Mendime
Gjon Neçaj: Vullneti që ka vullnet për ndryshim
E merkure, 05.02.2014, 08:54 PM
VULLNETI QE KA VULLNET
Nga Gjon Neçaj, publicist
Për të shkruar këto radhë mora shkas nga një shkrim i botuar në një faqe interneti nga një e re shqiptare nga Maqedonia, e cila shtron një çështje pak a shume të diskutueshme: Marrja me politikë e rinisë shqiptare.E veçmas më cyti kandidati për deputet i Partisë Lëvizja Shqipëria e Re (PLSHR), në zgjedhjet e përgjithshme të qershorit 2013, një parti e frymës djathtiste, e sapofomruar, po me ambicie dhe program disi të veçantë për fatet e sovranit dhe memëdheut. Politika ndër shqiptarë tashmë është temë aktuale kudo në familje, në punë, kafene, në rrugë, në shoqëri. Politika për shumicën e rinisë shqiptare, e jo vetëm, nënkupton pushtet, para, privilegje, punësime dhe një jetë luksoze. Një numër i madh i të rinjve sot ëndërrojnë që të bëhen politikanë jo se e shohim detyrim moral apo kombëtar, por thjeshtë vetëm e vetëm që t’i gëzojnë të mirat dhe privilegjet që u mundëson ky profesion. Kjo, sado me rezultate të mira të mbarojnë studimet, kudo që të mbarojnë masterat, brenda e jashtë vendit, janë të zymta premisat për një vend pune në profesionin që kanë studiuar. Pra është i paktë numri i atyre që ende ëndërrojnë për zgjidhjen e problemeve me të cilat përballet kombi ynë. A mund të fajësohet rinia shqiptare e shkolluar në perëndim? Kuptohet që jo, pasi rinia i studion dhe i analizon ngjarjet nga mosha madhore dhe pasi ndodhet në fazën e pjekurisë ajo shumë shpejt mund të ndikohet nga ambienti i jashtëm, duke gjykuar për moshën e saj. Tashmë shqiptarët të organizuar si shtet në Kosovë edhe në Maqedoni si shtete multietnike dhe demokratike të modeleve të shteteve evropiane, në të vërtetë duhet t’i qëndrojnë besnik këtij modeli pasi në shtetet e mëdha evropiane shpesh ndodh që qytetarët në përgjithësi të mos jenë në rrjedhat politike të vendit, as nuk duan t’ia dinë se kush është kryetar shteti në vendin ku banon. E gjithë kjo pasi puna dhe jeta e tij nuk varen nga organet partiake dhe ai nuk është i detyruar të jetë pjesë e ngjarjeve politike të shtetit, veç ama u jepet hapësirë që me politikë të merren të rinjtë të cilët në të vërtetë i posedojnë aftësitë për të qenë përfaqësues të denjë të popullit. Tek ne si gjithmonë ndodh e kundërta. Pjesa dërrmuese e rinisë sot është e politizuar, e ndarë dhe e përçarë për interesa personale duke i lënë anash interesat kombëtare. Mendoj se duhet t’i jepet fund kërkimit të interesave personale në çështjet që ndikojnë në fatin e kombit dhe t’u japim hapësirë të rinjve dhe atyre që në të vërtetë janë të denjë dhe të aftë që të ndryshojnë diçka, në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni.
E një ndër këta të rinj shqiptarë, intelektual të formuar, me diapason drejt një synimi prestigjioz dhe ambicioz për t’u bërë pjesë e politikës në vorbullën e madhe dhe pa rrugëdalje ku është qesendisur sovrani në këto fy dekaga postkomuniste.Pra drejt një udhe që nuk I dihet tuneli, tuneli dritëhumbur që humbëtira politike e ka zvenitur elektoratin dhe e ka mbërthyer në guackën e zgërbonjës në turbulencat e tranzicionit allashqiptarçe.
E ky është Vullnet Domi, djali nga metropoli, por që zbriti nga bjeshkët e veriut, nga Kukësi drejt kryeqendrës së shqiptarëve, Tiranës që tashmë po I afrohet njëmilionshit.Aty studioi dhe aty vendosi t’I hyjë politikës.E në cilësinë e nënkryetarit të Partisë Lëvizja Shqipëria e Re (PLSHR ), kandidoi edhe për deputet në zonën elektorale të qarkut Kukës, duke sfiduar shumë subjekte politike dhe candidate për deputetë, pasi ai bëri për vete shumë zgjedhës duke votuar për Vullnetin.
