Mendime
Ismet Uka: Pushtetin e jo shtetin!
E enjte, 06.02.2014, 07:39 PM
Partitë politike kosovare
pikësynim pushtetin e jo shtetin!
Nga Ismet Uka, Vushtrri - Ish punëtor i Kombinatit Trepça
Shumë kush prej ne kosovarëve kemi pas menduar se sistemi shumë partiak do t’na sjell qumësht edhe mjaltë brenda Kosovës, do t’na sjell vende pune siguri sociale shëndetësore zhvillim të standardeve evropiane në arsim shkencë kulturë,zhvillim të ekonomisë në përgjithësi që shteti i quajtur Kosovë do ta faktorizohej dhe nuk do ta dallonte shumë në zhvillim e përparim nga vendet e dala nga ish Jugosllavia e besa edhe nga vendet e zhvilluara Evropiane.
Optimizëm me plot shpirt e dashuri për sistemin e ri që po pretendojmë ta vejmë në funksion e shumë urrejtje për sistemin e vjetër me të cilin u shkururizuam me shumë mund e sakrificë. Krejt në veprim u inkuadruan për ta larguar popujt e Ballkanit sistemin një partiak që dominonte brenda shteteve të tyre që ky sistem barte me veti deformime të mëdha që i kufizonte lirit dhe të drejtat,sociale e ekonomike e politike të njeriut .Në ndihmës për demokratizimin e kësaj pjese të Ballkanit ku sundonte sistemi një partiak i erdhi edhe politika e shteteve Evropiane që këto konsideroheshin dhe konsiderojnë që brenda sistemeve të tyre është çdo gjë prefekt dhe sistemi botëror duhet gjithsesi të ndërtohet dhe zhvillohet sipas programeve të tyre zhvillimore si në aspektin social e ekonomik,e politik por edhe si në aspektin arsimor dhe juridik.
Krejt këto rregulla të lojës shtetet të cilat kanë qen jashtë shteteve që me vite kanë ndërtuar demokracitë e domeneve të sistemit shumë partiak dhe pluralizmit politik po kërkojnë nga shtetet e Ballkanit ti implikojnë në programet e tyre zhvillimore,metodat e tyre e më pastaj këto shtete me përmbushjen e standardeve do të munden të kyçen në bashkësinë e këtyre shteteve.
Mbi të gjitha krejt kjo çka ka ndodh ka ndodh për të mirën e njerëzimit por edhe për të mirën e popujve që jetojnë e punojnë brenda shteteve të veta të themeluara shumë më herët por edhe të shteteve në themelim e sipër siç ka qen Kosova.
Neper shumë shtete sistemet pluraliste dhe shumë partiake u kuptuan seriozisht dhe me hapa serioz u hyn trajtimit të qytetarëve të tyre vetëm sipas ligjeve e standardeve siç i trajton Evropa dhe shtetet tjera . Njëkohësisht i hyn edhe luftës kundër krimit korrupsionit dhe trafikimit me qenje njerëzore drogës edhe armeve .Kështu që dy shtete posa të dalura nga përbërja e ish Jugosllavisë u pranuan në shtetet e bashkimit evropian siç janë Sllovenia dhe Kroacia,kurs tjerat arritën deri te liberalizimi i vizave dhe popujt e Maqedonisë Malit të Zi,Serbisë udhëtojnë lirshëm për bot.
Kosovaret apo më mirë me than shqiptarët e Kosovës kanë mbet në pik të hallit dhe kanë mbet brenda Kosovës pa pasur të drejt të lëvizin për shtete të shengenit dhe pozita sociale e ekonomike e popullatës po shkon drejt mjerimit a nëse veç vazhdon ky trend i mbrapsht po i afrohemi pozitës së katastrofës humanitare.
Pushtetarëve tan për çdo vit po ju teriqet vërejtja nga fondi monetar ndërkombëtar por edhe banka botërore se varfëria në popullatën kosovare po shkon duke u rrit e jo duke u zvogëluar.
