E premte, 25.07.2025, 09:19 AM (GMT+1)

Mendime

Albert Shabanaj: Skenarët e tradhtive kombëtare

E shtune, 25.01.2014, 05:55 PM


SKENARET E TRADHTIVE KOMBËTARE NEN PARULLAT HISTORIKE!

Nga Albert Shabanaj

Legjenda kombëtare Gjergj Kastrioti,zë vendin e me te merituarit te kombit shqiptar,kjo është HISTORIKE dhe përgjithmonë to te mbetet e paprekshme edhe përkundër përpjekjeve te sodit antikombëtare,kohëra këto me ogurzeza te historisë sonë kombëtare. Nena Terezë me veprimet e saja ishte nena ma e njohur dhe me e çmuar ne bote,kjo është HISTORIKE. Presidenti i pare i Kosovës Dr. Rugova,ishte udhëheqësi me i ngritur dhe me i pastër kombtarisht dhe materialisht ne historinë e Kosovës,kjo është HISTORIKE. Adem Jashari ishte motori i lëvizjeve çlirimtare dhe trimi me i madh ne historinë e Kosovës,kjo është HISTORIKE. Populli shqiptar qe nga parahistoria është ikonë e historive te mirëfillta për t'u mburrur edhe sot me ato,kjo është HISTORIKE.

Mire por populli shqiptar kohëve te fundit ne mungesë te historive te mirëfillta është bombarduar nga poshtërimi i histerive te ashtuquajtura historike!

Sot ne këto kohëra fluide te gjitha ato histori te mirëfillta kombëtare te me lartcekura por edhe tjera.. janë te kërcënuara nga llojet e tyre... influencash dhe përfitimeve personale.

Tashme "historike" quhen paçavuret-marrëveshjet me (Maqedoninë) fqinje te cilat amputuan  territore te Kosovës. "historike" quhen edhe bisedimet me Beogradin te cilat legjitimuan ndarjen e veriut te Kosovës dhe amnistimin e te gjithë çetnikeve e kriminelëve te luftës dhe kriminelëve ekonomik ne Kosove.

"Historike" do te quhet edhe marrëveshja e radhës me Malin e Zi,e cila ne parim (heshtje) është miratuar për amputim te trevave shqiptare qe kufizohen me te.

Ndonëse,te gjitha këto ngjarje ogurzeza për vendin dhe popullin tonë,si përfundim  prodhuan "zgjedhjet historike" qe janë "rezultat historik" i "marrëveshjeve historike" nga takimet "historike" Kosove - Serbi. Te gjitha këto skenarë tradhtie kombëtare janë nen përkujdesje te propagandave te ashtu quajtura "historike" akte këto te cilat kanë emëruesin e përbashkët,veriu i Kosovës me "zgjedhjet historike" argumentuan ndarjen serbe brenda "SHTETIT HISTORIK" te "Kosovës historike". Dhe… histeritë te ashtuquajtura "HISTORI" te fundosjes se shtetit te Kosovës dhe shoqërisë se saj kemi te bollshme..deri ne turpërim. Dhe... nder ato te shumtat do te veçoj krimin institucional dhe uzurpimin e institucioneve nga shqipfolsat e tërbuar islamik e hoxhallarë te kontrolluar nga sherbime antishqiptare ruso serbe dhe arabe,siç janë Ternava,Krasniqi,Ramiqi etj.. te shquar për "HISTORIN E RE TE KOSOVES" te cilët "historike" i quajnë luftërat e "shenjta" te shqiptarëve ne Siri,te cilët kane bërë betimin "historik" deri ne vetëflijim për te marr gjak dhe për te dhen gjak për Islamin... Turp! Turp për te gjithë ne qe ne shoqërinë tonë kemi këto lloj ultësirave dhe mercenareve te pa cip te cilët ne luftën çlirimtare ikën-dezertuan  ne Bllacë dhe Shqipëri!

Historik është alarmi i Dr. Sylejman Abazi (Neshaj) i cili argumenton ne mënyrë profesionale vrasjen e ngadaltë por te sigurt te shqiptarëve nëpërmjet helmimit nga ilaçet e skaduar e te kontaminuar-kancerogjene te cilat vijnë te pa kontrolluara ne Kosove dhe Shqipëri nga Serbia,Maqedonia dhe Greqia,kështu duke vrarë shqiptaret ne mas me vdekje te hershme.

Sipas mendimit time,këto zhvillime terroriste te karaktereve postmoderne janë te dënueshme dhe do te ishin te dënueshme sikurse te mos ishin protagonist te tyre,hallkat kriminale te cilat shpien tek dy qeveritë shqiptare.

Ndonëse,edhe pse mjaft janë alarmuar këto çështje vrastare nga qytetar te ndryshëm,te helmuar nga produktet e ushqimeve te konsumit te gjerë,me theks te veçanet te sektorëve farmaceutik te gjitha kane përfunduar ne veshët e shurdhet te qeverive shqiptare.

Ne ketë kuadër te "historive" te reja te shqiptarëve mos te harrojmë edhe mbledhjen "historike" te Edi Rama dhe Hashim Thaçi për "bashkimin e shqiptarëvet" (...) Ky spektakël mediatik dhe kamofllim i realiteteve te dy mjeranëve politik te cilët si kozmetik te atij takimi na treguan se,nga ai takim "historik" i kane ndare

100 mije euro "historike" nga qeveritë "historike" për shqiptarët e Kosovës Lindore te cilët janë te robëruar e te shtypur  nga Serbia... Kjo injorancë,kjo ultësire e dy qeverive "historike"do te mbetet si projekt ( qesharak) "historik" ne Kosovën Lindore.

Nga ana tjetër e medaljes z. Sali Berisha na kujtoi te gjithëve qe data historike e bashkimit shqiptar është jo rastësisht ne te njëjtën date "historike" i tmerrit shqiptar,respektivisht kur tirani Enver Hoxha uzurpoi pushtetin ne Shqipëri.

Dhe… krejt për funde nga logjika e zhvillimeve kombëtare brenda dhe jashtë kufijve administrativ,na del sikurse lufta për interesa kombëtare ka përfunduar me zgjedhje fatlume të te gjitha problemeve nacionale qe kemi. Duke filluar nga Shqipëria me fqinjët e saje,nga Kosova me fqinjët e saje,nga Maqedonia me aparteidin ndaj shqiptarëve,me Malin e Zi qe ushtron jo vetëm dhune e diskriminim ndaj shqiptarëve por edhe asimilim te bardhe,nga Shqiptar ne Boshnjak etj… Mandej Qameria,një treve shqiptare e ngjashme me Kosovën e ish Jugosllavisë se vjetër dhe Jugosllavisë se re … e masakruar,e mjeruar,e izoluar,e satanizuar pa mëshirshëm.

Ne ketë arenë te shkatërrimeve e minimeve te interesave nacionale shqiptare,lufta kundër këtyre dukurive prej bandave politike behet edhe me e pa shpresë kur kemi parasysh se,populli shqiptar ka vendosur qe luftën e dinjitetit,luftën sublime,luftën e shenjet  për

Atdhe te zëvendëson me "luftën historike islame" ne Siri!!! Fenomen ky shumë i keq dhe i pa njohur me par ne historinë tonë dhe anës tjetër,ka filluar te kthehet si bumerang nga miqtë perëndimor.

Kjo stuhi islame,kjo... shkatërruese e historisë,kulturës dhe interesave tona kombëtare,ka emra dhe mbiemra,te cilët dihen ne opinionin e shëndetshëm shqiptarisht dhe unë dua te besoj se,një ditë te ndritshme kombëtarisht do te nxjerrën te gjitha ata kriminel e ultësira te stërkequra islame... para përgjegjësive për tradhti kombëtare. Unë dëshiroj te mbetem i bindur se një dite jo te largët luftëtarëve"historike" te shqiptarëve për islamin do t'ju vije mbarimi tyre i ndyrë dhe i turpshëm,ashtu sikurse do t'i vij dhe fundi tjetër i luftës me çdo çmim për pushtet. Do te vij fundi i se keqes shoqërore,fundi i shifrave te larta dhe "historike" te analfabeteve me diploma...!

Ne ketë sfond te historive shkatërruese nuk ka dite qe nuk me sjellët ne kokën time pyetja e njëjtë: Vallë, edhe sa kohë do te duroj populli shqiptar te hajë turpin për bukë!?

Për me shumë,satrapi e hyzmeqari Rrahman Morina atë bote nuk beri me shume se,betim "historik" për te marr pushtetin ne Kosove me kusht se,do t'i lufton dhe shkatërron te gjithë qenien shqiptare dhe te gjithë ata,te cilët mendojnë ndryshe ne raport me sundimin serbë. Dhe… sot nuk ka asnjë dallim me mënyrën dhe formatimin e ekzekutivit ne Kosove,edhe sot si atë bot punohet për armikun shkuan dhe dreqin e t'birin,ku edhe krimi institucional,tradhtia,mjerimi antivlera etj… qenkan historike,atëherë rroftë edhe Rrahman Morina,edhe Hashim Thaçi,bashkë me "dreqin e tyre historik"! Meqë jemi ke historitë atëherë "historike" është edhe biografia e te dytit te ekzekutivit te Kosovës

B.Pacolli!!! Dhe,për ata qe nuk e njohin personin ne fjale mendoj se është e nevojshme dhe duhet treguar se kush është B. Pacolli- zëvendësi i pare i kryeministrit Thaçi. Pos krimeve e tradhtive te shumta te personit ne fjale,ai është edhe bashkautor dhe bashkëpunëtor ne vrasjen e vëllezërve Gervalla dhe Kadri Zeka ne Gjermani. Makina e tij  u përdorua ne dhe nga vrasësit e atyre tre kolosëve kombëtar dhe menjëherë pas atij atentati makaber nga UDB-ja,makina ne fjale u shpall kinse e humbur nga B.Pacolli,natyrisht për alibi dhe hetimet ndaj tij ende vazhdojnë ne Gjermani.

Hetimet ndaj këtij te fundit janë te shumta,te ndyra dhe te ndryshme ne Gjermani dhe Zvicër,nder to janë bashkëpunimi me shërbimet sekrete sllave me afera te ndryshme korruptive me pushtetin e Millosheviçit,veçorisht me vëllaun e tij,i cili se fundi ishte ambasador ne Moskë.

Dhe... sikurse te kishim një shtet normal,një shtet me duar te pastra e ligjor personi ne fjalë do ta humbte përjetësisht shtetësinë dhe do te përfundonte shume keq para gjyqit. Dua te ju kujtoj edhe njëherë se personi ne fjale është zëvendës Kryeministër i pare ne qeverinë pronto-pronto te Kosovës dhe kryetar i AKR-se. Unë mendoj se,vetëm populli shqiptar i duron këto poshtërsi dhe tradhti qe po ndodhin. Shoqëritë tona janë ndryshe,janë ndryshe me shoqëritë e normaliteteve,me shoqëritë ATDHETARE. Ke ne nuk punon dhe nuk mendon kush për shtet e as për vlera shtetërore,ke ne krimi,poshtërimi e tradhtia quhen "Historike"! Ndonëse,secila anti vlerë dhe anti historike është trumbetua dhe karakterizua me vlera "Historike" Dhe... ne vendin tonë edhe bandat anë e mban Kosovës,debutojnë te pa penguar nen ombrellën e vlerave aktuale "Historike"... "Vlera" ato te cilat ditë e natë prodhojnë mos siguri e zhargone kriminale dhe groteske ne shoqëri. Shoqëri kjo... e rrëmbyer nga ngjarjet poshtëruese e kriminale... Për me shumë,zhvillimet e viteve te pas luftës jo vetëm qe kanë kontaminuar pasqyrën kombëtare për ballë botes se civilizuar,me theks te veçantë për ballë miqve perëndimor,por kanë turpëruar edhe kontributin dhe imagjinatën e gjeneratave te tera patriotike dhe intelektuale!

Megjithatë e përsëris se një ditë do te vij fundi i te gjitha regjive negative aktuale bashkë me histeritë e ashtuquajtura histori e historike te cilat poshtëruan dhe shkatërruan imazhin e çlirimit,imazhin e lirisë qe aq shume gjak u derdh nga breza te tërë.

Dhe... krejt për fund duke përmbyllur ketë shkrim timin m'u kujtua se,ne antik lumi Donau afër te cilit ka lindur Hitleri quhej Histeri.

Hitleri ne librin e tij "Lufta ime" nder te tjera thotë: Një popull i cili braktis vetëdijen kombëtare është lehtë për t'u manipuluar dhe nëpërkëmbur nga te jashtmit,aty fillon dhe fillimi i fundit për shkatërrim dhe shuarjen e tij. Për te mos ndodhur kjo dhe për te shpëtuar nga apetitet e jashtme,veçorisht ato historike,kulturore e politike,ai popull  shpëton vetëm me luftë,lufta për t'iu kthyer vetëdija kombëtare dhe dinjiteti i nëpërkëmbur e për t'u bërë te respektuar.

Ndonëse,këtyre trendëve pa kokë e te natyrave te shtrigave... nuk i dihet!?

ZOTI NA BEKOFTE!



(Vota: 6 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx