Mbi dokumentin sekret të CIA-s për incestin e Mbretit Zog me
motrën
Nga Kastriot Myftaraj
Dokumenti
i CIA-s i publikuar së fundi në gazetën
“Dita”, ku një informator në rrethin familjar të Zogut informon në 1949 CIA-n se Zogu bashkëjetonte si burrë
e grua me motrën e tij, ka ngjallur një kureshtje të madhe. Nuk ka dyshime për
vërtetësinë e dokumentit të botuar në shqip, se atij i është bashkëngjitur edhe
fotokopja e dokumentit në anglisht. Ky dokument se është një provë tjetër për
vërtetësinë e disa gjërave të cilat unë i kam i kam thënë në shtyp dhe në
televizion. CIA duket se ka qenë shumë e interesuar për personin e Zogut në atë kohë,
se ishte duke nisur operacionin për përmbysjen e regjimit komunist në Shqipëri,
me ç’ rast Zogu shihej si një nga opsionet për të drejtuar Shqipërinë
paskomuniste. Prandaj CIA është shumë e interesuar edhe për jetën intime të Zogut.
Motra e Zogut, për të cilën informatori i CIA-s thotë se kryente incest me
vëllain e saj, në dokument del me emrin Xeneia (Ksenia). Në të
vërtetë kjo është Princesha Sanije, e cila e kishte oksidentalizuar emrin e saj
në Ksenia, qëkurse pas martesës së saj në 1936 me djalin e Sulltan Abdyl
Hamidit shkoi të jetonte në Paris, ku burri i saj u bë i ngarkuari
me punë i Shqipërisë në Francë. Më pas, kur Mbreti Zog iku në mërgim, edhe kjo
motër me burrin e saj u bashkuan me “oborrin mbretëror” në Egjipt. Një tjetër
provë që tërthorazi vërteton ato që thuhen në dokument është se në 1951, pra dy
vite pasi informatori i CIA-s bën këtë raportim, Mehmed Abidi e divorcoi gruan e tij
Sanijen, apo Ksenian.
Është
shumë interesante që të bëhet pyetja se përse ky dokument u deklasifikua, pra u
lejua qasja tek ai. Vërtet mund të thuhet se kaloi afati i klasifikimit dhe u
lejua qasja te dokumenti. Por nuk është në praktikën e shërbimeve të fshehta
serioze që të deklasifikojnë dokumente mbi çështje veçanërisht delikate të
jetës intime të ish-kryetarëve të shteteve të cilët kanë bashkëpunuar
sinqerisht dhe duke marrë përsipër kosto të lartë personale, me vendin të cilit
i përket ky shërbim i fshehtë. Në vitin 1949 CIA i kërkoi Ahmet Zogut që të
përdorte autoritetin e tij si ish-kryetar i shtetit për të bindur sa më shumë
emigrant politikë shqiptarë antikomunistë që të merrnin pjesë në operacionin
amerikano-britanik për përmbysjen e regjimit komunist në Shqipëri. Shumë njerëz
nga emigracioni politik antikomunist shqiptarë nguronin që t’ i hynin kësaj
aventure, se dyshonin shumë te amerikanët dhe britanikët, të cilët i ngarkonin
me përgjegjësi për fitoren e komunizmit në Shqipëri, prandaj i trembeshin
tradhtisë. Vetë Zogu para se t’ u kërkonte shqiptarëve që të merrnin pjesë në
operacion u kërkoi amerikanëve fjalën e nderit se ishte e sigurt se nuk kishte
tradhti nga brenda shërbimeve të fshehta amerikano-britanike. Vitet e mërgimit
në Britaninë e Madhe i kishin mësuar shumë gjëra Zogut. Pasi e mori këtë siguri
Zogu i ftoi emigrantët politikë shqiptarë që të marrin pjesë në operacion.
Fjala e Zogut pati peshë dhe bindi shumë njerëz që të merrnin pjesë në
operacion. Siç doli më pas operacioni dështoi për shkak të tradhtisë së Kim
Philby-t, që informonte Tiranën nëpërmjet Moskës mbi desantimet në Shqipëri.
Zogu u ndje i tradhtuar nga CIA dhe SHBA. Ndaj këtij njeriu CIA dhe SHBA kishin një detyrim që të
mos e poshtëronin pas vdekjes. Unë besoj se CIA nuk do ta kishte bërë këtë gjë
nëse nuk do të kishte një arsye të fortë. Arsyeja nuk është se në Shqipëri ka
ndonjë rrezik që të kthehet monarkia me nipin e Ahmet Zogut, Leke Zogun e ri.
Nuk është
rastësi që dokumenti bëhet publik vetëm katër muaj pasi Edi Rama u bë
Kryeministër i Shqipërisë. Nga dokumenti kuptohet se CIA e ka në praktikën e vet që të
interesohet edhe për detajet më intime të jetës së shtetarëve me të cilët
bashkëpunojnë SHBA, duke përfshirë edhe ata të cilët qenë rrëzuar nga pushteti,
siç ishte Ahmet Zogu. Mund të merret me mend lehtë se CIA të njëjtën gjë vazhdon e bën edhe
sot e kësaj dite me shtetarët shqiptarë, të cilët janë pushtet, pra edhe me
Kryeministrin Edi Rama. Nga ky dokument mund të merret me mend lehtë ato që
shkruan CIA në raporte: Kryeministri Edi Rama
është në pushtet sot falë aleancës me Ilir Metën i cili publikisht para
kamerave televizive e ka ironizuar Edi Ramën për akuzat që i ka bërë të atit në
gjyqin e divorcit me gruan e tij, se nuk e njihte atësinë e të birit pasi ai
kishte lindur nga incest i gruas së tij me vjehrrin e saj, domethënë me të
atin. Në raportin e CIA-s për këtë çështje me siguri që përmendet dhe emri i Mero
Bazes mbi ato që ka shkruar ky në vitin 2000 kur Edi Rama, që në atë kohë ishte
ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, u detyrua që të shkonte në gjykatë si
i paditur nga ish-gruaja e tij për shkak se ai nuk i paguante asaj detyrimin
financiar që kishte si prind ndaj të birit. Në atë kohë Mero Baze botoi
proces-verbalin e seancës gjyqësore ku Edi Rama përsëriti akuzat e tij ndaj
ish-bashkëshortes se ajo e kishte pasur djalin nga incest me të atin e tij,
vjehrrin e saj. Ishte, siç ka thënë vetë Edi Rama, “koha e sopatës’, kur ai
dilte rrugëve me sopatë në dorë.
CIA, që kishte edhe dosjen e Zogut, nuk mund të mos i shikonte deklaratat
e Edi Ramës për incestin e të atit të tij me nusen e djalit, domethënë të Edit,
nën dritën e fakteve që kishte për incestin e Zogut. Se në dosjet e CIA-s duhet të jetë edhe një e dhënë
tjetër, ajo se babai i Edi Ramës, Kristaqi, djali i gjatë i babait të shkurtër,
siç e quanin me ironi në rrethet e artistëve në Tiranë, ishte djali ilegal i
Ahmet Zogut. CIA nuk mund të mos ketë regjistruar edhe atë që ka thënë Edi Rama në
librin “Kurban” se Mbreti Zog ishte një hamshor, që do të thotë se ishte një
mashkull që kryente marrëdhënie seksuale me shumë femra, siç quhen ata kuajt e
racës që i mbajnë për të mbarsur sa më shumë pela. Por në oborrin e Mbretit
hamshor punonte dhe gjyshja e Edi Ramës, Veronika-Maria Kolombi, e cila ishte
një nga femrat më të bukura shqiptare të kohës. Mbreti hamshor e martoi këtë
zonjushë me shoferin e tij, Vlash Ramën, babain zyrtar të Kristaqit, qartësisht
për të fshehur gjurmët e ushtrimit të hamshorisë të tij mbretërore mbi këtë
zonjushë. CIA e cila paska shumë kureshtje për histori të tilla, me siguri që ka
bërë dhe analizën gjenetike të Edi Ramës dhe Leka Zogut për të vërtetuar nëse
Mbreti Zog ka pasur lidhje me gjyshen e Edi Ramës. Me mjetet që ka CIA, mjafton një filxhan kafe i pirë
në ambasadën amerikane nga Edi Rama dhe Leka Zogu, ku ata kanë lënë një sasi të
vogël pështyme duke e vënë filxhanin në buzë (aq më tepër të dhënat e
pasaportës biometrike) për të nxjerrë me saktësi nëse midis tyre ka afërsi
gjenetike.
Fakti që
ky dokument del pikërisht tani, është një provë e
tërthortë se CIA e ka bërë testin gjenetik dhe Edi Rama ka rezultuar të jetë nipi i
Ahmet Zogut. Incesti sot trajtohet nga shkenca si i ardhur nga një anomali e
trashëguar gjenetike. Kjo provohet dhe në rastin e Ahmet Zogut dhe nipit të tij
Edi Ramës. Edi Rama, si trashëgimtar i denjë i gjyshit të tij incestuoz, akuzoi
babain e tij për incest. Këtu gjërat nisin e marrin një rrjedhë të çuditshme
nëse do të përdoret logjika e CIA-s, se atëherë del që Edi Rama ka
pasur të drejtë dhe Ilir Meta nuk e ka tepruar me ato që i tha Edi Ramës
publikisht. A mos na ka dhënë dokumenti i CIA-s edhe çelësin e misterit për
vdekjen e Kristaq Ramës, babait të Edit, në kohën që ky u bë ministër. Edi Rama
kur u kthye në Tiranë nga Parisi në 1998, e manipuloi me mjeshtëri median, për
t’ i paraqitur gjërat sikur ai u bë ministër me rastin e kthimit në Shqipëri
nga Parisi për vdekjen e të atit, por e vërteta është se i ati vdiq në natën
kur Edi Rama u kthye në Shqipëri për t’ u bërë ministër. Fatos Nano, njeriu që
në atë kohë ishte Kryeministër, ka bërë një aluzion shumë të hollë për këtë
gjë, në një intervistë të tij, duke thënë se e gjeti Edi Ramën në Paris dhe e
ftoi të kthehet në Shqipëri për të marrë një portofol ministror, dhe nuk ia
ofroi këtë kur Edi Rama ishte kthyer tashmë në Shqipëri. Në çdo rast, dokumenti
i CIA-s është përgjigjia më e mirë për
ata që thonë se është gabim të flitet për jetën intime të politikanëve, përtej
një kufiri. Dokumenti në fjalë tregon se CIA nuk i ve vetes asnjë kufizim në
çështje të tillë, duke qenë se thotë që Zogu kishte dashnore motrën e tij. Ky
ishte dokument sekret, mund të thotë dikush. Ashtu është, por shërbimet e
fshehta mbledhin informata mbi politikanët e huaj me qëllim që t’ ua japin
zyrave shtetërore të vendit të tyre të cilat merren me politikën e jashtme.
Pra, qëllimi tekefundit është politik. Prandaj askush nuk duhet të habitet me
këtë mënyrë të shkruari. Kjo është praktikë zyrtare amerikane.