E enjte, 01.05.2025, 06:54 AM (GMT+1)

Mendime

Dedë Preqi: Evropa afron Serbinë

E premte, 24.01.2014, 09:31 PM


EDHE PSE SERBIA NUK E MERITON, EVROPA PO E AFRON

Nga Dedë Preqi

Për dikend ndoshta nuk është e rëndësishme fakti se,  pse shqiptarët nuk janë të barazuar më të drejta sikur të tjerët në Evropë, apo shqiptarët si shumicë në Kosovë, duhet të tregojnë vullnetin e tyre përmanent dhe përgjegjësi të lartë ndaj pakicave, posaqërisht ndaj serbëve të Kosovës, në mënyrë që të tregojnë bujarinë dhe respektin ndaj Serbisë dhe Evropës, duke mos i llogaritur hipotekat e kriminelëve serb, që i shkakëtuan para lufte dhe pas lufte Kosovës.

Në cilën kohë jetojmë sot, apo në kohën kur vetëm Serbia bënë aq përpjekje që ti afrohet Evropës, kur qarkullimi i lirë i njerëzve, i mallit dhe ideve është kusht i ekonomisë së tregut dhe politikave demokratike për të gjitha vendet njësoj, ndërsa vetëm Kosovës po i mbyllen këto rrugë, përshkak të mos plotësimit të kushtëve dhe obligimëve që jep statusi i Evropës, një problem që po i kushton shumë këtij populli, i cili popull nuk është i kënaqur dhe i bindur për shkak të padrejtësisë dhe trajtimit të veqantë që  i bëhët nga familja evropiane.

Në të vërtetë, një politikë e tillë  e BE-së, që shqiptarët në përgjithsi po lihën anash, edhe pse  shqiptarët nuk janë  kundër asnjë populli  dhe rajoni, të cilët  gjithmonë ishin iniciatorë të  paqës dhe kurrënjëherë nuk e ndezën rajonin dhe Ballkanin, por përkundrazi ata që e ndezën fitilin e luftës dhe e detyruan NATO-n,  të intervenojë, për ta ndaluar  krimin dhe gjenocidin ndaj popujve të pafajshëm,  në një mënyrë në vend të ndëshkimit, ata sot po shpërblehen…

Diplomacija serbe fare pak e ka ndryshuar rrugën e binarëve të mentalitetit të së kaluarës kundër popullit shqiptarë, dhe Serbia akoma nuk pushon me mekanizmat dhe politikën e saj shofene, duke investuar dhe angazhuar njerëz në gjitha vendet e ndryshme të botës, për të mos e njohur pavarësinë e shtetit të Kosovës. Serbia e di fare mirë se përveq dëmëve të tjera që i shkakëtojë Kosovës, janë edhe mijëra kufoma të shqiptarëve të pagjetur, që i ka ekzekutuar dhe i ka marrë më vete, duke i fshehur gjatë luftës në teritorin e vet, për ti humbur gjurmët e krimit, e cila është përgjegjëse për ti gjetur dhe kthyer sa më parë në atdheun dhe familjet e tyre. Serbija, jo vetëm që duhet ta njoh shtetin e pavarur të Kosovës, por kjo, para se mund të hyjë në BE, duhet të zgjedhë shumë qështje kyqe dhe ti kryej shumë obligime ndaj shtetit dhe popullit shqiptarë, posaqërisht të heq dorë dhe nga veriu i Mitrovicës.

Prandaj, vet BE-ja, po i shkel parimet dhe ligjet e veta për integrimin e popujve, posaqërisht të shqiptarëve, duke ia zgjatë kohën Shqipërisë, për t’u anëtarësuar në familjen evropiane, ndërsa Kosovën,  e izolon me mos lejimin e liberalizimit të vizave, të cilin proces e konkretizoj edhe raportuesja për Kosovën, në Parlamentin Evropian, zonja Lunaçek, në vizitën e saj në Kosovë, duke mos dhënë shpresa  edhe për një kohë të gjatë,  me ç’rast populli i Kosovës do të mbetët në të njëjtën gjendje i izoluar, i vetmi vend në rajon, edhe pse do të na  shkojë mendja se Evropa, po i privon shqiptarët në një mënyrë, për atë se shqiptarët janë ndër popujt më tolerant dhe më të vjetër se gjithë të tjerët në Ballkanin Perëndimor.

Mirëpo  duhet ti tregojmë edhe anët tona negative, të cilat janë shumë evidente në zemrën e shoqërisë kosovare, posaqërisht korrupcioni dhe krimi i organizuar, që nuk e shpiejnë Kosovën para, por e degradojnë me vetshkatërrimin iracional ekonomik dhe politik.

Përkrahja e shtetit serb nga Evropa, një akt i tillë për të ardhmën tonë, duhet të nxjerrë mësime të shtrenjta dhe historike, se Kosova për Kosovën duhet të punojë më shumë, që të përforcojë zhvillimin politik, ekonomik e strategjik dhe të bëjë reforma të reja e të nevojshme në shëndetësi dhe arsim, si dhe tërheqjen e investitorëve të huaj e të vendit, dhe në këtë rast nuk duhet ti kundërvihëmi interpretimëve Evropiane dhe politikave që qojnë në revolta dhe urrejtje,   por politikave që zbatohen në emër të interesave të popullit të Kosovës, dhe njerëzit që kanë dëshmuar me veprat e tyre se janë intelektual të mirëfilltë, duhet të kenë prioritet  në zgjedhjet e ardhshme për tu emëruar në ministri dhe në krye të Isntitucionëve.

Nëse vazhdohet me praktikat e vjetra, që të zgjedhët ai i cili e ka krahun më të fortë, sërish Kosova dhe populli i saj do të vuan edhe nga shumë pasoja të tjera. Prandaj, edhe Bashkësia Evropiane me zonjën Lluanaqek, nuk duhet të urrehën, por me  fjalë tjera do të thonin; Ju kosovarët duhet ti ndezni më mirë motorat politik dhe ekonomik, dhe çdo motor të funkcionoj si duhet, apo me  fjalë të tjera; Të gjithë përfaqësuesit politik të Kosovës, që muarën pak erë politike dhe dështuan, për ta kursyer më mirë vetën dhe shoqërinë kosovare, qoftë edhe prej dorëheqjeve të kërkuara, apo më mirë do të ishte në mënyrë vullnetare, dhe për hir të popullit të shumëvuajtur, për hir të dinjitetit historik dhe gjakut të dëshmorëve të lirisë, të ndërpresin menjëherë hovin e tyre politik jo të sinqertë, dhe jo në favor të popullit e shtetit të Kosovës, sepse  Kosova nuk e meriton të numëroj në vend, kur i ka të gjitha resurset e veta të mundshme për një qeverisje  dhe zhvillim më të mirë politik e ekonomik, dhe për ta kthyer besimin e popullit, për qenë shembull i suksesëve të mira në vend dhe rajon.



(Vota: 14 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx