Mendime
Kastriot Myftaraj: Bamir Topi në emisionin e Fevziut
E marte, 28.01.2014, 10:57 PM
Mbi intervistën e Bamir Topit në
emisionin e Fevziut
Nga Kastriot Myftaraj
Intervista
e mbrëmshme e Bamir Topit në emisionin “Opinion” të Fevziut, ku ishte i ftuari
i vetëm zbuloi më tepër se çdo gjë tjetër fytyrën e vërtetë të Bamir Topit.
Tashmë është e qartë se Bamir Topi është shndërruar në “Xhemal Tafajn” e Edi
Ramës. Topi doli në emisionin e Fevziut me rastin e darkës që pati me Edi Ramën
disa ditë më parë. Natyrshëm që pyetjet e parë të intervistës do të kishin të
bënin me këtë darkë. I pyetur mbi të, Topi u përgjigj se ajo ishte një “darkë
qytetare”.(?!) Në fjalorin e Topit fjala “qytetar” ka një inflacion shumë të
madh, se Topi i atribuon vetes dhe familjes së tij një lloj qytetërimi special
që vjen nga qenia e tij tiranas autokton. Vetëm një sharlatan mund ta
pretendojë një gjë të tillë. Tirana, me gjithë vlerat që kanë banorët e saj,
para se të bëhej kryeqytet i Shqipërisë ishte në fakt vetëm një fshat i madh.
Se i mungonin krejtësisht ato cilësi elementare që duhet të zotëronte një
vendbanim për t’ u quajtur qytet në fillim të shekullit XX dhe që ishte
infrastruktura me rrugët e asfaltuara, rrjetin e shpërndarjes së energjisë
elektrike, rrjetin e shpërndarjes së ujërave të bardha dhe të derdhjes së
ujërave të zeza, rrjetin telefonik, spitalet, shkollat publike, zyrat
shtetërore. Të gjitha këto gjëra janë ndërtuar në Tiranë pas vitit 1920 kur
Tirana u bë kryeqytet. Por me këtë rast popullsia e Tiranës u shtua me të
ardhur nga gjithë vendi numri i të cilëve kapërceu dukshëm atë të banorëve
autoktonë. Çfarë do të thotë që të jesh tiranas autokton? Që familja tënde të
ketë qenë në Tiranë që në kohën kur u mboll pema e fikut nga i cili ra Faja i
këngës? Tirana ishte një fshat i madh që u shpall kryeqytet i Shqipërisë para
se të bëhej qytet. Dhe qyteti që u bë më pas ishte një vepër e të ardhurve nga
e gjithë Shqipëria. Nga kjo pikëpamje pretendimi për origjinën autoktonase
tiranase është baras me pretendimin për origjinën autoktonase të indianve të
Manhatanit në Neë
Nuk dua
që t’ i fyej tiranasit autoktonë, por kur Bamir Topi i përdor dhe i keqpërdor
pafund fjalët “qytetar” dhe “qytetari” këtu bie në sy një përçmim ndaj
fshatarëve. Nënkuptimi është se unë Bamir Topi nuk jam fshatar. Por nëse do të
vëresh me vëmendje në Shqipëri se cilët e përdorin shumë fjalën “fshatar”, në
kuptim fyes, këta janë ose një kategori fshatarësh të ardhur në qytet, ose bij
të lindur në qytet, prindërve të ardhur nga fshati, pra qytetarë të brezit të
parë. Këta e ndjejnë se nuk janë bërë dot qytetarë dhe për të kapërcyer këtë
ndjenjë inferioriteti e kanë në majë të gjuhës fjalën “fshatar”, a thua se kjo
fjalë, e përdorur si fyerje, ka një efekt magjik për ta bërë qytetar atë që e
përdor. Bamir Topi i përket një nënkategorie të posaçme asaj të njeriut me
origjinë fshatare (Tirana ka qenë vetëm një fshat i madh siç e shpjegova), i
cili i përket një familjeje që konservoi mënyrën e jetesës autoktone brenda një
qyteti që po rritej, duke refuzuar kështu qytetërimin. Familjet autoktone
tiranase, duke ruajtur mënyrën e tyre të jetesës dhe kulturën në thelb fshatare
orientale, praktikisht refuzuan integrimin në realitetin qytetar të
kryeqytetit, duke u integruar vetëm në dukje në të. Gërvishte pak qytetarin e
Tiranës me origjinë tiranase autoktone dhe çfarë të
Në
intervistën e mbrëmshme, kur Topi u pyet nëse në darkën me Edi Ramën u fol për
politikë, tha se gjatë darkës qytetare u fol për shumë tema, për muzikën,
sportin etj. Për muzikën? Me sa duket të dy i bashkoi pasioni për një
instrument muzikor “qytetar” i zhanrit tahllava që ishte defi, apo dajra të
cilin Edi Rama e përdori në fushatën zgjedhore.
Blendi Fevziu, qartësisht me porosi të Edi Ramës, e kishte ndërtuar intervistën në mënyrë të tillë që t’ i jepte mundësi Topit të shfajësohej për shumë gjëra që i rëndojnë mbi shpinë si politikan kur ka qenë një nga drejtuesit e PD-së dhe President i Republikës. Kështu, e pyeti Topin për sipërfaqet e mëdha të tokave që ka marrë si ish-pronar. Dhe Topi tha se këto prona i ka marrë si ish-pronar me një vendim të qeverisë së PD-së të kohës kur PD ishte herën e parë në pushtet, në vitet 1992-1997. Por ajo që nuk tha Topi dhe për të cilën nuk e ngacmoi Fevziu ishte se ky vendim i Këshillit të Ministrave në atë kohë doli me këmbënguljen e disa njerëzve në PD që përfitonin drejtpërdrejt, siç ishte Bamir Topi. Se Bamir Topi nuk ishte një njeri sidokudo as në atë kohë në PD, gjë që kuptohet dhe nga fakti se ai u bë ministër që në atë kohë, në Qeverinë “Meksi”. Fakti që Bamir Topi i mori pronat e pretenduara që në atë kohë, nuk e legjitimon Topin si pronar, por thjesht tregon se ai ishte pjesë e një grupi abuzuesish me pushtet në PD. Pastaj ajo çka nuk e pyeti Fevziu Bamir Topin dhe ky nuk e tha ishte se me këtë vendim Bamir Topi mori vetëm një pjesë të vogël të tokave të familjes së tij, ndërsa për të marrë pjesën tjetër, “qytetari” Bamir Topi bëri një falsifikim duke u regjistruar sikur kishte qenë kooperativist, pra fshatar, në mënyrë që të përfitonte nga ligji 7501 për ndarjen e tokës bujqësore. Pra Topi veproi, siç thuhet në jurisprudencë, në mashtrim të ligjit.
Topi në
intervistë pretendoi se vjen nga një familje e persekutuar politike dhe se i
ati i tij ka qenë i dënuar me burg në kohën e diktaturës komuniste. Por deri më
sot Topi nuk ka paraqitur një vendim gjyqësor për këtë gjë. Topi pretendoi se
kishte qenë edhe disident në kohën e regjimit komunist, duke thënë se disident
nuk ka qenë vetëm ai që bënte burg ose dilte hapur kundër regjimit komunist.
Sesi kishte qenë Topi dissident nuk e morëm vesh, por një gjë është e qartë:
Regjimi komunist e dënoi Topin për “disidencën” e tij duke e “internuar” tre
vjet në Torino të Italisë, për një specializim universitar me bursë shtetërore.
Këtu ze fill edhe njohja e Topit me Edi Ramën. Topi u specializua në
Bamir
Topi, kur erdhi fjala për zgjedhjen e tij President në 2007, tha se Berisha e
kishte tradhtuar atë, se në një moment ishte shprehur pro kandidaturës së
gjeneral Zaimit. Por Topi bëri sikur harroi se mbështetja e PD-së për gjeneral
Zaimin erdhi pasi Bashkimi Europian kishte kërkuar një President konsensual,
dhe pranimi nga PD i kandidaturës së general Zaimit, që vinte si propozim nga
Topi tha e ç’ nuk tha në intervistën e mbrëmshme. Topi tha se SHISH nuk po e luan rolin që i takon për të zbuluar autorët e atentateve me eksploziv të shpërthyer me telekomandë të kohëve të fundit, për të cilët ai tha se është detyrë e SHISH që t’ i zbulojë, se ato domethënë qenkan akte terroriste. Por këto atentate nuk janë akte terroriste kur kryhen për motive ordinere. Aktet terroriste kanë motive politike. Natyrisht SHISH duhet të hetojë mbi këto shpërthime, por ato janë në radhë të parë detyrë e Policisë së Shtetit dhe kështu janë trajtuar gjatë kohës që PD ishte në pushtet, kur SHISH, i drejtuar nga Bahri Shaqiri i emëruar qëkurse PS ishte në pushtet nuk zbuloi asnjë ngjarje të tillë dhe kjo nuk e shqetësoi asnjëherë opozitën. Gjatë pesë viteve që Topi ishte President e mbrojti me fanatizëm kontrollin e SHISH nga një njeri i emëruar në kohën që PS ishte në pushtet dhe asnjëherë nuk i kërkoi këtij që të zbulonte autorët e atentateve të tilla, për aq sa ato ndodhën në atë kohë. Topi nuk i kërkoi kurrë SHISH në atë kohë që të hetonte mbi shpërthimin e Gërdecit në pistën e aktit terrorist. Është e sigurt se në Gërdec kishte një aferë korrupsioni, por vetë shpërthimi ishte një akt terrorist. Topi foli për SHISH sipas interesit të Edi Ramës i cili tani kërkon ta marrë nën kontroll shërbimin sekret. Natyrisht se Fevziu nuk e pyeti Topin se përse duhej që të largohej drejtuesi i shërbimit sekret i zgjedhur nga PD, kur gjatë më tepër se shtatë viteve që PD ishte në pushtet drejtuesi i shërbimit sekret ishte ai që u emërua nga PS. Sintonia posaçme e veprimeve të Topit me agjendën e Edi Ramës u zbulua sot nga deklarata e ministrit të Punëve të Brendshme Tahiri, i cili deklaroi se pikërisht dje ka pasur një takim (jopublik) me drejtorin e SHISH të cilit i ka thënë se zbulimi i autorësisë së shpërthimeve me eksploziv ishte detyrë e SHISH se ato qenë akte terroriste.
Në intervistën e mbrëmshme Topi përsëriti qëndrimin e tij zyrtar të dikurshëm për atë që ndodhi në 21 janar 2011, duke thënë se ato ishin ngjarje në bulevard, se u zhvilluan në bulevard. Por edhe Beteja e Stalingradit është zhvilluar në një pjesë të madhe të saj në bulevard, por nuk mund të quhet një ngjarje në boulevard. Nuk mund të quhet një ngjarje në bulevard ajo kur kryetari i opozitës, në këtë rast Edi Rama del në televizion një ditë më parë dhe publikisht thotë se nesër do të bëhet një demonstratë që mund të dalë jashtë kontrollit në bulevardin kryesor dhe se Kryeministri (Berisha) ose duhet të japë dorëheqjen (të pranojë zgjidhjen politike të kërkuar nga populli), ose sheshi do të mbushet me kufoma (duke u nënkuptuar se do të sulmohej selia e Kryeministrisë). Fevziu nuk e pyeti Topin se përse njoftimi zyrtar i Prokurorisë ndryshoi pas deklaratës së Presidencës, duke u përshtatur me këtë të fundit, domethënë duke kaluar Prokuroria nga version i parë i ngjarjeve para Kryeministrisë, te version presidencial i ngjarve në bulevard. Vetëm ky ndryshim tregonte se Prokuroria nuk vepronte në mënyrë të pavarur, dhe në një hetim serioz do të mjaftonte si një provë për arrestimin e Topit dhe të Ina Ramës. Vepra penale kryehet jo vetëm me veprim, por edhe me mosveprim.
Në fund të intervistës u bë edhe një skenë palaçosh kur Fevziu i dhuroi Topit një shishe me verë nga një kantinë në Lezhë, e cila shishe mbante siglën e emisionit “Opinion”. Fevzo sharlatani e quajti këtë një surprizë që poi a bënte Topit dhe kështu u shpreh dhe ky, si për një surprizë të bukur. Por shishen e kishte sjellë vetë Topi në studion e Fevziut dhe shishja vinte nga kantina e verës e kryetarit të Partisë së Topit për Lezhën. Por momenti më qesharak i intervistës nuk ishte ky, por ishte ai kur Topi u mundua të vërtetonte me “prova” se ai nuk kishte votuar për Edi Ramën në zgjedhjet vendore të vitit 2011. Në të vërtetë, duket shumë qesharake që Topi përzgjodhi momentin e tanishëm për të bërë publike “provat’ që ai nuk ka votuar për Edi Ramën, se tashmë Topi është aleat zyrtar i Edi Ramës që prej zgjedhjeve vendore të nëntorit në Korçë. Mënyra se si foli Topi në intervistën e mbrëmshme tregon se ai gjatë pesë viteve që ka qenë President ka vepruar si njeriu i Edi Ramës, i përdorur si kamikaze politik kundër PD-së. Shpërblim për këtë nuk mori dhe tani i ishtë premtuar se do të bëhet President i Republikës përsëri. Por në planet e Edi Ramës Topi nuk mund të ketë ndonjë vend më të madh se Xhemal Tafaj në planet e Enver Hoxhës, që do të thotë se Topit do t’ i jepet një post fiktiv për t’ u përdorur si bufon i oborrit të Edi Ramës.