Mendime
Brahim Avdyli: Kujt i nevojitet një shtet i përbashkët
E marte, 21.01.2014, 06:05 PM
Kujt i nevojitet një shtet i
përbashkët nga armiqtë tanë
Nga Brahim AVDYLI
Këtyre ditëve u dhanë në shtypin tonë dhe nëpër internet lajme dhe artikuj, të cilat nuk të lënë hapësirë tjetër, pos t`u thuash atyre që nuk dëshirojnë të dëgjojnë edhe njëherë të vërtetën historike. E vërteta historike nuk do politikë.
Politika zyrtare e disa shteteve të Gadishullit Ilirik, të cilën disa politikanë „modernë“ vazhdojnë ta quajnë këtë gadishull „Ballkan“ me fjalorin e politikës ditore dhe gjeografike, sipas shijes së armiqve tanë kombëtar, dhe dëshirojnë ta fshehin bashkimin e Ballkanit, që është një Jugosllavi e tretë, por shumë më e madhe. Nëpër popujt e këtij Gadishulli enden kudo politikat e vjetra me petka të reja.
Populli i ynë nuk i dëshiron këto “bashkime”. Serbët, grekët, bullgarët, bullgaro-maqedonët, malazezët, etj., i endin këto “plane” nëpër gojë, në mendje dhe veprime. Duan të bëjnë çdo gjë të mundshme, vetëm që ata të kenë fjalën kryesore. Politika e tyre është politikë e gënjeshtrave. Gënjeshtrat politike paguhen shtrenjtë nga popujt e ndrydhur prej tyre, më së pari prej popujve të vegjël, siç është populli shqiptar. Serbët të kafshojnë, të hanë, duke qeshur. Logjika e tyre, i lejon të gjitha...
Por, më
mirë, po e marrim një lajm të intervistës së një profesori kontrovers, Bozhidar
Dimitrev, drejtor i Muzeumit nacional historik të Bullgarisë për Agjencinë
Fokus, kur thotë se Maqedonia dhe Serbia përmes formimit të ambasadave të
përbashkëta, do të jenë një hap drejt krijimit të shtetit të përbashkët. Bashkimi
i këtyre dy shteteve fillon me bashkimin e ambasadave. “Bashkimi” i tillë i dy shteteve e ka
zanafillën në padrejtësinë e themelimit të këtyre “shteteve”. Ka edhe shtete të
tjera. Mos të harrojmë se këto “shtete” i kanë shumë borxh, deri në fyt, popullit
shqiptar, me tokat e tyre të marra padrejtësisht. Padrejtësia i merr në
zanafillë gënjeshtrat politike të shërbimeve sekrete të këtyre shteteve
artificiale, që do të lidhen më parë në planin ndërkombëtar. Arena
ndërkombëtare është e mbushur plot me kundërshtarët tanë teorik. Ata janë që
vendosin për këto çështje. Greqia do të prijë në BE. Pa marrë parasysh se ajo i
ka zbarkimet politike dhe i lidhë gjoja me “zbarkimet historike” rreth
Maqedonisë, sado që aspak nuk kanë të drejtë, Ministri i jashtëm i Greqisë,
Evangelos Venizelos, ka theksuar ndër të tjera se shteti fqinjë “nuk ndihmon në
respektimin e të drejtës ndërkombëtare dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së
mirë.” Kjo është thënie e tij, që e
Optimizmi i Athinës përballet me skepticizmin e medieve kryesore evropiane. Athina forcon masat e sigurisë për presidencën greke të BE-së. Madje Greqia i thyen normat themelore ligjore evropiane me anën e ligjeve që në start të saj. Ligjin e bëjnë më të fortët. Siguria është themeli i parë i paqes dhe prosperitetit. Në rend ndërkombëtar respektohen të drejtat dhe përgjegjësitë e të gjitha kombeve dhe të gjithë popujve. Në Evropë garantohet respektimi i ligjeve dhe standardeve ndërkombëtare. Këtë të drejtë e merr Greqia dhe e shfrytëzon “për sigurinë e lëvizjes” në dëmin e shqiptarëve. Ajo i ka tokat shqiptare brenda vetes të ndalura me dhunë shumëvjeçare e gjenocid, por nuk ua lejon shqiptarëve as lëvizjen e lirë nëpër Greqi, përkundër ligjeve të Evropës, të cilën dëshiron ta udhëheq. Evropa është në krizë. Këtë e shqyrton në Konferencat Ndërkombëtare të Bashkësinë Evropiane.
Rreziku për Evropën është real, siç shkruan Kurt Volker, i cili është ish-Ambasador i SHBA-ve në NATO, dhe aktualisht Drejtor i Qendrës për Studime Trans-Atlantike të Universitetit “John Hopkins”. Kërcënimet në Evropë janë të vërteta. Përveç krizës ekonomike, kufijtë e saj janë me zonat e nxehta të Lindjes së Mesme dhe me një Rusi autoritare, me një numër konfliktesh të ngrira etnike dhe me diktaturë në Bjellorusi. Në veçanti është Ballkani. Konfliktet ndërkombëtare nuk zgjidhen asnjëherë, deri sa të jenë të egërsuara dhe të etura për gjak e sundim Greqia, Serbia, Bullgaria dhe Turqia, apo pinjollët e tyre më të vegjël, bullgaro-makedonët e malaziasit. Ato e kanë të rreptë anash Rusinë. Bashkimi Evropianë duket gjithnjë më i paaftë për të përballuar sfidat e mëdha e të brendshme.
Këtu vjen
edhe Kosova. Kur thua “Kosova” të reflektohet automatikisht
Jo, natyrisht nuk mund të flas, madje asgjë! Po e marrim një lajmërim të heshtur në fund të intervistës së ish-Ambasadorit britanik, Ivor Roberts, për Agjencinë e serbe të lajmeve B92, gjatë qëndrimit të tij në Serbi: “Konsideroj se rajoni në veri të lumit Ibër, duhet t`i kthehet Serbisë, e disa pjesë të territorit të Luginës së Preshevës t`i kthehen Kosovës.”
Kjo nuk
mund të “quhet” Lugina e Preshevës, por është Kosova Lindore dhe nuk duhet
vetëm ajo t`i kthehet Kosovës. Ne jemi bijë të shqiptarëve dhe bijë të Ilirëve,
që në këto anë kemi pas një mbretëri të tërë, me emrin Dardania. Nuk ka pasur
asnjë serbë në këto anë, dhe nuk ka pas asnjë sllavo-bullgarë të Maqedonisë.
Kosova e mbetur do të bashkohet me Shqipërinë. Unë e përkrah sadopak z. Ivor
Roberts, ish-Ambasadorin britanik në deklarimet e tij.
Kështu do të ishin vërtetë kufijtë e sotshëm të shteteve të Ballkanit “kufij të lëvizshëm”. Nuk e përjashtojnë edhe një lëvizje të kufijve të Gadishullit Ilirik (pra, Ballkanit) ekspertët dhe analistët e shërbimeve të ndryshme inteligjente; të instituteve të menaxhimit të krizave dhe të sigurisë, etj. Duke u bazuar në gjendjen jo stabile të Evropës Juglindore; duke u bazuar në lëvizjet e fundit të disa politikave dhe të politikanëve botërorë, si dhe në publikimet e tyre të fundit, kufijtë e Gadishullit Ilirik janë të lëvizshëm. Në radhë të parë kjo do të thoshte se do t`i hapej udha integrimeve të mëvonshme. Kasta e jonë drejtuese pasoi pas vendimeve të marra në qarqet e politikave të marrjes së vendimeve, përkundër deklarimeve dhe premtimeve të tyre në fushatat zgjedhore dhe praktikën ditore. Kjo do të thoshte tkurrje e shtetit eksperimental shqiptar. Këta kufij duket sikur janë vendosur në qarqet zyrtare politike, pas dhunës disavjeçare e gjenocidit mbi kombin shqiptare. Por, kasta drejtuese e politikës në Kosovë ose duhet të japë dorëheqje kompletë nga qeveria ose duhet të kompletojë e zgjerojë kërkesat e popullit shqiptar jashtë kufijve të Shqipërisë, gjatë të gjitha proceseve demokratike dhe integruese në kontinentin e Evropës për Gadishullin Ilirik. Këtë duhet që ta kenë parasysh. Përndryshe, kanë mbetur përgjithmonë antikombëtarë.
Kohëve të fundit, përkundër kundërshtimeve tona të përhershme, Gruevski dha lajmin në prezencën e përfaqësuesit të Serbëve, se do të krijoheshin Ambasadat e përbashkëta, fillimisht në mes të Serbisë dhe Maqedonisë, i cili, u përpoq të gënjejë veten se “ato i ulin shpenzimet”. Kjo nuk do mend të kuptosh “diplomacinë”, pas disa tentativave të Malit të Zi dhe të Kosovës, madje prej kreut të politikës botërore-SHBA, se është fjala për shtetin e ardhshëm të përbashkët. Diplomacia që “bashkohet” dëshmon se shteti do të bashkohet. Sllavo-bullgarët e Maqedonisë kanë frikë nga shqiptarët, sepse ata nisen një luftë, por ra në duar të krymta. Edhe serbët i frikohen kombit të vetëdijshëm shqiptar, pas luftërave shekullore. Ajo ka duar të forta në politikë dhe ka vrapuar nëpër botë para nesh. P.sh. në arenën e brendshme e ka kriminelin në politikë, diplomatin “shkja”, Ivan Mrkiq. Dhe kujt i shërben një bashkim i armiqve tanë të urryer, Serbisë dhe Maqedonisë, që paskan bërë edhe një zyre të policisë së “përbashkët” dhe ka ndërtuar pikërisht në Shkup “përmendoren” e carit serbomadh!
Ua kujtoj se stërgjyshi im, Avdyl Alia, ka qenë pikërisht në Shkup për ta çliruar atëherë dhe kombi shqiptar i ka dhënë mbi 20`000 viktima, por Shkupi ka rënë në duart e Bullgarëve të Maqedonisë. Kjo ka qenë e prova e fundit për ta shpallur Shkupin kryeqytet të Shqipërisë. Në Kosovë, në luftën e fundit, nuk kanë vdekur kaq shumë. Të mbushemi mend dhe të marrim parasysh këtë analizë.
Le të
shikojmë një mori të artikujve në http://www.almakos.mk . Ndër të tjera, të
shohim se
Nuk lejojmë shtet të përbashkët të armiqve tanë të rrezikshëm, as me ne, si skllav e të ripushtuar!
Kjo është thënë qartë! Kriza në Evropë vjen për dredhitë e saj në favorin e pushtuesve. Kur lëvizen kufijtë dhe krijohen shtete të reja, mund të organizohet edhe një luftë!...