E premte, 02.05.2025, 01:10 AM (GMT+1)

Mendime

Gjon Neçaj: Ne duhet të shërojmë vetveten

E premte, 31.01.2014, 08:59 PM


NE DUHET TË SHËROJMË VETVETEN !...

Nga Gjon Neçaj

Gjëja e parë që dialogojmë  kur takohem me një njëri  tjetrin, padyshim është pyetja “si je me shëndet ?’’ Pra, mbi çdo gjë tek njeriu është shëndeti, nga varet pastaj jeta normale dhe kushtet për të jetuar e punuar normal.Por, duke marrë shkas ngjarjet politike dhe mediale të ditëve të fundit, kemi arritur në një përfundim se jemi të sëmurë, por mjerisht jo të sëmurë nga ana shëndetësore, por nga ana mendore.

Duke përkrahur qeverinë e re ”Rama” që në hapat e parë për reformat e nisura, opozita e sotme e mazhoranca e djeshme, pëlcet “si zorra në prush” duke faturuar kësaj qeverie epitete nga më të ndryshmet, akoma pa filluar nga puna, si ‘mafioze’, ’kriminale’, ’qeveri krimi’, e ministrat e saj që në filllimvitet nëntëdhjetë sapo kishin hedhur hapat në jetë, ’komunistë’, ’enverista’, etj.etj.

Po kështu edhe mediat, disa prej të cilave kombëtare, diskutojnë për legalizimin e mariuanës, hashashit e drogave të tjera.Duhet ta dinë ata gazetarë dhe drejtues eminsinesh, se për 23 vjet rresht shoqëria shqiptare boll është ’droguar’, e për rrjedhojë jemi ku jemi, në vend numëro, e lere pastaj të përdoret nga të rinjët e të rejat shqiptare droga, vajhalli ku do përfundojmë.Kemi dëgjuar deri tani kulminacione ekstreme të veprimeve nga më banalet të kryera, deri te veprimi i ditëve të fundit të djalit me nënën e tij në gjendje të dehur, e të tjera e të tjera.

Shoqëria shqiptare dhe politikbërësit nuk janë të përgaditur për të stigmatizuar deri në lejimin lirisht të substancave vdekjeprurëse, duke helmatisur jo vetëm rininë tonë, por edhe shoqërinë në përgjithësi.

Pra ma thotë mendja se ne jemi të sëmurë mendërisht kur ndërmarrim nisma të tilla.

I kemi  përcjellur me vemendje veprimet e politikanëve tanë në parlament, kryesisht të opozitës, deklaratat por edhe shkrimet  mediale të analistëve, duket se  diçka  që është  është në rregull dherrugë të mbarë, trysnohet, çvlerësohet, e këto haluçacione të këtyre gojëve të liga, thjeshtë, janë të pashpjegueshme.

Fatmirësisht zhvillimet politike dhe social-ekonomike  nuk varen nga këta shpirtvegjël, se Shqipëria  nuk është pronë e tyre personale. E, me gjithë këtë, edhe zhvillimet arsimore, politike, ekonomike, pra, në përgjithësi zhvillimet shoqërore, nuk varen nga këta pseudopolitikanë.

Andaj  a jemi ne, shoqëria shqiptare, e sëmurë? Kjo pa dyshim. Kjo bile as që vlen të përmendet. E tash, duhet të gjejmë ilaçin si të shërohemi nga kjo sëmundje, e sovrani beson të mazhornaca qeverisëse.

Por kush do të na shërojë? Cilët janë ata që do  të administrojnë zhvillimet e përgjithshme shoqërore? Kësaj pyetjeje shqiptarët i dhanë përgjigje me 23 qershor 2013, e se qeveria aktuale po vën në binarë trenin e së ardhmes. Këtë mendon edhe sovrani.



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx