E enjte, 01.05.2025, 03:47 PM (GMT+1)

Mendime

Asllan Dibrani: Spiunët t'i dekorojmë apo gjykojmë?

E marte, 11.02.2014, 08:31 PM


Spiunët t'i dekorojmë apo t’i gjykojmë?

Nga Asllan Dibrani

Shtypi   dhe mediat    këto ditë  i dhanë jehonë   aferës së     spiunëve  dhe bashkëpunëtorëve    në sistemin ish jugosllav,  por edhe  në "Kosovën e lirë"!.  Pa pjekuria e një pjese    publikut apo mjegulla që po   i servohet   me një suvatim   super    arrogant dhe të  nivelit të ulet, kanë bërë një rrëmujë   Serbia   me bashkëpunëtorët e vet  . Disa  gazeta mediale dhe  emisione  televizive, po e cenojnë  qenien tonë  me një injorance  , nga divergjenca     të majta  e të djathta ,    ekstreme  edhe parimore, moderne  dhe  klasike, nga superiore dhe  primitive .  Të tillët përmes  shtypit dhe mediave ,  përpiqen të   prodhojnë paqartësi   lidhur me ish të burgosurit politik,  qe vuajtëm në  kazamatet serbe dhe burgjet ma famëkeqe   të saj .Njëri  nga ato ishte  burgu i Nishit që lamë  një pjesë të rinisë si student  ,profesor , krijues , nxënës dhe punëtorë  ,  na   mbyllen me motive politike  si  anti jugosllav, si nacionalist  dhe armiq të Jugosllavisë.    atë burg famëkeq  vuajtjet e dënimit  i  bënë ish të burgosurit politik  mesa vijon:

Si Berat Luzha, Martin Çuni,  Ali Lajqi,  Sejdi Veseli, Gani Krasniqi, Ahmet Isufi,  Hydajet Hyseni,  Sylë Muja, Gani Koci, Jonuz Musliu,   Ramadan–Gashi (Dobra),Xajë Nura, Sali Sefa, Bajram Kosumi, Kadri Llugaliu, Sali Salihu, Rexhep Maqedanci, Musli Kosumi, Hysen Gega,  Muhamet Rogova, (Xhemail Krasniqi i vdekur në burgun e Nishit nga keqtrajtimet  dhe torturat me 1989)! Sejdi Elezi, Bedri Bajrami, Hasan Ukëhaxha,  Enver Dugolli,Enver Topalli  dëshmor i  masakruar dhe i vrare në burgun e Dubravës. Në  kohën sa isha në burgun e Prizrenit, patëm shkëmbim   letrash në edhe se ishim të izoluar,   si pike  kontakti kishim tualetin që i lenim  njeri tjetrit letra.  Për herën e fundit   e pashë vetëm përmes   vrimave të  dritareve u përshëndetem vetëm më zë në shëtitoren e  burgut me Ahmet Paçarizin që vrau policinë   serbe në  shkollën e Dragobil të Malishevës  dhe  u  ekzekutua pas tri ditësh, po nga ai burg,  Agim Sahiti, Halit Berisha, Sabri Sopi, (Gursel Sylejmyani  piktor dhe shok  i artit ,dëshmor i vrarë në luftën e Jezercit në Ferizaj me gjithë vëllain Bajramin) !. . . Sejdullah Kadriu, Nijazi Kadriu  Myslim Dobruna,  Selim Zhubi, Sherif Konjufca,  Milaim Krasniqi, Vehbi Fetahu, Xhevat Zeka, Emin Krasniqi, Salih Mala, Naim Statovci,Emin Qerimi ,Esat Arma , Selim Geci,Ramadan Pllana,  Ramiz Arifi,  Skender Vardari   dhe unë Asllan Dibrani ish të burgosur  politik të viteve  1981.

