Mendime
Erida Perlala: Ndihmoni ne perhapjen e kultures
E diele, 19.01.2014, 07:07 PM
Ndihmoni ne perhapjen e kultures
Shqiptare nepermjet kapaciteteve njerezore dhe intelektuale ne emigracion!
Te dashur lexues, gazetare, intelektuale , punonjes ne institucionet shteterore te lidhura me emigracionin , me kulturen , punonjes te televizoneve dhe radiove shqiptare!
Ju drejtohem me nje ndjenje sinqeriteti dhe deshire per te vepruar ne dobi te vendit tone, te kombit tone, ne dobi te emigranteve shqiptare dhe te gjithe shoqerise shqiptare ne pergjithesi.. Kerkoj qe te ngjallim nje fryme bashkpunimi dhe respekti reciprok ne dobi te interesit te perbashket!
Idete nuk na mungojne, fantazite dhe ezibicionizmi ben pjese ne genet tona.., por cfare na mungon ??
Pasoje e nje jete te gjate dhe armiqsore ndaj ketij populli, pasoje e planeve te vazhdueshme dy shekullore per ndarjen dhe copetimin e ketij kombi, po shnderrohemi gjithmone me shume ne individualiste te pashoqe, ku cdonjeri edhe pse ne thelb ruan te njejten prokupim dhe nuk eshte i shkeputur nga problemet shqiptare, ndjek rrjedhen e jetes pa tentuar te beje dicka ne dobi te vendit te tij! Cdo dite e me shume , humb besimi ndaj shtetit dhe institucioneve shqiptare, ndaj medias qe i pergjigjet politikave lokale dhe partiake edhe pse nuk kane munguar asnjehere shkendija nga shqiptare patriote, atdhedashes dhe vullnetar ne mbrojtje te ceshtjes kombetare..
Ka shume shoqata ne emigracion, individe, gazeta qe me sakrifica mbajne gjalle kete fryme kombetare, qe duhet te na bashkoje dhe te na udheheqe drejt sfidave te reja si komb! Shoqeria shqiptare, dale e presuar nga nje diktature, qe ishte vijim i luftrave dhe vuajtjeve te pashoqe te nje populli te mbijetuar vetem nga forca e tij shpirterore, ka perjetuar si brenda vendit ashtu edhe jashte tij rrjedhojat negative, dukuri keto te nje skamje e mjerimi, qe po e degjenerojne kete shoqeri me ne koke politiken dhe perfaqsuesit e saj! Lajmet negative nga Shqiperia dhe shtypja nga presioni i medias se huaj Evropiane kane mbajtur ne nje atmosfere dyshimi dhe izolimi shume shpirtra shqiptaresh, qe edhe sot ndodhen para shume pikepyetjesh ne jeten e tyre te perditshme.. Mbijetese ekonomike , mbijetes shpirterore … Te vuajtur e te munduar ne hapesire dhe kohe!
Shume
shqiptar ne emigracion “kane veshur prej kohesh nje petk mbrotes “ per te mos u
influencuar nga keto lajme negative dhe per te ruajtur “qetesine “ e tyre
familjare ne dobi te brezit te ri, qe po edukojne ne emigracion!
Cfare mund te bejme vetem dhe te pambeshtetur nga shteti yne??????????!
Cfare mund te bejme kur edhe mediat Shqiptare ne vend nuk tregojne shume interes per te mbeshtetur emigracionin shqiptar dhe problemet e tyre!!!! Ne jemi te vegjel , sepse jemi te vecuar, te pambeshtetur , te pangrohur shpirterisht nga vendi yne i origjines nga shteti yne! Asnje mbeshtetje deri tani edhe pse ne ekonomine shqiptare kane qene jo me pak peshe hyrjet e vazhdueshme ekonomike nga emigracioni!
Cfare kerkojme ??
-
-Njihuni me emigrantet shqiptare!
Ketu e Itali emigrantet shqiptar jane ne nje numer te konsiderueshem ne lidhje me Imigracionin e pergjithshem ne Itali , por edhe ne raport ne emigracionin shqiptar nga Shqiperia dhe Kosova ne lidhje ne vendet Evropiane …
Eshte vene ne plan te rriten te ardhurat per ministrine e Kultures!
A nuk do te ishte mire, qe keto te ardhura te mbeshtetnin formimin e berthamave te intelektualeve qe duhet te veprojne ne shoqerite e ndryshme te krijuara ne emigracion ??
Sa intelektuale i jane bashkuar ketyre shoqatave??? -Shume pak…!
Nuk kane kohe per te punuar vullnetarisht, duhet te mbajne familjet e tyre! Eshte bere edhe shume po te marrim parasysh shpenzimet vullnetare, qe ketyre shoqatave i duhet te perballojne edhe per nje aktivitet te thjeshte!
Edhe ne kete rruge, n.qs dikur keto shoqata do te mbeshteten, mendoj se duhet bere nje perzgjedhje e njerezve, qe kane punuar me nje fryme te vertet kombetare, nga njerez qe edhe ne ketu sot nuk i kuptojme per cfare arsye kane krijuar shoqata pa asnje funksion!! N.q.s flasim per shpenzime aktivitetesh, mos u friksoni, ne themi se jane shpenzime te medha, sepse behen nga njerez qe punojne cdo dite me sakrifica per te mbajtur familjet dhe per te perballuar krizen, por shifrat per nje shtet mund te planifikohen me kursim duke ruajtur kontaktet me aktivistet shqiptare ne emigracion!
Sot si cdo here, per te shkruajtur kete artikull me ngacmuan shkrime te gazetareve Italiane te medias elektronike “Osservatorio Balcani e Caucaso (OBC) ” qe une i konsideroj filoserbe per arsye te ndryshme si: shkrimet e tyre, perkthimi ne tre gjuhe, italisht , anglisht dhe vetem serbisht, per skak te kontakteve qe kemi provuar te kemi me to dhe konferencat per Ballkanin, ku pala shqiptare vazhdon te injorohet!
Keto media sic kam sqaruar ne ditarin tim te Fb-ut pretendojne se jane ne ndihme te paqes ne Ballkan, por ne vend te kesaj ndjenje kaq te mire dhe ideale, qe pretendojne te jene perhapes, percjellin nje tjeter efekt negativ ne shpirtin tone shqiptar!
Mbremje kulturale per 5-vjetorin e Pavaresise se Kosoves, shkurt 2013, Padova, Itali
Konference “100 vjet Komb i Copetuar”, 20 Korrik2013, Milano
Padova, Itali 18-01.-14
Nje emigrante ne Itali
Erida Cela Perlala