Mendime
Fatmir Lamaj: Kush fitoi?
E merkure, 29.01.2014, 08:55 PM
KUSH
NGA FATMIR LAMAJ
Zollumahi
e madhe për demontimin e armëve kimike, dalëngadalë po shuhet duke i lënë
vendin një heshtjeje dyshuese. Pa e anashkaluar “meritën” e Sazangurësave në
këtë “arritje” kaq të madhe, duhet t’i kthehemi edhe një herë asaj që ndodhi
për të parë se çfarë fituam dhe çfarë humbëm. Tam-tamet mediatike buçitën
Në të gjitha shkrimet gazatereske, komentet dhe analizat televizive, u krijua një mjergull e frikshme ku brenda saj vallëzonte hareshëm ideja e vdekjes. Tentakulat djallëzore të opinionbërësve në Shqipëri, arritën deri aty sa krijuan mendimin se Shqipëria dhe shqiptarët ishin vënë përballë skuadrës së pushkatimit dhe çuditërisht ata që do të na pushkatonin ishin, jane dhe do të mbeten shpëtimtarët tanë historikë, që t’i quajmë aleatë, eshte pak shumë pak. Si mundet vallë të besojnë shqiptarët përralla të tilla, të cilat e kanë origjinën e tyre nga stepat ruse apo dhe diku tjetër në xhelozitë fqinjësore të predispozuara historikisht për të qenë armiqtë tanë të përjetshëm? Ato armë do të demontoheshin në kushtet e një sigurie absolute me proces të plotë ku të rrezikuar nga demontimi i tyre nuk do të ishin specialistët amerikanë dhe ata shqiptare
nëqoftë se do të lejoheshin të merrnin pjesë duke patur parasysh shkallën e ulët të kualifikimit në keto procese delikate. Demontimi i armëve siriane në Shqipëri, do ta nxirrte Shqipërinë dhe shqiptarët si aleatë parësorë të SHBA dhe Ballkan, duke xhelozuar kështu dukshëm fqinjët tanë, të cilët nuk mund të rrinin të qete në skutat e indiferencës së tyre për të lejuar që kjo të ndodhte. Ne humbëm shansin e madh për t’ua shpërblyer sado pak SHBA ndihmën dhe përkujdesjen që ajo ka treguar ndaj çështjes shqiptare duke filluar që nga ekzistenca si shtet dhe komb.
Në Luftën e Parë Botërore ne u rradhitëm kundër ANTANTE-s përveç Esat Pashë Toptanit që me një nuhatje e një ushtarake e politikani pragmatist u bë aleat me fuqitë që e fituan atë. Shqipëria në historiografinë europiane qiuhet suksesi i fundit i diplomacisë austro-hunagreze në shpalljen e Pavarësisë dhe caktimin e kufijve aktualë. Austria doli e humbur në Luftën e Parë Botërore, por ishte presidenti amerikan ai që nuk lejoi që fqinjët tanë “dashamirës” të na coptinin siç kishte ndodhur më parë. Ishte Willsoni i madh ai që sfidoi dëshirën gllabëruese të këtyre fqinjeve që siç thotë At Gjergj Fishta: “Në mëni të njeri tjetrit kena le”. SHBA dhe gjatë mbretërimit të Zogut mbajti qëndrim shumë miqësor ndaj Shqipërisë duke ndihmuar me përgatitje kuadrosh siç ishte shkolla teknike e Fulsit dhe ndihmave që dërgonte nëpërmjet Kryqit të Kuq Amerikan , në shëndetësi etj. si dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore, pavarësisht nga tejglorifikimi i historiografisë ku pretendimi se u çliruam vetë e zbeh në një farë mënyre ndihmën e aleatëve në atë luftë ku vetëm anglezët që përveç operacioneve ushtarake të kryera nga ajri dhe misionareve të shumta ushtrarake kanë bërë dhe 143 dërgesa ajrore në teknike ushtarake, armatime, mjete ndërlidhjeje, veshmbathjes si sasi të konsiderueshme monetare. Në periudhën e luftës së ftohtë, do të ishin SHBA ajo që nuk do të lejonte që të shuhej kurrë ëndrra për liri dhe demokracinë e popullit të shumëvuajtur shqiptar si dhe në vëndosjen e kësaj deëmokracie lebroze që kemi sot. Në natën e gjatë të komunizmit i vetmi frymëzim i shqiptarëve për të mbajtur të pashuar ëndrrën për liri e demokraci do të mbetesh zëri i Amerikës si dhe përkrahja e deklaruar e presidenteve amerikane si Ajzenhaureve kur pas ngjarjeve të Hungarisë pas 1956 do të daklaronte se: Rënien e sistemit komunist e përcaktojnë më së miri dy faktorë: “Hungaria e përgjakur dhe Shqipëria MARTIRE”, duke vazhduar me Reganin, shëmbesin e komunizmit, i cili dekoronte koriflejtë antikomunistë shqiptarë me “Medaljen e Lirisë”. Gjithë kombi shqiptar duhet t’i jetë përjetësisht mirënjohës Amerikës për çlirimin e Kosovës nga serbet, ku SHBA pothuajse e vetme vëndosi të hyjë në një konflikt luftarak ku gati-gati mund të merrte edhe përmasat e një përplasje botërore, por falë rrethanave të kohës që Rusia nuk kishte dalë akoma nga kllapia e rënies së komunizmit, ndersa sot ajo po tregon agresivitetin tradicional të një superfuqie, ne keto kushte çlirimi dhe shpallja e Kosovës shtet i pavarur, do të ishte pothuajse i pamundur. (Shikoni pak se ç’po ndodh në Siri kur një diktator gjakatar si Assadi po rri në pushtet falë ndihmës Ruse).
Shqiptarët e Maqedonisë i fituan të drejtat e tyre nga ndihma dhe përkrahja e pakursyer e SHBA që mbeshteti fuqishëm çështjen e tyre të drejtë ku me pak gjak, u fitua shumë falë asaj ndihme të madhe që ata dhanë duke minimizuar konfliktin në kohë dhë hapësirë. Kristofer Hill do ta niste karierën e vet nga Tirana si Sekretar Ambasade do të vazhdonte Ambasador në Shkup deri sa u ngrit në majat më të larta të diplomacisë Amerikane. Flamuri i SHBA do të jetë gjithmonë i pranishëm në çdo betejë për lirinë dhe demokracinë e popujve të shtypur dhe ashtu siç thotë Hygoi: “Flamuri i saj me yje historinë do të ndriçoje”.
Ato ditë të trishta Nëntori kur Sazangursat arritën deri aty sa të protestonin para Ambasadës Amerikane, vura re një fenomen që për mua s’i kapërcente kufijtë e normales kur shikoja pjesmarrjen e protestuesve të irrituar, turma veteranësh komunistë që dilnin familjarisht pas mitingjeve dhe shpërndaheshin të ngazëllyer se kishin shprehur dufin e tyre kundër Amerikës si në kohët e shkuara të komunizmit. Në ato mitingje (filmimet aty janë) nuk mori pjesë asnjë i burgosur politik dhe mua së bashku me të gjithë bashkëvuajtësit e mi, kjo gjë më bën krenarë se dora që na ngriti ne dhe të gjithë popullin shqiptar nga bataku i zi i komunizmit, kurrë nuk mund të kafshohet. Shqipëria dhe shqiptarët kudo që janë humben shansin e madh për t’ia shpërblyer sado pak ndihmën e pakursyer historike që SHBA na kanë dhënë bujarisht, Ato armë diku dhe dikur do të demontohen, por me refuzimin tonë ne demontuam një rast të papërsëritshëm për të qenë aleati parësor i SHBA në rajonin e trazuar Ballkanik duke mbetur të destinuar fatalisht për të qenë siç na quan nje historianografë perendimorë “Kombi i kauzave të humbura”.
Përfundimisht jam në palëkundje mendimi, se me refuzimin tonë për demontimin e armeve kimike siriane, triumfoi antiamerikanizmi i qarqeve sllavo-ortodokse ku me sa duket në Shqipëri janë ende me ndikime te fuqishme dhe humbi proamerikanizmi i një populli, që gjithmonë ka parë e do të shikojë tek SHBA aleatin e tij më të madh e më të sinqertë. Të tjerët fituan, ne humbëm.