Mendime » Çeliku
Kalosh Çeliku: Gëzuar Vitin e Ri 2014
E premte, 27.12.2013, 10:07 PM
GËZUAR VITIN E RI 2014
NGA KALOSH ÇELIKU
Moti e
rrah këtë temë të “rrezikshme” në mjetet e informacionit ballë për ballë: me bërllokun
shqiptar, nuk bëhet Shtet shqiptar. Megjithatë, e kam pritur këtë Ditë të sotshme:
Këmbëkryq të ulem para
Qesharake
është, kur askushët të shpallin “spiun” dhe të akuzojnë për plane madhore
politike. Gjithë jetën nëpër fshatrat e malësisë së Shkupit të kanë spiunuar e
ndjekur si i dërguar nga Kosova, se: Çështjen e shqiptarëve do ta zgjidhësh me
luftë (1993)?! Gurë e dru mu si dje edhe sot hedhin mbi ty si shkrimtar. Arnues
të hartave politike. Karadakun dhe Kaçanikun krye më vete ia japin IRJ të Maqedonisë.
Punemadhe, që ti nuk je as anëtar i partive politike. Spiunët e djeshëm pa
argumente institucionale të shpallin sot “spiun”. Edhe pse, vetëm ti e di vetë,
a je apo nuk je spiun. Përmëtepër, askushët që për ty nuk kanë asnjë dëshmi
institucionale policore. Përpiqen me shpifje dhe etiketime ta fshehin veten e
spiunit si macën e zezë në thes. Dudumët, që duan të dalin mbi Komisionin
Lustrues, shërbimeve të fshehta policore në IRJ të Maqedonisë, Kosovës, Sërbisë
dhe Shqipërisë. Veten e rrejnë se, do të shpëtojnë pa asnjë ferrë në këmbë si
partizanë të partive politike. Kurrë, mendja nuk u shkon halldupëve pak t’i vënë
gishitin kokës se, dosjet tona nuk janë vetëm në Shkup, po edhe në Prishtinë,
Tiranë e
Megjithatë, dudumëve ua bëj me dije: Ende nuk i kam humbur shpresat për t’u ngjitur në Baba Tomor. Malin e Perëndive. Tyrben e Babashehut, ku pas rrëshqitjes në akull e borë, do t’i fus një sy gjumë mbi Varrin e tij që i luten mbi kokë Dy Nuse të reja me pashterka të kuqe t’ua përzë xhindet. Azganeve t’u bëjë fëmijë. Bythekrye gjithë natën e lume t’i rrokullis dy shtamba me verë. Ditën e nesërme, pasi të më japin gji shtatë Zana nën Rrap, t’i hip kalit si Gjergj Elez Alia dhe të fluturoj në qiell. Përmes mjegullave t’i sulem Diellit me qerre. Edhe pse, ne si shqiptarë kemi probleme historike: pesqind vjet kemi qenë nën Perandorinë Osmane, vite e vite jetojmë së bashku me sllavët. Vite të plota e kemi ndarë historinë edhe me gjermanët e italjanët, e bëmë “Shqipërinë e Madhe”. Vallë, a nuk u shkon ndonjëherë në mend ta pyesni veten se, mos ne shqiptarët jemi mësuar me “vëllezërit” pushtues si “çlirimtarë” dhe e duam Robërinë?!
Atëherë, pse nuk bashkoheni o shqiptarë me mua si i “sëmurë patelogjik”, dhe “kundërshtar” i Njerkës dhe Zotit, së paku në parashikimet profetike për Nesër?! Tekefundit, për analizat e “Frojdit”, kundërshtarve të mi “shqiptarë”, teknefesë nën sjetullat e Partisë Politike në pushtet, të cilëve ua dhashë të gjitha mundësitë për të ecur përpara në jetë, po është humbje kohe të merresh në Ditën e sotshme me këta kalorës të arratisur të dalldisur grazhdeve të partive politike. Shkaku, se: ende djali vazhdon ta vrasë babain. Vëllai, vëllanë. Burri, gruan. Miku, mikun. Frojdi nuk është gjallë, por kundërshtari im i kalemit që thirret në emër të tij, ende përpiltet në pelena (nuk u rritë burrë), që ta marrin për analiza në kabinet si krijesë të çuditshme me brekët nëpër këmbë shkenctarët shqiptar, që me pak shpirt po u vdes në duar si eksponent i “vëllazërim- bashkimit”. Shurrën ende e bën në djep. Frikë kam se, Nesër nuk do të ketë njeri të gjallë ta përkund në djep me ninulla. Neteditë, shet mend sipas thirrjeve të disa “analistëve” të shitur shqiptarë me kokën në grazhd të partive politike e bythën në Qeveri. Vërtetë, ma kënaqi Lapsin. O, burra mblidhni mendtë në kokë dhe punoni për Atdheun, ky është Xheneti juaj i përjetshëm që do t’ju shpie në Parajsë. Rrena, janë të tjerat të You Tube hoxhallarëve se, do t’ju dalin zot Ditën e gjykimit në Natën e varrit. Urën e Xhehnemit, kur do të kaloni si besimtarë të Allahut pa “mëkate”. Ndodhë, Ura të ju lëshojë mu në mes flakës të zjarrit të Xhehnemit.
Qëllimi është: Patjetër, duhet të hipet në Baba Tomor! Rruga ka, edhe dhiare. Rreziqe. Tjtetër punë është ajo se, ju a do ta gjeni dhiaren kryesore, kapërceni gardhin, dilni në Livadhe mes luleve. Fatkeqësia, e dini ku është: pak veta do t’i ngjiten asaj maje të Perëndive. Shumica do ta humbin rrugën në oborr në mes të Ditës Madhe. Shejtani i Allahut u pri në ballë për në Xhenet. Rretherrotull do të sillen sokaqeve të Bit - Pazarit. Skënderbeu krah për krahu me Çajupin, moti jua ka treguar rrugën e Baba Tomorit. Mjerisht, hë për hë, ju e ndiqni rrugën e Shejtanit të Allahut. Përkohësisht, unë nuk jam në atë rrugë, nuk mund t’ju dal në ndihmë. Nesër, nuk e di çka të ju them si shkrimtar. Përpiqem kot t’jua tregoj rrugën me gisht, kur ju veç e keni humbur moti më në mes të oborrit, përpara Shtëpisë. Prandaj, sipas pejgamberit të fundit Muahmedit a. s. bini në “Din e Iman”, pa “Vatan” nuk ka “Iman”!
Problemin historik, gjithmonë kërkojeni në vetvete e jo te tjetri, armiku. Mjaftë më me vajtime si qyqe lis më lis, me çekiç në dorë e “protesta politike” u dalldisët brigjeve të Vardarit! Përvishni mëngët, edhe pantollonat deri më gju. Tirqi e xhamadanë, e di se nuk keni veshur moti kohë. Brekët, ende i keni nëpër këmbë. Flamurin kombëtar kuqezi e keni hedhur krahëve, e zvarritni si leckë, përdhosni nëpër Bit – Pazar. Faji, nuk është i juaji, po i pushtetarëve që ju kanë hazdisur me taxhinë në grazhd. Ditën e sotshme jeni bërë si Qengji i vjershës të librit të këndimit që hanë bar. Dhe, “me brinja: dap e dap, do të më qes mua në trap.” Babai, i cili do me e çue në Koperativë. Megjithatë, “nuk më qet se më ka shok. Prandaj, ecim të dy tok.”
Edhe, më në
fund u binda se jeni qengja që hani bar me një zile në qafë varë. Dhashtë Zoti,
nuk ju hanë Ujku që ju troket te Porta e edhave. Veten e patshit më qafë. Ujkut,
që jua tregon këmbën e lyer me miell për dritare, hapjani derën! Atëherë, do ta
gjeni rrugën e vërtetë Parajsës ( Xhehnetin). Momentalisht, piqeni në zjarr të Xhehnemit.
Kur do të dilni nga çerepi e saçi i skuqur që është duke ju pjekur si kulaç, do
ta thonë mysafirët që i keni në sofër. E di, do të më përgjigjeni:
Ditën e sotshme, unë vetëm mund t’ju them: ky është realiteti hidhur shqiptar. Mysafirin, që ju troket te porta, pritnje në sofër me bukë e kripë sipas traditës shqiptare. Edhe, armikun e paftuar në derë. Nuk e kam fjalën, kësaj radhe për Car Dushanin. Miqëve të kësaj natyre, përplasjuani derën! Punemadhe, që ndonjëherë i suleni edhe me çekiç. Flamurin kombëtar kuqezi krahëve. Kryesorja është, që të bëni zhurmë patriotike. Ku ta dimë ne, Nesër mund të na dalë si mik edhe armiku, Babadimri që e grushtuat në Shkup. Viti i Ri, tjerë mysafirë të paftuar do të na sjellë në Shtëpi. Këmbëkryq do të na i uli në sofër. Moti e kam thënë: Çështjen shqiptare, nëse nuk e zgjidhin miqtë tanë amerikanët, do ta zgjidhin gjermanët. Dihet, të mos keqkuptohemi edhe me ndihmën tonë politike e shkencore. Punë tjetër është ajo, nëse armiku historik e ka marrë porosinë.
Gëzuar Vitin e Ri, 2014!...