Mendime
Baki Ymeri: Breshkat e Bukureshtit
E merkure, 15.01.2014, 05:28 PM
BRESHKAT E BUKURESHTIT DHE VETËMBROJTJA E BUBULLIMËS
Me vonesë e gjeta një mjerim publicistik me titullin “Mona reagon… Nuk kam qenë as bëhem kurrë rugoviste” (Radio Kosova e Lirë). Përçarja e shqiptarëve në rugovistë dhe antirugovistë nuk më pëlqen, sepse numri i viktimave të kopilave të kombit që kanë ngritur gishtin e krimit kundër bijve më besnikë të LDK-së është tejet i madh. Të bekuar janë ata që vijnë në emër të Zotit për bashkimin e trojeve shqiptare, por jo do ish komunistëve të mrolur të cilëve u mungon buzëqeshja në fytyrë. Koha do dëshmojë se inspiruesit e atentateve staliniste nuk ishin idealistë, por psikopatë, shizofrenë, hajdutë, mashtrues dhe kriminelë. E them me keqardhje këtë dhe kjo vërehet në surratin e njërit nga ata që shpërblehet me 1 mijë euro në muaj plus 177 mijë euro “bakshish” pse qenka antirugovist! Të them se edhe unë kam qenë në shënjestër të psikopatëve, madje edhe nga ana e një breshke bukureshtare që bashkëvepron me një deputete antikosovare, mos po e teproj! Nuk e teproj gjatë janarit sepse pas 1 shkurtit hyn në fuqi një Kod i ri Penal që s’të lejon t’i demaskosh në shtyp breshkat e ntrashura si derra me lekët e komunitetit të këtushëm shqiptar.
Mona nuk
është breshkë por një çilimi që sapo i bën hapat e parë në fushë të
diplomacisë. Mund të garantojnë sa të duan ata që e kanë njohur këtë çupë gjoja
se paska prejardhje shqiptare, apo gjoja se militoka për bashkimin tonë
kombëtar. E kam njohur edhe unë dhe nuk garantoj për të, dhe ajo e di farë mirë
se pse nuk garantoj! Nuk garantoj pse mënjanë tenton të përçajë shqiptarët (ideologjikisht) dhe t’i masë shpatat me
personalitete, kurse në anën tjetër ende nuk ka botuar asnjë libër (përveç
prezantimit të saj në revistën “Shqiptari” sipas kontributit tim). Më ka
ndihmuar me do përkthime dhe e kam ndihmuar me para të kthehet nga Tirana ku
duheshin ta ndihmojnë “patriotët” që e shfrytëzojnë inteligjencinë e saj, e jo
një poet me një jetë të grisur! Sidoqoftë, Mona është femër dhe femra ka nevojë
për ndihmë.
“DIPLOMATI” ANTIDIPLOMATIK NË BUKURESHTI DHE PRESIONET E KËRCËNIMET E TIJ!
Karrierizmi është ajo sëmundje që njeriun e prekur e bën të shajë e të vret edhe nënën e vet për një kolltuk, që vërbon ndërgjegjën dhe e çon në rrugë të gabuara antishqiptare!
Mona Agrigoroaiei
Në
Balkanweb doli një analizë kushtuar 100 – përvjetorit i vendosjes së
marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Rumanisë. Atë që më ka përqendruar
vëmendjen kanë qenë do komente të një personazhi që sulmonte autorin e kësaj
analize, ambasadorin e Shqipërisë në Rumani, herë nga një nofkë, herë pas
nofkeve të tjera. Unë përsonalisht nuk durova këtë gjë, duke kuptuar se kush
është individi dhe se ky bashkëpunon me deputeten antishqiptare dhe joshqiptare
në Rumani, Oana Manolescu (dhe sidomos dorën e dhjathtë të saj, Marius
Dobrescu), e cila disa vjet më parë pati edhe një deklaratë në përkrahje të
pozitës së Rumanisë lidhur me Kosovën, duke deklaruar: “Qeveria rumune nuk e
njeh pavarësinë e Kosovës kurse ne si shoqatë pajtohemi me këtë qëndrim”.
Çdokujt që prej gojes së vet i vijnë këto fjalë, është i shkelur nga bishti i
elementeve të shërbimeve antishqiptare në Rumani! Që të pajtohesh me pozitën e
mosnjohjes së Kosovës nga
Pra, unë kam reaguar, prandaj, ndaj “diplomatit” antidiplomatik dhe gjithë çërdhës me të cilën bashkëpunon. Reagimi im prandaj ka qenë i motivuar nga këto njohuri dhe ndërgjëgjja ime më ka thenë se këto personazhe bëjnë lojën e djallit (lexo: shërbimeve sllavo-rumune) në Rumani. Në gjithë kohën kur kam punuar për çështjen kombëtare shqiptare nuk kam ndjekur diçka tjetër sesa të vë në pah vetëm daljen e së vërtetës. Do të luftoj gjithmonë më ata që veprojnë kundër interesave kombëtare shqiptare. Prandaj, nuk jam përzier si mizën në qumesht në punet e ambasadës, por kam kritikuar një element që vepron kundër interesave kombëtare shqiptare, duke qenë i “motivuar” nga një sëmundje tejet e rrezikshme për shendetin politik e diplomatik: karrierizmi. Karrierizmi është ajo sëmundje që njeriun e prekur e bën të shajë e të vret edhe nënën e vet për një kolltuk, që vërbon ndërgjegjën dhe të çon në rrugë të gabuara. Logjikisht se kam kritikuar këtë pozitë antikombëtare, duke kërkuar që dosjen e këtyre individeve të përcillet jo vetëm MPJ-së së Shqipërisë, por edhe Policisë së Shtetit shqiptar, për t’u ARRESTUAR për aktivitetin e tyre antishqiptar. Gjithashtu, duhet të theksoj se unë kam njohur ambasadorin e Shqipërisë vetëm një herë në jetë. Që nga ai moment nuk kam komunikuar me të, as nuk e kam telefonuar, as nuk më ka telefonuar. Nuk jam bërë servilen e askujt dhe as nuk do të bëhem ndonjëherë. Por, çdo njeri me dy kokërra tru në kokë mund të gjykojë se aktivitetet që i bën për Shqipërinë, duke përfshirë këtu edhe Kosovën, janë dëshmi të faktit se ai punon shumë dhe as nuk mburret para të tjerëve me këto aktivitete.
Dhe ka
ndodhur si në përralla. Gjarpërit, kur i thyhet bishti, bëhet agresiv. Të
frikësuar nga reagimi im i ashpër dhe i drejtë, individi që fshihej pas
fustanit të nofkave, më thirri në telefon nëpërmjet bashkëshortës së tij, për
të më bërë presione dhe madje për të më kërcënuar.
Qëllimi i këtyre ndërhyrjeve ishte që unë të kërkoj falje publikisht për atë që kam shkruar. Por u them haptazi: unë nuk frikësohem nga asgjë! Të mos mendojnë se më ndërhyrje të këtilla do të më ndalin të them të vërtetën! Do t’i them edhe disa fjalë të tjera këtij personazhi. Nëse ai është “njeri culture” nuk duhet të sillet si një rrugaç! Dhe të mos mendojë se nëse fshihet gjithmonë pas fustanit të pseudonimeve nuk e din krejt bota kush është! Dërgimi në emaili im të një mesazhi fyes me nofkën Kushtrim Kastrioti (nofka e këtij bukëshkelësi, më të cilën ai sulmonte dikur edhe ambasadorin) dëshmon se ska mësuar sjellje elementare dhe njëherë do të bie vet në gropat që i ka bërë për të tjerët, që të bien në të. (Rumani, 28 dhjetor 2013)