Mendime
Xhevat Rexhaj: Mu duk se fola me Hyjnorin Rugova
E enjte, 23.01.2014, 08:58 PM
Mu duk se fola me Hyjnorin Ibrahim
Rugova
Nga Xhevat Rexhaj
”Kosova e pavarur e demokratike e integruar në Nato e BE si dhe në marredhanje të përhershme me SHBA në, këto ishin dhe duhet të mbesin detyra në punët tuaja i dashur popull i Kosovës time.
Ne të gjithë punuam e u angazhuam si me diplomaci ashtu edhe me luftë që të jemi të lirë, duke pas me vehte ushtritë më të forta të shteteve demokratike në krye me SHBA të,dhe kështu u çliruam nga pushtuesi shekullor. Sot si çdo 21 janar ju po më vizitoni të Varri, po më nderoni e kujtoni, dhe besoi fortë se që të gjithë me mendje të mirë ngase ishim dhe mbetemi vllazën e motra të gjakut tonë shqiptarë.
E gjitha kjo bënë mirë edhe për shpirtin tim në amshim, për mua të gjithë qytetarët e Kosovës janë të mirë, të urtë dhe me vizion kah Europa demokratike, pse jo te Varri mundë të më vizitoni edhe ju vllazën të gjakut Adem Demaqi, Rexhep Qosja, Albin Kurti, Jakup Krasniqi, Rifat Jashari dhe të gjithë ata që ndoshta kanë ndonjë mendim negativ për mue, nuk ka dert ngase as une nuk isha ndoshta i përkryer për të gjithë miliona shqiptarë, por me shpirt e zemër mendova dhe punova për ju të gjithë, dhe me ju të gjithë.
Popullit dhe qytetarëve të Kosovës do i krijohej ndjenja e mirë dhe do shifej si shenjë njerëzore që edhe sot kur Kosova ende ka shumë për të bërë në rrugëtimin e vet, nëse ju liderët e sotëm bëni gjeste të afrimit ndërqytetar ngase të gjithë duhet të jeni së bashku për të mirën e Kosovës. Une nuk mbaj inate, as nuk u hidherova e as që hidherohem në ju, jo përkundrazi une ju kam çmue dhe ju çmoi si vllazën shqiptarë që e bëmë të pamundurën të mundur e sot të kemi shtetin tonë të dytë shqiptarë. Po edhe nëse nuk do më vizitoni së paku te Varri, atëhere kam një lutje; punoni dhe veproni që mos të ndodhin përqarje në vehten tonë, kujdesuni dhe bashkarishtë luftojeni të keqën, kujdes sidomos vllaznillakun që kishim dhe kemi e që duhet ruajtur si sytë e ballit, mos lejoni përqarje ndërfetare, përkundrazi qëndroni bashkë në ecje si shqiptarë ku besimi do jetë edhe urë lidhëse në mes jush, se ne me identitet jemi shqiptarë, dhe të tillë duhet të mbesim.
Zoti na ka bekue si shqiptarë, si popull i lashtë evropian, andaj tavolina e shqiptarëve duhet të jetë Evropa demokratike, aty është karriga e jonë e rezervuar vetëm se mundohuni së bashku që sa më shpejtë të zëni vendin në atë karrigë. Koha ikën shpejt, dhe nëse na kujtoni neve që tani më nuk jemi fizikishtë me ju, së paku veproni e punoni për vizionet tona me sinqeritet e pa shumë llafe. Une edhe nga amshimi lutem për Dardanin, e ju që jeni sot të gjallë punoni me shpirt për Dardanin , vend që e ka bekue Zoti me mijëra vjet për ne shqiptarët ....
Kam edhe nji lutje nga amshimi për gjithë shqiptarët: Mos harroni asnjihere ndihmen e paparë në histori që na e afriuan miqët tanë, mos i harroni dhe dëshproni SHBA në, Gjermanin, Anglin, Zvicrrën, Austrin, Francën, Italin, Cekin, Kanadanë, Japonin, Australin e të tjera shtete e popuj miqë, mirënjohja dhe falënderimi nuk do të thotë se janë përulje, përkundrazi .....“