Mendime
Florim Zeqa: Letër e hapur ish presidentit Sejdiu
E hene, 03.02.2014, 08:54 PM
Letër e hapur ish presidentit
Fatmir Sejdiu
Nga Florim Zeqa
Këtë adresim timin publik, dëshiroj ta fillojë më fotografinë më të bukur të fundvitit, atë të shënimit të 24 vjetorit të themelimit të LDK-së, e cila bëri bashkë të gjithë; themelues, drejtues, aktivist, veprimtar, familjar dhe trashegimtar të një filozofie politike e cila sikurse 24 vite më parë, edhe sot është bërë forca e parë politike që ka ngjallë shpresat e qytetarëve për një të ardhme të sigurtë politike dhe socio-ekonomike në vend.
I nderuari Fatmir Sejdiu, prezenca e juaj në shënimin e 24 vjetorit të themelimit të LDK-së, nga qytetarët e vendit, e veqmas nga elektorati Rugovian nuk është kuptuar vetëm si akt simbolik, por si një veprim unifikues dhe shumë pozitiv, ashtu siq ishte në disa raste edhe gjatë fushatës zgjedhore.
Paraqitja e juaj e fundit publike në mediat elektronike ngjalli reagime te shumta në opinionin publik dhe mediat e shkruara, madje në disa raste kishte edhe manipulime të shumta rrethë "kthimit" tuaj në krye të LDK-së!
Mjaftë ka zëra jasht LDK-së që janë duke u munduar që humbjën e Prishtinës ta shfrytëzojnë për futjen e përçarjës mbrenda elektoratit rygovian. Se paku ne që jemi pjesë përbërse e saj të mos biem në kurthin e kundërshtarëve politik të frymës rugoviane.
E kam thënë edhe në një rast tjetër, po e përseris edhe tani, Prishtina është humbur në balotazh jo per fajin e Isa Mustafës por shkaku i bllokut të fuqishëm anti-LDK,...apsolutisht në rrethanat e krijuara asnjë figurë tjetër politike e LDK-së nuk do të kalonte më mirë se Isa Mustafa, besoj se më këtë fakt pajtoheni edhe ju i nderuari president.
Pajtohem më juve kur thoni po citoj; "LDK-së nuk i duhet një lidhje e re e LDK-së, që të shkëputet zingjiri i traditës së ruajtjës së rugovizmit",...për këtë na mësoj e kaluara e shkëputjës së një pjese të LDK-së në kuvendin e gjashtë famëkeq të saj, më ç'rast ata që kishin gojën plotë rugovizëm nuk dolën të atillë çfare thirreshin se ishin,...por në fakt dolën se ishin përqarës dhe mashtrues të mëdhenjë!
Manipulimit të tyre i erdhi fundi më ribashkimin e elektoratit rugovian në LDK. Tanimë të gjithë janë të bindur se elektorati rugovian ka nxjerrë shumë mësime nga ajo ndarja fatkeqe dhe nuk lejonë t'i përseritet prap një ndarje e re.
I nderuari president Sejdiu, unë prap pajtohem më ju edhe për një fakt tjetër, LDK-ja nuk guxon të jetë fleksibile në qëndrimet e saj në vendimet madhore për vendin,...por në asnjë rrethanë nuk mund të pajtohem më ju kur thoni po citoj; " e humbën Prishtinën, e fituan Gjilanin, Pejën dhe disa komuna të tjera".
Përdorimi i një terminologjie të tillë nga ana e juaj është e gabuar dhe nuk ju bënë nderë në asnjë rrethanë kohore e politike.
Ndoshta po harroni se jeni kryetar nderi i LDK-së, titull ky i pari në historikun e kësaj partie, si ish presidentin e vetëm legjitim të Kosovës post-rugoviane dhe liderin e parë të saj pas shkuarjës në amshim të presidentit historik Ibrahim Rugova.
I nderuri ish president Sejdiu, kohëve të fundit më ka rënë shpesh t'ju ndëgjoj të flisni shumë edhe për
reformat mbrenda partisë. Pikrisht në saje të reformave të filluara nga akademik Isa Mustafa, LDK-ja ka shënuar rritjen më të madhe të saj në këto shtatë vitet e fundit.
Reforma është një proces i vazhdueshëm i reformimit (freskimit) me kuadro të reja dhe do të vazhdoj tutje me nxjerrjen dhe promovimin e vlerave të saja rugoviane.
LDK-ja suksesëshem është duke ecur në këtë drejtim nën udhëheqjen e liderit reformator të saj, akademik Isa Mustafa.
Ndihma dhe përkrahja e juaj lidershipin e LDK-së sot, jo vetëm që do të përshpejtonte reformat, do të forconte shtetin e Kosovës nesër, ngase pas zgjedhjeve nacionale, LDK-ja do të jetë ajo që do të qeverisë më shtetin e Kosovës.
Deklarimeve tuaja se LDK-ja është shtëpi e juaja duhet t'i shtoni edhe veprimet, duke qënë krahë i djathtë i Isa Mustafës, do të vërtetonit lidershipin dhe arsyetonit nominim tuaj për kryetar nderi të LDK-së, në të kundërten barazoheni me Nexhat Dacin i cili në njërën anë deklaronte se LDK-ja është lëkura e tij, ndërsa në anën duke vepruar kundër saj,...jo vetëm që ndërroj lëkurën, ndryshoj qënjen dhe vizionin e tij prej akademiku dhe trashëgimtari të frymës rugoviane!
Andaj ju zoti Sejdiu si bashkëpuntor shumëvjeqar i presidentit Rugova, për shumë vite sekretar i përgjithshëm i LDK-së, dhe trashëgimtar i lidershipit partiak pas shkuarjes në amshim të presidentit historik Ibrahim Rugova, duhet të jeni më të përgjegjëshëm në deklarimet e juaja,...që në asnjë rrethanë të mos lejoni futjen e përçarjes mbrenda elektoratit rugovian,...prononcimet e juaja te shkojnë gjithmonë në funksion të ruajtjës së unitetit dhe forcimit të frymës rugoviane mbrenda LDK-së.
Një qasje e tillë pozitive do t'ju bënte të nderuar nga elektorati rugovian dhe shumë të respektaur të gjithë qytetarët e vendit, madje edhe nga kundërshtarët e tuaj politik.
Të mësohemi njëherë e pergjithmonë që ambiciet politike t'i realizojmë përmes proceseve të rregullta zgjedhore e jo përmes kushtëzimeve dhe formave tjera antidemokratike.
Me respekt: Florim Zeqa