E shtune, 20.04.2024, 04:17 AM (GMT+1)

Mendime

Florim Zeqa: Identiteti artificial

E hene, 17.02.2014, 08:23 PM


Identiteti artificial, rrezikon të ardhmen e shtetit !

Nga Florim Zeqa

Vetëm një ditë pas shpalljes së pavarësisë së 17 shkurtit, nëpër zyrat e qeverisë vërshuan reklamat magjike të deklaratës së pavarësisë, por më një pamje ndryshe nga ajo e djeshmja,...deklarata merrë pamjen e një dokumenti "ANTIK", me një ngjyrë që të përkujton deklaratën e pavarësisë së Shqiperisë e 1912-së.

Bashkë më deklaratën e pavarësisë u servuan me një pako të vetme flamuri më gjashtë yje dhe himni pa tekst, anipse ishte thënë më parë se në kuvend do të shkojnë tri propozimet e zgjedhura, dhe me pas, me votim në kuvend të vendoset për simbolin shtetëror.

"Marigona" e flamurit më gjasht yje u shpërblye nga qeveria me 10.000 euro, po ashtu edhe kompozitori i himnit pa tekst ngjajshëm u shpërbly, por akoma nuk dihet qfarë shpërblimi muar shkruesi i deklaratës së pavarësisë( i huaji ) e sa përkthyesi i saj vendor!

Momentet e mbrëmjës së vonshme të 25 korrikut të vitit 2011, do të mbetën të paharruara në kujtesën e shumicës shqiptare në vend. Ishin ato momentet e ndjenjës së krenarisë kombëtare, ishin ato momentet e vetme (për shtat vite) që na bënën të ndihemi krenar me kryeministrin tonë, ishin ato orë të shkurtëra në të cilat ktheu shpresat dhe unitetin mbarëshqiptar. Si kurrnjëherë më parë, u bënë bashkë pozitë dhe opozitë, të djathtë e të majtë,...veri e jug, lindje e përendim, për shtrirjen e sovrantetit të Republikës së Kosovës në tërë teritorin e saj.

Tërheqja nga aksioni i (pa) koordinuar i qeverisë së Kosovës me 25 korrik 2011, jo vetëm që nuk solli shtrirjen e sovranitetit,...prodhoi barrikadimin e plotë të pjesës veriore nga strukturat kriminale serbe.

Tërheqja e kryeministrit nga veriu i vendit u bë shkas për fillimin e dialogut "teknik" me të cilin filluan edhe fusnotat*** për Kosovën,...e që po vazhdojnë edhe më keq me dialogun politik,...shtetit i hoqën logon dhe simbolet në zgjedhjet e fundit lokale,...e deri të fusnota* në vendimin e FIFA-s për për zhvillimin e ndeshjeve miqësore të Kosovës pa simbole dhe pa logo të Republikës së Kosovës!

Para çdo dështimi të qeverisë së Kosovës, sikur jemi mësuar të dëgjojmë deklarata pompoze të kryeministrit të vendit,...dhe mënjherë vetëm pas disa orësh apo dy-tri ditësh, jo vetëm që ndryshojnë deklaratat e tij, ndryshon i tërë kursi i veprimit politik të tij.

Sikur t'i marrim dhe numërojmë një nga një të gjitha dështimet e kryeministrit tonë, vargu do të na shkojë shumë gjatë...

Në këto momente nuk e kam as idenë më të vogël si do t'i atribuojnë "meritat" qeveritarët e Kosovës në gjashtë vjetorin e shpalljes së pavarësisë, apo siq e parapelqejë ta quaj 17 shkurtin, si aktin e njohjes formale ndërkombëtare të shtetit Kosovës (kërkesë e vazhdueshme e prersidentit historik Ibrahim Rugova).

Qeveria në vend të rezultateteve, që duhej të ishin: zhvillimi ekonomik, hapja e vendeve të reja të punës, luftimi i korrupsionit e krimit të organizuar, furnizimi më energji 24 orë në ditë, furnizimi me ujë të pijes e shumë e shumë gjëra tjera elementare për jetën e qytetarëve...

Nuk do mund të flasin për zhvillim ekonomik as liberalizim të vizave, luftim të korrupsionit as krimit të organizuar,...kërkoj falje se për këtë të fundit, sepse "kanë" çka të prezentojnë; amnistimin pjestarëve të MUP-it serb, kriminelëve të pjesës veriore dhe integrimin (akomodimin) në institucionet prestigjioze të vendit (Policinë e Kosovës, FSK),... vrasësit e policit të Kosovës i shëndrruan në kolegë post-mortum të Enver Zymberit.

Pranimi i nië identiteti artificial për shtetin e kosovës do të lenë pasoja afatgjata për të ardhmën e popullit shqiptar të Kosovës.

Identiteti artificial i shtetit të Kosovës, i një shoqërie multietnike, më simbole (himn e flamur) krejtësisht antikombëtare, do të bëjë që gjenereatat e ardhshme të identifikohen më diqka që nuk është e tyre.

Merrëni me mend, çfare do të ndodhë pas 50 viteve?! Të rinjët shqiptar të Kosovës, do të jenë të gatshëm të luftojnë për simbolin e tyre shtetëror, sakrifikohen deri në vetëflijim për këto simbole ?!

Historia e deritanishme e krijimit të kombeve dhe shteteve artificiale na ka mësuar, që destinacion të fundit kanë shkatrrimin e jo mbijetesën si kombe dhe shtete ( ish federata Jugosllave, bashkimi sovjetik,...etj).

Më një fjalë krijesat artificiale, herët apo vonë i pretë shpërbërja dhe dekompozimi i tyre nacional.

Do të ishte mirë për shtetin e Kosovës, që dekompozimi i multietnicitetit të ndodhë sa më shpejtë, pa u vonuar, në mënyrë që gjenertave të ardhshme mos t'ju mbetët nëpër këmbë "gogoli" i multietnicitetit, si shkak i konflikteve të reja ndëretnike në Kosovë.

Realiteti i përbërjes etnike të Kosovës, e mbi 92 % popullatë shqiptare e demaskon fuqishëm formulen e multietnicitetit si një mashtrim klasik apo gabim fatal të ndërkombëtarëve?!

Lideret politik të së arhmës së afërt duhet ta kenë prioritet në agjendat e tyre politike ndryshimin e këtij realiteti të mbrapsht dhe antikombëtar të shtetit të Kosovës.

Në të kundërtën, nëse kjo nuk ndodhë mbrenda dhjetëvjetëshit të parë, atëhere jo vetëm së do të jetë më e vështirë,...do të vihen në lajthitje të madhe pasardhësit tanë më identitetin e tyre shtetëror dhe kombëtar.

Në shtetin e Kosovës, në të cilin nuk funksionon ligji e as kanuni. Të huajt (ndërkombëtarët) janë bërë zot shpije në shtëpinë tonë. Ne jemi bërë pikë e pesë të ndarë në shumë parti e grupacione politike, duke mos respektuar asnjë kriter apo vlerë njerëzore.

Duke mos u krahasuar më vlera por më muskuj, si në kohën e principatave dhe bajraqeve. Dikush sundon në Llap e tjetri në Gollak, dikush në Drenicë e tjetri në Dukagjin, dikush në Shalë e tjetri në Pashtrik,...e kështu më radhë, duke ja humbur karakterin unik të shtetit, ngulfatjën e drejtësisë dhe injorimin e ligjeve shtetërore. Të fortit e politikës janë vetë ligji dhe drejtësia e Kosovës!

Në ket përvjetor të shtetit të Kosovës, gjëja e vetme më të cilën ka arsye të mburret Qeveria është ajo se kjo është qeveria më megalomane jo vetëm në rajon, por edhe më gjerë për numrat që i ka: një kryeministër më 25 këshilltar, 6 zv. kryeministra, 19 ministri më mbi 40 zv.ministra, e kush e di sa këshilletar e asistent të tjerë ka në ato ministri. Mbase më këta numra do t'ja kishin lakmi edhe shtetet më të zhvilluara të botës.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora