E enjte, 01.05.2025, 09:56 PM (GMT+1)

Mendime

Halit Berisha: Fond Humanitar apo Biznes Fitimprurës

E shtune, 01.02.2014, 05:22 PM


Fond Humanitar apo Biznes Fitimprurës

Nga Halit Berisha

Duke ju falëminderuar për përkushtimin e plotë dhe të vazhdueshëm të shoqatës së ish-të burgosurve politik, kjo kategori njëra ndër më të merituarat dhe më të sakrifikuarat në shoqëri, përveç rehabilitimit juridik dhe moral për pasojat dhe trajtimet e tyre për vitet e kaluara në burg, Qeveria e Kosovës me një ligj të veçant ka vendosur të bë bëjë kompenzimin me mjete monetare.

Një e kaluar e dhimbshme, por me histori të lavdishme për lëvizjen kombëtare. Gjendja e tyre ekonomike, familjare dhe sociale është e rëndë. Të sigurosh mirëqenien dhe të ardhmen tënde është një nga gjërat më të rëndësishme në jetë. Si zgjedhje e duhur që të arrish këtë qëllim dhe sukses paraprakisht duhet të keshë njohuri e informacione bazë dhe të thella, të studiosh dhe të zhvillosh një koncept të qëndrueshëm.

Nëse prashtrohet pyetja: - Si të veprohet me këto mjete monetare?

Levërdia do të ishte që një pjesë e këtyre mjeteve të investohet për të përmirësuar gjendjen ekonomike dhe socilale, të ardhmen e tyre dhe tërë shoqërisë kosovare.

Nëqoftëse marrim parasysh gjendjen aktuale ekonomike dhe trajtuar në një qasje dimensionale, inkurajimi i investimeve në projekte afatgjate do të forcojë dhe stimulojë prodhimin vendor dhe në tërësi afarizmin në rrjedhat e tregut kombëtar dhe regjional.

Ngritja e një konsulence prej ekspertëve profesionist për qështje ekonomike e juridike, për të pëpiluar një projekt afatgjatë dhe fitimprurës do të ndikonte në përmirësimin e mirëqenies sociale, do të krijonte vende të reja pune dhe rritje ekonomike të qëndrueshme në të ardhmen. Si rrjedhojë e kësaj mund të konkludohet, se krijimi i një makanizmi, që si prioritet qenësor parasheh financimin dhe realizimin e projekteve ekonomike, duhet të bazohet dhe të profilizohet tek partneriteti serioz; si Kompani, Fonde te përbashkëta, Aksione apo Korporata.

Për nga përmbajtja dhe struktura financiare të gjitha këto partneritete janë të ngjashme, me gjithë specifikat e veta. Aksionet dhe Korporatat janë instrumente më të preferuara në implementimin e projekteve të ndryshme dhe të rëndësishme në sektorët e prodhimit, shërbimit apo atë financiar, me anën e të cilëve investimet kthehen në të mira materiale.

Aksionet janë letra me vlerë që përfaqësojnë një nga pjesët në të cilat është ndarë kapitali i një shoqërie ose kompanie dhe që i jep të drejtë zotëruesit të saj të marr pjesë në veprimtarinë dhe në fitimin e kompanisë. Aksionari është pronar i një pjese të aksioneve të një kompanie. Zotërusit e këtyre aksioneve kanë mundësi të investojnë në tregjet e brendshme dhe të jashtme sipas vlerësimit dhe dëshirës së tyre. Ata vendosin ta zgjedhin veprimtarinë e tyre në sektorin e prodhimit, shërbimit apo atë finaciar.

Korporata është një organizim më kompleks. Përbëhet nga shoqëritë aksionare për të sjellur sa më shumë përfitime. Statuti dhe normat tjera juridike paraqesin strukturën e saj, sipas të cilës funksion korporata. Akterët në korporatë kanë përgjegjësitë, të drejtat dhe obligimet. Janë të hapura për secilin që dëshiron të sigurojë profite.

Ndyshimet politike, ekonomike, teknolegjike, infrastruktura e ekonomisë së Kosovës dhe evulimi i saj dhe tërë regjionit është duke hyrë në një fazë të re të zhvillimit dinamik. Një ekonomi e tregut të lirë, konkurrencë e mirëfilltë dhe kualitative, integrimet regjionale dhe evropiane, projektet në partneritetet e lartpërmendura në sektorë të prodhimit, shërbimit apo financiar do të ishin një zgjedhje e duhur dhe frytdhënëse.

Iniciativa, opinionet dhe debatet për themelimin e fondit humanitar mund të jenë mbresëlënëse, por sa do të jenë efektive dhe afatgjate mbetet për të analizuar. Ekzistenca dhe veprimtaria e Fondit Humanitar varet nga ndihma, kontributet dhe donacionet. Me ndaljen, ndërprerjen dhe fundin e këtyre burimeve, fondi është i prirur që të dështojë. E kundërta, rrjedhja e burimeve ekonomike, regjenerimi me mjete monetare do të jenë mbështetës i rëndësishëm.

Prandaj, shikuar nga këndvështrimi optimist secila formë e investimeve do të ishte një zhvillimit i mirëfilltë ekonomik në të ardhmen e mirëqenies sociale.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx