E diele, 28.04.2024, 03:17 AM (GMT+1)

Mendime

Bajrush Morina: Ah, bre edhe ti Ukë Rugova!

E merkure, 05.02.2014, 08:51 PM


Ah, bre edhe ti Ukë Rugova!

Shkruan Bajrush Morina

Lajmi i ditës së 5 shkurtit më ka “shkurtuar jetën”, më ka “nxënë frymën!”.  Një lajm të cilin nuk kisha dashur kurrë ta dëgjoj, ta lexoj e aq më pak ta publikoj.

Por lajmi doli të jetë i vërtetë, para selisë e shtëpisë së familjes Rugova në mëngjesin e ditës së mërkurë u “vizatuan” policë të EULEX-it, i dyshuar për veprimtari të paligjshme u gjet Ukë Rugova!

Çdo demant i këtij lajmi të keq është i pafuqishëm që të qes në harresë këtë ngjarje jo të mirë që ka ndodhur në selinë presidenciale dhe në shtëpinë e familjes Rugova.

Në këtë shtëpi të shenjtë kam hyrë  disa herë, shumë herë, për të gjallë të presidentit Ibrahim Rugova dhe pas amshimit të tij. Së fundi isha në fund të nëntorit të vitit të kaluar. Jam takuar, kam biseduar dhe kam bërë intervistë me Ukë Rugovën!

Sa herë kam hyrë në këtë seli presidenciale e kam ndjerë veten superior, të një niveli presidencial. Dikush mund të thotë se këto janë ndjenja emocionale të një fëmiu adoleshntë!  Nuk është kështu por nuk mund të kundërshtoj këto interpretime!

Por çka po ndodh sot me Ukë Rugovën?

Kjo është pyetja më e shumtë që është shtruar sot në të gjitha nivelet e debateve e llafeve të natyrës shqiptare jo vetëm në hapësirën gjeografike të Kosovës.

A u arrestua Uka?

Pse u arrestua Uka?

Përgjigjet e këtyre pyetjeve janë diskutabile edhe në momentin kur po I shkruajmë këta rreshta!  Mund të ketë supizime e interpretime të ndryshme!  Diksuh mund të thotë se ky aksion policor I EULEX-it ka prapavijë politike!!!

Pa dashur të hyjë në interpretimin e urdhërit të prokurorisë e të policisë së EULEX-it, vetë akti I bastisjes së shtëpisë së familjes Rugova  ka marrë konotacion dhe jehonë shumë më të madhe se sa një arrestim i zakonshëm. Dhe këtë jehonë të jashëzakonshme e bën vetë emir I familjes Rugova!

Por pse u përfshi në këtë arrestim Ukë Rugova?

Ka disa fjalë të urta popullore që mbase mund të “ilustrojnë” më së miri përgjigjen e kësaj pyetje!

Njëra prej tyre mund të jetë edhe kjo:“Kur flen me fëmijë, zgjohesh i lagshtë!”

Ukë Rugova  prej se mori hapin e parë dhe hyri në politikë ka “fjetur me fëmijë”, me fëmijë të këqinj, me fëmijë pshurrana, me fëmijë të sherrit!

Prej Bujar Bukoshit e deri të Hashim Thaçi, të gjithë janë treguar “fëmijë me sher!r”

E ky sherr e nxuri edhe Ukë Rugovën!

Nuk dua të besoj në ato që përfliten në medie për prapvijën e këtij arrestimi. Aq më pak janë neveritëse tentimet për ndërlidhje të vetë presidentit Ibrahim Rugova në arrestimin e Ukë Rugovës!

Por, pse bre Ukë u shoqërove me  këta “fëmijë të sherrit” të cilët sot janë futur në “birë të minit” apo i fërkojnë duart për fatin tënd të keq!

Askujt nuk i ka ardhë mirë që bëre hapin e parë në politikë krah për krah me Bujar Bukoshin!

Shumë kë e dëshpërove që lidhe koalicion me AAK-në e Ramush Haradinajt!

Të gjithë u zhgënjyen në Ty kur i shtrive dorën Hashim Thaçit!

Miqtë që ta kanë dashur të mirën Ty, familjes Rugova dhe presidentit Ibrahim Rugova, ta ka thënë në sy!

Sahanlëpirësit përreth ta kanë rrahur shpinën e ta kanë bërë gropën!

Tash ta kanë vënë edhe kurthën!

Vetëm Zoti e drejtësia mund të të shpëtojnë nga kjo kurthë!

Ah, bre Ukë edhe ti!



(Vota: 5 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora