E enjte, 01.05.2025, 01:49 PM (GMT+1)

Mendime

Selim Nëngurra: Njeriu i mirë që të bante me qeshë

E merkure, 15.01.2014, 09:57 PM


NJERIU I MIRË QË TË BANTE ME QESHË

(Rrefim per komshiun tim Vesel Ramush Osaj)

Nga Selim M. Nengurra

Ishin vite të vështira ato, fundi i viteve 1960-ta dhe fillimi i të 70-tave. Populli shqiptarë i Kosovës paksa ishte rigjallnue pas shumë viteve dhune të pushtetit jugosllav me ministrin e mbrendshem serb në krye, me Aleksander Rankoviq-in. Unë isha në perfundim të shkollimit fillor dhe isha me halle se ku do vazhdojë ate të mesmin. Neve ishim familje e ardhun në fshatin Lugposhtë ( Lubozhdë ose Nengurra ) , kishim ardh vetem disa dekada ma parë nga Jabllanica e Madhe e Pejës. Dhe si zakonisht ardhacaket në nji vendbanim të ri respektohen mes veti dhe miqësohen. Edhe familja ime kishte miqësi të mirë me familjen Osaj, ose Sadri Veselve sepse edhe ajo familje kishte ardhë në Lugposhtë nga nji fshat në anen jugprendimore të Burimit të Drinit të Bardhë që quhet BURNUT. I pari i kësaj familje quhej Sadri Veseli dhe të gjithë e thirrshin BACALOK. Sadriu kishte pas tre djem kur kishte ardh në Lugposhtë tue ble nji pronë rranx shpatijeve të Cuculanit në lagjen e Shalnjanve ose të Kodrës sikur quhet ndryshe. Grueja e Sadri Veselit ishte bi e Novosellës afër Radafcit, motër e tribunit popullor kaçakut të mirnjohun Zymer Bruçi.

Dhe per shkakun se Zymer Bruçi kishte qen vëllam me gjyshin tim Hajdin Mustafën, djemtë e Sadri Veselit ; Ramushi, Aliu e Shabani gjyshin tim e kishin pas thirr daja Hajdin.

Pasi vritet Zymer Bruçi si dhe Kapidani i çetës kaçake të asaj ane Bajram Çetina, gjyshi im mbetet vetem dhe ai per të shpetue ik e strehohet në Malësin e Rozhajës dhe në fshatnat e Rugovës.

Gjyshja me fëmijët e vet gjen strehim te vëllaznit e sajë Çetina , e kur aty asht rrezikue nga pushteti serb si gru e kaçakut dhe motër e kapidanit kaçak strehohje te kusherinjët e saj familja e Rrustë Sadri Elezit të Rugovajve të Cërrcës e shumëhere edhe te familja Osaj e Sadri Veselve apo Bacalokve sikur i ka thirr gjithmonë edhe sot e kësaj dite i tan fshati  dhe rrethina.

Baba im edhe kishte pas qen moshatar me djalin e vogël të Sadri Veselit , Shabanin si dhe me nipin e Sadriut me djalin e madhë të Ramushit, me Rexhep Ramushin. Kjo pra edhe ka ba nji lidhje familjare të sinqertë sa me kohën familja ime dhe familja e Sadri Veselit bahet pothuej si nji familje.

Andaj edhe unë u rrita si fëmijë në rrethanat e krijueme mes familjes time dhe asaj të Bacalokve. Ishin shtëpi e madhe kjo dhe sado që deri vonë kishin fare pak tokë buke , falë punve të Aliut si mjeshter murator të cilit ma von i bashkohet edhe i nipi Rexhepi dhe falë angazhimeve të të gjithë mashkujve të kësaj shtëpie ata jetoni nji jetë modeste ekonomike, por të hareshme dhe shumë të lumtun. Oda e burrave e tyne ishte zakonisht perplotë me burra të komshive dhe aty deri vonë në mesnatë luheshin lojna tradicionale si ; kapuqa, cicmic, lojë letrash, shah etj, etj. Ishim neve disa djem të asaj familjeje, ma i madhi ishte Vesel Ramushi që ishte djali ma i vogël i Ramush Sadrisë. Pas ti ishte Mustafa, Xhemajli, Sylejmoni, Ibrahimi, Tahiri, unë ( autori i këti shkrimi ), Ademi dhe Imeri. Unë dhe të gjithë tjeret e kemi thirrë baca Vesel ndërsa baci Mustafë që ishte pak ma i ri se ai e ka thirrë Vesko. Mbaj mend se si baci Vesel bante "shejtanllaqe" dhe ato i bante aty per aty , gjithmonë nga rasti që gjindej.

Ishte i shkathtë shumë dhe shumë i urtë e i mirë. Ka me mija raste që baci Vesel ka ba me qesh të gjithë që ishim pran ti. Unë i kam shumicën në mbamendje, por këtu do i shkruej vetem disa nga ato.

Per mujin e ramazanit ishte zakon që hoxha shkonte nga shtëpija në shtëpi dhe aty ku ishte hoxha aty edhe faljen namazi i mbramjes dhe taravija. Baci Vesel si "SHEJTAN " që ishte na merrte neve të gjithve me veti dhe shkojshim me falë taravinë. Do pershkruej nji rast shumë qesharak. Nji bashkfshatar i yni ishte plak dhe ishte bari i deleve. Ai dimen e verë, ra shi apo jo nuk e zdeshte nji pelerinë per mbrojtjen nga shiu dhe thue se kjo nuk i mjaftonte ai mbi plisin e vente kapolaqen e pelerinës. Neve rinia e perqeshnim dhe mendonim se ai as nuk e zdesh kur flen në gjum.

Nji mbramje në namazin e taravisë në oden e Hysen Murat Idrizaj, baci Vesel renditet në shezde të namazit para këti plaku dhe kur plaku bie me koken posht kapolja e pelerinës i zgjatet tutje te kambët e bacit Vesel dhe ky shpejt ja shkel me sa kishte fuqi. Të gjithë ngriten me duert perpara tue thanë lutjet ( hamamin e hyrës i kan thanë vetem i kan lëvizë buzët kinse po lutemi ), plaku nuk mujke të ngris koken sepse baci Vesel qellimisht e mbante me thembrat e kambës. Kur pau baba i bacës Vesel , Ramushi filloj me i dhan shenja me shikime e gjestikulacione të birit me e lëshue plakun, dhe dikur e humbi durimin dhe piskati; ...Vesel qafir lëshoja koken njerit e mos më shtjen me folë me prish namazin. Plasi e qeshuna dhe njenit nga neve ( nuk po e ceku me emen qellimisht ) edhe i kerciti mbrapa dhe ikem të gjithë me vrap perjashta.

Imam i ramazanit ishte axha i nusës së bacit Vesel dhe ai sa bahej nervoz me Veselin sa qeshke edhe vet sepse ishte e pamundun me ba inati me te apo me e ndalue mos me ba dreqni.

Veseli e thirrke hoxhen, hoxhë pitja, hoxhë tespishtja, hoxhë mjalti etj, etj mënyra. Neve që ishim ma të ri na thojke; shifni tanë katunin po e ban budallë Haxhi Sinani, këta të gjithë punojnë si kuajt punët e fushes e hoxha rrin tan ditën ner hije kinse po lexoj kuranin e ai në realitet po i këqyr vithet e nuseve të lagjës kur po shkojn te bunari apo te kroni me mbush enet me  ujë.

Në mbramje per iftar disa here ja ka marr tupanin tupangjisë dhe i ka ra per me ba iftar para se me thanë hoxha dhe krejtë këtë e bante sepse ishte shumë i sigurt dhe i bindun se marrja me fe asht injorancë, besimet në fe, janë dogma dhe fantazi.

Njihere tjetër na moren pleqët me shku me falë namazin e bajramit. Ishte Dimen dhe shumë acar, kishte ra nji metër borë, kur shkum te xhamija e Vrellës ( sepse Lugposhta kurr nuk ka pas xhami fatmirësishtë ), aty imami mulla Musa na urdhnojë me marr abdes te çeshmja te dera sepse sipas ti neve rrugës kemi prish abdesin deri sa kemi ardhë në xhami. Veseli i pari lau duert, fëtyren dhe pastaj filloj me i ferkue qizmet e gjata të llastikut që kishte mbathë. Hoxha kur e pau i tha; po çka po ban ashtu o Vesel, dathi qizmet dhe pastroj kambët. Eu mulla Musë po budalla që koke, po pse me i la kambët , po unë zdathun nuk kam ec deri këtu por me qizme dhe andaj po i pastroj këto. Hoxha u ba nervoz dhe tue na mallkue nuk na lejojë me hy me falë bajramin.

Veseli qeshej tinza , por edhe shumë pleq aty qeshin me të madhe me Veselin.

Ka edhe shumë e shumë shejtanllaqe të këti burri , bashkfshatarit tim Vesel Ramush Osaj të cilat i di dhe me të cilat shpesh qeshi edhe sot e kësaj dite sa here që më kujtohen, por nuk do i shkruej tash këtu. Baci Vesel pat shkue në sherbim ushtarak në Shkup, aty pasi e kreu sherbimin gjeti nji punë dhe jetojë e punojë disa vite e nga aty gjen punë ne SHKOLLEN E NALTË PEDAGOGJIKE  në Prizren dhe pasi në nderkohë edhe martohet ai shperngulet nga fshati dhe bahet banor i Prizrenit e unë pasi mbarova gjimanzin shkova në Lublanë në Slloveni. Ishte kjo diku në vitin 1973. Nga kjo kohë shumë rrallë e kam takue bacin Vesel, ndersa pasi kalova në Skandinavi në maj të vitit 1989 ma asnjihere nuk e kam takue. Dhe ja fati im, dita që më gëzoj shumë derisa isha në pushime veren e kalueme në Istog.

Unë do shkruej tash pak per rastin tim që pata në shtator të vitit 2013 kur pikrisht para shkallve të xhamisë së Istogut derisa ecja trotuarit shof komshiun tonë z. Ali Duraku që bisedon me nji

njeri. Aliu më pa dhe më pershendeti, ndersa unë rastësishtë shof burrin që fliste me Ali Durakun. Isha i sigurt se e njof atë ftyrë, ata sy e atë buzqeshje burri. Luta Aliun të më falë dhe i vuna doren në sup burrit që kisha perpara.

Tungjatjeta burr, a po më njef? Jo qebesa më tha ai me buzqeshjen e ti shumë të veqantë e dashamirëse. A je ti Vesel Ramushi ? I them unë. Po vet ai jam më tha burri, unë ma nuk mujta të permbahem ju hodha me të dyja duert rrethqafe dhe e shterngova shumë pran vetit. Jam Selim Mustafa i thash unë. Baci Vesel u shty pak mbrapa dhe menjihere faqeve të ti u rrokullisen pika lotësh. Eu Selim bac, po nuk të njofta pasha at Zot, ashtu me lotë per faqe më perqafojë ai tash dhe as unë nuk mujta ta mbaj veten lotët vershuen edhe faqet e mija. Pa ma lëshue doren, i tha Ali Durakut, më fal o Ali neve flasim heren tjeter ( kishin pas nji punë diça ata bashk ) tash du me shkue me këte burr që se kam pa qe katerdhjet vjet  me pi nji raki e nji kafe në TROFTA.

Nuk ma lëshonte dorën, ecnim disa hapa dhe ndalej e ashtu plot mall më shikonte, eu Selim bre bacë, po sa u gëzova sot. Pasha Zotin po me duket se jan que Sadiku e Rexhepi nga vorri aq shumë u gëzova që po të shof. Kan kalue shumë vite bre bacë, ja edhe ti qenke plakë. Disa ditë ma parë derisa unë kisha qenë në pushime në Shengjin kishte pas vdek vëllau ma i madhi i bacit Vesel, baca Rexhep andaj ai edhe i permendi vëllaznit e ti që ma nuk jetojnë. I shpreha ngushëllime per të gjithë ata që në nderkohë kan vdek. Shkuem në TROFTA, unë edhe ashtu aty isha nis sepse duhej ta takoja kusherinin tim Prof. Hasan Zekaj i cili do mi sillte dy librat e ti ma të reja që kishte botue. Nuk vonojë shumë dhe erdhi edhe Prof. Hasani dhe unë i njoftova ata mes veti, por baci Vesel ashtu si vetem ai din per disa sekonda e bani mik Prof. Hasanin dhe muhabeti mes nesh u ba shumë gazmor, shumë i dashtun dhe miqësorë. Bile Prof. Hasan Zekaj edhe kembeu numrat e telefonit me bacin Vesel.

Ishte ky nji takim shumë i lezetshem mes nesh, dhe ishte nji gëzim i madh per mu që pas rrafsh katerdhjet viteve takova njeriun e mirë që gjithmonë na ka ba me qeshë. Takova bacin Vesel me të cilin atë ditë ndejta disa orë dhe pimë nga disa rakija rrushi e kafe bashk. Kujtimet e mia per këte burr janë gjithmonë të freskta dhe po besojë se nuk thuhet kot se njerëzit e mirë nuk harohen as nuk vdesin kurr. Edhe baci Vesel asht gjithonë në kujtimet e mia.



(Vota: 11 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx