Mendime
Xhevat Rexhaj: Rrezikohemi nga budallakitë tona
E merkure, 22.01.2014, 08:58 PM
POS
Shkruan: Xhevat Rexhaj
Të flitet për armiqët serbo-sllavë dhe mizoritë e tyre duhet shkrim i posaqëm, por kësaj radhe ky shkrim ka për temë pushtimin , apo thënë me drejtë ripushtimin e ri otoman që po iu bëhet trojeve shqipëtare, si rezultat i harresës apo si rezultat i kontrabandeusëve të rinjë xhonturq me emra shqiptarësh që kanë zënë karriget e pushtetit në dy shtetet tona, por edhe në trojet tona tjera etnike.
Nëse ishte më i Madhi i shqiptarëve në shekullin e vet Gjergj Kastrioti , Kalorës i shqiptarisë që mbrojti atdheun me shpatë kundër anadollakëve, atëhere në kohët moderne apo thënë shkurt e shqip në fundë të shekullit të kaluar, dhe në fillim të këtij shukulli ishte Gjergj Kastrioti i dytë, përndryshe Ibrahim Rugova i cili me laps dhe me kokë të qetë ishte ai që shqiptarëve ua tregoi rrugën e drejtë për të ardhmën. Ibrahim Rugova, Presidenti i Kosovës-Dardanisë qysh në fillet e rrugës së tij politike, që ishte pasuese e rrugës së tij intelektuale, si shqiptarë që ishte marrë me kujdesë , dhe veqanti rreth veprave të shqiptarit të Madh Pjetër Bogdanit, kishte bërë me dije se e ardhmja, dhe drejtimi politiko-ekonomik dhe demokratik është kah perëndimi ,pra kah vlerat në të cilat ne shihemi si themelues ndër të parët me mijëra vite më parë, gjë të cilën e dëshmonë edhe historia më e re e shkruar nga historiani tani më i njohur shqiptarë J. Buxhovi. Ibrahim Rugova gjatë gjithë karrierës së tij atdhetare, kombëtare dhe politike e injoroi në tërësi orientin, otomanizmin dhe arabistanin, Presidenti Rugova nuk ndërmorri as edhe hapin më të vogël që të drejtohet kah orienti, me këte ai tregoi pjekuri kombëtare dhe intelektuale, duke treguar shqiptarëve se atje mbeten miqët e Serbisë dhe Rusisë, pra anmiqët tanë. Ibrahim Rugova me gjithë qenjën e tij intelektuale dhe njerëzore orientoi shqiptarët drejtë vlerave të civilizimit, dhe vlerave demokratike si modusi , dhe zgjidhja më fatlume e qështjesë shqiptare.
Me ardhjenë në pushtet të një klike-klase sharllatane politike, me të kaluar të dyshimtë, dhe me të sotme të kriminalizuar si njerëz të hajnisë, kontrabandës, krimit dhe korrupcionit, Kosova dhe mjerishtë edhe e tërë gjeografia shqiptare ka marrë përmasa tragjike të një kthese drejtë një neootomanizmi të heshturë, por shumë të rrezikshëm. Elitat politike të shqiptarëve ka kohë që u janë këthyer armiqëve të dikurshëm të shqiptarëve, në Kosovë sot popullata mjerishtë jeton, dhe ushqehet me më se 80% nga prodhimet serbe, sot shqiptarët tregtinë më të madhe, dhe hajninë më të madhe e bëjnë me armiqët e djeshëm që lanë me gjakë tokën dardane, duke vrarë e masakruar me mijëra shqiptarë. Në këto vitet e kaluara, elitat politike të shqiptarëve kudo që gjenden në troejt shqiptare, lidhjet më të forta i kanë bërë me Turqinë, me otomanët e rinjë që pështillen rreth Sulltanit të ri Erdogan, mjerishtë vëllaut të Hashim Thaqit dhe fatkeqësishtë edhe sa ishte në pushtet S. Berishës, e tani vazhdon me Edi ramën. Ka vite që qeveritarët tanë kanë rënë në dashuri fatale me otomanët, sot thuaja se e tërë Kosova gjendet në duartë e turqve, sot thauaja se e tërë Kosova frymon turqishtë, e tërë Kosova punon turqishtë, e tërë Kosova mjekohet turqishtë, e tërë Kosova vidhet dhe plaqkitet serbo-turqisht, gjithnji në bashkëveprim me shqiptarët, vëllezërit e tyre?!
Në Kosovën tonë sot kemi dy tandeme, të të njejtës kuzhinë Hashim Thaqi-Naim Ternava, dhe Rexhep Qosja e Adem demaqi, të cilët bashkë me v¨¨elezërit e turqëve Shefqet e Milazim Krasniqi, janë vënë në dispozicion te turqëve,që ta shkatërrojnë qështjen tonë, që ta shesin identitein tonë, dhe ta shesin pronën tonë shtetërore për turqit. Të gjithë këta me turrje po mundohën që duke sulmuar dhe etiketuar e njollosur Presidentin Rugova, ta përbaltosin edhe vet vizionin dhe rrugëtimin që I. Rugova së bashku me popullin shqiptarë kishte filluar në drejtim të Evropës dhe vlerave demokratike evropiane. Me këto jashtëqitje që janë duke bërë këto tandeme, sidomos kohëve të fundit shifet kjartë se bolshevikët gjithnji ishin bashkë me arabo-turqit, apo indirekt me sllavët, duke sulmuar Rugovën sulmohen edhe vlerat kombëtare që prej Gjergj Kastriotit e gjerë të Gonxhe Bojaxhiu.
-Në Kosovë, të gjitha TV të,janë vënë në shfrytëzim të serialeve sulltaneze turke, shikuesit shqiptarë janë të bombarduar nga serialet turke.
-Në Kosovën e sotme, e tërë mjeksia është në duart e turqëve, saqë edhe disa politikaj të sotëm ia bënë dëmin shtetit me klinika ku shiteshin zemra e veshke të njerëzve, si ajo e Medikusit.
-Në
Kosovën e sotme të gjithë tenderët e rendësishëm, pra pronat e shtetit shiten
për turqit, si rezultat i kësaj
-Në Kosovën e sotme shtohen si këpurdhat pas shiut mjekrrosha- dhe njerëz me bindje islamike e që si qëllim e kanë shkatërrimin e identitetit shiptarë duke predikuar islamin si identitet të shqiptarëve.
-Në Kosovën e sotme më shumë ndertohen xhamija sesa shkolla, më shumë demonstrohet për shamija e mjekrra sesa për probleme sociale dhe shendetësore, pra në Kosovën e sotme dita ditës po fiton Turqia dhe turqizmi krahas shqiptarizmës dhe identitetit.
Një gjendje e tillë ndoshta edhe më katastrofale mbizotëron në Iliridë, pra te shqiptarët nënë Maqedoni, atje kohëve të fundit shqiptarët dalin dhe protestojnë me flamuj arabësh dhe turqësh. E që me këtë ata mjerishtë vetem se tregojnë humbjenë e identitetit të tyre dalëngadal.
Dikur ish Kryeministri shqiptarë Sali Berisha bërtiste se jemi vëllezër me turqit, dhe të njëjtën gjë po e bëjnë edhe dy kryeministrat e sotëm, me këtë poshterësi disi populli po pajtohet në heshtje, apo ende nuk po dëshiron të vloj dhe tua tregoi vendin këtyre paçavurave me emra shqiptarësh.
Një ishte e ditur, dihet dhe duhet të dihet për mote; gjaku shqiptarë dhe gjaku turk janë larg njeri tjetrit, skishin dhe skanë asgjë të përbashkët, gjaku shqiptarë u derdh dhe lau tokën arberore duke mbrojtur atë, ndërsa gjaku turk e fëlliqi tokën arbërore…
Përfundimishtë, kur kihen të gjitha këto parasysh atëhere ne shqiptarët po dalim si popull “suigeneris”, ngase ne jemi të vetmit që i madhërojmë dhe i admirojmë kryekriminelët që vranë shqiptarët, ne madhërojmë Sulltan Mehmetin në xhaminë që mban emër të këtij kasapi që vrau shqiptarë me qindra mijëra, ne madhërojmë figurën e Sulltan Fetihut që masakroi me miliona shqiptarë, dhe mjerishtë ua ruajmë ato xhamija, ku shqiptarët mjerisht shkojnë dhe i falenderohen për të bëmat e tyre kundër vet pasardhësve të këtyre shqiptarëve, që falen në xhamijat e sulltanëve me “ Allahu Akbar, me Selamalejkum e …..
Nëse me shekuj otomanizmi nuk mundi të i shfarosë shqiptarët me dhunë, sot neootomanet e Anadollit në bashkëpunim me neootomanet me emra shqiptarësh –qeveritar, po e riokupojnë përseri tokën arbërore, sot trojet shqiptare po ripushtohen nga paraja e fëlliqur, dhe e vjedhur nga politikanët tanë në bashkëpunim me tajkunët turq, sot Kosova mjerishtë po frymon turqishtë, po mëson turqishtë, po falet turqishtë, po vjedh turqishtë, po shikon tv turqishtë, po shërohet turqishtë, po veshet turqishtë dhe po shkatërrohet në mënyrën arabe.
