Mendime
Kastriot Myftaraj: Letër e hapur Drejtorit të Arkivit
E merkure, 12.02.2014, 08:55 PM
Letër e hapur Drejtorit të
Përgjithshëm të Arkivit të Shtetit, z. Gjet Ndoj
Nga Kastriot Myftaraj
I nderuar z. Ndoj!
Meqënëse ju jeni katolik gjë për të cilën keni shprehur krenari në librat tuaj, njërin prej të cilëve ma keni dhuruar edhe mua, keni një detyrim shtesë për të sqaruar një shpifje që është bërë me bashkëpunimin e institucionit tuaj ndaj një personaliteti të rëndësishëm të kulturës katolike dhe asaj shqiptare në përgjithësi, që është At Zef Valentini. Deri më sot nuk është bërë e mundur të kapet ajo dorë që falsifikon dokumente, kinse të ardhura nga arkiva të huaja, për të futur në rrugë të gabuar historiografinë shqiptare. Studiuesit shqiptarë të sotëm janë fare pak të vëmendshëm në këto raste, dhe bëjnë sikur nuk e dinë se pjesë e metodologjisë së punës të një studiuesi serioz është ajo që njihet si kritika e burimeve të përdorura. Një shembull se si vepron mekanizmi djallëzor i falsifikimit e patëm kohët e fundit, kur na u paraqitën disa dokumente kinse të nxjerra nga Arkivi Sekret i Vatikanit, të cilat ishin sjellë në Arkivin e Shtetit në Shqipëri, për t’ u përdorur kundër një misionari të madh italian dhe katolik, që jetoi dhe punoi për një kohë të gjatë në Shqipëri dhe për Shqipërinë, At Giuseppe (Zef) Valentinit (1900-1979), njëherësh i njohur ndërkombëtarisht edhe si një albanolog i madh.
E kam ditur se diktatura komuniste shqiptare e shpalli At Valentinin armik, dhe kërkoi ekstradimin e tij në Shqipëri për ta dënuar si agjent fashist (?!), ndonëse nuk arriti që të jepte asnjë provë për veprimtarinë e tij fashiste në librin me dy vëllime “Veprimtaria antikombëtare e klerit katolik, me autor ish-kryetarin e Degës së Punëve të Brendshme të Shkodrës dhe ish- Zëvendësdrejtorin e përgjithshëm të Sigurimit të Shtetit, Rakip Beqaj, të botuar në 1969, fill pas ndalimit të fesë në Shqipëri. Por të them të drejtën nuk e kam pritur që në vitin 2012, At Zef Valentini të quhej spiun dhe armik në një revistë, si ajo me titullin “Letra”, që paraqitet si organ i Departamentit të Letërsisë të Fakultetit Filologjik të Universitetit Publik të Tiranës, revistë që ka si kryeradaktore shefen e Departamentit të Letërsisë, Dhurata Shehri, e cila është gruaja e ish-deputetit katolik të PD-së, për Qarkun e Lezhës, Mark Marku. Ashtu siç nuk e kam pritur që autor i artikullit ku të bëheshin këto akuza për At Valentinin të ishte një pedagog katolik i Departamentit të Letërsisë, Agron Gjekmarkaj, ish-drejtor i drejtorisë së Librit në Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve në vitet 2005-2007, dhe ish-këshilltar i Presidentit të Republikës për kulturën. Ky Agron Gjekmarkaj, ka 15 vjet që shtiret si nipi i At Zef Pllumit dhe kështu ka siguruar për vete përfitime, në trajtën e posteve të ndryshme. Në artikullin me titull “Kur jezuitët denonconin Fishtën në Vatikan: zbulimi i dokumenteve sekrete të raportimit në Vatikan”, të botuar në revistën “Letra” që në numrin e parë të saj (artikulli u ribotua nga revista “Mapo”), në 2012 Gjekmarkaj thotë (artikullin jam i detyruar që ta citoj të plotë për ta bindur lexuesin më mirë për të pavërtetat që përmban):
“Fishta, si pak të tjera personazhe të historisë sonë, ka qenë objekt intrigash jo vetëm pas vdekjes për arsye tashmë të njohura, por edhe atëherë kur ai ishte në apogjeun e famës dhe autoritetit. Të çudit fakti se ai sulmohej, spiunohej nga sivëllezërit e tij meshtarë të Urdhrit Jezuit, të cilët ishin kryesisht italianë. Çuditërisht një prej denoncuesve të tij kryesorë në Vatikan është Giuseppe Valentini (i konvertuar kulturalisht në shqiptar dhe i njohur si Zef Valentini) Një nga identifikuesit e kësaj autorësie ishte dhe At Zef Pllumi. Valentini me të drejtë konsiderohet si njëri prej albanologëve më në zë për kontributin cilësor e kryesisht për veprën e tij 25-vëllimshme ‘Acta Albania-Veneta’ Jo rastësisht ne gjetëm në Arkivin e Shtetit një raport të rrallë i cili është marrë në Vatikan nga një dorë dhe mendje e kujdesshme dhe është sjellë në Shqipëri para pak vitesh, me dëshirën që historianët të jenë sa më afër të vërtetave historike. Materiali në fjalë është i kompozuar nga disa letra të ndryshme me objekt të njëjtë: Fishtën, të cilat i dërgoheshin Sekretarisë së Shtetit të Vatikanit nga klerikët e lartë jezuitë nga Shkodra. Ajo çka na habit më shumë në këtë rast, është fakti se nuk kemi të bëjmë me informacione të ndryshme rutinë, por me akte të vullnetshme e të pastra spiunimi, me një nivel të lartë intrigash, me qëllimin e përcaktuar të denigrimit dhe dobësimit të pozitave të Fishtës në Vatikan, duke e paraqitur atë si antijezuit, antiitalian dhe shumë patriot shqiptar sesa ia lejonte petku. Kemi të bëjmë me një manipulim të rrethanave dhe kontekstit historik me këto hipoteza, thashetheme me burime informacioni të ashtuquajtura sekrete, që dëshmojnë për një mënyrë të vepruari meskine dhe mungesë respekti ndaj shtetit shqiptar dhe ligjeve të tij. Inicialet me të cilat janë firmosur disa syresh të shpien te Zef Valentini, aso kohe personazh në pah i publicistikës në Shqipëri si drejtor i revistës ‘LEKA’.
Në thelb të konfliktit është përdorimi i gjuhës shqipe në shkollat e klerit, ndaj së cilës jezuitët ishin kategorikisht kundër. Këto letra variojnë në momentin kur shteti shqiptar humbet gjyqin në Hagë për çështjen e shkollave katolike, të cilat u mbyllën në vitin 1933 nga ministri i atëhershëm Mirash Ivanaj, në emër të një shkolle kombëtare laike. Diku nga fillimi i vitit 1935 Gjergj Fishta ngarkohet nga Vatikani që të negociojë me mbretin Zog për rihapjen e këtyre shkollave, në bazë të vendimit të gjykatës ndërkombëtare. Gjatë këtyre bisedimeve At Gjergj Fishta do të kërkonte të gjitha të drejtat e mohuara, për të cilat Zogu u tregua mjaft i arsyeshëm, por meqenëse ai ishte përfaqësues i të gjithë klerit, pra edhe i jezuitëve në këto bisedime, nga këta të fundit ai do të shihej me shumë dyshim, sepse Mbreti premton hapjen e shkollave, por vë si kusht gjuhën shqipe, gjë që përkon dhe me bindjen e Fishtës. Nga ky moment ata mendojnë se Zogu (i cili pas amnistisë mbretërore të vitit 1929 i kishte përmirësuar mjaft raportet me poetin françeskan) është cytur nga Fishta për të arritur në një përfundim të tillë dhe, me pretekstin që nuk kanë trupë pedagogjike për këtë gjuhë, ndërtojnë një mekanizëm akuzash të rënda pranë Selisë së Shenjtë për t’i hequr atij të drejtën e përfaqësimit pranë Oborrit mbretëror. Në këtë përpjekje, siç do të shohim edhe nga letrat e përkthyera, dalin në pah të gjitha kontradiktat e hershme ndërmjet klerikëve italianë, të cilët në disa raste mbronin edhe interesat e qeverisë fashiste.
Këto letra hedhin dritë mbi një periudhë të caktuar historike e sidomos për Fishtën kaq të përfolur. Ato rrëzojnë versione pasionante të disa studiuesve shqiptarë që vënë në dyshim kontributin e tij kombëtar dhe marrëdhëeniet me Italinë e Fashizmit. Ne e dimë që dy rrymat më të fuqishme të klerit katolik në Shqipëri kanë qenë Françeskanët dhe Jezuitët, të cilët në aktivitetin e tyre kanë patur disa ndryshime thelbësore përsa i përket qëndrimeve ndaj gjuhës, kulturës, kombësisë dhe politikës. Françeskanët si Fishta, Gjeçovi, Prenushi etj. kishin studiuar në Bosnjë dhe ishin influencuar dukshëm nga profesorët kroatë krijues të formulës ‘Atme e Fe’, çka do të thotë krahas doktrinës kristiane edhe përpjekje për identitet kombëtar e kulturë kombëtare. Kjo formulë dhe ky parim dominoi veprimtarinë fetare dhe kulturore edhe në Shqipëri, me Fishtën si autoritet të padiskutueshëm. Ndërsa Jezuitet janë më universalë. Ata përgjatë historisë së tyre, që kur u themeluan si urdhër nga Injacio La Jola, janë marrë kryesisht me ruajtjen e autoritetit të Selisë së Shenjtë dhe formimin shpirtëror e teologjik të besimtareve, duke synuar globalizmin katolik, pa u interesuar shumë për veçoritë kombëtare të popujve pranë të cilëve ata ishin misionarë. Ky dallim në fillim të shekullit tjetër e në vazhdim qe shumë i dukshëm në Shqipëri, sepse mbështetja që gëzonin françeskanët ishte shumë e lartë. Natyrisht kjo u kushtëzua nga zgjedhja e tyre në favor të shkrimit të gjuhës shqipe, kulturës dhe problemeve kombëtare. Këto letra janë një lakmus që na ndihmon për të rrokur me mend sot aspekte të ndërlikuara historike dhe në një farë mënyre rikonfirmojnë postulatin e jezuitëve ‘Njihe armikun më mirë se veten”. (Revista “Letra”, Tiranë 2012, nr. 1, f. 73-74)
Ky është artikulli i Gjekmarkajt. Në vazhdim të artikullit Gjekmarkaj boton edhe tre letrat, që supozohet të kenë dalë nga Arkivi Sekret i Vatikanit, përmbajtja e të cilave është ajo që Gjekmarkaj e bën të ditur në artikull. Tani le t’ i marrim gjërat me rradhë:
1)Gjëja e parë që të bën përshtypje është se Gjekmarkaj i merr apriori si të vërteta këto të ashtuquajtura letra për të cilat na thotë se i ka gjetur në Arkivin e Shtetit në Shqipëri dhe që mendohet se janë dërguar në Vatikan në 1935, për të spiunuar Fishtën dhe për të shpifur ndaj tij, nga ana e jezuitëve të huaj italianë që gjendeshin në Shqipëri. Nuk mund të mos pyesim se si Gjekmarkaj nuk dyshon për asnjë moment se këto letra mund të jenë të falsifikuara. Se nëqoftëse dokumente të tilla ekzistojnë vërtet, ato duhet të jenë në Arkivin Sekret të Vatikanit, dhe që atje nuk mund t’ i nxjerrësh. Si shpjegohet që Gjekmarkaj i beson verbërisht njeriut që ka sjellë “dokumentin”? dhe për asnjë moment nuk e ve atë në dyshim? A nuk e kupton Gjekmarkaj se dokumentet e llojit që pretendohen në shkrim edhe nëse ekzistojnë kanë një periudhë të tillë klasifikimi që nuk mund të nxirren pas 70-80 vitesh? Dhe kjo gjë ndodh jo vetëm në Arkivin Sekret të Vatikanit, më i vjetri në botë, por në çdo arkiv të vendeve serioze. Por sigurisht, njeriu-hije në fjalë mundej fare mirë t’ i falsifikonte ato. Dhe këtë e ka bërë me dinakëri, duke mos shënuar emrin e At Valentinit, por inicialet e tij, që pastaj të tjerët, si At Zef Pllumi të arrinin deri te emri i tij. Po At Zef Pllumit nuk i shkoi ndërmend se ky dokument ishte i falsifikuar, se ai e dinte mirë se askush nuk mund ta nxirrte një dokument të tillë nga Arkivi Sekret i Vatikanit nëse ekzistonte?
2)Nëse
Gjekmarkaj do të kishte besuar se letrat janë autentike, ai mund të ngarkohej
vetëm me fajin e naivitetit të pafalshëm. Por duket se edhe vetë Gjekmarkaj e
di se letrat janë të rremë, se ai nuk jep as datat kur janë nisur letrat. Ai na
jep vetëm një të dhënë të errët, në artikull, fillimin e vitit 1935, si datë të
nisjes të letrave. Gjekmarkaj nuk është se e bën këtë nga harresa, por ai
kërkon të fshehë një detaj që duket se e ka mësuar më vonë dhe që zbulon se
“dokumenti” nuk ka ekzistuar kurrë dhe ai është falsifikuar madje në disa anë
shumë trashë. Në fillim të vitit 1935, kur supozohet të jenë nisur letrat nga
Shkodra, At Valentini gjendej në Itali, në Firence, prej një viti, për të bërë
fazën e fundit të përgatitjes të tij si jezuit, kurse letrat në fjalë
dërgoheshin nga Shkodra. Kjo është një gjë lehtësisht e verifikueshme se
përgatitja e anëtarëve të Shoqërisë së Jezuit (Urdhrit Jezuit), së cilës i
përkiste At Valentini bëhej dhe bëhet ende sipas një sistemi të përcaktuar
saktë dhe që zbatohet me rreptësi. Në 1934-35, At Valentini gjendej në
Këtë të dhënë biografike për At Zef Valentinin (Alesandro Scurani, në “Studi Albanologici Balacanici, Bizantini e Orientali”, in onore di Giuseppe Valentini S.J., “Leo Olsici Editore”, Firenze, 1986, f. xiv) e dinte mirë At Zef Pllumi, se rregullat e fshehta të jezuitëve i mësoi në gjyqet komuniste kundër tyre, dhe mund ta verifikojë lehtë edhe Gjekmarkaj. Nëse ai njeriu hije që bëri falsifikimin do të ishte konsultuar paraprakisht me At Zef Pllumin, nuk do ta kishte bërë këtë gafë, por me sa duket kjo nuk i prish punë se At Zef Pllumi ishte gati ta pranonte falsifikimin edhe kështu, dhe ta potenconte të pavërtetën. Gjekmarkaj e ka kuptuar sot këtë gafë, prandaj kur boton letrat nuk vendos datën e tyre. Pra, është i vetëdijshëm se ato janë të gënjeshtërta.
3)
Çështja do të sqarohej nëqoftëse Gjekmarkaj do të na thoshte se cili ishte
njeriu që i dërgoi letrat në Arkivin e Shtetit në Shqipëri dhe që ai e quan
“një dorë e kujdesshme”. Ky njeri duhet të ketë një emër, që është regjistruar
diku, se për futjen e dokumenteve në Arkiv ka një procedurë të caktuar. Pse nuk
4) Cilido që i njeh rregullat e rrepta të Urdhrit Jezuit, dhe Gjekmarkaj diçka duhet të dinte për to, nga rrëfimet që i ka bërë At Zef Pllumi për gjyqet kundër tyre, e kuptonte se At Zef Valentini nuk mund t’ i dërgonte këto letra drejtpërdrejt në Sekretarinë e Shtetit në Vatikan. Këtë gjë mund ta bënte vetëm eprori i tij i drejtpërdrejtë jezuit në Shqipëri. Në letra mund të çitohej At Valentini por jo të ishte dërguesi i tyre. Por dikush ka ngatërruar rregullat e informimit të Urdhrit Jezuit me ato të organit të Rakip Beqajt në Shqipëri.
5)Por një gjë tjetër që zbulon se letrat janë të rreme, është se në to thuhet se jezuitët kanë qenë kundër mësimit të gjuhës shqipe në shkollat e tyre në Shqipëri?! Kur dihet se ishin ata që hapën të parin kolegj në Shqipëri ku mësohej gjuha shqipe, atë Saverian. Nëse jezuitët do të kishin qenë kundër mësimit të gjuhës shqipe, nuk do të kishte ardhur Zef Valentini si misionar kulturor në Shqipëri dhe nuk do të kishte bërë veprën e tij madhore që bëri, në dobi të kulturës shqiptare.
6)
Gjekmarkaj na thotë se ka qenë At Zef Pllumi ai që e identifikoi Valentinin në
“dokumentin” e zbuluar, duke interpretuar inicialet G.V. (Giuseppe Valentini)
Nëse është kështu, nuk është ironi e vogël, se del që At Zef Pllumit i kaloi
jeta duke identifikuar jezuitët “armiq”. At Zef Pllumi ka vdekur në 2007.