Sfida e përballjes së kandidaturave dhe e alternativave nuk ishte e përballshme vetëm në Tiranë, Fier, Korçë, Vlorë, Shkodër e gjetkë, ku prodhohen një numër i konsiderueshëm deputetësh, por edhe në Kukës. Në këtë qark verior Vullnet Domi, me bindje të djathta perëndimore, përballet me dy kandidate të dy forcave politike më të mëdha në vend, PD e PS, e në trinomin e veçansive dhe ndryshimit .Siç shkruajnë mediat e atyre ditëve të nxehta politike të fushatës elektorale, Vullnet Domi është risia e kësaj fushate . Të rinjtë e këtij qarku bëjnë pjesë në radhën e 140 kandidaturave, gjithashtu të reja, të shkolluara dhe të ndershme, që i janë bashkuar projektit të Shqipërisë së Re. Ata kanë edhe përparësinë e një platforme dhe t synimeve që iu japin përgjigje shetqësimeve më të mprehta që ka aktualisht shoqëria shqiptare.
Për fatin
jo të mire të elektoratit dhe të politikës shqiptare.Vullnet Domi nuk fitoi në
zgjedhjet e qershorit 2013, por ai vazhdoi me kurajo dhe ambicie rrugën e nisur
për të ndriçuar tunelin e errësuar të politikës. Ai tashmë jeton dhe punon në
metropolin një milionësh, në postin e nënkryetarit të Partisë Lëvizja Shqipëria
e Re (PLSHR), duke gjurmuar dhe studiuar programe dhe proklamata të metodave
politikëbërëse në shërbim të sovranit për të ndryshuar kohezionin dhe
transferimin e Shqipërisë , e cila këto dy dekadat e fundit postkomuniste ka
lënguar dhe po lëngon nën diktatin e një grumbulli politikanësh eunukë, të etur
për gjithçka, po assesi për të ndryshuar Lokemadhen tonë, Shqipërinë zonjë, tashmë
të cfilitur.
Vullneti shkruan opinionet e tij dhe jep mendime të vlefshme të politikëbërjes.Ne zgjodhën për kënaqësinë e lexuesve të shumtë të tij , pak radhë nga opinionet e çmuara të tij:
“Nga shume probleme qe po i kanosen Shqiperise, ngelen dhe vihen re dhe probleme te tjera.Problemet kryesore që ka politika sot krahas ketyre qe kane cdo dite janë:
Ajo nuk arrin të shkëputet nga e kaluara. Kjo ndodh për faktin se janë të njëjtat elita që mendojnë po njëlloj duke mos ofruar asgjë të re, vetem e vetem mungese trasparence ne popull.
E keta jane te destinuar dhe te pranuar per te deshtuar, e deshtimi vjen se shpejti.
Politika shqiptare është si një alien në planetin tokë e destinuar per te ardhur dhe per te ikur po njesoj dhe kjo qeveri po e deshmon. Demokracia mbetet një trup i huaj tek mendjet e politikanëve shqiptarë, ngele si nje enderr qe e prekun cdo dite me mendje dhe asnjehere me veprime.
Kjo ndodh për faktin se një pjesë nuk e kanë jetuar drejtpërdrejt këtë fenomen dhe jane dhe te pa afte ne drejtime te caktuara, çka po deshmohet dhe tani se paftesia e tyre kalon cdo cak.
Problemi tjetër lidhet me faktin se politika e brendshme në momente të caktuara dhe të rëndësishme nuk i jep precedencë politikës së jashtme duke mos analizuar apo angazhuar grupe ne drejtime te posaqme per arritje. Shembull konkret dhe tipik i kësaj është ngërçi i vazhdueshëm i politikës shqiptare që ka bllokuar procesin e integrimit të vendit në BE.Pse na refuzuan statusin? A duam ne me te vertete te jemi ne eurozone ?A duan pushtetaret tane te jene pjese e kontrolluar e eurozones.?Une mendoj qe jo!!!! “
Ky është politikani i ri Vullnet Domi, me vullnet për ndryshim në politikën shqiptare…