Gjë që na jep të kuptojmë se në mesin e të varfrive po lindin milionerët nga keqpërdorimet e ndryshme që janë duke ndodh me një qeverisje grupesh dhe klanesh që sindromë i korrupsionit dhe krimit të organizuar nuk ka mbet sektor shoqëror të Kosovës pa e prek.
Kjo çka po ndodh me neve është duke e frikuese Boten dhe Evropën dhe po na e tërheq vërejtjen se gjithsesi duhet ti kthehemi punës,prodhimit,shkollimit e rendit të mirëfilltë,shoqëror dhe respektimit të drejtave të njeriut mi baza ligjore të standardeve të shteteve të zhvilluara.
Mirëpo lakmia e pushtetarëve duke u thirr në votën e popullit për ta përvesuar pasurin shoqërore për mes kanaleve të ndryshme korruptive e manipulimeve në të gjitha komunat e Kosovës në vend që industria të rivitalizohet dhe të kalohet në prodhim ato ndërmarrje u shiten dhe tani punëtoria ka mbet në rrugë si në kohen e sistemit të vjetër .Ndërmarrjet shoqërore disa u shiten me spinof special e disa u shiten pa kurrfarë kushtëzimi dhe ato i blen njerëz me prejardhje të pasurisë të dyshimtë bile që bën biznese me pushtuesin Serb sa Kosova ishte nen okupim bile edhe tani biznesin me Serbin nuk janë duke e ndalur .Krejt ky veprim që pik synim asnjë here nuk e ka pas mirëqenien e qytetarit kosovar ka bërë që popullata është në lëvizje e po hulumtojnë rrugë dhe forma se si të largohen nga Kosova. Fatmirësisht që pushteti në Kosovë është nen kontroll të rreptë të faktorit ndërkombëtar se grupet dhe elementet e huaja të reflektuara në pushtet nen parullën e patriotizmit patën me përvetësuar krejt pasurin e Kosovës e sa për popull që po shpërngulet nuk patën me pas dert me qellim që pasurin e grumbulluar në mënyrë të kundërligjshme ta harxhojnë sa më rahat me familjet e tyre,Dhe Kosovën ta parcializojn dhe ta ndajnë në regjione fisnore e klanore,dhe ta bëjnë pronë të veten sikur të kish më javë lënë Baba.
Nëse i analizojmë pasurit e Kosovës dhe pikëpamjet e ekspertëve ekonomik dhe ekspertëve të profileve tjera ekonomike pikërisht ekspertëve kosovar pikëpamjet e tyre të argumentuara në pikëpamje shkencore tregojnë se Kosova i ka të gjitha mundësit për tu zhvilluar me hapa shumë të shpejt. Dhe popullata e Kosovës që e në regjistrimin e fundit doli më pak se dy milion .Standardi i kësaj popullate po të punohej në ekonomin kosovare mbi baza programore të përpiluara nga ekspertet vendor nuk do të kishte nevojë popullata shqiptare të shpërngulet nga Kosova e të flenë rrugëve të Evropës,por do të rrinin brenda Kosovës dhe do të kontribuonin vendin të vet.
Vetëm
disa ndërmarrje të Kosovës të cilat kanë qen të njohura me prodhimet e tyre në
arenën ndërkombëtare siç ka qen Trepça,Amortizeri Ballkani i Suharekës dhe
Feronikeli të ishin fut në prodhim të rivitalizura. Kosova dhe ekonomia e saj
kishin me krijuar një bazë materiale që çështja sociale e popullatës
Mirëpo prona e Kosovës u grabit me do rregullore të UNMIKIT që i formoj agjensionet siç ishte AKM-ja dhe ky agjension në bashkëpunim edhe me disa vendor në pushtet i shit i tjetërsoj në mënyra të ndryshme pronat kosovare që me dekada kjo popullatë e ka mbajt veten me ato prodhime shumë mirë dhe nuk ka pas nevojë të largohet askund po kish ndenjtë në vend të vet.
Tani u formua një agjension tjetër si trashëgimtare e AKMS e quajtur tani, AKP që pronat e punëtorëve kosovar i ka qit në treg ose e prêt momentin ti qet atëherë kur të konstatohet se kush nga funksionaret kosovar po përfiton prej asaj prone se sa për popullatë e interes të saj as që mërzitet kush dhe sa here deri me tani u konstatua edhe nga vet institucionet e Kosovës se Kosova e populli i saj me privatizim nuk ka fituar asgjë vetëm ka humb.
Tani i ka ardhë radha Trepçës një gjigant me nam Botërore që prodhimi i saj në vit ka qen diku 85000 ton, plumb të rafinuar në secilin ton të plumbit llogaritet një kilogram agjent, pastaj ari, zing e shumë metale tjera me pakicë metale të kërkuara në tregun Botëror.
Për çudi krejt kjo pasuri nacionale ju ka lan një agjensioni i quajtur AKP që ky agjension të vendos për fatin e këtij gjiganti se çka do të bahet me ta te rivitalizohet e te futet ne prodhim, të shitet çka do të thotë për krejt këto analiza ky agjension paska hap tender ndërkombëtar për të sjell ekspert ndërkombëtar duke pagur miliona që këta ekspertë për të na treguar se çka duhet të bëjmë ne me Trepçën.
Kjo çka
po ndodh brena Kosovës dhe këtij agjensioni është shumë për tu çudit ky tender
i cili po u hapka në ketë mënyrë nga ky agjension,për ta vlerësuar çka me
Trepçën është tender perveqsimi të një pasurie të Kosovës të njerëzve që janë
mësuar të përfitojnë edhe atje ku nuk duhet të preket. Përfitimin duhet lënë
anash sepse pasurit nacionale si Trepça e shumë pasur tjera konsiderohen si të
shenjta,dhe kjo ndërmarrje edhe sa janë kanë duke punuar brenda saj ka qen në
krizë teknike dhe teknologjike dhe qysh atëherë kishte nevojë të futej në
brendinë e saj një teknologji moderne që
Në anën tjetër për Trepçën si po shihet çdo kujt edhe gjithë kujt po i epet e drejta të merret me fatin e saj por punëtorëve dhe ekspertëve të saj të cilët kanë qen ekspert të njohur edhe ndërkombëtarisht për ta Trepça është ber mollë e ndalur.
Jam më se i bindur që sa do që të sillet çfarëdo stafi ekspertesh nga ku do qoftë nuk munden me dit si stafi i ekspertëve të Trepçës çka duhet ber me ketë ndërmarrje që dikur ka qen fortës e fuqishme,ekonomike në ndërtimin,Kosovës e ish Jugosllavisë dhe në gjirin e saj ka bartur 20 mi punëtor të profileve e kualifikimeve të ndryshme .Prandaj nëse dikujt i takon të merret me Trepçën si pasuri e shtetit të Kosovës ju takon ekspertëve të Trepçës punëtorëve të saj që Milloshoviqi i largoj me anë të dhunës nga puna për veprimin e tyre politik që si pranuan ligjet e Serbisë të futen brenda Trepçës e të punohet sipas tyre .Kjo ndërmarrje shoqërore gjithsesi duhet të kaloj në duart e ekspertëve dhe punëtorëve të Trepçës sepse kjo ndërmarrje me renome ndërkombëtare nuk i ka borç askujt përpos punëtorëve dhe ekspertëve të saj dhe po të e llogariten borqet e Trepçës në mënyrë reale shihet çart që borqi i saj ndaj punëtorëve të vet është mbi një miliard. Prandaj ndalni tenderët që këtij vendi në vend që ti sillet far fitimi po i sillet vetëm mjerim e kjo pasuri nacionale gjithsesi duhet ti kthehet prodhimit,e vlerësimin sa duhet të prodhohet e si duhet të rivitalizohet e dhanë ekspertët e Trepçës dhe punëtorët e saj pa përfitimin e milionave e ata miliona për mendimin e dhanë duhet ti ndajmë për kok banori të Kosovës që vërtet gjendja sociale e tij është e mjerueshme.