E premte, 02.05.2025, 08:58 AM (GMT+1)

Mendime

Guxim Alimani: Koha për të njohur Kosovën

E premte, 31.01.2014, 08:22 PM


Në ditën e përkujtimit të viktimave të Holokaustit

KOHË DHE ARËSYE

PËR TË NJOHUR KOSOVËN !

(Letër pa zarf - Ambasadorit të Izraelit, akredituar në Republikën e Shqipërisë.)

Shkelqësia Juaj !

Më lejoni që duke ju uruar së pari çdo të mirë si dhe duke ju kërkuar ndjesë për kohën që ju marr , të sjellë në vëmendjen tuaj një problem që për mua dhe kombin tim ka qënë dhe vijon të ngelet madhor.

Fjala është për Kosovën dhe konkretisht për njohjen finale të saj si shtet i pavarur nga O.K.B.

Siç Juve besoj se jeni në dijeni, Kosova është pjesë e trojeve etnike shqiptare e ndarë padredjtësisht nga trungu amëtar prej mëse një shekulli. Falë luftës së popullsisë shqiptare atje dhe ndihmës së NATO-s, kjo trevë u çlirua nga okupacioni genocidist serb më 1999 dhe më 2008 shpalli pavarësinë e saj si vullnet i popullit kosovar dhe si një e drejtë ndërkombëtare e tij për vetvendosje. Shumica dërmuese e fuqive demokratike në glob kanë kryer tashmë njohjen formale dhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike në Shtetin e Kosovës .

Fatkeqësisht, këtyre vendeve demokratike ju mungon vendi juaj , Izraeli , i cili sipas pikpamjes dhe bindjes sime dhe jo vetëm , dëshiroja dhe duhej të ishte në të parët që të njihnin pavarësinë e Kosovës . Binjden time në këtë arësyetim e mbështes si më poshtë :

1.Izraeli është një shteti i cili mbështetet në parimet demokratike perëndimore të përparuara të cilat ja njohin të drejtën një populli në trojet e tij për të vetvendosur.

2.Populli hebre i njeh mirë sakrificat deri në sublimitet gjatë shekujve të historisë së vet , prandaj kam bindjen se dhe brezat e sotëm hebrej kanë trashëguar ndjeshmërinë ndaj një tragjedie të gjatë të tipit nazist që populli i Kosovës ka përjetuar sidomos gjatë rregjimit te Millosheviçit. Populli shqiptar kudo ku jeton në trojet e veta, Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi e lidh me popullin hebre një miqësi e trashëguar sistematike historike. Këtë marrëdhënie historike mes popujve tanë e dëshmojnë pakundërshtueshmërisht fakte të shumta që datojnë prej Perandorisë Romake e ndoshta shumë më herët në histori. Nuk është rastësi që eshtrat e njërit nga figurat më të shquara të rezistencës anti-otomane të hebrejve SABETAI ZEVI , gjendën në fshatin Fterrë të Vlorës

Edhe në Dardani (Kosova e sotme), janë gjetur e dëshmuar lidhjet të tilla si psh ekzistenca e Sinagogajve , që datojnë në shekullin I – II të e.s. Edhe sot , gjenden në komunitetin hebre të Janinës librat e shenjtë të shkruara hebraisht në pergamene “Sefer Tora“ të cilat i përkasin sinagogës së Vlorës rreth 570 vite më parë.

Nuk është aspak e rastësishme që Ylli i Davidit gjendet në flamurin e heroit kombëtar të shqipëtarëve Gjergj Kastrioti, sipër simbolit tonë nacional, shqiponjës me dy krerë.

Do të mjaftonte mbrojtja që shqiptarët kudo i kanë bërë popullit hebre gjatë Luftës së Dytë Botërore për ta riafirmuar miqësinë tonë.

E kundërta ka ndodhur me popullin serb. Vetëm gjatë okupacionit nazifashist nga Mbretëri Serbe , ju dorëzuan nazistëve dhe u shfarosën rreth 80 % e hebrejve që banonin atje nga 75.000 që ishin krejt.

Duke e mbyllur arësyestimin tim të thjeshtë, më lejoni shkelqësi, t’ju citoj “mot a mot “, fjalët e një bashkëatdhetari tuaj z. Nizin Bahar , i cili i mbijetoi vdekjes së sajë të mbrojtjes së shqiptarëve. Ai thotë: ”Sikur të kisha krahë të fluturoja, do të vija të puthja tokën shqiptare që më shpëtoi jetën “.

Po ashtu është e vërtetë prekëse ajo që shqipton bashkëatdhëtari juaj i shquar Arnold Friedman, “Në kohën kur shtete të fuqishëm e të qytetëruar në Europë mbushnin me hebrenj trenat që shkonin drejt kampeve të shfarosjes, Shqipëria e vogël u bë kështjellë për çdo hebre që pati fatin të shkelë këtë truall”.

Të tilla vlerësime e përjetime ka shumë dhe për to dëshmon dhe muzeu i Holokaustit.

Në mbarim, në këtë ditë përkujtimore, më lejoni shkelqësi t’ju përsëris konsideratën me të naltë për Ju dhe popullin martir hebre.

S I N Q E R I S H T

Guxim ALIMANI, Gazetar

Tiranë, më 27 janar 2014



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx