E enjte, 01.05.2025, 03:52 PM (GMT+1)

Mendime

Haxhi Muhaxheri: Kundër satanizimit të politikës

E marte, 04.02.2014, 07:34 PM


Shkurt e shqip

KUNDËR SATANIZIMIT TË NJERIT KRAH TË POLITIKËS SHQIPTARE

Nga Haxhi Muhaxheri

Është shumë normale ti takosh njërës apo tjetrës, të djathtës apo të majtës shqiptare, varesisht prej bindjeve politike që perqafon. Por të bësh përpjekje të satanizosh komplet njëren nga to, është më shumë se çmenduri. Është çmenduri, sepe të majtes i takon pothuajse gjyma e popullatës së Shqipërisë. Dhe te bësh përpjekje që ta përbaltesh komplet të majtën dhe veprimtarinë e saj, do të thotë se ke shumë problem me vetveten, me gjykimin e drejt dhe njerëzor. E të kesh kësi problemi me veteveten, athere kurresesi nuk mund tu sherbesh denjësisht interesave të shtetit. E pse duhet të jetë i veshur me petkun e ngjyrimeve politike një punetorë i shërbimeve intelegjente, këtë unë nuk e kuptoj?! Ruajna zot mend e kresë!

E njëjta gjë mund të thuhet edhe për disa eksponent apo mendjeçalë të së majtës që u ka marrë koka erë.  Soji i tyre,  sikur kane problem me dallimin e ngjyrave dhe,  shohin vetem zi  të e djathta shqiptare.  Ata mëtojnë të përbaltin komplet veprimtarinë e krahut të kundert politk!

Pse ndodh kjo?  Pse kemi arritur deri ne këtë shkallë të mosdurimit ndaj njeri-tjetrit?  Pse duhet viktimizuar kundershtarin politik edhe athere kur nuk e meriton?  Pse mungon gjykimi i drejt qytetar? Fundja, dihet mirë se të dy krahet e politikës shqiptare kanë pasur edhe bërllog perbrenda!

Shqiptaret nuk kanë nevojë për bajraktar që mbjellin urrejtje dhe nxisin përçarje. Mjaft më! Është koha e unifikimit të mendjes shqiptare, për të mirën e përgjithshme. Pra, është koha e të menduarit shqip dhe vetem shqip. Është koha e përafrimit dhe ndjenjës së respektit përnjeri-tjetrin. Është koha e lenjes së zenkave qe të vepohet bashkarisht per te mirën e kombit, ashtu si kane vepruar gjithmonë ata qe vërtetë e kanë dashur shqiptarinë.

Uroj qe kjo të ndodh,  për të dëshmuar kësisoj që, vertete e meritojme të quhemi shqiptar!



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx