Mendime » Çeliku
Kalosh Çeliku: '' I dërguari i shejtanit''
E merkure, 08.01.2014, 09:43 PM
“I DËRGUARI I SHEJTANIT”
NGA KALOSH ÇELIKU
Babadimri në mes të Shkupit, para syve të gjithë botës u grushtua si: “I dërguari i Shejtanit”. Porosia e Forumit Rinor Islam: Kudo që të shfaqet të ndiqet si armik i Allahut. Edhe, atë: merreni me mend, pas kaq shumë viteve që e kishte vizituar Shkupin me thesin plot dhurata në shpinë. Fëmijët, i kishte gëzuar vite me radhë nëpër Çerdhe të fëmijve e shkolla fillore. Vit historik, kur në Shangai (qytet mysliman), sipas numrit të fishekzjarreve të shkrepura në qiell zuri vendin e parë në botë. Përçudi, kësaj radhe, kët Vit të Ri nuk erdhi në Shkup me helikopter të zbresë nga qielli në sheshin e qytetit “Makedonija”. Shkaqet dihen, janë të shumta (Shkupi 2014): Aleksandri i Maqedonisë, Car Samoili, Dame Gruevi, Nikolla Karevi e Goce Dellçevi me shokë, nuk i kanë lënë as një metër shesh për aterim me thesin plot dhurata në tokë.
Babadimri
me thesin mbi shpinë, nuk pati vend për aterim as në Bit-Pazar, para këmbëve të
Skënderbeut fëmijëve t’u shpërndajë dhurata. Shkaku se, këtë Vit të Ri nuk
gjeti asnjë tezgë të lirë tregtie në Anën shqiptare, fëmijve t’u shpërndajë
dhurata. Tekefundit, në mes të “qeseve me bonbone” edhe ndonjë libër ose
revistë letrare të ilustruar për fëmijë. Makinat e partizanëve (politikanëve) e
kishin pushtuar parkingun në pritjen e Natës së
Personalitetet
politike shqiptare, kotnasikoti në prag të
Madhorja historike, në vend të tij, pasmesnate i vizitoi si lugat Car Dushani që e gëdhiu mëngjesin mbi “Urën e Civilizimeve” si kukubec bostani. Kohë nuk kishte pasur të hyjë në varr. Dielli i mëngjesit me rreze e kishte zënë si hajdut të përmbysjeve të kusiave nëpër dhomë dhe tinarëve të tëlyenit në mes të Shkupit. Natën, i maskuar si Babadimër kishte ardhur në Shkup dhe fëmijëve shqiptar në mes të ditës u shiste pa frikë fishekëzjarre në Bit – Pazar, te pragu i Shtëpisë policore.
Drejtori i Teatrit Shqiptar, në vend të ndonjë shfaqjeje për fëmijë me Babadimër, jep intervistë “bombastike” në një gazetë të përditshme, se është: “I revoltuar me publikun”?! Tjetri drejtor, i Festivalit Ndërkombëtar të Teatrove e faleminderon Ministren e Kulturës për angazhim të projekteve kulrurore shqiptare. Që, shqiptarët sipas tyre në çdo katund duhet të kenë nga një Festival të Teatrove për ta kënaqur veten, pa Teatër Shqiptar e shfaqje teatrore. Nateditë, rrinë para kamerave televizive duke bërë zhurmë kultuore në çdo fundvit, e shumë pak punë artistike. Asgjë nuk kanë të “hajrët” edhe këtë Fund - Vit të Ri (2014) për t’u lëvduar para syve të popullit. Çati, ende nuk kanë mbi kokë. Oxhakun moti e kanë nxjerrë nga përdorimi për ta përcjellur tymin në qiell. Zoti, e dhashtë edhe ndonjë xixë mes reve. E ku sot, më të flasin për themele kulturore shqiptare.
Shkupi
sot për sot, nuk ka nevojë për Babadimër të rrejshëm, kur rolin kryesor ia kanë
marrë këta “artistë gjeni” me vula partiake në ballë duke i shëtitur fëmijët
shqiptar nëpër ministri e firma private për një “najlon-kese” bombone me afate
të skaduara përdorimi. Në vend që t’u përgadisin ndonjë shfaqje teatrore edhe
pse: me Teatër të Fëmijve, që ua dhuruan “vëllezërit” në mes të Bit-Pazarit.
Falë Zotit, sot duhet të jemi të lumtur që u kanë dhënë nga një gazetare për
përgaditjen e emisoneve televizive, që i shëtitën para
“Hajde, fëmija shkojmë”! I merr për dore autorja e emisionit televiz “kombëtar” me një gjuhë Bit - Pazari duke u dhënë shembull se si duhet të flitet gjuha letrare shqipe plot gabime. Mjerimi më i madh: i shëtisin vetëm fëmijët e familjes, kolegëve të punës dhe politikanëve. Tjetër punë është ajo se, këto fëmijë të “zgjedhur” nga stafi i tyre propfesional duhet t’i shohin në ekranin e “Televizionit Nacional Kombëtar”, fëmijët e popullit shqiptar pa ngjyra të dalldisura politike.
Gazetarin e sojit të këtillë të “vëllazërim-bashkimit” e njoh mirë këmbekrye që nga koha komuniste, në fillim si redaktor gazete e më vonë si kryredaktor i gazetës së “Vëllazërim-bashkimit”, që moti është shuar dhe pushon e qetë mes varrezave historike kulturore shqiptare. Asaj kohe, m’i jepte që t’ia lexoj shkrimet nën Rrap për mendim para se t’i dërgonte në Redaksi. Ose “analistin” e madh politik shqiptar, që nuk shkruan më për gazetat shqiptare që e shohin dritën në IRJ të Maqedonisë, po për gazetat në Kosovë dhe Shqipëri. Shkrime të cilat i sjellë në gazetën e tij në IRJ të Maqedonisë me shënimet e burimeve nga ku janë marrë si “analiza ekskluzive”. Gazetë me pak shpirt në gjuhën shqipe, e sila nuk e di ku e ka kokën e ku bythën. Zoti ua faltë mëkatet gazeteve të “vëllazërim-bashkimit, le të prehen të qeta në Parajsë! Gjatë “ndryshimeve demokrarike”, partizanin e kalemit do ta shohim edhe si drejtor i një gazete të “pavarur”, ku shkrimet e mia publicistike që i dërgoja në redaksi, në vend që t’i publikonte mes atyre faqeve të gazetës, ia përcillte kryetarit të Partisë Demokratike Shqiptare të asaj kohe në pushtet: z. Menduh Thaçi. Shpërblimi dihet, unë vetëm mund ta marr me mend si shkrimtar. Kohën e fundit edhe si përkrahës i flaktë i ringjalljes të partisë politike, që moti pushon e qetë në varr. Shkollës politike shqiptare, që i mbushi me partizanë edhe partitë e sotshme shqiptere. Tashti, ta them të vërtetën: nuk e di se ku ndodhen për momentin dhe nga cilat istikame politike “atdhetare” bëjnë luftë këto të arratisur politik për “liri” (vende pune në Qeveri). Ose, e kanë strukur kokën pa brinja në ndonjë grazhd të partive politike shqiptare. Herë pas here japin shenja gjallëruese me ndonjë “analizë politike” në mjetet e informacionit. Pak rëndësi ka kjo, siç thotë Jakup Kalliri i “Al Pazarit” në këtë shkrim profetik për Ditën e Nesërme. Pasqyrë për ta parë veten shqiptarët, është “By Pass” i Agim Bajko. Zoti i shpëtoftë nga Zjarri i Xhehnemit “besimtarët” e Allahut! “Ishalla” nuk i bëjnë arnë kazani në atë jetë si dëshmorë lufte të “vëllazërim-bashkimit!
Babadimri, kësaj radhe erdhi vetëm nëpër Çerdhet e fëmijëve, në ndonjë shkollë fillore dhe në ekranet e emisoneve televizive të fëmijëve. Përsëri, me të njëtin qëllim: t’i plaçkisi fëmijët shqiptar. I mashtroi si gjithmonë me nga një “najllon kese” bonbone: nuk u solli libra, tekste mësimore, lektyra shkollore e as revista letrare plot ilustrime si gjithë fëmijëve të botës. Mëkot kamera televizive kërkonte të zë “rob lufte” ndonjë Abetare, libër, lektyrë shkollore, revistë letrare për shkollarë.
Car Dushani, i maskuar në përmendore si Babadimër i rrejshëm, ua solli shqiptarëve këtë Vit të Ri në vend të dhuratave, thasët plot me fishekzjarre, për të bërë tregti ekonomike plot zhurmë politike, arsimore dhe kulturore. Pasmesnate, u doli edhe në pritë me revole në dorë i maskuar si Babadimër duke i plaçkitur në mes të rrugës. Skënderbeut i tha: Shpata të paska hije në brez, rri se mirë qënke mes varrezave të automobilave, nuk ke nevojë të hipësh në Kala. Përmëtepër, ta kalosh Vardarin, dalësh matanë Urës gurit. Mjaftë e ke këtë copë beton (livadh), pasardhësit e tu “patriotë” pa frikë të organizojnë manifestime “kultuore” sa herë që dehen me çaj rusi nëpër Bit – Pazar të më sullen me çekiç në xhep. Edhe unë jam mirë, falë pasardhësve tu “trima”, që nateditë më ruajnë me polici të mos më mungojë as një “qime floku”. Flamurin kombëtar kuqezi me shqiponjën e zezë dykrenare nuk e preku, e la të kalbet nëpër bandere duke pritur fushatën parazgjedhore të Presidentit të Republikës.
Parkut të
Çairit, Natën e
Qiellit me mjegulla mbi kokë, në prag të Vitit Ri 2014, Babadimri i rrejshëm ia vu zjarrin me fishekzjarre. Dolli festive ngriti me të ”dërguarin e Shejtanit”…