 -Shumë kujt i mbetën atje   eshtrat   në atë burg , sikur Gjemail Krasniqi     vuajtje të dënimit , po edhe    barrikadat  dhe thyerjen  e  burgut të Nishit në vitin 1977 , që s'kemi kurrfarë të dhënash se sa vdiqën u torturuan dhe    u vranë në atë ngjarje! Aty i pash njerëzit ma të devotshëm ,   ma të pa thyeshëm  ,   secili kishim ideal  çlirimin e Kosovës dhe  shndërrimin e saj në Republikë të pa varur si shtet në vete. Me rastin e  përfundimit   të kohëzgjatjes së burgut ndonjëri nga të burgosurit  politik  atë ditë e priste me hidhërim nga se  nuk  e  imagjinonte një  jetë,  pa shokët e vet të burgut, në një Kosovë  ,ashtu siç e kishim lënë    të robëruar, që  u përballte me rezistencë  edhe ma tutje   reprezaljeve serbe,    çdo   muaj  dhe javë  binin nëpër burgje djem  e vasha të reja .

S'ishim, as për socializmin e Shqipërisë  me një verbësi  politike  dhe  vet izoluese  , qe si pasojë e asaj politike,  Kosova  mbet  nën Jugosllavi  nga mashtrimi  dhe  tradhtia   apo  dinakërinë e klikës së  Titos  !!!???...

 Në atë burg nga shokët e lartshënuar nuk pash njerëz qe ishin për komunizëm     jugosllav po ishim për rrënimin e  tij , s'ishim, as për socializmin e Shqipërisë  me një verbësi  politike  dhe  vet izoluese  , qe si pasojë e asaj politike,  Kosova   mbet  nën  Jugosllavi  nga mashtrimi  dhe  tradhtia   apo  dinakërinë e klikës së  Titos  !!!???...Fatkeqësisht Republikën   e  Shqipërisë e mbuloj    një ideologji   e gabuar  staliniste   dhe komuniste  e udhëhequr nga Enver Hoxha dhe  nga  mashtrimet   e Miladin Popoviqit dhe  të tjerëve,  Kosova mbeti nën regjimin  e Jugosllavisë deri në   luftën frontale të "Ushtrisë Çlirimtare  të Kosovës" që   i  doli  zot Kosovës  me aleatët  amerikan dhe  evropian. Ai regjim   u përmbys   ,   projekti i   akademisë serbe  ra ,  për  përsëritjen    e dhunës  , terrorit dhe djegies së Kosovës   si    në Toplicën e viteve   1978, të krahinës së Novipazarit  , të Nishit etj ,që s'ishte bashkërisht ,  ma e vogël se Kosova e sotme.  Mbi 700  fshatra, u dogjën u vranë dhe u dëbuan, që sot e atë ditë, popullata  shqiptare  nuk  u  kthyem ma në troje tona!.

-Ekspedita serbe    sipas planit  e zbrazi Kosovën  edhe në vitin 1998-1999, në tërësi   me shpresë , se po     arrihet    plani  i tyre  i serishëm , vrau, dogji e dëboi  edhe kësaj  here , siç jemi dëshmitarë të gjithë,  pos  fëmija  nën moshën 14 vjet nuk e mbajnë  meqë  nuk ishin  të lindur  atëherë. Në Kosovë mbeten , pos tradhtarëve  shqiptarë edhe   luftëtarët    e lavdishëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,  që sot  lloj, lloj  matrapazi   mundohet ta njollos dhe ta degradoj  emrin e sajë dhe ish të burgosurve politik, qoftë nga   faktori politik, qofte nga ata që  sa për sy e faqe e veshën   uniformen e saj, që lanë  gjurmë të zeza  dhe negative në emrin  e UÇK-së, si   përfitues  material dhe  mafioz, apo  krahu tjetër si muhaxhedin  qe i sollën   mjaft probleme   UÇK/vës  në betejat qe u zhvillonin kundër Serbisë.    Plagët e saj po i ndiejnë edhe institucionet Kosovës të mirëfillta  qe duhet të jenë , por i kanë uzurpuar  dhe pushtuar, në saje të  prezencës së një  politike      jo parimore  duke e dëmtuar   shoqërinë dhe popullin deri në  palcë    nga arteriet   ma elementare   me  korrupsion ,  hajni , keqpërdorim , vrasje dhe degradim i përditshëm  nga e cila,  prapë, theksoj se  ish të  burgosurit politik as  që e kemi  imagjinuar një gjë të tillë , as  mjerimin  dhe varfërinë që e ka kapluar   Kosovën .

