Mendime » Çeliku
Kalosh Çeliku: Partia do të të bëjë Plak katundi
E premte, 03.01.2014, 07:40 PM
PARTIA TY DO TË TË BËJË PLAK KATUNDI
NGA KALOSH ÇELIKU
E përcollëm Vitin Plak 2013 me një thes dështime politike e “fitore” në shpinë! Dhe, e pritëm Vitin e Ri (Shkupi 2014) me një thes të grisur arnë përmbi arnë plot dhurata Qeveritare. Provokime alla komuniste. Shqiptarët, dikur në kohën e “artë” komuniste i provokonin me Skënderbeun, ndonjë libër të ndaluar në gjuhën shqipe, flamurin kombëtar kuqezi, Kosova – Republikë. Dhe, të nesërmen i arrestonin si “nacionalistë”, “irredentistë”, “armiq” të popullit dhe shtetit të “përbashkët”. Përçudi, sot i kanë ndryshuar metodat policore dhe veprimet e arrestimeve. I provokojnë shqiptarët me flamuj turko-arab, xhamia e Car Dushanin mbi “Urën e Civilizimeve”, në Shkup.
Provokimi
radhës, në prag të
Në numrat festiv të tri gazetave të “pavarura” shqiptare në prag të Vitit Ri 2014, (kësaj radhe pa kalendarë me Skënderbe e flamur kuqezi me Shqiponjën e zezë dykerenare), bien në sy përurimet me nga një faqe gazete në kolor: e zv/kryeministrit shqiptar të Qeverisë, Kryetarit të Komunës së Çairit, Komuna e Strugës, Komuna e Tetovës (me dy faqe kolor gazete të cilën e mbyti bërlloku dhe ndotja e ajërit). Larg, nuk mbeten edhe Ministri i Ekonomisë me komunat shqiptare. Mjerisht, sipas asaj thënies së popullit, “këmbët shtrij sa e ke jorganinin” me nga një gjysëm faqeje: Ministri i Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, Minsitri i Drejtësisë, kryetari i Komunës së Gostivarit, Komuna e Dibrës, Komuna e Sarajit, Komuna e Kërçovës dhe disa firmave private. Nuk mungon në këtë Vit të Ri edhe intervista e deputetes Ermira Mehmeti, që “me shumë qejf i gatuan djalit”. Interesante, sa për sy e faqe edhe një intervistë me kryetarin e RDK –së z. Rufi Osmani: “Marrëveshjes së Ohrit i ka skaduar afati”. Dhe, ku arrihet kulminacioni i ironisë: Intervista qesharake me drejtorin e Teatrit Shqiptar: “Jam i revoltuar me publikun” dhe me atë të Drejtorit tjetër të Festivalit Ndërkombëtar të Teatrove pa Teatër Shqiptar: “Rikthim me një çmim”. Kohë kjo, kur shkollarët tanë nuk kanë libra të këndimit dhe lektyra shkollore.
Askund, mes faqeve të këtyre gazetave të përditshme në gjuhën shqipe nuk të zë syri një varg poezie, një fragment proze. Gjysëm faqeje humori e satire. Befasia e radhës, shpërblehet nga Qyteti i Shkupit me mirënjohje Shoqata e Historianve Shqiptar të Maqedonisë, për kontributin e dhënë në shënimin e 60 vjetorit të tërmetit katastrofal që e goditi Shkupin (1963). Shprëngulejn e shqiptarëve me dhunë në Turqi, që ia mveshi Natyrës e jo politikës shoveniste antishqiptare jugosllave të asaj kohe.
Përfundimi. “Artisët” tanë që dalin me intervista “bombastike” nëpër faqet e gazetave të “pavarura” në gjuhën dhqipe, dalin sa për sy e faqe të strukur në xhepat e partive politike shqiptare. Mjerisht, plasojnë në opinion dezinformata të shastisura partiake dhe huti në popull. Gazetat e “pavarura” me plot reklama propagandistike, që i mbyllin faqet këtë fundvit me urimet e kryetarit të BDI – së z. Ali Ahmeti dhe zv. Minsitrit të Qeverisë z. Musa Xhaferi nga ku e marrin krahun me kashtë dhe e kanë futur kokën me gjithë brinja në grazhd.
Mëkot, populli shqiptar me këtë bagazh politikanësh, intelektualësh e gazetarësh pret ndryshime politike, do të dalë nga ky qorrsokak politik në sipërfaqe. Gazetarët e këtij soji me pronarët e tyre në krye, që e kanë shitur veten një torbë taxhi te partitë politike në pushtet ia kanë zënë frymën popullit shqiptar.
E përkundin në djep me ninulla partiake: Nina – nana po të përkundi. / Në djep prej druri./ Biro flej, se po të bënë mirë gjumi. Partia ty do të të bëjë Plak katundi…