E shtune, 26.07.2025, 12:06 AM (GMT+1)

Mendime

Selim Nëngurra: Rinia - shpëtimi i Kosovës

E marte, 21.01.2014, 09:07 PM


SHPETIMI I KOSOVËS VJEN VETEM NGA RINIA E SAJ

Nga Selim M. Nengurra

Se Kosova asht në rrezik, se rreziku asht te pragu i derës së secilës shtëpi në Kosovë tashma ska dyshim askush. Rreziku shtetit ma të ri në botë i vie nga tri drejtime.

E para asht rreziku nga politikat ekspansioniste serbe ndaj Kosovës dhe e dyta asht ekstremi islamist i cili tashma asht ulë kambëkryq në të gjitha poret e jetë në Kosovë.

Dhe ma i rrezikshëm se këto dy të parat asht pushteti i Kosovës që qeverisët nga njerëz matrapaz, nga njerëz të pa arsimuem, nga njerëz injorant  e naiv, nga njerëz mafioz e kriminel që per pasuni e pushtet bajnë aleanca edhe me ilsamiket ekstrem, edhe me qarqe të ndryshme serbe të Beogradit dhe aspak se kan gajle se po shkatrrojnë mirqenjen e qytetarit të Kosovë, se po shkatrrojnë vlerat e kulturën shqiptare të Kosovës.

Populli i Kosovës po vuen dhe po duron. Por duket se edhe durimit të popullit i erdhi fundi. Vetdija e popullit , zgjimi i vetëdijes u pa në zgjedhjet lokale që perfunduen para pak kohe.

PDK e Hashim Thaçit dhe analfabetve të tjerë drenicak si dhe e SHIK-ut të Kadri Veselit e Azem Sylës u dridh me themel sepse populli e ndëshkojë në disa komuna të cilat i humbi PDK-ja.

Poashtu edhe AAK u ndëshkue ashper nga votuesi, nga sovrani popull. Kësaj i mbeti vetem nji komunë ( Deqani ) në Dukagjin nga pesë sa i kishte ma parë.

LDK riktheu shumicën e komunave dhe humbi vetem dy që i kishte ma par, pra humbi Artanën ( Novobërden ) dhe Prishtinën. Dhe që të dyja këto komuna i humbi per faktin se tue pa rrezikun se LDK do rikthehet bindshem gadi si në kohën e Ibrahim Rugovës, satrapi Hashim Thaçi perkrahu partitë serbe në Artanë ( Novobërd ) dhe i dha pushtetin nji serbi sado që banorët e asaj komunje janë me shumicë shqiptare. Pra minoritaret e moren pushtetin nga Hashim Thaçi në Artanë  ( Novobërd ). Ndersa në Prishtinë dolen të gjithë kunder Isa Mustafës dhe ja arriten në balotazh me nji perqindje simbolike me ja marr pushtetin LDK-së në metropolen kosovare.

Mirpo sado që populli ka tregue muskujt dhe ka ndeshkue mashtruesit, korruptivet, hajnat e bandat mafioze të PDK-së e AAK-së megjithate populli i bani edhe gabimet e veta dhe zgjodhi gabim në tri raste. Në Prishtinë ka ba gabimin ma të madhë dhe koha ka me tregue se Shpend Ahmeti nuk ka asesi mundësi ta qeverisë Prishtinën. Dhe këte e tham jo pse dyshojë në aftësitë e Shpend Ahmetit, por pse ka disa faktor që Shpendit i pamundësojnë ti prijë me suksese e ta rregulojë metroploen kosovare . Shpend Ahmeti si mitrovicali nuk e njef Prishtinën aq sa duhet per me mujt me qeverisë me atë komune, per me mujt me e rregullue kaosin dhe problemet që janë aty si dhe per me mujt me  i sigurue qytetarëve së paku UJIN i cili aty tmerrësishtë mungon e mos të flas edhe per nevojat tjera. Dhe Shpend Ahmeti erdhi në pushtet aty kryesishtë nga lodhja e qytetarve prishtinas me të njejtit njerëz per 14 vite në Prishtinë dhe këta me shpresën se do bahet ma mirë me ndryshime me dikend të ri nga mosha dhe  të ri në politikë u percaktuen per Shpend Ahmetin. Jam shumë i sigurt se aspak nuk asht dhan vota per Shpendin si njeri i Lëvizjës VV , por si Shpend Ahmet, nji i ri i shkolluem në SHBA dhe si i tillë asht duk si zgjidhje e mirë per prishtinasit.

Veq starti i qeverisjes së Shpend Ahmetit po dëshmon se nuk asht ai njeriu u duhun per të parin e metropolës tonë. Dhe padyshim se pengesat ma të mëdhaja do ja sjell në radhë të parë lideri i ti partiak  shoku Albin Kurti me militantet e Levizjës VV-së shkaku i mendësisë së tyne enverostaliniste që Albini e perfeksionojë nga idoli i ti Adem Demaqi.

Gabimi tjetër që bani populli asht rasti i Mitrovicës dhe i Gjakovës. Në Mitrovicë asht dasht të ndrrohet pushteti i PDK-së sepse Mitrovica si qyteti i dytë i Kosovës asht qeverisë nga provinca e sajë, nga drenicaket e Sami Lushtakut dhe se kryetari i sajë i deridjeshem z. Avni Kastrati ishte vetem si kukullë aty e kan than pjesa dërmuese e mitrovicasve e edhe shumë medija kosovare.

Mirpo asesi nuk kan guxue mitrovicasit tja jepin qeverisjen e komunës nji njeriu të quditshëm në radhë të parë nga pamja e ti, nga sjelljet e ti, nga mënyra se si flet dhe se çka flet dhe nji njeriu të vetqujtun BIZNISMEN i cili premton 15. mijë vende pune gjatë fushatës dhe i cili derisa fliste shifej se asht nji injorant nga ana arsimore, se asht mashtrues manipulant i hatashem.

Pra se di se ku i paten syt mitrovicasit , ne mos shtresat e ardhun aty nga fshatnat pas luftës së paku ajo shtresa qytetare e kulturës mitrovicase që nuk pau se z. Agim Bahtiri asht nji manipulues dhe mashtrues se asgja tjeter ska nga ai. Bile as me kendue me sharki nuk kishte kapacitet. E dëshmojë këtë kur te Besim Dina në OKSIGJEN kendojë bashk me motren e vetë.

Per qudi kryetari i Mitrovicës që diten e parë të mandatit të ti si kryetar i Mitrovicës u tregue i "sjellshëm" dhe i "kujdesëshem" dhe shkoj në xhami per ta falë namazin e xhumasë.

Tash dje ndodhi edhe vandalizimi i shtatorës së Nanës Tereze në Mitrovicë dhe ky vandalizim ndodhi vetem nji ditë pasi Agim Baftiri e ftojë dhe e priti në Mitrovicë islamikun shizofren, psikopatin antishqiptarë Shefqet Krasniqin.

Si ka mundësi të ftoj kryetari i Mitrovicës per vizitë të parin njeri nji imam kobzi e antishqiptarë?!

A thotë kjo diçka? A frikëson kjo dikend ?

Sot del në skenë magnati i petrodollarve arab e rus Behxhet Pacolli dhe premton se do e nderton nji monument madhështorë per Nanën Tereze në Mitrovicë.

Personalisht dyshojë se shtatorja u vandalizue me porosinë e Behxhet Pacollit e Shefqet Krasniqit me të vetmin qellim per ta largue vemendjen e dyshimit se kandidati i Pacollit në Mitrovicë z. Agim Baftiri asht nji islamik i paskrupullt , se asht militant islamik. Stil komunist, rreno naten e nderto diten. Pra e rrenojnë naten shtatoren e nanës Tereze per ta ndertue tash Pacolli nji ma madhështore .

Njerëzit shofin punët e ditës se natën flejn dhe per këte shkak Pacolli e kompanija e ti per bukuri kan ba skenarin e rastit të Mitrovicës.

Në Gjakovë poashtu mori pushtetin nji grue, e para në histori të Kosovës si kryetare e nji komunje dhe per shkakun se asht grue i gëzohem këti faktit. Mirpo gëzimin tim ma ngrin në buzë fakti që ajo asht e njoftun per dobësitë e sajë që i kemi pa e lexue falë medijave shqiptare dhe TV-ve ku ka pas shumë paraqitje si zëdhanse e kryeministrit Bajram Rexhepi, si zavendskryeministre dhe ministreshë e qeverisë Thaçi tash së fundit dhe ma së shumti si nenkryetare e AKR-së dhe vizitat e sajë bashk me shefin Behxhet Pacolli në shtetet islame te sheik e diktator islamik mes tjerve edhe te Moamer El Gadafi në Libi. Pra gjakovarët kishin dy të këqija perpara dhe zgjodhen njenen ama mendojë se e kan zgjedh të keqen e madhe. Mendojë kështu sepse njeriu i Behxhet Pacollit asesi nuk duhet me pas pushtet, nuk duhet sepse ky ( Behxhet Pacolli ) asht mafioz i permasave nderkombëtare dhe se perkundër premtimeve të ti pompoze se do e nderton Kosovën, do hap vende pune, do ban kështu e do ban ashtu ky njeri misterioz deri sot pos se financojë me shuma marramendëse avakatet e aparaturat tjera të drejtësisë europiane per ti lirue disa komandant të UÇK-së të akuzuem nga Gjykata e HAGËS  asnji gja nuk e bani per të mirë të Kosovës dhe të popullit të sajë. Behxhet Pacolli me vite perflitet per shumçka, ate e tregojnë mediat ( gazetat ) serbe se si ka deklarue se Kosova nuk mundet as nuk ban pa Serbinë. Ate tash e shofim edhe në fotografi me ish UDB-ash të rrezikshem të Kosovës në kohen e ish Jugosllavisë dhe neve brezi ma i vjeter i qytetarëve të Kosovës edhe i mbajm mend afersitë e Behxhet Pacollit me Selim Broshen e me udbash tjerë të rrezikshem.

Pasi zonja Donika Gërvalla në RUBIKON të gazetarit Adriatik Kelmendit tha mes tjerash se njerzit e implikuem në vrasjet e babas dhe axhes së saj si dhe Kadri Zekes janë në qeveri të sotme të Kosovës , shtypi ditor na prezanton fotografi të behxhet Pacollit me udbashin Selim Broshen.  Disa disa njerëz e edhe medija me gisht bajnë kah Behxhet Pacolli si njeriu i qeverisë aktuale i mundshem në implikimin e rastit Gervallaj e Kadri Zeka në Gjermani .

Pra mbi të gjitha këto shkrime e dyshime per Behxhet Pacollin ma së shumti tmerron fakti se ky njeri ka lidhje me ruset e arabet dhe se pa asnji dyshim ky njeri asht KUMARA i ardhjes së RIADIT  arab i shendrruem në EURO per të nderue xhamija në trojet e Kosovës. Andaj unë personalishtë asesi nuk i gëzohem faktit se ka fitue Gjakoven Mimoza Kusari as që ka fitue Mitrovicën Agim Baftiri.

Mendojë se komunat tona duhet me i pas në dorë e me i udhëheqë njerëz të paster moralisht e kombëtarishtë e jo njerëz të dyshimt që per interesin e karrieres apo mbushjes së xhepave shkojnë në xhami e i ngrisin vithet perpjet apo shkojnë te Gadafi në Libi e dridhen para ti si valltaret e haremeve arabe.

Andaj mendojë se shumë pak asht permirsue pushteti lokal në Kosovë. Edhe në Gjilan e rikthej pushtetin LDK-ja por Lutfi Haziri kerrcnon me shkeljen e Kushtetutës së Kosovës sepse do i lejon shamijat islamike në shkolla.

Dhe per tu ba ma mirë duhet patjeter që pushtetin lokal e qendror ta marrin të rinjët e saj dhe ata duhet të angazhohen sa ma parë per ta shpetue Atdheun.

Pushtetin qendror duhet ta ket LDK.  E them këte jo per faktin se jam LDK-ist militant, por per faktin se LDK asnjihere e vetme se ka pas pushtetin dhe në realitet se ka pas kurr pas luftes sepse dy here që ishte në koalicion së pari me AAK e pastaj me PDK qeverija ishte në duert e liderve të AAK-së së pari e te PDK-së heren e dytë. LDK kishte vetem pushtetin formal e moral ate të Presidentit e jo të ekzekutivit. Prandaj LDK duhet patjetër me ardh në pushtet tash. Mirpo para se me ardh në pushtet , pra para se me u mbajtë zgjedhjet nacionale patjeter duhet LDK me mbajt nji Kuvend dhe në atë Kuvend duhet me pensionue të gjithë strukturën e sajë të kryesisë. Dhe nese Kryesia e sajë e don Kosovën vetë pa asnji hamendje duhet me e ba nji gja të tillë, me ik nga poste e funksione të LDK dhe vendet e tyne me ja lëshue rinisë, njerëzve të arsimuem e të zotët që asnjihere nuk kan ba asnji të keqe as që nuk kanë të kalueme nëper postet e sistemeve të vjetra jugosllave per çka edhe ma së shumti po sulmohet kreu i sajë Isa Mustafa dhe kryesija e LDK-së sot.

LDK ka në mesin e sajë personalitete të hatashme me aftësi akademike dhe shumica janë në Këshillin Kombëtarë të saj e disa edhe Deputet në Parlament dhe ata duhet me mbet aty. Do permend vetem disa sepse tash as nuk po më kujtohen të gjithë. Zonja Vjosa Osmani, zonja Alma Lama, z. Arben Gashi, z. Asdren Osaj, z. Haki Demolli, etj, etj, dhe këtyne duhet me ju bashkangjitë zonja Donika Gërvalla, z. Agim Rexhaj ( mergimtar në SHBA ), z. Shefqet Dibrani ( mergimtar në Zvicërr ) , z. Skender Zogaj ish kryetari i Fushë Kosovës, z. Shkëmb Manaj djali i të ndjerit Shaban Manaj,  zonjusha Teuta Ibrahim Rugova vajza e Presidentit tonë të shenjtë, z.Ukë Ibrahim Rugova, z. Dardan Gashi ministri aktual i Mjedisit dhe ambientit, zonjusha Mirlinda Koxha poete nga Ferizaj, z. Enver Rugova, z. Naser Rugova, z. Fazli Hajdaraj ( mergimtar në Gjermani vëlla i Deputetit të ndjer Smajl Hajdaraj ) z. Idriz Zeqiraj mergimtar në Gjermani, z. Fatmir Lekaj Dr. i shkencave politike në Oslo të Norvegjisë, patjeter nji nga fëmijet e Ukë Bytyqit të ndjer, të Ismet Rracit të ndjer , z.Bekim Hamëz Jasharaj, z. Murat Rifat Jasharaj, së paku nji nga shtat vëllaznit Geci të Llaushës ose ndonji djalë i tyne apo vajzë të shkolluem, z. Xhevat Rexhaj ( mergimtar nga Zvicërra ) , z. Naim Seferi ( mergimtar nga Norvegjia ) zonja Nebahat Dogan e komunitetit turk por antare e LDK-së nga formimi i sajë dhe Deputete e Parlamentit me rastin e shpalljes së mvetësisë së Kosovës me 2 Korrik 1990. e tash mergimtare në Suedi, z. Anton Kola, z. Vilson Mirdita, z. Ilir Deda  dhe edhe sa e sa të tjerë që unë nuk kam mundësi ti di , por do bajshin mirë njerëzit e Kosovës dhe mergimtarët kudo janë me dhan propozimet e veta per njerëzit që i njofin dhe kështu me kompletue Këshillin Kombëtar të LDK-së me rini, me njerëz të devotshem e të pa kompromituem askund dhe edhe nji pjesë e antarëve që janë tash aty do bahej nji Këshill Kombëtar dhe pastaj nga ai Këshill duhet të del edhe kryesija e LDK-së me Kryetare Donika Gërvalla, me nenkryetar Prof. Haki Demolli, Dr. Fatmir Lekaj, Vjosa Osmani, Dr. Naser Rugova zonja Alam Lama, z. Agim rexhaj e kështu me radhë. Dhe kur nji garniturë e njerëzve të tillë e merr qeverisjen e vendit patjetër se vendi do prosperojë dhe zhvillohet. Nuk ka shpetim per Kosovën pa nji kombinim të njerëzve me pervojë në pushtet, por të ndershem dhe të atyne që kan eksperiencen e jetes në shtetet europrendimore dhe të pushtetit e qeverisjes atje.

Jam i vetdijshem se shumica e atyne që i propozova këtu do reagojnë dhe mes tyne ka edhe asi që asnjihere nuk kan qen as simpatizant të LDK-së, por unë mendojë se ata duhet me i afrue falë aftësive të tyne dhe ndershmënisë e kuturës qytetare që kan dhe per faktin se ata edhe kan rezervat e veta me partitë tjera të Kosovës.

Pra unë e nisa këte iniciativë dhe shpresojë të më bashkangjiten edhe të tjerë shqiptarë per ta pa se cilat janë mundësitë e shpetimit të Kosovës nga situata që asht katandisë.

Shpetimi i Kosovës asht largimi i PDK-së dhe koalicionit të saj nga pushteti dhe kur kjo ndodhë do stopohet edhe islamizimi i Kosovës dhe Serbija do ndryshojë mendjen në aspiratat e saja per ta rikthye pushtetin e saj në Kosovë sepse nuk ka mundësi me shantazhue LDK-në ashtu si shantazhoj me vite radhazi Hashim Thaçin shkau i dosjeve të ti të gjatëluftës. Largimi i PDK-së nga pushteti do duhej me ndodhë paralel dhe me largimi i kryesisë së LDK-së komplet dhe ardhja e të rinjeve aty . Dhe posaqërisht aludojë se nga LDK duhet me u largue Sabri Hamiti dhe të gjithë perkrahësit e ti, Eqrem Kryeziu , Lutfi Haziri, Ismet Beqiri, disa nga ato gratë e grupit të deputeteve të cilat janë aty si dekor per barazi gjinore ( nuk po permend me emna per respektin gjinor ) , Naser Osmani,  Sadri Ferati etj, etj. Nga nenkryetaret aktual vetem z. Haki Rugova le të mbetet se ai tregojë pjekuni dhe dhe asht i paperlyem në afera çfardo qofshin ato.

Të tjeret e edhe Isa Mustafa bajnë mirë me ik me dal në pension.

Rinia duhet me ndertue shtetin.



(Vota: 13 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx