E diele, 06.10.2024, 05:02 AM (GMT+1)

Mendime » Çeliku

Kalosh Çeliku: Patrioti i kandarit të Çajupit

E marte, 04.02.2014, 09:04 PM


PATRIOTI I KANDARIT TË ÇAJUPIT

NGA KALOSH ÇELIKU

Vevçani vazhdon ende të tallet me Strugën dhe IRJ të Maqedonisë. Moti e ka shpallë veten si Republika e Vevçanit. Portë Triumfale, nuk ka vetëm Gruevski në Shkup, por edhe Vevçani, në udhëkryqin ku ndahet rruga nga  drejtimi për në Dibër dhe Vevçan. Portë Triumfale, që ta bënë me dije se: pas shpalljes së Republikës Vevçanit, së shpejti do të përcaktohen edhe kufinjt politik si shtet më vete, edhe siç duket para IRJ të Maqedonisë do të shkojë në Europë. Pyetje tjetër është ajo se, sa do të jetojë gjatë duke marrë “yrnek” Republikën e Krushevës. Sinjalistikën – udhëtreguesit, i kanë vendosur në aksin rrugor Strugë – Dibër në tri gjuhë: maqedonisht, anglisht dhe shqip.

Udhërrëfyesi i Patriotit të Kandarit të Çajaupit, të cilit mund t’ia “shash” të gjitha me rend me emër e mbiemër, por jo edhe Lopën e Katundit. Dashnoren e Koperativës Bujqësore, që gjatë “ndryshimeve demokratike” na polli vetëm viça të palëpi për zgjedhë, e asnjë mëzat me brirë për të bytry në mes të Livadhit. Dheun me këmbë ta hudhë mbi shpinë. Zgjedhën ta bëj copë-copë në mes arave pas Çuke. Qerren me katër rrota, më të mos e tërheq si viç i palëpi, që ka lindë në grazhd të Mushkës. Tambël ka pi te Njerka.

Patriotizmi i deputetit të BDI –së, Hajrulla Misini nuk do t’ia ndalë hovin këtij fenomeni shqiptar, që në mes të Athinës i doli zot emrit Kushtetues të Maqedonisë. Përpak, të shkaktojë skandal politik në mes të dy shteteve, po të mos kishte ndërhyrë Ministri i Jashtëm grek, Venizelos. Deputeti i BDI -së Hajrulla Misini, i cili ngriti shumë pluhur në opinion me paraqitjen e tij “bejlere” të “vëllazërim-bashkimit” në Parlamentin grek një ditë më parë, pasi kishte përmendur emrin Kushtetues të atdheut “përbashkët”, theksoi se: qëllimi i tij nuk ka qenë t’i lëndojë ndjenjat e kolegëve të tij grek. Megjithatë, Misini sqaroi se fjalimin kishte arritur ta përfundonte vetëm pas ndërhyrjes së Ministrit të Jashtëm grek, Venizelos. Edhe pse, Kryetari ia ka bërë me dije se, “mjafton kaq”, Misini ka ngulur këmbë se ka ende kohë, atëherë ndërhyn Ministri i Jashtëm i Greqisë, Venizelos që të vazhdojë me fjalimin deri në përfundim të mendimit.

Mjetet e informacionit në gjuhën maqedonase, posa e dëgjuan “heroizmin” e deputetit të BDI –së, Hajrulla Misini, turr me shkrime duke e shpallur ”hero”. Vetëmse, Komandant Shpati nuk do të jetë “hero” vetëm i një populli shumicë, po edhe i popullit që e zgjodhi me vota demokratike, e uli krah për krahu me “vëllezërit” si deputet në Parlament. Syrin ia mëshel Televizionit Nacional Kombëtar ALSAT M, për një intervistë “shpëtimtare” para syve të popullit shqiptar. Dhe, përderisa për veprimin e tij “patriotik” në Greqi, Misini u quajt “hero” nga mediat dhe opinioni maqedonas, deputeti i BDI-së sot ndërmori një akt tjetër, edhe atë të “heroit” historik tek popullata shqiptare. Dallimi nga të gjithë kolegët e tij të BDI-së, Misini refuzoi që deklaratën për ALSAT M ta japë  para pano-s në këtë sallë ku mbishkrimi është vetëm në gjuhën maqedonase. Misini tha se këtë e bën në shenjë revolte ndaj kryetarit të Kuvendit maqedonas që nuk e respekton gjuhën shqipe. “Unë nga kjo sallë jam i përjashtuar nga kryetari i parlamentit i cili është penguesi më i madh i zbatimit të dygjuhësisë në Parlament. Kështu që unë ju ftoj për intervistë në zyrën time”, u shpreh Hajrulla Misini, deputet i BDI -së. Fat i gazetarëve, që Komandant Shpati  nuk i ka ftuar mes maleve, në Karadak.

Kamerat, që për kësi rastesh të porositura nga lartë, i kemi të shkathta në ngjarje, e regjistruan rastin historik dhe e dhanë si “ekskluzive” në lajmet qëndrore satelitore. Duartrokitje, në stilin e asaj këngës popullore, alla Mic Sokolçe: Gjithë shqiptarët janë Mic Sokola. Dhe, përgjigja e poetit disident Qerim Arifi në atë kohë para gazetarëve të Zërit të Rinisë, në Prishtinë: Nëse, edhe Kryeredaktori im, Mustafa Rushiti është Mic Sokol, atëherë unë nuk jam shqiptar. Realitet i hidhur ky, që populli shqiptar, me vite e bën jetën e peshkut në hurdhë, mashtrohet edhe vetëm me një krimb në grep. Punemadhe, që pastaj përpëlitet në zall, në mes të vapës madhe. Ditën festive, përfundon në tigan dhe në sofër para politikanëve duke ngritur dolli për “fitore me çaj” rusi. Njëzetë vjet e sa, ëndrron të hajë bar, por gjithë jetën partitë politike shqiptare i qesin në grazhd vetëm kashtë. Interesant, e gëlltiti lajmin si vepër patriotike. Hajrulla Misini u shpallë “hero” nga të dy popujt “vëllezër” të shtetit të përbashkët “demokretik”.

Çmenduria e Vevçanit, para disa ditëve filloi me muzikë dhe aktivitete intersante për vizituesit e të gjitha moshave me qëllim që të ndjejnë shpirtin e “Vasilikës” dhe të jenë pjesë e madhe e ngjarjes së karnevalit. Intersante ishte tribuna e identitetit maqedonas: “Në mbrojtje të emrit maqedonas dhe identitetit maqedonas”, ku debatues ishin emra të njohur të skenës politike. Vetëm se, edhe më interesant do të ishte Patrioti i Kandarit të Çajupit (Viçi i palëpi), krah për krahu me Hajrullah Misinin si hero i dyfisht, i shpallur nga të dy popujt “vëllezër” shumicë, po të kishte ndodhur pak më herët, para Karnevaleve të Vevçanit. Me siguri, do ta kishte tejkaluar Bariun e Sharrit Plak, Farizin  me gunën e ogiçit krahëve, hipur mbi xhip mes flamurit amerikan e atij shqiptar kuqezi duke i pri kopesë së deleve të Sharrit Plak përmes Republikës së Vevçanit.

Mirë do të ishte në këtë karneval ta thirrnin si mysafir edhe Ali Ahmetin e maskur si komandant i UÇK –ës me Nënën Shqiptare për dore, në Zajaz. Shpëtimtarin e vetëm të IRJ të Maqedonisë. Gazetarët e Oborrit duke e ndjekur përmbrapa, si dhelpra dinake dashin me këmbonë, mos i bien udhës. Ose, Musa Xhaferin, Zv/kryeministrin e Maqedonisë për implementimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit, deputetët dhe ministrat shqiptar që me çekiç të këpucëve para kamerave televizive i sulen Car Dushanit mbi “Urën e civilizimeve” krah për krahu me aktivistët e dalldisur partiak në Qeveri.

Kohë kjo, kur Qeveria e IRJ të Maqedonisë i bashkon ambasadat me Serbinë e Struga heq tabelat e ish Jugosllavisë. Përçudi, partitë politike në pushtet punojnë për rikthimin e Jogosllavisë përmes ambasadave të pëbashkëta nën një çati, Komuna e Strugës filloi me heqjen dhe ndryshimin e tabelave treguese dhe shenjave të komunikacionit, që kanë mbetur në këtë komunë që nga periudha e Ish Jugosllavisë si gozhda e Nastradin Hoxhës në mur, kur e ka shitur shtëpinë.

Shkaku, se: Shenjat e komunikacionit, semaforët dhe disa nga tabelat jofunksionale ishin disa nga gjërat që qytetarëve struganë ua përkujtonin ish sistemin komunist. Edhe pse, që nga viti 1991 IRJ e Maqedonisë fitoi pavarësinë e saj nga ish federata Jugosllave, deri në ditët e sotme ende ekzistojnë shenja komunikacioni të shkruara në gjuhën maqedonase dhe atë sërbo-kroate, të “harruara” në vend prej më shumë se dy dekadash. Shenja të tilla ka pasur dhe ka ende në të gjithë territorin e IRJ të Maqedonisë.

Dhe, me vendim të kryetarit të komunës së Strugës, Ziadin Sela, ditëve të fundit janë larguar të gjitha shenjat, shtyllat, semaforët jofunksionalë dhe të vjetëruar si dhe tabela të ndryshme, të cilat qytetarëve të Strugës e sidomos qytetarëve shqiptar i’u përkujtonin një periudhë të hidhur kohore të egër komuniste. Këto shenja përveç se pengonin dhe cënonin ndjenjat e qytetarëve të Strugës, poashtu vënia e tyre nëpër vende të papërshtatshme pengonte edhe qarkullimin e qytetarëve nëpër trotuaret e qytetit, theksoi shërbimi për informim i kësaj komune.

Në këtë rajon ishin të pranishme edhe tabela treguese që akoma njihnin shtetin shqiptar si Republika Popullore e Shqipërisë. Poashtu, jo më larg edhe Republikën e Vevçanit ku u mbajtë Karnevali tradiconal i provokimeve nacionale dhe politike. Pjesmarrësit, kur vitin e kaluar si “patriotë”, në baza fetare i fyen myslimanët duke i krahasuar me Kandarin e Çajupit.

Festivali i radhës, u mbajtë me mbështetjen e Minsitrisë së Kulturës në Republikën e Maqedonisë dhe shumë firmave tregtare. Vevçanasit në mënyrë simbolike e shënuan vitin e kaluar me ngjarjet që atyre më së shumti u kanë lënë përshtypje nga politika dhe ngjarjet kulturore. Fatkeqësisht, kësaj radhe pa Viçin e palëpi të Koperativës Bujqësore të Katundit (Patriotin e Kandarit të Çajupit), krah për krahu me Heroin e dyfisht të Njerkës.

Karakteristikë e këtij festivali tradicional ishte se, për çdo vjet bënë përpjekeje t’i ofendojnë edhe kësaj radhe shqiptarët. Maskat dhe veprimet ofenduese ndaj shqiptarëve nuk munguan edhe këtë vit në Festivalin e karnevaleve të Republikës së Vevçanit. Megjithatë, kulminacionin artistik do ta arrinin me Patriotin e Kandarit të Çajupit dhe Heroin e dyfishtë të shpallur nga të dy palët “konfrontuese” në Parlament, që Ali Ahmeti mezi është duke i bërë Shtet “demokratik” në mes të Ballkanit. Portën Triumfale të Gruevskit, në Shkup ua ka hapur krah më krah si popuj të “barabartë” me shqiptarët përmes vijës ajrore me aeroplan t’i shpie në Evropë…



(Vota: 39 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora