E enjte, 01.05.2025, 07:25 PM (GMT+1)

Mendime

Pirro Prifti: Histeria anti-ortodokse pengon Integrimin

E merkure, 29.01.2014, 07:44 PM


Histeria anti-ortodokse pengon Integrimin e Shqipërisë

Nga Pirro Prifti

Dihet që në Shqipëri disa tradita, sidomos e njerëzve plang prishës, të lënë gojë hapur me paradoksin e tyre, dhe kjo u vu re me rastin e propozimit për të shpallur  me dt. 28/01/2014 ditën e martë, të Kryepeshkopit të K.OA.SH., Anastas, nga Universiteti amerikan Fordham i Nju-Jorkut, në SHBA,  “Doktor Honoris Causa”. Ceremonia zyrtare e dorëzimit të titullit “Doktor Nderi” në kampusin universitar “Rose Hill”, afër kopshtit botanik të këtij metropoli. Gjatë ceremonisë së dhënies së titullit Fortlumturia e Tij do të mbajë fjalën me temë: “Duke përhapur Ungjillin në një vend multifetar. Meditime theologjike për fetë e tjera”.

Përveç këtij titulli, Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi i Tiranës dhe i Gjithë Shqipërisë, Anastasi, është Profesor Emeritus i historisë së feve në Universitetin e Athinës dhe Anëtar Nderi i Akademisë së Athinës. Deri më sot ka marrë tituj të ngjashëm nderi të Shkencave Humanitare (në Theologji dhe Filozofi) nga 17 universitete në shumë vende të botës: Greqi, SHBA, Rumani, Qipro, Gjeorgji, Shqipëri, Itali.(http://ëëë.orthodoxalbania.org/al/index.php/shq/lajme/1898-2014-01-15-10-43-10#.UtbYcqETbIo.facebook). Universiteti Fordham, u themelua në vitin 1841 nga Kryepiskopi i Nju Jorkut, Rev. John Hughes, në zonën me po të njëjtin emër të qytetit dhe ka qenë Universiteti i parë romano-katolik në bregun veri-lindor të SHBA. Universiteti ndoqi traditën arsimore të jezuitëve, që ishte zhvilluar në Evropë në shekullin XVI dhe u kthye në një qendër të rëndësishme të arsimit të lartë, e specializuar në Shkencat Humanitare (Theologji, Filozofi, Histori, Sociologji, Pedagogji). Ky universitet sot tërheq studentë nga mbarë bota dhe vlerësohet lart në mes të universiteteve të tjera amerikane.

U pa qartë që kur një person nderohet e respektohet ne Shqipëri, fqinjët nxihen dhe shfryjnë plot mllef kundër personit- me mendimin dashakeq se duhet të ishin ata që duhej të nderoheshin dhe jo personi i zgjedhur. Kështu po ndodh nën nxitjen e gazetës Illyria dhe Shoqatës anakronike Vatra,- të nxijnë një eveniment që e nderon Shqipërinë dhe Komunitetin Ortodoks të Shqipërisë, komunitet në të cilën gazetarët dhe anëtarët e vatrës së bashku me kryetarët e tyre nuk janë pjesë e komunitetit ortodoks.

Në një kohë kur BE, SHBA, PE, vazhdojnë    të monitorojnë Shqipërinë, politikën shqiptare me qëllim të mundësojë afrimin e Shqipërisë më qytetërimin europian, në një kohë kur shoqëria shqiptare tashmë e integruar me Europën nëpërmjet emigrantëve të cilët punojnë, jetojnë, dhe marrin pjesë active në shtetet e demokracisë perëndimore si SHBA, Angli, Itali, Gjermani, Greqi, Kanada, etj,- indivdië të caktuar në maskën e mediave të shkruara, si ata të gazetës Illyria me në krye Vehbi Bajramin një pseudo-mysliman, Shoqatës Vatra me kryetar Gjon Bruçaj një pseudo-katolik,- sulmojnë për habinë e të gjithëve Kryepeshkopin e Kishës Autoqefale Ortodokse të Shqipërisë- Prof. Emeritus Anastas, e nëpërmjet tij të tërë komunitetin Ortodoks të Shqipërië.

Po përse është fjala që këta individë të larguar nga komunitetet e tyre përkatëse, fusin hundët në punët e një komuniteti tjetër fetar po aq të respektuar sa dhe dy komunitetet e tjera të rëndësishme të Shqipërisë?

