Mendime
Elida Buçpapaj: Rama në Beograd, jo europian
E enjte, 16.01.2014, 07:53 PM
VIZITA EDI RAMËS NË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
KM i Shqipërisë Edi Rama do të vizitojë gjatë shkurtit Beogradin. Këtë vizitë të KM opinioni shqiptar e mësoi prej mediave të Serbisë. Të kthehemi pak në kohë e të kujtojmë se burimi i konfuzionit me armët kimike u krijua pas një deklarimi të Ditmir Bushatit, Ministrit të Jashtëm për Shqipërisë për mediat e Francës, të cilin mediat e Tiranës e botuan si një “dekonspirim”. Pra merrni me mend se çfarë tingëllimi ka, kur, për aktivitetin e KM të Shqipërisë, opinion shqiptar informohet nga mediat e huaja.
Pra KM i Shqipërisë nuk është transparent me popullin e tij, kur do të duhet që axhendën e tij diplomatike ta bëjë publike.
Vizitën e
tij në
Vizita e Ramës në Serbi që pritet të bëhet gjatë muajit shkurt, e mbajtur sekret në Shqipëri, u bë e ditur nga ministri i jashtëm serb Ivan Mrkiç. Mediat serbe disa kohë më parë kishin cituar Ditmir Bushatin të kishte thënë se kjo vizitë do të bëhej gjatë nëntorit të shkuar. Pra pala shqiptare ka punuar fort.
Radio serbe B92 në anglisht, që i referohet intervistës së ministrit të Jashtëm serb Ivan Mrki? në numrin e djeshëm tek Politika, që e përcjell edhe Tanjug, citon Mrkiç të ketë thënë se Beogradi e “mirëpret iniciativën e Ramës të vijë në Serbi”. “Ne jemi duke përgatitur të takohemi me të dhe të bisedojmë për përmirësimin e marrëdhënive në rajon”, thotë Mrkiç për mediat serbe. Shikoni sa transparent është zyrtari i lartë serb me popullin e tij, krejt ndryshe nga sa ndodh me ne shqiptarët, ku politika vazhdon të na ushqejë me bar.
Por ajo
që na bie në sy nga deklarimi i Mrkiç, është se Rama e viziton Beogradin, jo i
ftuar nga
Në këtë kontekst, gazeta serbe Politika nënvizon faktin se kjo vizitë është e dyta e një kryeministri shqiptar, në hapësirën midis gati 70 vitesh. I pari Serbinë e kishte vizituar diktatori Hoxha, në kohën kur e kishte mjaltë me Titon dhe synonte ta kthente Shqipërinë në një republikë të shtatë dhe, i dyti, Edi Rama.
Nëse Edi Rama do të kishte bërë kërkesë të ftohej nga Presidenti Obama apo nga kancelarja Merkel, natyrisht që kërkesa e tij për ftesë do të ishte e justifikuar. Mundet edhe që Edi Rama të ketë bërë kërkesë për ftesë, por Obama dhe Merkel nuk e kanë pranuar ende, sepse kërkojnë reforma.
Fakti që
Rama i ka kërkuar Serbisë ta ftojë në
Në
intervistën tek Politika, ministri i Jashtëm serb Ivan Mrkiç paraqet në mënyrë
transparente për publikun serb axhendën e vizitës të KM të Shqipërisë në
Mrkiç thotë se bisedimet me KM e Shqipërisë do të fokusohen në relacionin biletarel të “dy vendeve, duke u fokusuar në bashkëpunim në fushën e bujqësisë, turizmit, transportit, edukimit.”
"Ne gjithashtu e shohim të nevojshme ta sjellim në qendër të vemendjes faktin se minoriteti serb në Shqipëri nuk ka fituar ende njohjen e duhur….” “Ne do të duhet të specifikojmë format e përshtatshme të trajtimit të pakicës serbe në Shqipëri që ashtu sikur pakica shqiptare në Serbi, të gëzojë të gjitha të drejtat në përputhje me standardet më të larta evropiane", thekson Mrkiç për Politikën.
I pyetur nga Politika “rreth takimit të përbashkët të qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës në Prizren ku u nënshkrua edhe një marrëveshje e partneritetit strategjik, Mrki? përgjigjet se Beogradi nuk i jep askujt leksione se çfarë të bëjë e si t’i bëjë, por theksoi se limitet janë të ditura e të njohura.
"Ne nuk do të ngurrojmë në çdo moment për të thënë çdo gjë që ne mendojmë dhe se si ne i shohin gjërat, sepse kjo është e vetmja mënyrë për të ndërtuar një miqësi ", përfundoi Mrkiç.
Pra, nga intervista e Mrkiç mësohet se pala serbe e ka panuar kërkesën e Ramës duke e kondicionuar. Bie në sy është se pala serbe ka vendosur shenjë barazimi midis pakicës shqiptare në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc me pakicën serbe në Shqipëri, duke nënvizuar faktin se Beogradi e trajton pakicën shqiptare sipas standarteve europiane. Kur do të duhej që të vinte në balancë veriun e Mitrovicës me Preshevën, Medvegjën e Bujanocin, që popullohet nga shqiptarë autoktonë të cilët jetojnë në trojet e veta. Deri në vitin 1945 kjo pjesë i përkiste Kosovës, dhe prej këtij viti është ndarë dhe kaluar në territorin e shtetit serb, ndërsa pakica serbe në Shqipëri shumë e vogël në numër, që, megjithatë e ka fituar statusi e minorancës, e përqëndruar në një fshat afër Shkodrës, gëzon të gjitha të drejtat si çdo qytetar i shtetit shqiptar. Shqiptarët e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit jetojnë në kushte të vështira, ku në këtë rajon papunësia është mjaft e lartë, ndërkohë që arsimin e lartë e bëjnë në Prishtinë, Tetovë e Tiranë. Dhe zgjidhja e vetme ka qenë e mbetet emigrimi.
Por siç
shihet nga paraqitja që ka bërë Mrkiç, pakica shqiptare në Serbi nuk është
pjesë e axhendës së Edi Ramës gjatë vizitës së tij në
Si
konkluzion, për vizitën e tij në Serbi, KM Edi Rama nuk është transparent as me
shqiptarët dhe as me SHBA dhe aleatët. Ai shkon në