, që të bënte shpalljën formale të pavarësisë, shpallje që do të i mundësonte një njeriut që pa marrë parasysh format politike erdhi në pushtet dhe ai të e lexonte Deklaratën, dhe kjo do i shërbente që edhe më tutje të na krekoset se ai kinse mbetet kryesori për dhe rreth pavarësisë së Kosovës! Askush nuk e ka mendjen dhe as mundësin që të i ik realitetit, pra nuk ka se si të mos pranohet se edhe ai ka merita, ngase te e fundit ishte një udhëheqës politik i UCK se, dhe ishte e është një lider i një partie të madhe në Kosovë, e këtë nuk mundemi as ta kontestojmë, sepse e vëreta është se ky Hashim Thaqi ishte pjesmarrës në tavolinat ku u bisedua dhe u morën qëndrime për shtetin e Kosovës, por ama duke ditur disa të bëma të tij dhe rrethit të tij, jo vonë do të jemi dëshmitar se ky njeri ishte vërtet një përsonifikim enveristo-komunist që për hir të egos së vet ka krijue dëme të pariparuara për shtetin të cilin ai krekoset se e paska bërë vet, dhe pa fajet tona ky do e gjej vendin e vet aty ku e mriton me gabimet e tija fatale???? Kosova e para pavarësisë formale dhe e pas pavarësisë formale përjetoi shumë të zeza që u kryen nga politikaj e biznismen të lidhur së bashku në dallavere, duke varfëruara pasuritë e shtetit, Kosova ende përjeton krimin politik dhe ekonomik, Kosova ende ka kryetar komunash që janë të dënuar apo janë nën akuza për krime të shumta, Kosova sot përjeton pushtimin nga disa familje milionerësh politikaj, të cilët e kanë zaptuar shtetin anë për anë. Kosova e sotme pas 6 vjetë pranim pavarësije është vendi më i varfër në Evropë, vend me afër 2 milion banor, por ku ka më së shumti banditë me pasuri marramendëse e më së shumti varfanjakë të cilët jetojnë në varfëri të skajshme.

Kosova e sotme me pushtet të inkriminuar në krime ekonomike e politike,  ka më së shumti studentë për krye banori në Evropë, por ka më së paku njerëz që kryejnë në mënyrë të rregullt studimet.

Kosova e sotme ka aq  shumë Profesora, Doktorra shkence, mjek, juristë, ekonomista e të diplomuar të tjerë të fushave të ndryshme të cilët sigurisht se në fëmijërin e tyre nuk e kanë krye shkollën e mesme!

Kosova e sotme e pavarur është shumë e varur nga Serbija, nga ushqimi i Serbisë, nga kufiri i Serbisë dhe shkurt edhe nga vullneti i Serbisë se sa e si do e lejoi Kosovën të përparoi, ngase këto gjëra po i forcon edhe më shumë me bisedat që zhvillohen në Bruksel.

Kosova e sotme ka gjykata, prokuroi e të themi komplet gjyqësin më të dobët në Evropë, shkurt gjyqësia në Kosovë funkcionon me lejen e bandave, apo pengohet e shantazhohet me presionin e klaneve pushtetare.

Kosova e sotme ka ende aq shumë patriota të pa mbulesë saqë ata ende mbesin kërcënim për shoqërin, sepse nuk lejojnë debatin e lirshëm brenda shoqërisë shqiptare.

Kosova e sotme ka aq shumë veteran të luftës saqë krijohet përshtypja se as ushtrija gjermane më shumë nuk ka, turli komnadanti e turli gjenerali pa asnjë ditë shkollë.

Kosovave sotme me lejen e kësaj qeverije ka më së shumti shqiptarë me emra  shqiptarësh, që po e humbin identitetin e vet, dhe të cilët etiketojnë dhe shajnë figurat e mëdha të kombit Gjergj Kastriotin, Nanë Terezen e të tjera figura madhore shqiptare.

Kosova e sotme ka besa edhe shumë të tillë rugovista të flakët, por që në perditshmëri janë hajna dhe bandita që bashkëpunojnë në krime me klanet e tjera si ato pushtetare ashtu edhe ato  biznesore.

Kosova e sotme ka një Parlament për të cilin lirishtë mund të thuhet se është vet turpi i shtetit, në Kuvend dhe qeveri thuhet se ka plotë udbasha.

Kosova e sotme është shteti i vetëm në rajon që nuk ka liberalizim të vizave.

Kosova e sotme shquhet edhe me një polici e cila i vjedh provat, dosjet, drogën dhe paratë nga shtëpija e vet, pra policia vet. Në këtë polici korruptohen edhe qështje me pasaporta në vlera milionëshe.

Kosova e sotme ka mjaftë tokë të punuar, por fal jo përkrahjës së qeverisë populli shqiptar ushqehet më së shumti me prodhime të Serbisë, armikut tonë të përbetuar.

Kosova e sotme fal ministrave të korruptuar dhe të kriminalizuar bënë shpërlarje të madhe të parave të pista duke shitur kompanitë shoqërore më së shumti firmave turke, ngase me to edhe kryejn biznese , dhe mundë të fshehin emrat e tyre si bashkëfirmëtar të pasurive të blera.

Kosova e sotme ka plotë mjek e spitale, por nuk ka medikamnete, nagse ato vidhen nga pushtei dhe vet mjekët duke i kontrabanduar në barnatore dhe spitale private.

Kosava e sotme e pavarur  ka shumë të mira dhe pasuri të shumta, por  ato fatkeqësihtë gjënden nën tokë, e në anën tjetër në mbi tokë ka shumë varfëri në vetëdije, në kërkim të shtetit ligjor dhe në kerkim të një ardhmërije normale . Nga gjithë këto mundë të themi se Kosova vërtet po mbetët sui generis sidomos për  ligësi. Po megjithatë kjo Kosovë e jona është vendi ynë, është shpirti ynë, është vullneti ynë dhe krenari e jona. Të gjitha ato dobësi besohet se do të riparohen, të gjithë ata që në një apo mënyrë tjetër kanë lëndue sakrificën e tërë popullit për liri e pavarësi , nuk do jenë të qetë gjatë kohës, dikur do kemi shtet dhe ai shtet ligjor do u trokas në derë atyre që duhet të përgjigjën për plagët që i shkaktuan këtij shteti. Ndryshe e patëm  menduar dhe kuptuar  pavarësin, por po duket se ende është vetëm iluzion, ngase në përditshmëri ka ende varësi e jo pavarësi të popullit, atëher kur vërtet populli do jetë sovrani ,dhe me vetëdije e me votë do të zgjedhi ata që nuk vjedhin dhe nuk shiten për para, do themi ja jemi të pavarur. Kosova e jonë ne vitin 2008 u njoh vërtet formalisht si shtet, e kërkoi me shekuj populli shqiptarë këte, e definoi elita dhe luftetarët shqiptare atë që e ideoi Ibrahim Rugova. Une si i gjithë populli e festoi 17 shkurtin, por nuk do ndalem kurrë të them  këtë fjali:  për mue shteti  është shpallur me plebishitë  popullor e pa fusnotë  me  datat: 2 korrik, 7 shtator dhe  Referendumi në vitin 1991...

Të gjitha këto e që vërtet janë pak të cekura nga mijëra porbleme e të këqeija që kanë mbjellë pushtetet e pas luftës në Kosovë, dhe partitë politike si paterica, nuk duhet të e mohojnë atë se në Kosovë ka pas dhe ka shumë të arritura, ka shumë pozitivitete dhe ka shumë të mira që kanë ndodhur, andaj është fatmirësi që pushtetet ndërrohën, dhe kështu nuk do shkoi larg dhe do ketë përgjegjësi dhe më shumë moral edhe në politikën e Kosovës. Që kjo të arrihët më shpejt duhet që qytetaria kosovare të mendoi me kokë kur të vie momenti i hudhjës së votës, me vota hudhët e keqja, dhe po më vota arrihet e mira. Kosovën e kemi në zemrat tona, por edhe të krijojmë një vetëdije se nëse duhet shteti duhet edhe të japim për shtetin, të punojmë për shtetin dhe të jetojmë me të mirat e shtetit. Të bëhemi të gjithë spiuj për shtetin tonë duke treguar me gisht ata apo ato që duan ta zhvatin shtetin, ndryshe rrezikojmë që edhe ne të zhvatemi nga të pangopurit e që janë ende të veshur me petkat e pushtetarëve, ku nuk përjashtoi  edhe asnjë parti politike ngasee të gjitha kanë përgjegjësi ndaj ligjit.



(Vota: 3 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora