Mendime
Dedë Preqi: Besimi dhe konvertimi ndër shqiptarë
E merkure, 29.01.2014, 09:21 PM
BESIMI DHE
KONVERTIMI NDËR SHQIPTARË
Nga Dedë Preqi
Feja, apo religjioni nuk janë të rëndësishme vetëm si qështje besimi ndër popuj, por edhe si qështje kulturore e historike, e cila është e lidhur me të kaluarën dhe të tanishmën e një populli, gjegjësisht dhe me shqiptarët, si populli më i vjetër në Ballkan, me kulturë dhe traditë të lashtë historike. Në të kaluarën feja luajti një rrol shumë të rëndësishëm, por edhe vendimtar në momente të rëndësishme historike, sidomos në qështjen kombëtare.
Krishtënizmi, besimi i parë ndër shqiptarë, që në kohën apostolike, por jo më vonë se fundi i shekullit të IV-, dhe fillimi i shekullit të V-të, por sipas faktit dhe dëshmisë së dy martirëve F l o r i t dhe L a u r i t të Ulpianës së sotme, i takojnë shekullit të II-të, sipas shënimëve(dr.Z.Mirdita, 1973, faqe 85).
Të parët tanë Iliro-shqiptarët, e muarën krishtërimin atëherë kur edhe vet apostuli Shën Pali thotë: Prej Jeruzalemit e deri në Iliri, e kam përhapur Misionin mbi Jezusin, që do të thotë se bëhët fjalë për një frymë të re fetare në historinë e këtij populli. Në fakt Iliro-shqiptarët nuk u konvertuan në një fe tjetër, por ata e përqafuan krishtërizmin për herë të parë, mandej, të cilët me shekuj mbi popullatën shqiptare është ushtruar dhunë dhe presione të ndryshme për ndërrimin e fesë dhe identitetit të tyre, sa që janë derdhë lumenj gjaku dhe janë martirizuar me qindra klerik të krishterë, por nuk mohuan komb dhe as fe, duke u flijuar për atdhe.
Ndërsa, rruga e procesit të islamizmit shqiptarë filloj qysh me pushtimet e para osmane në trojet shqiptare dhe gjatë shekujve XVI- dhe XVII-të, nën ndikimin e presionit dhe dhunës u bë përhapja e islamizmit në shumë vise shqiptare. Mes këtyre, ishte dhe krimi mbi popullatën shqiptare dhe atë ndërvëllezërore, që shkakëtoj pushtuesi për të dominuar egësisht mbi popullin shqiptarë, duke e përqarë dhe ndarë në dy armiqësi fetare, në popullatën që nuk e pranoj religjionin e pushtuesit dhe në atë që në një mënyrë i pranoj…
Në brendinë e së sëcilit religjion ekzistojnë edhe nënreligjione, apo me një fjalë tjetër mund ti quajmë sekte fetare, ndër të cilat janë edhe mistike, por edhe në kundërshtim me njëra-tjetren, që sot dallojnë me të madhe dy sektet fetare të islamit, në mes asaj s u n i t e dhe b e k t a sh i a n e, të cilat kanë sjellë shumë konflikte të përgjakshme në mes popujve, sidomos në kohën e fundit. Islami si religjion dhe besim ndër popullatën shqiptare i ka parimet e veta kulturore, kombëtare dhe historike, sidomos gjatë Rlindjes Kombëtare, duke e mbajtë të gjallë etnoidentitetin e vet kombëtarë, që mos të greqizohen dhe sllavizohen nga pushtuesit në fjalë.
Njeriu bashkëkohor sot është i lirë dhe përveq të drejtave elementare e ka edhe lirinë e besimit të vet. Mirëpo, edhe pse liria e besimit është e drejta e vullnetit të tij, ekzistojnë parimet dhe rregullat, të cilat e vlerësojnë dhe përcaktojnë lirinë dhe mënyrën e besimit te individi, sikurse kur ulemi në sofrën e bukës, e cila i ka rregullat e veta të ngrënjes, sepse nuk kishte me qenë rregull, nëse pas ngrënjes e hudhim sofrën, apo luajmë me të mirat e saj, që i kemi ushqyer.
Asnjëri nuk lind së bashku me fe, apo besim të caktuar, atë e merr pas lindjes, duke e trashëguar nga prindi, nga familja dhe gjyshërit e tij. Sëcili besim i ka ritualet dhe rregullat e veta, meqenëse te Zoti, duhet të jemi të barabartë, edhe pse shumica e njerëzve nuk i përbahen këtyre rregullave, duke i shkelë shumë parime, me ç’rast nuk ndëshkohemi nga Zoti, por nga të bëmat tona dhe vetëvetja. Nuk duhet ti harrojmë edhe fjalët e humanistes së madhe të njerëzimit Nënë Terezës, e cila thotë, „çdo fe respektoje, por tënden ruaje dhe dashuroje“.
Njeriu nganjëherë me vetëdije dhe pa vetëdije bëhët vegël ideologjisë të cilën e fiton, apo e imponon nga rrethi dhe shoqëria, por përgjegjësinë që ai e bartë për disa veprime jo të mira, nuk mundet ta gjuaj vetëvetën, apo jetën e tij, edhe pse shpeshherë i vuan pasojat dhe ballafaqohet ndoshta tërë jetën me ato ndryshime. Nuk na befason fakti se një shumicë e shqiptarëve sot, të besimit krishterë dhe musliman, janë konvertuar në një fe, apo sekt tjetër, për të cilin fare pak dinë për të dhe prejardhjen e tij, dhe këta njerëz nuk do të thotë se kanë pasë presione të dhunës, apo të ndonjë presioni tjetër shtytës, por vetëm nga shkaqët lakmuese dhe objektive.
Atëherë, zhurma që bëhët nga disa pseudoklerik shqiptarë i takon nivelit të ultë të kulturës fetare, arsimore dhe njerëzore, sikur që bënë thirrje imami Shevqet Krasniqi, duke thirrë katolikët shqiptarë të konvertohen në musliman. Unë mendoj se, kjo thirrje nuk i bënë mirë popullit „vëlla shqiptarë“, por më mirë do të ishte sikur imami Krasniqi dhe shumë të tjerë, me gjithë priftërinjët shqiptarë, të përpiqën që ta rrisin dhe ngrisin shkallën e vetëdijës brenda shqiptare të kulturës fetare, dhe përveq besimit të tyre që kanë, t’a ruajnë edhe më shumë identitetin e tyre kombëtarë, sepse mungesa e ultë e vetëdijësimit i kalon përmasat e veta, të cilat depërtojnë gabueshëm në gjitha grupet shoqërore, në këtë rast edhe ndër shqiptarë.
Dëshmitarët e Jehovës
Krishtërimi, si një ndër religjionet e mëdha të botës ndahet në katolik, ortodoks dhe protestan, që këta të fundit ndahen në disa sekte. Një ndër këto sekte janë edhe „Dëshmitaqrët e Jehovës“, i cili është themeluar nga një tregëtar amerikan i quajtur Ssharles Taze Russel, që jetoj në vitin 1852-1916, i cili në kohën e vet i ndërroj tri fe. Në vitin 1879 ka themeluar gazetën „Kullat e rojes“, që përmes saj shpjegon llogaritë biblike, dhe sipas tyre e kanë shpallë mbarimin e botës në vitin 1914, 1925, dhe me 1975, por mbarimi i botës nuk arriti sipas llogarisë së tyre dhe bota prapë e vazhdon ritmin e saj, me ç’rast shumica e këtyre besimtarëve mbetën të zhgënjyer. Dëshmitarët e Jehovës e kanë qendrën në Broklin në SHBA-të, që në tërë botën ka më shumë se 4milion besimtarë, duke llogaritur në këtë sekt fetar edhe shumë shqiptarë, të të dyja konfesioneve, katolik dhe musliman. Në vitin 1900, u formue Bashkësia e parë në Zvicërr, në kantonin Jura, prej Adolf Weber, i cili ishte një amerikano-svicërran.
Te këta besimtarë i vetmi burim i besimit dhe fjalës së Zotit është Bibla, posaqërisht Beslidhja e Vjetër. Këta njerëz nuk besojnë në Trininë shenjte, pavdekësinë e shpirtit dhe nuk pranojnë se Krishti është biri i Zotit, njëherazi, nuk besojnë në shenjtëri, dhe nuk kanë sakramente fare. Ata, nuk pranojnë udhëheqësit religjioz, siq janë priftërinjt, ipeshkëvninë dhe Papën, dhe nuk pranojnë festat fetare siq janë, Krishtlindjet dhe Pashkët. Janë neutral në politikë dhe ndaj shtetit, të cilët nuk pranojnë të kryejnë obligimin ushtarak, janë kundër drogës, nikotinit, kundër abortit, transploatimëve të organëve dhe transfuzionit të gjakut. Nuk kanë rituale të posaqme dhe petka liturgjike, por kanë pagëzime për të rritur, dhe njëherë në vit e përkujtojnë Darkën e Mbrame të Krishtit.