Nuk është e rastit dhe shuë kuptimplotë, që kjo gazetë dhe kjo shoqatë për të fituar para, nuk e kanë problem të shajnë dhe të ofendojnë jo vetëm një person aq të nderuar dhe erudite si Kryepeshkopi Anastas, aktualisht President i Kishave Botërore por edhe vetë Komunitetin Ortodoks të Shqipërisë, i cili e nderon dhe e respekton Kryepeshkopin e tij për punën e mirë dhe të pakrahasueshme për rimëkëmbjen e këtij komuniteti dhe kishave e resurseve të tij të shkatërruara që nga viti 1967 e deri më 1992 nga Ateizmi I tërbuar komunist. Atëhere del një pyetje tjetër e thjeshtë:

Përse Z.Vehbi Bajrami dhe z. Gjon Bruçaj, dy atesitë të vendosur, kanë marrë përsipër të shajnë një Kryepeshkop që ka bërë shumë për komunitein ortodoks në ngritjen e verave të tij, të ngritjes së infrastrukturës së rrënuar tësistemit kishëtar ortodoks, të ngritjes dhe riparimit të kishave dhe Manastireve në Shqpëri të shkatërruara, të vjedhura dhe të nëpërkëmbura nga rregjimi i kaluar,si dhe në demokraci, të dëmtuara nga individë armiqësorë dhe provokonjës, - duke mos e pyetur fare këtë komunitet në se është dakort apo jo me këto histerzma (sigurisht që nuk do të jetë aspak dakort , madje është shumë i ndinjuar).

Pyetja tjetër është, përse vazhdimisht njerëz që nuk bëjnë pjesë dhe nuk janë anëtarë të Komunitetit Ortodoks të Shqipërisë- shajnë këtë komunitet e trajtojnë atë dhe besimtarët e tij si qytetarë të dorës së dytë, shajnë dhe ofendojnë vazhdimisht Kryepeshkopin e nderuar, duke bërë analogjizma me të kaluarën që s`ka lidhje fare as me komunitetin e sotëm ortodoks dhe as me vetë Kryepeshkopin?

Pyetja e tretë, a nuk e dinë këta njerëz se nuk është vetëm Kryepeshkopi Anastas i huaj në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, por ka dhe të tjerë p.sh., Kardinali Massafra është Kryetari i Kishës Katolike të Shqipërisë, dhe ai e drejton gjithashtu me kujdes dhe tolerancë komunitetin katolik. Cfarë duhet të bëjmë kështu, të shajmë të huajt që kanë ardhur për të na ndihmuar?

A nuk e kuptoni se ndoshta ka ardhur koha që ashtu si po drejtohen këto dy komunitete fetare të nderuara  nga të huaj të devotshëm , të drejtohet edhe shteti shqiptar në vënd të politikës shqiptare e cila po e zvarrit Shqipërinë duke e mbajtur larg integrimit?

Nuk mungojnë , madje janë me shumicë edhe autorë shkrimesh që nuk e njohin fare religiozitetin por përpiqen të marrin Nam duke sharë një erudit dhe një Profesor të nderuar në të gjithë botën (përveç se në Shqipëri)-Prof. Emeritus Anastas- Kryepeshkop i Kishës Autoqefale të Shqipërisë, si znj.Këze (http://mapo.al/2014/01/27/ja-pse-protestoj-per-kryepeshkopin-grek-janullatos/), e cila ka shkruar një budallallëk  tek gazeta Mapo  me dt.27 janar, shkrim i shëmtuar në vazhdën e shkrimeve të shëmtuara e për një kohë të gjatë të drejtuar e urdhëruar nga armiqtë e Shqipërisë dhe të Komunitetit ortodoks, por dhe të integrimit të Shqipërisë, të cilët nën maskën e pseudo-patriotizmit dhe të nacionalizmit anakronik  përpiqen të bëjnë emër para shoqërisë shqiptare, të hutuar nga militantët në drejtim dhe nga bylmezët e mediave që botojnë shkrime të tilla të turphme.

Akoma në Shqipëri ka ateistë, pseudo-nacionalistë, që ëndërojnë me sy hapur dhe bëjnë lidhje të shkurtra, duke ngatëruar historinë e së kaluarës me të nesërmen e Shqipërisë vetëm e vetëm për tu dalë emri në gazeta, apo për Nam (më mirë syri se Nami, por këta pafillo mendojnë se është më mirë Nami se syri), ose nga ateistët –ish-komunistë të cilët vazhdojnë të pengojnë integrimin me argumentet e tyre butaforike.

Të shpresojmë që shoqëria shqiptare të kuptojë se sharjet, ofendimet ndaj Kryepshkopit të nderuar të cilin e duan të gjithë pjesëtarët e komunitetit ortodoks të Shqipërisë për veprën e tij të madhe të rimëkëmbjes së këtij Komineti dhe të Kishës Autoqefale Ortodokse të Shqipërisë- kanë një prapaskenë ogurzezë të prishjes së harmonisë fetare në Shqipëri, dhe të nxitjes së përcarjes me qëllim që ta mbajë Shqipërinë larg integrimit.



(Vota: 4 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx