Mendime
Kastriot Myftaraj: Vrasja e Jusuf Gërvallës
E premte, 17.01.2014, 09:12 PM
Vrasja e Jusuf Gërvallës dhe
shërbimet e fshehta gjermane
Nga Kastriot Myftaraj
Studiuesi britanik James Pettifer nuk është ndonjë njeri që mund të akuzohet se bën teori konspiracioni irracionale. Ai ka qenë këshilltar i qeverive britanike dhe amerikane sa i përket Kosovës në periudhën para gjatë dhe pas luftës së Kosovës. Është një njeri me lidhje te mira ne sherbimet e fshehta britanike dhe amerikane dhe nje njeri i mirëinformuar për sekret e Ballkanit në të shkuarën. Në librin e tij të kohëve të fundit “Ushtria Çlirimtare e Kosovës: nga një luftë e fshehtë në një kryengritje të Ballkanit, 1948-2001”, Pettifer flet vetëm kalimthi edhe për vrasjen e Gërvallës dhe dy miqve të tij, por megjithatë jep një të dhënë shumë interesante, kur thotë: “Një eksperiment i parë praktik për zhvillimin e një grupi të armatosur ishte bërë në Gjermani nga Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, në fillim të viteve 80, por u shkatërrua nga një kombinim i shërbimit sekret serb me policinë e Gjermanisë së Jugut, një forcë sigurie që mbante gjithnjë lidhje të afërta me Beogradin. Ata u vranë në një fshat pranë Heilbronit, të quajtur Untergrupenbach”.(James Pettifer, “Ushtria Çlirimtare e Kosovës: nga një luftë e fshehtë në një kryengritje të Ballkanit, 1948-2001”, Shtëpia botuese “Onufri”, Tiranë 2013, f. 75)
Që
vrasjet në Untegrupenbach i ka bërë SDB (emri i kohës i UDB) për këtë nuk ka
dyshim. Por çështja është se ç’ qëndrim kanë mbajtur në atë kohë shërbimet
inteligjente gjermanoperëndimore (atëherë ishin dy shtete gjermane, ai
perëndimor dhe ai lindor) ndaj veprimtarisë së SDB në Gjermaninë Perëndimore. Në
këtë vend nuk u kryen vetëm këto vrasje nga UDB por edhe vrasje të tjera
shtetasish jugosllavë me origjinë nga
Nuk mund të mos të vihet re fakti se vrasjet e SDB në Gjermaninë Perëndimore fillojnë në fund të viteve gjashtëdhjetë, kur në Europën Perëndimore nisin shqetësimet e para për valën e terrorizmit që do të merrte përmasa të mëdha në vitet shtatëdhjetë dhe do të vazhdonte të përbënte një problem të madh edhe në vitet tetëdhjetë. Levizjet terroriste ne ate kohe qene grupime te majta marksiste-leniniste dhe maoiste. Gjermania Perëndimore ishte një nga vendet europiane për të cilin terrorizmi përbënte një problem serioz në atë kohë. SDB ishte shërbimi i fshehtë i një vendi komunist, prandaj e kishte më të lehtë të krijonte lidhje me organizatat terroriste europiane dhe të nëpërmjet këtyre lidhjeve të ndihmonte shërbimet e fshehta të vendeve të Europës Perëndimore, kur ishte fjala për përfitime të dyanshme. SDB natyrisht që kërkonte shpërblim për këto shërbime. Interesi i SDB ishte që të paralizonte veprimtarinë e emigracionit politik nga viset e ndryshme të Jugosllavisë në Perëndim, duke përfshirë edhe Gjermaninë, ku kishte një përqëndrim të madh të emigracionit politik nga Jugosllavia. Në marrëveshje me shërbimet e fshehta gjermanoperëndimore, SDB ka marrë leje për të kryer disa vrasje politike në Gjermaninë Perëndimore. Por SDB duket se e kapërcente masën dhe kur merrte leje për të bërë tre vrasje bënte katër. Kështu shpjegohet fakti që Gjermania sot i heton shumë seriozisht disa vrasje të kryera dikur nga SDB si ajo e Stjepan Durekoviç dhe bën sikur i heton disa vrasje të tjera si ato të tre shqiptarëve të vrarë në Untergrupenbach.
Vajza e Jusuf Gërvallës, Donika Gërvalla, e cila është juriste dhe prej kohësh heton mbi vrasjen e babait dhe të axhës së saj, në një intervistë që ka dhënë në 2012, nuk dyshon fare mbi mundësinë e implikimit të shërbimeve të fshehta gjermane në këtë vrasje. Ajo e ka përjashtuar kategorikisht këtë mundësi, me arsyetimin se në Gjermani një gjë e tillë nuk mund të mbetet pa u zbuluar për shkak se ka shtet ligjor, media bën hetime etj. Në një intervistë të saj për Agron Bajramin në emisionin “Pressing” në Koha Vision të Prishtinës, në maj 2012, Donika Gërvalla u pyet: “Nuk e besoni një verzion që thotë se ndoshta vetë shteti gjerman për shkak të situatës gjeopolitike të asaj kohe, apo për shkak të raporteve të mundshme që ka pasë me Jugosllavinë nuk u ka dhënë ashtu të them, zjarr hetimeve sa duhet për të nxjerr!”
Donika
Gërvalla u përgjigj: “Jo nuk e besoj, nuk e besoj, sepse e njoh mjaft mirë
organizimin e shtetit gjerman. Unë kam studjuar drejtësinë në Gjermani, unë e
njoh ndarjen e pushtetit politik, e sigurimit të shtetit dhe të sistemit
ligjor. Një qeveritar ose një punonjës i sigurimit
A thua
vërtet i beson Donika Gërvalla fjalët e veta? Në nëntor 2006 tre agjentë të
shërbimit të fshehtë gjerman
Në 2006
qeveria gjermane ushtroi presion të madh mbi qeverinë e Kosovës për lirimin e
agjentëve të fshehtë gjermanë. AKSH e mori përsipër aktin terrorist në kohën që
tre agjentët gjermanë qenë të arrestuar, dhe kjo u quajt si provë për
pafajësinë e tyre, kur ajo që kishte ndodhur ishte se
Është
absurde që Donika Gërvalla i shikon vrasjet në Untergrupenbach si të kryera nga
UDB thjesht me bashkëpunimin e disa shqiptarëve tradhtarë. Si mund të lëvizte
lirisht në Gjermaninë e vitit 1982, Arkani, një nga kriminelët më të kërkuar në
Europë në atë kohë, që është një prej autorëve të vrasjeve në Untergrupenbach?
Aq më tepër në kohën kur kontrolli policor në Gjermani ishte rritur shumë për
shkak të rrezikut të terrorizmit?! Nuk kishin shans disa të panjohur, siç qe
komandoja e SDB të shkonin në një qytet të vogël gjerman, dhe të survejonin
viktimat e tyre të ardhshme kur vendasit gjermanë në atë kohë njoftonin
policinë për çdo të panjohur të dyshimtë, se e shihnin si terrorist të
mundshëm. Dhe njerëzit e komandos së SDB qenë mëse të dyshimtë. Një histori më
vete është largimi i tyre pas kryerjes së atentatit. Me siguri ka patur
dhjetëra telefonata në polici nga banorët që kanë menduar se ishte kryer një
akt terrorist, dhe kanë njoftuar policinë për veturën e bardhë. Njësitë
antiterroriste të Policisë dhe shërbimeve të fshehta gjermane qenë në
gatishmëri të plotë në atë periudhë dhe vetura e vrasësve nuk do t’ u ikte nëse
nuk do të donin vetë që kjo të ndodhte. Ekziston një paradoks në atentatin e
Untergrupenbach të cilit duhet t’ i japin përgjigje autoritetet gjermane. Aq sa
ç’ kanë vepruar me profesionalizëm të shkallës më të lartë vrasësit kur kanë
qëlluar viktimat me armë, goditje me armë me rregullsi manuali, aq kanë vepruar
pa profesionalizëm kur janë larguar nga vendi i krimit. Si profesionistë ata
duhet të kishin braktisur armët e krimit që në vendin e krimit, ashtu që të mos
ua gjenin armët e krimit nëse do t’ i kapte Policia. Natyrisht se këte do ta
bënin pasi të kishin përdorur doreza për t' i kapur armet gjate perdorimit, per
te mos lënë gjurmë te armët. Më pas duhet të kishin braktisur disa kilometra më
tutje dhe automjetin me të cilin kryen krimin madje edhe ta kishin djegur atë
që të shmangnin çdo mundësi të policisë që t’ i kapte nëse ishte identifikuar
automjeti i tyre. Natyrisht se automjeti duhet të kishte qenë i vjedhur, gjë që
për një njeri si Arkani i cili atëherë kishte një eksperiencë të gjatë si
gangster në Evropë, nuk përbënte problem. Levizja me nje automjet te vjedhur do
te kishte rrezik natyrisht, por supozohet qe te ishte shume me e rrezikshme te
levizje me nje automjet me te cilin ishte kryer nje krim, duke pasur dhe armet
e krimit me vete. Asgjë të tillë, braktisje e armeve te krimit, automjetit, nuk
bënë vrasësit superprofesionistë. Këto shkujdesje ata mund t’ ia lejonin vetes
vetëm në një rrethanë: Kur kishin mbështetjen e shërbimeve të fshehta
gjermanoperëndimore dhe për rrjedhim edhe të Policisë. A ka ndonjë shpjegim për
këto fakte Donika Gërvalla, që i shfajëson autoritetet gjermane? Për
bashkëpunimin mes shërbimeve të fshehta gjermane dhe atyre jugosllave bëhet
fjalë edhe në libra të ndryshëm që tregojnë për marrëdhëniet mes shërbimeve të
fshehta në kohën e Luftës së Ftohtë. Disa nga këta libra të botuar kohët e
fundit kanë të dhëna mjaft interesante që duhet të shërbejnë si konteksti për të
kqyrur enigmën e vrasjeve në Untergrupenbach. Me sa duket Donika Gërvalla nuk
paska pasur kohë që t’ i lexojë këto libra se paska qenë e okupuar me kqyrjen e
bëmave të Ramush Haradinajt në katundet e Rrafshit të Dukagjinit, cka u kuptua
nga intervista e saj e fundit televizive.
Në
intervistën e fundit të Donika Gërvallës para pak ditësh në emisionin “Rubicon”
në KTV me Adriatik Kelmendi, si për intervistuesin, ashtu edhe për të
intervistuarën, hetimet që kanë të bëjnë me atentatin qenë një çështje e dorës
së dytë. Çështje e dorës së parë qe për të dy politika e sotme në Kosovë. Në
këtë intervistë Donika Gërvalla bëri shumë spekulime politike përtej kauzës së
saj familjare të zbulimit të së vërtetës së vrasjeve të 17 janarit 1982. Kjo i
jep të drejtën çdo njeriu që i njeh faktet e mësipërme të dyshojë se vetë
Donika Gërvalla ka ardhur në Kosovë si misionare e shërbimeve të fshehta
gjermane për të vazhduar politikisht punën që bënë tre agjentët e
Gjermania
ka detyrim të bëjë një hetim serioz mbi vrasjen në Untergrupenbach dhe të
nxjerrë edhe përgjegjësitë e njerëzve të shërbimeve të fshehta të saj. Këtë
detyrim e ka Gjermania se qeveria e saj ka bërë zhurmë të madhe dikur për
Guantanamon, për burgjet e fshehta amerikane në Europë, dhe sot bën zhurmë për
përgjimet e fshehta të kryera nga agjencitë e SHBA. Nëse i ka pasur seriozisht
këto kauza të çuditshme për një shtet si Gjermania, dhe pas nuk qëndronin
kombinime të tjera me kahje lindore, atëherë le ta tregojë këtë gjë duke hetuar
zyrtarët gjermanë që kanë bashkëpunuar me SDB, që të ketë të drejtë t’ i
kërkojë SHBA të dënojë zyrtarët e saj që janë marrë me përgjime të paligjshme.
Është qesharake të besohet se vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zeka qenë duke organizuar
që nga Gjermania një kryengritje të armatosur në Kosovë, nëpërmjet Shqipërisë,
siç duket se u ka thënë UDB shërbimeve të fshehta gjermanoperëndimore në atë
kohë. Gjermania Perëndimore e dinte shumë mirë se Shqipëria komuniste nuk
ngatërrohej në aventura të tilla kundër Jugosllavisë. Këtë gjë e dinin edhe në
Vrasjet
në Untergrupenbach janë kryer në atë mënyrë që të shiheshin si një goditje atij
vete prej çdo shqiptari, jo vetëm të Kosovës. Jo rastësisht këto vrasje janë
kryer në 17 janar që është një ditë zie kombëtare e përjetshme për shqiptarët
për shkak se është dita e vdekjes së Skënderbeut. Urdhërdhënësit e vrasësve në