Meqënëse Gjekmarkaj thotë se “dokumenti” është sjellë në AQSH vitet e fundit,
atëherë
“Njaty kah gjysma e janarit po ndiej zanin e kryetarit të kshillit që po më thrret. Dola n’ oborr. Kur më pa më tha: ‘Rri aty se po vjen kapidani!’ (Kapiteni në të folmen e vendit- K.M.). Megjithëse ishte ditë e ftohtë, e prita në oborr, e ftova me hi mbrendë, por nuk ndigjoi në kurrfarë mënyre. M’ u paraqit:
-Jam kapidan Ajet Zeneli, shefi i Sigurimit për Dukagjinin. E njef Zef Gjon Balën?
-Shoferin në Shkodër?
Artikulli duhet marrë si i besueshëm se botohet në gazetën e shtëpisë botuese që ka botuar edhe librin e At Zef Pllumit. Kështu, sipas At Zef Pllumit, shefi i Sigurimit të Shtetit për Dukagjinin i dekonspiroi atij gjithë rrjetin e Sigurimit të Shtetit në Dukagjin, të gjithë rezidentët. A mund të besohet kjo gjë? Si do t’ i besonte kaq shumë ky oficer i Sigurimit të Shtetit një prifti katolik që kishte qenë i burgosur politik, dhe mund të ishte agjent i Sigurimit të Shtetit? Për dekonspirimin e rrjetit një oficer Sigurimi shkonte në plumb. Merret vesh, At Zef Pllumi me këtë përrallë ka dashur të justifikohet për atë që rrinte ditë e natë me shefin e Sigurimit, se kishte njerëz që e mbanin mend këtë gjë. Në artikullin me titull “At Zef Pllumi dhe gjeniu Ismail Kadare në një libër të jashtëzakonshëm palimpsest”, Ajet Zeneli thotë:
“Unë që kam pasur fatin e madh ta njoh At Zef Pllumin personalisht shumë vite më parë, mund të them se At Zef Pllumi dhe Ismail Kadare janë të denjë për njëri-tjetritn. At Zef Pllumin e mbaj mend kur kam qenë me punë në malësitë e Shkodrës në vitet ’50 dhe në fillim të viteve ’60, kur ai kishte ardhur si meshtar katolik në katundet e thella, pasi ishte liruar nga burgimi i parë politik. Unë kisha dëgjuar shumë për të nga shokët e mi për qëndrimin e shkëlqyer dhe të lavdërueshëm që pati mbajtur në hetuesi dhe në gjyq, kur u dënuan klerikët katolikë dhe që unë më pas gjithmonë ua tregoja si shembull atyre që më pas gjendeshin në pozitën e tij. At Zef Pllumin e kujtoj si sot, ashtu energjik dhe të papërtuar, gjithmonë të gjendshëm, gjithmonë shumë të gatshëm për të punuar në fushën së cilës i ishte përkushtuar brenda dhe jashtë Kishës, gjithmonë mes njerëzve, fjalët dhe hallet e të cilëve i dëgjonte me shumë vëmendje kudo, që nga dhoma e fshehtë e rrëfimit, sipas rregullave të Kishës, e deri në rrugët e sheshet e katundeve e odat e kullave. At Zef Pllumi këto fjalë i kthente në lutje, në mesazhe që merrnin rrugën drejt qiellit, por pa harruar asnjëherë tokën me të cilën At Zef Pllumi ishte i lidhur fort me fije jetike, të cilat e bënin të mbijetonte. Unë jam dëshmitar se sa të forta qenë këto fije. Shumë jetë njerëzish ndryshuan përgjithmonë nga këto mesazhe të At Zefit. Kur At Zefi Pllumi erdhi në malësi, shokët e mi nga Shkodra më njoftuan se po vinte një njeri shumë i vlefshëm dhe ai kështu doli të ishte vërtet… Pa ndihmën e tij shumë të madhe unë do ta kisha pasur shumë të vështirë në atë vend. Sikur të kisha pasur nga një njeri si At Zef Pllumi kudo ku kam qenë unë do ta kisha pasur shumë të lehtë… Pasi ke lexuar këtë libër të vjen të bërtasësh me zë të lartë, duke perifrazuar titullin e librit me kujtime të At Zef Pllumit që ta dëgjojnë ata që duan të shtrembërojnë të vërtetat e mëdha të së shkuarës: Rrno vetëm me u turpnue!” (Gazeta “55”, 5 qershor 2006, f. 7)
Unë besoj
se komenti në këtë rast është i tepërt. Ky Ajet Zeneli meriton respekt që
denoncoi mashtrimin e At Zef Pllumit. Tani del pyetja:
7) Gjekmarkaj dëshmon një mungesë totale dijenie për urdhrat katolikë, kur ai e quan Fishtën sivëlla me jezuitët. Sivëlla ishte një term që përdorej për anëtarët e të njëjtit urdhër. Fishta ishte sivëlla me franceskanët, jo me jezuitët. Gjekmarkaj edhe kur kërkon të tregojë erudicion zbulon vetëm injorancën e vet. Kështu, ai përmend në artikull emrin e themeluesit të Urdhrit Jezuit, por e quan atë Injacio La Jola. Duket se në fantazinë e Gjekmarkajt mbiemri i këtij është Jola dhe pjesëza “La” është ajo që i vihet para mbiemrit, siç ndodh me aristokratët. Në fakt themeluesi i jezuitëve nuk ishte aristokrat por djali i një kovaçi. Mbiemri i tij ishte Loyola. Nuk dihet se ç’ Jola ka pasur në mendje ky degustator jo vetëm semantik, kur ka shtrembëruar emrin e Shën Ignacio Loyola, falë një asosacioni idesh. Paska për të lënë çirak të denjë, si pasardhës, Ago Ymeri i legjendës së fakultetit, të cilit po i vjen mosha për të dalë në pension.
8) Gjekmarkaj nuk i fajëson jezuitët vetëm për spiunimin e pretenduar ndaj Fishtës, por përsërit ndaj tyre dhe akuzat e propagandës komuniste dhe antiklerikale në përgjithësi, duke konkluduar në fund të shkrimit se jezuitët janë armiqtë e shqiptarëve edhe sot e kësaj dite. Në fund të shkrimit, thuhet, e zeza mbi të bardhë thuhet se jezuitët janë armiq. Kjo është dhe një nga arsyet për të cilat është falsifikuar letra, që të mbështesë këtë teori konspiracioni antijezuite. Me siguri autorët e letrës së falsifikuar që qëndrojnë pas shkrimit të Gjekmarkajt i ka zënë frika se mos jezuitët i japin kulturës shqiptare ndonjë tjetër studiues të përmasave të Zef Valentinit në shekullin XXI.
9)Nuk është rastësi që ky artikull i Gjekmarkajt është botuar ndërkohë që Presidentit të Republikës të asaj kohe i ishte bërë propozimi që At Zef Valentini të dekorohej me urdhërin më të lartë që ka shteti shqiptar, atë Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Shkrimi u botua që të ndikonte te Presidenti që të mos ia akordonte dekoratën e lartë At Zef Valentinit. Gjithsesi është shumë e rëndë që në një revistë që është organ i një departamenti të Universitetit Publik kryesor të vendit, sajohet një subversion i tillë intelektual që arrin deri në kufijtë e terrorizmit intelektual. Ky është një shembull i keqpërdorimit të skajshëm të autonomisë së universiteteve publike. Këtu kemi të bëjmë me një çështje me të cilën duhet të merret Prokuroria e Përgjithshme dhe SHISH se falsifikimi i dokumenteve që cënojnë rëndë historinë e Shqipërisë është një akt shumë i rëndë dhe duhet të dënohet sipas dispozitës së Kodit Penal për mashtrimin në bashkëpunim. Por truri i falsifikimit është dikur tjetër, në zyrën e Kryebibliotekarit të vendit, të cilit Gjekmarkaj i shërben si qehaja duke e përcjellë në shtëpi dhe duke i mbajtur dhe çantën gjatë shëtitjes së shkurtër, ku bisedohen punë të errëta. Është Kryebibliotekari i cili i ka hedhur me siguri një sy shkrimit para se të botohet dhe i ka sugjeruar Gjekmarkajt që të heqë datat e letrave, se kështu zbulohej e vërteta.
Z. Ndoj!
Unë e kam si parim që t’ i gjykoj njerëzit nga veprimet që bëjnë dhe jo nga ato që thuhen për ta. Për ju u thanë shumë gjëra kur u emëruat në këtë post, u tha se nuk e meritonit emërimin etj. Tani keni rastin që t’ i përgënjeshtroni në mënyrë të bujshme kritikët tuaj duke bërë atë që nuk kanë arritur ta bëjnë paraardhësit tuaj profesionistë të fushës deri më sot.