Ka shqiptarë e mjerishtë edhe turli farë historiani që paguhet nga anadollakët, që trumpetojnë se në Turqinë e sotme ka më se 5 milon shqiptarë? O Zot ruana nga të tillët, po sot në Turqi nuk ka fare shqiptarë, asnjë dhe atë mundemi ta faktojmë dhe dokumentojmë pa farë vështirësie, atje nuk ka snjë kombësi tjetër pos turqëve e kanë të ndaluar me kushtetutë turke, shiptarët atje të gjithë janë të deklaruar turq, atje nuk pati kurrë një shkollë shqipe, kurr nuk u lejua bartja e veshës kombëtare, muzika shqiptare e kultura shqiptare. Në Turqi mundet, dhe ka pasardhës të shqiptarëve që u dëbuan me marrëveshjet serbo-turke të kohës së Rankoviqit, por shqiptarë dokumentarishtë të njohur si kombësi nuk ka në Turqi, ngase do të dëshirohej të ketë por thjeshtë në statistikat dhe kancelaritë turke nuk figuron askund fjala shqiptarë me kombësi, këtë e dokumentojnë edhe faktimet nga arkivat turke. Atëhere si mundemi të mburremi ne me shtetin turk, kur vet Turqia asimiloi me miliona shqiptarë, gjë që nuk ndodhi kurrë në shtete demokratike perëndimore , ku në të gjitha prej tyre edhe mësohet gjuha dhe kultuar shqiptare, e lejuar nga Institucionet shtetërore të akëcilit shtet. Turqia ishte dhe mbetet armiku më i madh i shqiptarëv së bashku me Serbinë e ruso-arabet….
Në tani më gati 102 vjetorinë e pavarësisë së përgjysmuar shqiptare, shqiptarët për fat të keq janë këthyer në të varur nga armiku shekullor, Turqia. Nëse vazhdon kjo katrahurë më tutje athere pas 100 vjetëve të tjera , gjeneratat e pasardhëseve tonë fatkeqësishtë do të festojnë rikthimin e trojeve shqiptare në një Vilajet turk.
Duhet vetëm të ndalemi në disa shembuj që vërtettojnë këtë qështje:
Ka disa vite që disa grupe ekstreme islamike dëmtojnë buste dhe përmendore të figurave kombëtare shqiptare.
Ka disa vite që imamët e vërtet shqiptarë kërcnohen dhe rrahën nga muxhahidinët që mjreishtë kanë emra shqiptarësh.
Ka vite ku rrahën dhe kërcnohen gazetarë, opninionistë, analistë dhe historian shqiptarë që flasin apo shkruajnë kundër këtyre dukurive të rrezikshme që u mbollën në trungun shqiptarë.
Ka disa vite që prej se erdhën në pushtet klikat e B. Pacollit e Ferid Aganit Institucionet e shtetit të Kosovës u mbushën me ekstremin muxhahidino-talebanez, e gjitha kjo e përkrahur nga qeverija kriminale dhe e korruptuar e PDK-së në koalicion me serbët dhe gorano-turqit.
Ka disa vite që shumë Imam të tipit të Sh. Krasniqit thërrasin në ndarje dhe përqarje deri edhe në konflikte ndërshqiptare, të gjitha këto të përkrahura nga Rexhep Qosja, Milazi Krasniqi dhe një pjese e Akademisë e gjitha në heshtje.
E pra ka
edhe me qindra faktime dhe dokumentime se shwqiptarët dhe vet shteti i Kosovës
që ende është me probleme të mëdha në relacion me anmikun gjakëpirës Serbinë,
me bekimin e kësaj qeverie për hirë të largimit të vëmendjës nga shitja e
Veriut të Kosovës që po bëhet me Zajednicen serbe, po e lakon problemin duke e
hudhur në rrafshin religjioz, dhe me këtë kjo qeveri vërtet kriminale po e
dëmton të qenurit shqiptarë, po e dëmton fatalishtë të ardhmën e gjeneratave shqiptare.
Fatkeqësisht duket se edhe një pjesë e madhe e popullit me heshtjen e këtyre
problemeve po
Ne të gjithë i kemi të freskëta tragjeditë që na ndodhën në luftën e fundit e që i pësuam nga anmiku shekullor dhe barabar serbo-çetnik, por duhet edhe këtë ta dijmë se hiq më pak i rrezikshëm për të ardhmën shqiptare nuk është as fundamentalizmi muxhahedino-talebanez që po instalohet në Kosovë.