Mendime » Nexhipi
Reshat Nexhipi: PS-së ia mbylli derën Evropa
E hene, 27.01.2014, 08:12 PM
,,Kosovari,, shkruan
PD-së, Evropa, i premtoi hapjen e derës, PS-së ia mbylli
Nga Reshat Nexhipi
Pas këtij titulli, autori anonim, me pseudonimin në fjalë, në nëntekstin në kolor,original nga ana e tij,thekson:
,,Ps-ja, me vjedhjet e votave-damkosi Korçën, më 28 nëntor dhe 11 janar, ringjalli diktatorin dhe degradoi Lidhjen e Prizrenit, kurse me mbledhjen e rradhës në Vlorë,do kompromitojë Ismail Qemalindhe Pavarësinë e Shqipërisë,,.
Pas
kësaj,,Kosovari,,vazhdon,poashtu në kolor, por me ngjyrë të zezë:,,Çmenduri është të injorosh veprat kolosale të PD-së dhe veprimet
proenveriste të PS-së. Doktori,
përmes Bushit, Shqipërinë e bëri më proamerikane në botë, kurse piktori, përmes
armëve siriane, e bëri të kundërtën, prandaj dhe Evropa i mbylli derën, që
,,Kosovari,, nuk mbetet pa treguar barcoletën në vijim, citoj ,,Pas vdekjes të Enver Hoxhës, bisedojnë dy gra të moshuara. ,,Sa bukuri, na erdhi pranvera, do ringjallet çdo gjë në natyrë,, -thotë njëra nga ato. ,,Tu thaftë goja, mos dhëntë Zoti të ringjallet çdo gjë, se mos na kthehet prap rahmetliu,, i përgjigjet tjetra,, shkruan ,,Kosovari,, dhe vazhdon: ,,E dyta kishte të drejtë, sepse diktatori u ringjall më 29 nëntor, 2013, kështu që komunistët mund lirisht ta quajnë Jezu Krisht,,-konkludon anonimusi, adhurues I fjalëve të urta popullore dhe sarkazmave.
Pas kësaj, tregon se për t u paraqitur me këtë shkrim, qenka inspiruar, nga një emision televiziv, kushtuar qeverisë së kaluar dhe asaj të sotmes, organizuar nga, siç thotë ai ,,Udhëheqësi më i shquar i Shqipërisë emisioneve debatuese,, por pa thënë emrin e tij, përveçse fjalëve ,,Fatkeqësisht me qendrim pak si tjetër nga ai i para 23 qershorit,,?! (Nuk e di për kë e ka fjalën)
,,Kosovari,, kritikon ashpër paraqitjen e një, siç e quan ai ,,të ashtuquajtur analist,, i cili, citoj ,,nga goja nxirrte vetëm helm për gjendjen sociale dhe politike në Shqipëri, pa thënë asnjë gjë pozitive, të arritur në 20 e ca vitet e kaluar të pluralizmit demokratik dhe, sidomos gjatë tetë viteve të fundit të qeverisjes së doktorit (NATO, vizat,, rruga e cila lidhi dy republikat shqiptatare, tuneli Tiranë-Elbasan etj.të cilat, shqiptarët mund t i shikonin vetëm në ëndër,,...
,,Kosovari,, në vazhdim flet për gjendjen e shqiptarëve para 23 vjet kur, siç thotë ai, kishte vizituar Tiranën dhe se përveç makinës së tij, nuk kishte tjetër në qendër të qytetit, kurse sot, ,,nuk mund të kalosh nga veturat, të cilat kryeministri aktual kërkon t i zavendësojë me biçikleta, duke ngritur çmimin e gazit, veprim ky ndoshta i qëlluar, nëse qëllimi tij nuk është mbushja e buxhetit me para nga xhepat e atyre që vetura nuk u është luks por nevojë e domosdoshme dhe e përditshme, si dhe shëndoshja e qytetarëve, të cilët, sipas piktorit, duke ecur më këmbë, do t iu bjerë barku dhe do të lirohen nga kilazha e tepëruar,,! tallet ,,Kosovari,,.
Më pas, ai i drejtohet analistit të lartpërmendur, me fjalët: ,,O zotri i nderuar, këthehe fillmin 2-3 dekada prapa, merre pasqyrën e asaj kohe dhe shikohe vehten dhe popullin tënd, në çfarë derexhe ishit atëhere dhe si jeni sot. Dihet që akoma ka të varfër, ashtu siç do t i ketë edhe në të ardhmen, sepse të tillë ka edhe në vendet më të zhvilluar të botës, e jo në një vend të cilin pothuajse gjysmë shekulli e ka futur thellë e më thellë diktatori të cilin adhuruesi i tij dhe i yti, na i nxorri para syve, duke realizuar në këtë mënyrë premtimin parazgjedhor të ,,Rilindjes,, si dhe kërcënimin në parlament, si kryeministër: ,,Pritni, pritni se akoma nuk e dini se çdo t iu gjejë,,. Pra, njeri që raealizon premtimet, prandaj dhe me të Shqipëria do të lulëzojë,,-thotë,,Kosovari,,.
Shkrimin e përfundon me një mesazh i cili për ithtarët e PS-së do të tingëllojë si mjaft primitiv, por për ata të PD-së i mirëseardhur dhe domethës. Ja mesazhi, i shkruar në kolor nga ana e tij: ,,Ku jeni o intelektualë tanë,sidomos Ju dy shkrimtarë të shquar të asaj ane, që t i thoni ,,Ndal o pinjol i blokmenit me sjellje si të sllobodanit, i cili mori më qafë popullin e vet dhe popujt e tjerë të ish Jugosllavisë,,.