Kapitalin ,  godinat ,dhe  paratë që menaxhohen  dhe gjenden sot  në duart e bosëve  ,   nën  petkun e UÇK-së , duhet     zbuluar dhe    hapen  dosjet se  kush i bëri me djersë dhe kush me hajni!

Sot  kjo shtresë  është ma e goditura  , të burgosurit dhe    prestarët e UÇK-së qe kanë mbetur rrugëve   duke     u përpjekur edhe për një kafshatë bukë.Kapitalin ,  godinat ,dhe  paratë që menaxhohen  dhe gjenden sot  në duart e bosëve  ,   nën  petkun e UÇK-së , duhet     zbuluar dhe    hapen  dosjet se  kush i bëri me djersë dhe kush me hajni! Kjo kategori  njerëzish   është  në mjerim dhe  pa përkrahj???... Dëshmitë   ma të mëdha dhe faktet  janë,  (vetëvrasjet e   shpeshta që bëhen  nga  vet pjesëtarët që ishin çlirimtaret e Kosovës dhe sot janë ulë në kolltukët e  buta , njerëzit e pa merituar të korruptuar  dhe     pa dijshëm!

Njëri luftonte për Jugosllavinë, tjetri për Kosovën dhe Shqipërinë, sot shteti shqiptar   është i ndarë në 6 shtet ballkanike!?...

-Regjimi jugosllav për ngjarjet e viteve 1981, na quajti terrorist, se  e deshëm territorin tonë të jetë i lirë,   pa  pushtetin   jugosllav dhe pa çizmen e Serbisë mbi Kosovën. Aparatura  jugosllave  në atë kohë na quajti kundërrevolucionar  sepse , revolucioni  yn  ishte Kosova  e jo Jugosllavia artificiale qe u ndërtua në kurrizin e Kosovës si pasojë e  fërkimeve ndërshqiptare, edhe atëherë   në dëmin  e çështjes nacionale, siç ishte rasti i Shaban Polluzhës dhe Fadil Hoxhës me forcat e veta.  Njëri luftonte për Jugosllavinë, tjetri për Kosovën dhe Shqipërinë, gjë që pabesisht,   luftëtarët tanë përfunduan     në ujerat e  detit Adriatik në Tivar si  dhuratë edhe e vet  faktorit shqiptare  dhe    bashkëpunëtorëve     UDB-ës dhe tradhtarëve  që vepruan kundër  Kosovës   dhe vet shtetit shqiptar. Akoma nuk u gjeten  fajtoret  për atë masakër , dosjet duhet të  hapen, se   gjynahet po trashen  dhe një ditë  do të jete  vonë për neve . Po, mos të ishin   tradhtarët  në luftën e dytë botërore, atëherë   është dashur të jetë i bashkuar  shteti shqiptar   në një   ombrellë, e jo siç jemi mbetur sot në 6 shtet ballkanike!?...

-Mos të  harrojmë prapë   veprimtaria  e ish të burgosurve politik ishte  ajo qe  i mobilizoj   aradhat e  çlirimtarëve  kundër regjimit    serbo-sllav ,andaj këto dy forca janë si mishi me thua.  Pos jugosllavëve, një pjese e  elitës  zingjirore e tradhtarëve  gjatë historisë , për t'i humbur gjurmët e krimit  dhe   tradhtisë vazhdimisht na quajnë,  neve ish të burgosurve  politik    të kuq e  të verdh ,enverist  e komunist  ,apo edhe Stalinist , gjë që s'ka të bëjë me realitetin. Ish të burgosurit politik janë zemra në   trupin populli shqiptare   për çlirimin e vendit  nga okupatori .Akuzat, fyerjet, shantazhet  aktuale nuk   qëndrojnë ne këto  sekuenca     harmonizuara nga kuzhinat  e   Beogradit , apo  edhe ma gjënë, në  aleancat të stervjeteruara  kundër shqiptarëve.  Kur jemi në këtë temë   mbi  ideologjitë  pragmatike,    komuniste  siç etiketojnë     pjesa dërmuese  e    kalimit nga    regjimi komunist janë   vetëm shenja  dhe  dëshmi të  luftës speciale  kundër njerëzve     me   vizion kombëtar.      Shteti  ish jugosllav , neve  ish të burgosurve  politik na quanin  armiq  të Jugosllavisë, pse e deshëm Kosovën shtet në vete dhe Republikë,   kundërrevolucionar, se ju kundërvumë  regjimit   të egër  të serbo-sllavisë  mbi interesat tona.   Na quajtën   irredentist  për shkaqe që ne  ish të burgosurit  i  paraprimë   çështjes nacionale   e cila kaloj    lëvizje,  pothuajse  popullore duke i përjashtuar  ata qe ishin nën strukturat e shtetit  dhe tradhtarët. Ata të parët   nuk deshën të  mbeten nën  regjimin  jugosllav,  po ju impononte   familja , puna që kishin,    ose   na dënuan  në forma verbale ose   ishin edhe neutral , por gjithsesi kanë pas dhimbje ndaj djemve  dhe vashave të veta që u dergjeshim në  burgjet jugosllave.

I përjetova  torturat  ma çnjerëzore , me mjete të forta  trupore  , plagë etj , por ma të pa durueshme ishin     provat psikologjike dhe     primitive duke na sharë nënën  shqiptare!  

Vetëm ata qe kanë kaluar nëpër kazmatet e UDB-ës e dinë çka do të thotë ta shohësh përsëri   hasmin, dhunuesin ,njeriun  e  kërbaçit që ka  ushtruan dhunë    dhe  shkarkon mllefin  kundër teje, duke e mbrojtur Jugosllavinë.

Te na sillen njerëzit  e tillë  pran ekranit ishte një fyerje për  neve , për popullin  që kanë qenë viktimë  e kësaj klase tradhtarësh. Lind  pyetja   si të   mos reagojmë,  kur rikujtoj        kohën e hetuesisë  qe mbi pesë  palë  udba-sh, mu kanë ndërruar për  tetë muaj ditë, sa  zgjatën ato    hetime në burgjet    jugosllave.  I përjetova  torturat  ma çnjerëzore , me mjete të forta  trupore  , plagë etj , por ma të pa durueshme ishin     provat psikologjike dhe     primitive duke na sharë nënën  shqiptare  etj si ma poshtë,  qysh  janë  shprehur   UDB-ashit Xhavit Kuqi, Jakup  Hoti , Ibush Kllokoqi  , Lutfi Ajazi, Hasan Shahini, Jusuf Karakushi  etj , ndaj meje dhe të tjerëve, besoj se nuk i kanë kursyer fare asnjërin nga ne, citimi:" Ta qijë  atë nënën shqiptare  që të ka pjellë"  ,"Do t'i tredhim  koqet që mos me   vazhduar  soj i juaj,  të lind ma në Jugosllavi",Ta qkodhej  ty Kosovën Republikë" , "Ta qifsha   familjen në pidh" ,"Ju jeni tradhtarët dhe armiqtë tanë  " ,Na këtu jemi zot  për ju" , "Ta qijë atë nënë me   plumb  në gojë " etj. Torturat  e shpeshta kanë filluar në ora  18 .h, të darkës deri në ora 02 të mëngjesit.  Gjithmonë   kam shkuar me  këpucët e mia pas  dergjjes  dhe shërimeve të plagëve në çdo 10 deri dy javë. Gardianët    e burgut në krah me kanë sjellë deri në    qelinë      e burgut të Prishtinës.  -Zbathur jam kthyer nga zyrat e UDB-es, me qe u  ajshin  këmbët    nga tortura me orë  të tëra.  Torturat u   zhvillonin që të pendohemi , të  tregojmë se me  kë, kemi vepruar? Çka  kemi lexuar?  Ku i kishim lënë revistat  e "Zërit të Kosovës" qe u botonte në perëndim nga Jusuf Gervalla dhe patriot tjerë . Ku i kemi shpërndarë dhe kujt? Kenë ,kemi dashur ta vrasim duke  akuzuar   ne   inspektorët e UDB-ës , apo  në objektiva tjera duke  përfshirë  edhe pjesëmarrjen në   demonstrata antijugosllave , për  propagandën qe kishim bërë kundër sistemit jugosllav  deri në veprimtarinë       grupin    ilegal   qe kishim  krijuar me  emrin"Komiteti  i të drejtave të shqiptarëve  për Republikën e Kosovës"  gjë qe e konsideronin si ma te rrezikshmin  etj. Koka  më ishte    vazhdimisht e përgjakur ,   po edhe shpina     çuditem me veten time, se sa herë me ka rënë lëkura   si gjarprit,  pas torturave !.Urina  vazhdimisht  e përzier me gjak ishte me çka  nuk  edhe ndihma mjekësore   nuk  na u epte !.  I falënderoj disa  ish  gardian shqiptarë që me  lot në sy me kanë sjellë    nga  zyrat e UDB-es     qelitë  e burgut të Prishtinës,  por i gjykoj  edhe ata që  kanë   sjelle  tortura dhe  fik  cigaret në     ballin e ish të burgosurve, nuk po ju përmendi emrin për hir të familjes së tyre  dhe fëmijëve të tyre,se ata nuk   kane  faj për të bërat e baballarëve të tyre.

 Mos të mendon kush  se  do    t'u japim   medalje  për tradhti e dhunën  që ushtruan ,ndaj   nesh UDB-ashit!

Prandaj  popull, media , gazeta , dhe   shtypi    i  Kosovës,  mos mendoni  se,  ne    sharjen  dhe torturat për vdekje  që përjetuam  t'i   dekorojmë   ish UDB-shët   me përkëdhelje dhe dekorime ,  as me lule ata    qe i pamë në ekranet tona televizive? Mos të mendon kush  se  do    t'u japim   medalje  për tradhti e dhunën  që ushtruan ,ndaj   nesh , ish të burgosurve politik. Torturat , presionet dhe  vasalet e  tyre i përjetoj  populli në tërësi si në kulturë , arsim   dhe lirinë e të shprehurit. Me  manipulimet dhe aktrimet   kriminale  qe i  organizonte UDB-ëja  serbe për një armë   janë torturuar  mbi 15 veta duke e shit ,kthyer , stërshit  dhe  torturuar pastaj,    si përfundim   janë gjobitur edhe me    burgje  në sistemin e Rankoviqit ,  ku ai mbeti ligj    mbeti praktikisht deri sa ra   dhe u prish Jugosllavia!. 

 Ne emisionin e zotit Kelmendi,  këta   UDB-ash , aq sa i pashë  nuk  ofruan  njohuri ose informacione të vlefshme, qe nuk i dimë na ma herët  , por  përkundrazi ,emisionin  u munduan ta  devijojnë .Ata  pran  ekranit  treguan egërsinë e vet,   kundër popullit të vet.   Emisionit i dhanë   një    ngjyrë  debati  drejt  rehabilitimit     dhe   për ti barazuar     të viktimatizuarit me   UDB-ashit  dhe spiunët e rangut Loci etj.

Si është e mundur që shqiptarët të pranojnë ta drejtojnë shtetin njerëzit, që në kohët më të vështira për shqiptarët, kur vriteshin pasivisht, dëboheshin masivishit, dhunoheshin e torturoheshin  kolektivisht, punonin për sistemin kriminal të Milosheviqit!!!???...

Luhatjet dhe tronditjet  janë  evidente kur thuhet   shumë spiun shqiptarë të Serbisë  janë duke punuar në institucione të larta shtetërore, në Qeveri e Kuvend? Kjo dilemë parashtron edhe shumë të tjera , se si është e mundur që shqiptarët të pranojnë ta drejtojnë shtetin njerëzit, që në kohët më të vështira për shqiptarët, kur vriteshin pasivisht, dëboheshin masivishit, dhunoheshin e torturoheshin  kolektivisht, punonin për sistemin kriminal të Milosheviqit!!!???...

Ne, ish të burgosurit politik nuk i fusim,në një kallëp të gjithë , edhe se   kanë punuar në  burgjet   jugosllave disa gardianë, ishin ata  që na kane ndihmuar edhe me shkëmbyer  letra në mes vete, andaj ata   hynë në pjesën e     veprimtarëve    në interesin e  kombit shqiptar. Nuk do ti hedhim në koshin e plehrave të gjithë ata që punuan në institucionet e  ish  regjimit jugosllav, sepse ka pas ,  djem e burra  dhe vasha qe nga  pozicioni i   këtyre    organet  jugosllave ,  janë gjet në veprimtari  antijugosllave  baras me ne bile edhe janë dënuar,  andaj  edhe kjo kategori  e njerëzve   janë dhe mbetën të nderuar për ne ish të burgosurit politik.

Ne, nuk po themi të   hapim    beteja të reja në mes shqiptarëve,    po së paku, mos të injorohemi nga  njerëzit  zullumqar që  i bënë Kosovës  njëqind e një mijë të zeza dhe të rehabilitohen sikur s'ka ndodhur asgjë. Të gjithë ata që ju kanë nënshtruar torturave të UDB-shve në çfarëdo kohe  nuk mund t'i harrojnë. Pikërisht unë  nuk jam  me  hapë plagë të reja   ndër shqiptarë, qofshin   plagët tona të fundit nga  ky fenomen   kurrë ma i përsëritur. Kurrë mos qofshin shqiptarët  shërbëtor të  interesave të huaja. Nuk jam  ai që  të dënoj shqiptarë , edhe tjerët  mendoj se do ta ndajnë mendjen me mua. Unë pikërisht për  hir të   interesave të kombit  , për hir të  interesave   shoqërore   shqiptare  të Kosovës , për hir të asaj se i fala   një pjesë  të rinisë Kosovës,   për realizimin e aspiratave tona  kombëtare  , për hir të    historisë   dhe edukatës familjare ,kam  krijuar bindjet e mia , që të jam  i gateshëm me falë! Po, po  me falë se  akoma jemi në gjysmë të rrugës  !...- rruga duhet të  vazhdoj... -jam në gjendje  t'i fali të  gjitha   mëkatet e tyre  , të gjitha të bërat e tyre  me kusht   që të   pendohen , të kërkojnë  falje pran popullit shqiptar.  Jam në gjendje  personale  t'i fali   gjynahet   e tyre    deri tashme, po që    kthehen  dhe t'na bashkohen    në betejën e përbashkët që e  kemi pran vetës , pran historisë, pran kombit, pran atdheut   që na thërret  për   bashkimin  e  të gjitha forcave,    të krijohet  uniteti   për aspiratat  tona   për bashkimin kombëtar, por ish agjentet  shqiptar të ish  regjimit jugosllav   të mbeten  shërbëtor   të kombit të vet  e jo ma bajraktar e spiun  të Serbisë dhe vendeve tjera!!!???...



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx