Mendime » Çeliku
Kalosh Çeliku: Edhe ky 28 Nëntor në minare pa flamurin shqiptar
E enjte, 28.11.2013, 06:49 PM
EDHE KY 28 NËNTOR NË MINARE PA FLAMURIN SHQIPTAR
NGA KALOSH ÇELIKU
Bërlloku
shqiptar me shekuj na ngatërrohet nëpër
këmbë, në Lëmë. Dhe, nuk na e sjellë Evropa e as Amerika, po pjella jonë pas
porte. Trojeve tona kanë ecur me ushtri barbare pushtues të tërbuar me shekuj: Perandoria
Osmane (pesëqind vjet me radhë) dhe ajo sllave që edhe sot e kësaj dite e kemi
mbi shpinë. Gjakun e pastër shqiptar e kanë përzierë me vite lëmsh, na kanë futur
në puti si kos e na kanë nxjerrë dhallë në mes të Odës miqve. Prandaj, sot edhe
i kemi këto probleme të pazgjidhura kombëtare: Dikushi deklarohet turk, dikushi
arab, dikushi serb, dikushi grek, dikushi bërllok… Dikushi, mushkë me
prejardhje të livadheve: Kryqzimi i pelës me gomarin. Nuk ka rrezik nga kjo sëmundje
moderne e shekullit me simptome Beogradi, që na e mbollën të huajtë në Lëmë te
pragu i derës, rrëzë Çukës. Fara biologjike, patjetër një ditë do të të kthehet
te rrënja.
Qesharake
është sot, kur dëgjojmë se në Shqipëri na i sjellin plehërat e botës përparimtare.
Shkatërrimin e armëve kimike të Sirisë, kur bërllokun e madh edhe më të rrezikshëm
e kemi brenda në Shqipëri dhe Trojet Etnike shqiptare. Atdheun, nuk mund ta
shkatrrojë as Evropa e as Amerika sot për sot mike, perveç vetë shqiptarëve me “Din
e Iman”. Nuk e them unë, e kanë thënë moti Rilindasët tanë me penë e pushkë shumë
më herët, atëherë kur e bënin shtet Nënën Shqipëri para syve të sulltanëve e
shpatave të turkut krah për krahu me Serbinë. Tjetër punë është ajo se, në Konferencën
e Londrës, Evropa na i futi gërshërët pa dëshirën tonë na qepi struke. Kohë,
kur
Shqipërisë,
Natyra ose Zoti, thuani ju si të doni ia ka dhënë të gjitha të mirat me lumenj,
liqene, det, fusha e male mbi kokë. Shtet historik, që brenda një stine mund të
ketë dy sezona turistike: edhe turizmin veror edhe atë dimëror. Vendlindje e
Xha Naimit, ku mund të lulëzojë bujqësia dhe blegtoria. Qengji me zile, ku e
lenë Kopenë. Edhe industria më moderne. Frikë kam se, Natyra (ju thuani Zoti) mes
gjithë këtyre mrekullirave deri në Ditën e sotshme Shqipërisë, nuk ia ka dhënë politikanët
e Ditës së Nesërme. Përsëri, dhashtë Zoti: unë qofsha gabim! Megjithatë, qetë nuk
e tërheqin pllugun siç duhet në arë, ose qerren e ngarkuar me bar rrugës për në
Baba Tomor. Rrotat e qerres si shpesh po na thyhen rrugës mes maleve. Nuse tjetër
na fusin në koçi. Fushën, përditë e më tepër na e mbulojnë ferrat. Bujku i mirë,
këtë e heton me kohë, dhe kaun që e tërheq vallain të dalë nga vija e
Vallë, mos diçka edhe në Ditën e sotshme nuk ecë rrugës siç duhet me popullin shqiptar. Burrat shqiptar, që popujt tjerë i bënë shtete me histori, u dhanë fuqi mbretërore: Skënderbeu si strateg lufte ta udhëheqi luftën. Ataturku, Turqinë fanatike e bëri shtet modern, Sami Frashëri u dhuroi turqëve gjuhë letrare. Sirinë e bëmë me Universitet. Vaso Pashë Shkodrani me shokë shkoi deri në Egjipt. Dijetari, që na atë kohë nga zemra e plasur, tha: Feja e shqiptarit, është shqiptaria. Pyes veten sot, kush e ka fajin: politkanët apo shqiptarët si popull historik. Përsëri, vetë përgjijem mes këtyre rreshtave: edhe politikanët, edhe populli shqiptar që para fushatave zgjedhore e kanë gojën plotë “fitore”, e pas numërimit të votave kuti për kuti “demokratike”, përsëri kanë rënë në gropën e vetë të mbuluar me kashtë para syve të botës përparimtare.
Koha është, sot shqiptarët t’i lënë interesat personale e familjare, të ulen këmbëkryq si vëllezër të një nëne e babe në një sofër. Fetë t’i lënë anësh si prodhime propagandistike të asaj kohe në emër të Zotit. Mishin e egër ta hudhin nga trupi. Kancerin, që përditë tinëz na e pi gjakun dhe hanë trupin. Anësh t’i lënë inatet, euforinë dhe vrapimin e argatit pas posteve politike dhe pasurisë pa pushtet. Rreziku, nateditë me këmbën me miell na troket te porta. Unë, jam nëna juaj, hapmani edha derën! Kësulkuqe më nuk kemi për “mikun historik”, e as edha për Armikun pas porte. Patjetër, diç duhet të ndryshojë në politikën shqiptare: Ose, politikanët… Ose, populli…
Nuk e kam fjalën për disa “analistë” teknefesë me të cilët gjatë rrugës për në Baba Tomor kam humbur mjaftë kohë në mjetet e informacionit, që natëditë rrinë si papagallët në kafaz me këmbët dhe trutë në legen… Përmëtepër, t’i bind se muri është i bardhë. Humbje kohe: Muri është i zi. Përsëri, e pyes veten: Hë, a jeni tashti të lumtur?! Bërlloku shqiptar, që vazhdon të merret me arnime nga gazetat sllave arnë përmbi arnë të brekëve tyre mbi pantollona, prapë të na qepi struke. I shkreti, që e rren mendja se: Atdheu bëhet me theshetheme e jo me punë. Komente anonime më shkruan poshtë shkrimeve të mia, kur e gjenë veten këmbekokë me këmbët dhe trutë në legen e bythët në hava para syve të Diellit. Dudumi, nuk merret me shkrimin e publikuar në mjetet e informacionit, po me kësulën time dhe rakinë. “Armikun e pabesë”, pse nuk është çaj rusi ta ngrejë si unë dolli në Bit-Pazar?! Pëllasin e vjellin urrejtje nateditë përmes altoparlantëve të Shejtanit edhe në YooTube me vazhdimin e përçarjes të popullit shqiptar si në Kohën e Turqisë dhe Serbisë, që nuk i ka hije e shkon përshtati në Ditën e sotshme as Kur’anit e Muhamedit a. s., Librit të Allahut.
Nuk merren me fenomenin e përçuditshëm, që na është ulur me barkun plot si thes deri në fyt te pragu i derës, e rrezikon shoqërinë shqiptare, po u dalin zot bashibozukëve me çallma turku, të cilët me shekuj na ngatërrohen nëpër këmbë si popull shqiptar. Fjalë dhe vetëm fjalë. Natën i luten Azreti Muhamedit a. s me çallmën e turkut në kokë e ditën me shajkaçë serbi i rrëfehen Krishtit.
Rreziku: Mushka pëllet pas porte. Edhe ky 28 Nëntor, në Ditën e sotshme na gdhiu në minare të xhamive pa flamurin kuqezi shqiptar…