E marte, 21.05.2024, 03:19 PM (GMT+1)

Mendime

Zeqa: Dëshpërimi i luftëtarëve nga ish komandantët

E shtune, 08.02.2014, 06:57 PM


Dëshpërimi i luftëtarëve të lirisë nga ish komandantët e tyre!

Nga Florim Zeqa

Po bëhen gati 15 vite nga çlirimi, tetë vite nga shpallja e pavarësisë (njohjes formale) së Kosovës. Ngado që kthenë kokën të mungon vlerësimi pozitiv për ecjën e shtetit të Kosovës për këto 15 vite!

Mungesa e zhvillimit ekonomik, shëndetësia, arsimi, drejtësia ndodhen në nivelin më të ulët në rajon.

Kur këtyre ju shtohen segmentet tjera të jetës; pabarazia qytetare, shkalla e lartë e korrupsionit, krimit të organizuar dhe dukurive tjera të shumta negative, atëhere njeriu i zakont nuk ka pse të befasohet nga pakënaqësitë e shumta dëshpruese të popullatës.

Padyshim se më të pakënaqurit janë ata që dhanë dhe sakrifikuan më së shumti nga vetja e tyre për gjysëm shtetin dhe gjysëm lirinë që po e gëzojmë sot.

Pra, ata janë luftëtarët e lirisë sonë, qofshin ata që ishin nën uniformën e UÇK-së apo luftëtar pa uniformë, por që më armë në dorë u përballen më pushtuesin serb, të cilët në shpirtë kanë lirinë dhe pavarësinë e vendit të tyre, shtetin ligjor dhe demokratik.

Mbrenda një kohe relativisht të shkurtër në rrjetin social (facebook) kam hasur në adresimin publik të një luftëtari të lirisë sonë, një ish nxënes timin të viteve të '90-ta,...të cilin mosha e pjekurisë (18 vjeqar) e gjeti në radhët e UÇK-së.

Vërtetë e kam përjetuar rëndë në shpirtin tim rrëfimin e nxënësit, pjesmarrësit në shumë beteja të lavdishme, ish pjestarit të Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK),...e sotmja e gjenë duke bredhur rrugëve dhe dyerve të institucioneve të shtetit, në kërkim të një vendi të punës, në kërkim të një jete të dinjitetshme në shtetin për të cilin e sfidoj edhe jetën e tij gjatë luftës çlirimtare.

Por kot, sepse vendin e tij të dikurshëm në TMK, sot në FSK e kanë zënë ish minoritarët, pjestarët e MUP-it serb , turqit, boshnjakët apo ashkalinjët!

Luftëtarët e lirisë, ua kanë zili bashkëluftëtarëve të tyre rënë në altarin e lirisë, që nuk janë për të parë dhe dëgjuar si janë katandisur vlerat e lirisë, si është katandisur shteti për të cilin dhanë më të shtrënjtën, jetën e tyre.

Të thyerit shpirtëror sot janë të gjithë ata që besuan në drejtësi, që besuan në fjalët e atyre që thirreshin dhe u ngriten mbi vlerat e luftës çlirimtare. Për vite të tëra i përkrahën dhe mbështetën duke u rreshtuar herë në njërën e herën tjetër në tjetrën parti,...për të mbetur përfundimisht të mashtruar, të harruar dhe anashkaluar nga kujtesa e ish komandantëve të tyre të djeshëm, të shëndrruar sot në milionera, dhe jo vetëm kaq, nga privatizimi dhe shitja e egër e gjithë paurisë shoqërore dhe shtetërore kanë përfituar mijëra hektar tokë, prona dhe pasuri të shumta publike, duke u shëndrruar kështu në pronar të shtetit të Kosovës.

Ky pasurim i skajshëm i ish komandantëve te djeshëm, elitës së sotme politike, ka shkaktuar varfërimin e skajshëm të popullatës në vend.

Merreni me mend, sikur të ndaleshin vetëm për 6 muaj ndihmat nga diaspora (pushtetarët këtyre ndihmave po u thojnë "remitenca" nga diaspora!), në vendin tonë do të krijohej një katastrofë humanitare?!

Mbase tek atëhere do të vetëdijësohej popullata nga mashtrimet dhe gënjeshtrat e pushtetarëve dhe gjithë kastës politike përgjatë këtyre 15 viteve të fundit.

Apo ndoshta do ta kuptojnë përfundimisht realitetin e krijuar, do të binden se kot janë duke e shiquar "ylberin" (Evropën),...përderisa populli pret mrekullinë e "ylberit", pushtetarët që moti e kanë tejkaluar atë, madje kanë arritur edhe më largë seqë mendohet, më pasuritë e krijuara kanë siguruar ardhmërinë e familjeve të tyre edhe për shumë gjenerata.

Derisa dikush pret kapërcimin e "ylberit", dikush tjetër në Kosovë i ka të gjitha, i gëzon të gjitha privilegjet.

Përderisa shumë nga fëmijët kosovar ndërprejnë shkollimin (studimet) për shkaqe ekonomike, fëmijët e kastës aktuale politike studiojnë në universitetet më prestigjioze botërore.

Në anën tjetër ndërkombëtarët janë shëndrruar në spektator në pritje të fillimit të shfaqjes "teatrale", siq e quajnë ata, të shpërthimit të "bombës sociale" në koloseumin e quajtur Kosovë.

Një shpërthim i tillë pritet t'i godet vetëm shqiptarët, ngase ata (ndërkombëtarët) më kohë janë përkujdesur për akomodimin e pakicave (në veqanti të asaj serbe).

Shpëtimi nga eksplodimi i bombës sociale mund të vije përmes ndërgjegjësimit dhe vetëdijësimit të vet popullatës shqiptare.

"Ujku qimën e ndërron, por jo edhe zanatin", thotë një fjalë e urtë popullore. Andaj kush vazhdon të besoj edhe më tutje në ujqit që gllabëruan gjithë pasurinë e këtij vendi,...kështu siq kaluan 15 vite, mund të kalojnë po aq të tjera, dhe situata vetëm sa do të rëndohet akoma më shumë, ngase kusarët politik janë të pangopshëm, nuk kanë të ndalur.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora